Menu

Kryesore

Ekspertja e ekonomisë Dr.Teuta Nunaj: Mungesa e transparencës dhe kontrollit të shtetit ndaj rritjes së çmimeve në treg

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dr.Teuta Nunaj Kortoçi eksperte ekonomie bëri një analizë mbi situatën e rritjes së çmimeve në vend, a janë bizneset transparente ndaj konsumatorit dhe ndikimi i shtetit në kontrollin e efektet e rritjes së këtyre çmimeve dhe shitjes së produktit në treg.

“Ushqimet të cilat kanë pësuar rritje janë bazë e jetesës të çdo familje, ndërsa në periudhën e pandemisë që po jetojmë, mjetet dhe të ardhurat janë të kufizuara. Nëse çmimi rritet nga bizneset? Kjo mund të ndodhë për dy arsye, ose rritja e çmimit vjen për të mbuluar shpenzimet që kanë kryer bizneset ose kjo rritje çmimi vjen për të realizuar atë fitim të pritshëm që kanë kompanitë. Në një periudhë pandemie, fitimi për produktet e shportës do ishte një element jo i kohës për t’u trajtuar nga bizneset. Mungesa tërësisht e korrektësisë për konsumatorin, i cili paguan çdo rritje TVSH-je dhe çmimi. Lidhet me dy element: Së pari, me biznesin sa janë korrekt ndaj konsumatorit dhe e dyta, ndikimi i shtetit, sa i kontrollon efektet e rritjes së këtyre çmimeve dhe shitjes së produktit në treg. Nëse çmimi është ulur në nivel ndërkombëtar nuk ka ndodhur të ulet edhe tek ne. Nëse i referohemi peshës së bukës, asaj masive, duhet t’i referohemi historikut tonë. Konsumatori nuk merret me gramët por bukën, është çështje mentaliteti. Tregu ka ndryshuar me peshën e bukës, duke ardhur në reduktimin e saj. Gjithmonë është luajtur me peshën dhe me çmimin, ulet pesha, por jo çmimi. Jashtë ka standardizim, mbi çmimin dhe peshën. Nëse 10 produkte rriten kemi indeksinim, nuk është çështje mashtrimi, por mungese transparence ndaj konsumatorit. Institucionet nuk duhet të reagojnë vetëm kur të denoncohet në media, duhet të monitorojnë 365 ditë në vit, rëndësi ka që ngjarjet të mos përsëriten, institucionet kanë përgjegjësi ndaj konsumatorëve. Nëse institucionet veprojnë në mënyrë periodike edhe gjërat vijnë duke u rregulluar. Nëse shteti funksionon vetëm kur ndodh ngjarja, s’mund të kemi “moral” t’i themi biznesit pse e bën. Nëse nuk ka reagim edhe prodhuesin që është korrek e demotivon tregtari që është jokorrekt. Ulja e TVSH çon parimisht në ulje të çmimit. Nëse i referohemi rastit të sektorit të turizmit, ku TVSH u ul në 6%, kjo nënkuptonte ulje të çmimeve, por kjo gjë nuk ndodhi. Historiku që ajo që ndodh në tregun ndërkombëtar nuk ndodh tek ne, nuk na bën besimplotë që gjërat do ndryshojnë. Që të ndodh kjo gjë, shteti duhet të jetë garantuesi që ulja e TVSH do çonte në ulje të çmimit për konsumatorin. Vende të rajonit kanë TVSH të ulta, ndikon në ulje të çmimit. Nëse produkti shqiptar e ka të mundshme certifikimit, është garancia që na tregon cilësinë e lartë. Pastaj merremi me rregullimin e tregut”-deklaroi Dr. Teuta Nunaj Kortoçi.

Qendra Alert/Alert.al

Rritja e çmimit të bukës, nënkryetari i Shoqatës Rasim Nela: E vendos tregu dhe jo prodhuesit e bukës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Rasim Nela nënkryetar i Shoqatës së Bukës ka folur për rritjen e çmimit të bukës, a duhet të ketë një standard mbi çmimin e bukës dhe peshës dhe masat që duhet të marrë shteti për përmirësimin e situatës.

“Çmimi dhe pesha nuk është njësuar as sot, nuk ka një standart mbi çmimin apo gramaturën. Asnjë nga prodhuesit e bukës nuk kanë penalitet, por nëse e ka bërë bukën 650 gram dhe e shet edhe 1 mijë lekë duhet ta shënojë në letër. S’ka detyrim ligjor se sa duhet të jetë çmimi i bukës. Konsumatori nuk e ka kulturë as për të parë listën. Mosparaqitja e listët është penalitet, por s’kemi detyrim ligjor tek çmimi. Çmimin e ka vendosur tregu, jo prodhuesit e bukës. Kur lënda e parë ka një ngritje, rritet çmimi, por jo cilësia. Ne si shoqatë, kemi kërkuar që në mars apo në prill takim me Shalsin, që ishte ministër i Bujqësisë dhe drejtorin e AKU për standartizimin e peshës së bukës. Patëm takim me shoqatën homologe të Greqisë, të cilët kanë 15 vite që e kanë, e normalizuan përmes peshës standarde në treg. Një ide u hodh për 3 pesha, masive e madhe 750 gram, peshë te mesme dhe 100 gram e vogla. Ke tre gramatura në treg dhe pastaj çmimin e ke personal në bazë të cilësisë. Shoqata nuk ka forcë të njësojë çmimin, e ka tregu. 1 kg miell merr 62 lekë. Të gjithë konsumatorët marrin atë çfarë paguajnë. Kostot dhe çmimet janë rritur, ndaj ka edhe rritje të çmimit të bukës. Në rrethe ke bukë 1 kg e 200 gram me 1 mijë lekë. Çmimi është alternativë, është i lirë, detyrimi ligjor është gramaturë dhe çmim, pasi është penalitet. Pandemia solli kulturën e gatimit në shtëpi. Shteti duhet të futet te gruri, ta subvencionojë, kemi vite që kërkojmë uljen e TVSH,  të zbresë të pakën në 6-10%, siç ishin në vende të ndryshme të Europës, por nuk bindëm dot anëtarët për uljen e TVSH. Mielli i Serbisë nuk përdoret në pastiçeri. Mielli i verdhë e ka proteinën mbi 12, për ta bërë bukën më të fryrë. Mielli i verdhë sot përdoret edhe tek buka masive, konsumatori merr atë që paguan”-tha Rasim Nela.

Qendra Alert/Alert.al

Ersida Teliti: Rritja e çmimit të bukës, “manovra” e furrave të bukës për të ulur peshën

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ersida Teliti drejtoreshë “Qendra Konsumatori Shqiptar” foli për ndikimin që ka rritja e çmimeve të produkteve të shportës tek konsumatori dhe rëndësia e transparencës ndaj tij.

“Në media të ndryshme e kemi deklaruar më herët këtë gjë, që mos të rëndohet apo të dëmtohen interesat ekonomike të konsumatorit, të ekzistonte mundësia për disa furra të bukës të bënin këto lloj “manovre”, që të mos ndjehej kaq shumë te konsumatori. Nëse bëjmë një përllogaritje ekonomike do ta vëmë re se e njëjta sasi buke që konsumonim më herët, sërish do konsumohet, por tani do të jetë e nevojshme të marrim, 1, 2 ose gjysmë buke shtesë. Në rastin e rritjes së çmimeve, këto produkte janë pjesë e shportës pa të cilat konsumatori nuk jeton dot dhe impakti është drejtpërdrejtë në ekonominë e tij familjare”-tha Teliti.

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës.

“Ka një historik në lidhje me çmimin e bukës, miellit, në fakt nga Autoriteti i Konkurrencës. Që nga 2009, i fundit i vitit 2020 dhe shtatorit 2021 u bë mediatik dhe pak ditë më parë u botua tek Autoriteti i Konkurrencës. Ky treg ka qenë gjithmon pjesë e abuzimeve dhe ndikimeve nga ana e konkurrencës. Nëse shohim dy vendimet e fundit, nuk prekin vetëm rritjen e çmimit por edhe pjesën e sigurisë së konsumatorit, në lidhje me përmbajtjen proteinike, për prodhim buke, për prodhim makaronash, ëmbëlsirash apo elementë të tjerë. Autoriteti i Konkurrencës, pavarësisht se është mënjanuar gjoba duke qenë periudhë pandemie, por monitorimi dhe rezultati tregojnë se kemi sjellje të bashkërënduar të këtyre importuesve kryesorë”-deklaroi Ersida Teliti.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorit

“Nëse është e nevojshme dhe e ndikuar nga faktorët e jashtëm do preferoja që tregtarët të cilët janë vetë konsumatorë të tregoheshin më të kujdesshëm ndaj konsumatorit. Ta informonin konsumatorin e të mund të ndikonin në një rritje të ngadaltë dhe të justifikonin arsyet e rritjes. Përsa i përket cilësisë, nëse keni një rritje të çmimit të justifikuar nga disa faktorë, të lutem mos lëvizni në pjesën e cilësisë. Ekzistenca e kësaj “manovre” për të mos ta bërë konsumatorin ta kuptojë se ka rritur çmimin ka ndikuar në peshë. Çmimi ndryshon edhe në varësi të cilësisë, kemi bukë bio, me erza etj. Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut është kompetent për peshën e bukës. Nuk ka asnjë detyrim ligjor, raport peshë/çmim”-u shpreh Teliti.

Qendra Alert/Alert.al

Aredi Sado, administrator i PDF: Faktorët që ndikuan në rritjen e çmimit të vajit me 80%. Abuzime me përzierje vajrash me substanca kancerogjene

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj Aredi Sado, administrator i PDF ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, sidmos të vajit. Sado tha se faktorët që ndikuan në rritjen e çmimit të vajit të lulediellit është jo vetëm bursa ndërkombëtare, por edhe një luftë ekonomike mes vendeve Europiane dhe Rusisë, si për lulediellin por edhe drithrat, ku pjesë tyre jemi edhe ne.

“Vaji peshohet, përpunohet, rafinohet dhe ambalazhohet dhe është një produkt që çmimi përcaktohet nga bursa ndërkombëtare. Çmimi i vajit përcaktohet nga bursa ndërkombëtare. Jemi në situatë më të rënduar përsa i përket çmimeve të vajit të lulediellit, jo vetëm në mungesën e lëndës së parë, por jemi pjesë e një luftë ekonomike mes vendeve Europiane dhe Rusisë, si për lulediellin por edhe drithrat. Rusia është protagonisti kryesor i prodhimit të farës së lulediellit, por edhe drithrave. Prishja e kontrates me vendet Europiane nga Rusia bëri që secili bllok të aplikojë politikat e veta ekonomike. Rusia ka vendosur një taksë që e kishte në nivel të ulet, të brendshme për eksportet, minimalisht është 181 dollarë për ton, por që shkon në varësi të çmimit që ka bursa deri në 260 dollarë për ton. Në një vit është rritur lënda e parë, ambalazhi i plastikës, kartonit, duke çuar në 80% të rritjes së vajit në total, peshën më të madhe të kostos e zë vetë vaji. Autoriteti i Konkurrencës ka hetur 2 herë. S’kemi asnjë mundësi abuziviteti në këtë drejtim, bursa ka dyfishim të çmimit, nuk janë fajtorë prodhuesit shqiptarë në rritjen e çmimit. Por fajtorë në deklarimin e peshave, në përzierje të ndryshme ku duhet të ndërhyjnë autoritetet dhe mungesa e laboratorëve, kontrabanda. Ekziston mundësia e reduktimit të TVSH edhe për produktet e tjera të shportës. TVSH duhet të ishte 11%, ka elementë edhe për ta ulur, bëhet fjalë për kontrabandën në Pikat Kufitare, të hyrjes kontrabandë për konsum familjar. Mali i Zi, Kosova shesin më lirë për shkak të TVSH, të cilët e kanë 5% apo 7% dhe kanë mundësinë të shesin më lirë. Kjo e çon TVSH në 9% mund të ishte mëse e pranueshme, TVSH e produkteve të shportës. Nuk janë veprime të lehta, për shkak të stokut, fiskalizimi elektronik, gjithçka është online. Shteti e ka më të lehtë ndërhyrjen për ta menaxhuar këtë marrëdhënie.

Nga ana tjetër kemi abuzim dhe mashtrim të konsumatorit nga përzierja në vajra.Vajra nga fara të tjera, të quajtur ushqimor, por nuk kanë të njëjtat veti si luledielli dhe mund të mos përdoret për skuqje. Psh. vaji i pambukut i mirërafinuar. Duke mos e ditur, konsumatori e përdor në mënyrë normale, për skuqje në temperaturë të lartë, në gjellë, aty këto vajra çlirojnë substanca kancerogjene. Në lojë është edhe mashtrimi i konsumatorit në këtë rast. Produktet e shportës kanë nivel të lartë konkurrence, kemi mbi 20 opratorë vaji. 1500 njësi furra buke vetëm në Tiranë, nivel i çmendur konkurrence. Totalisht e pamundur të mosreflektohet ulja e TVSH. Jemi detyruar të marrim një sasi të lartë, niveli i stokut është shumë i lartë, në momentin që bie çmimi është i pamundur të reflektohet në ulje të çmimit direkt”-deklaroi Aredi Sado.

Qendra Alert/Alert.al

Shpërthimi i salmonelës në prodhimet e detit

Prodhime deti të infektuara me salmonela u gjetën në restorante dhe dyqane ushqimore në Kolorado. Prodhimet e detit të infektuara me salmonela u gjetën në dyqanet ushqimore Albertsons, Safeëay dhe Sprouts në Kolorado.

Llojet e ushqimeve të detit përfshijnë merluc, trofta, molusqe, fileto të salmonit etj.

Produktet u shpërndanë të freskëta por mund të jenë ngrirë më vonë nga konsumatorët dhe bizneset.

Njerëzit e sëmurë raportuan se hëngrën një sërë llojesh të ushqimeve të detit të papërpunuara dhe të gatuara në restorante dhe dyqane ushqimore. “Northeast Seafood Products” u identifikua si një furnizues i zakonshëm, ku njerëzit që u infektuan kishin ngrënë apo i kishin blerë.

Thirrje ndaj bizneseve:

Mos i shisni ose mos shërbeni produktet e tërhequra.

Nëse keni shitur ose shërbyer produkte të tërhequra, merrni parasysh t’ua komunikoni këtë informacion klientëve tuaj.

Lani dhe dezinfektoni enët dhe sipërfaqet që mund të kenë rënë në kontakt me këto produkte deti.

Nëse keni marrë produkte në shtëpi:

Mos i hani dhe mos i gatuani. Hidhini ose kthejini aty ku i keni blerë.

Lani sipërfaqet që mund të kenë prekur produktin e tërhequr duke përdorur ujë të nxehtë me sapun ose një makinë larëse enësh.

Nëse nuk e dini nëse ushqimet e detit që keni blerë janë nga “Northeast Seafood Products, mos i hani. Hidhini tutje.

Telefononi menjëherë kujdesin shëndetësor nëse keni ndonjë nga këto simptoma të Salmonelës:

Diarre dhe ethe

Diarre për më shumë se 3 ditë që nuk po përmirësohet

Të vjella

Shenjat e dehidrimit, si p.sh.

Nuk urinon shumë

Tharje të gojës dhe fytit

Ndjenja e trullosur kur ngriheni në këmbë

Simptomat e salmonelës

Shumica e njerëzve të infektuar me salmonelë përjetojnë diarre, ethe dhe ngërçe në stomak.

Simptomat zakonisht fillojnë 6 orë deri në 6 ditë pas gëlltitjes së baktereve.

Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim pas 4 deri në 7 ditë.

Disa njerëz, veçanërisht fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët mund të përjetojnë sëmundje më të rënda që kërkojnë trajtim mjekësor ose shtrimin në spital. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Ekskluzive - Skandal në AKU, pas Progres-Raportit negativ të KE dhe shkeljeve të zbuluara nga KLSH, në krye të Drejtorisë së Tiranës emërohet një ish-oficer policie

Siguria ushqimore dhe ajo e konsumatorit mbeten sërish në duar të njerëzve joprofesionistë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me fushën respektive. Këtë e tregon dhe fakti më i fundit, pasi Drejtor i Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Qarkun Tiranë, është emëruar një ish-oficer policie, duke e shndërruar kështu këtë autoritet në një institucion që s’ka më asnjë vlerë në raport me sigurinë ushqimore dhe rritjen e standardeve të cilësisë së inspektimeve apo nivelit profesional, referuar se çfarë kërkon Ligji “Për Ushqimin”.
Bëhet fjalë për Enkel Musajn, i cili u prezantua në krye të drejtorisë më të madhe të AKU ditën e hënë.
Burime bënë të ditur për ALERT se, prezantimi i tij u bë nga drejtuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndërkohë që Musaj do të jetë kryeinspektori për sigurinë ushqimore në qarkun më të madh, i cili ka dhe numrin më të madh të operatorëve të biznesit ushqimor, si importues, prodhues, distributorë zyrtarë e tregtues.
Musaj, i diplomuar në Akademinë e Policisë dhe disa vite eksperiencë në policinë e shtetit, për afro 3 vite ka shërbyer dhe si Drejtor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pas një eksperience dhe në Ministrinë e Brendshme. Nga detyra në Tatime u largua në nëntor të vitit 2016, bashkë me dy drejtorë tjerë rajonesh.
Pak më vonë, siç mëson Alert.al, u emërua Drejtor i Shërbimeve të Brendshme në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural dhe prej afro një viti ishte pa punë. Së fundmi, mori detyrën e kryeinspektorit që do të garantojë sigurinë ushqimore në Qarkun Tiranë.
Kjo lëvizje në krye të AKU-së së Tiranës vjen menjëherë edhe pasi ky institucion rajonal rezultoi skandaloz në hetimin e punës 3-vjeçare të tij që i bëri Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në një pjesë të shkeljeve të panumërta të konstatuara, përfshihej edhe Drejtoria e Përgjithshme.
Ndërkaq , progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian, i publikuar vetëm pak ditë më parë, e konsideron sigurinë ushqimore, si mjaft problematike dhe që nuk ka bërë hapa para, veçanërisht për pjesën dhe detyrat që i takojnë ligjërisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
©Alert.al

A është uji i gazuar po aq i shëndetshëm sa uji natyral?

Shumë persona pëlqejnë të konsumojnë ujë të gazuar. Edhe pse është një zgjedhje më e mirë se lëngjet me sheqer, ekspertët paralajmërojnë se uji i gazuar duhet të konsumohet me masë.

Për adhuruesit, uji i gazuar ofron një përvojë që uji i zakonshëm nuk mund ta bëjë: Zhurma e flluskave kur hapet shishja, ndjesia e gazit kur pini dhe ndonjëherë një aromë e butë “natyrale”.

Uji natyral është i shkëlqyeshëm për hidratim, por “do të habiteshit sa njerëz nuk duan të pinë ujë të thjeshtë, sepse nuk u pëlqen shija”, thotë Anna Linge, dietologe në Qendrën Mjekësore Universitare në Uashington DC.

Dietologët bien dakord që uji i gazuar, i cili përfshin ujë të gazuar artificial është po aq hidratues sa uji i zakonshëm, por uji i çezmes ka një avantazh shtesë, ai përmban mineral, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë me mineral për larjen e dhëmbëve, për gatim dhe hidratim, lirisht mund të përfshini ujë të gazuar në dietën tuaj”, thotë Linge.

Por kini parasysh se uji i gazuar ka më shumë acid se i zakonshmi.

Uji me flluska përmban dioksid karboni, i cili shndërrohet në acid karbonik në kontakt me pështymën duke ulur pH në gojën tuaj.

Pijet që kanë një vlerë të ulët pH mund të jenë të dëmshme për dhëmbët, duke rritur mundësinë e kariesit. Sidoqoftë, duhet të theksohet se uji mineral është shumë më i shëndetshëm për dhëmbët sesa lëngjet e gazuara ose të frutave, siç tregohet nga rezultatet e një studimi të botuar në vitin 2016 në revistën e Shoqatës Amerikane të Dentarëve.

Disa prodhues shtojnë thartirë limoni në ujin e gazuar për të përmirësuar shijen, gjë që mund të rrisë nivelin e aciditetit. Një gjë e ngjashme do të ndodhë nëse shtoni vetë feta limoni ose limete në ujë. Pra, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë i shtohet ujit nëse si përbërës përmendet vetëm “aroma natyrale”.

Pak kërkime janë bërë mbi ujin e gazuar dhe pasojat që ai lë në dhëmbë. Megjithatë, sipas Dr. Brittany Seymour, docent në Departamentin e Stomatologjisë në Harvard dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë, “duhet të pini shumë ujë të gazuar në ditë për të bërë po aq dëm sa lëngjet e gazuara apo të frutave”. (The New York Times)

Qendra Alert/Alert.al

 

Kujtesë paraprake për tërheqjen e 3 markave sallamë derri, rrezik alergentët

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi tërheqjen paraprake nga prodhuesi të një grupi salçiçesh derri të pastër të shitur nën markat Bonazza, Becher dhe Bona Die për shkak të pranisë së mundshme të proteinave të qumështit (alergentëve) të padeklaruara në etiketë. Produktet në fjalë janë si më poshtë:

Salçiçe klasike e pastër e derrit Bonazza, e shitur në pako me 4 copë (100 gram) me numër serie 23523 dhe datë skadence 22.12.2021;

Salçiçe klasike e pastër e derrit Bonazza, e shitur në pako me 3 copë (250 gram) me numër serie 23523 dhe datë skadence 22.12.2021;

Salçiçe e pastër derri Becher, në paketim 3 copë (250 gram) me numër loti 23523 dhe datë skadence 01.08.2022;

Salçiçe derri e pastër Bona Die, në pako 4 copë (100 gram) me numër loti 23523 dhe datë skadence 22.12.2022.

Të gjitha salçiçet e përmendura janë prodhuar nga kompania Bonazza Spa, në Venecia (shenja e identifikimit IT 1145 / L CE).

Si masë paraprake, personat alergjikë ndaj proteinave të qumështit këshillohen të mos konsumojnë salçiçet e derrit të shitura me markat e treguara dhe numrin e serisë dhe t’i kthejnë ato në pikën e shitjes. Konsumi është i sigurt për personat jo alergjikë. Që nga 1 janari 2021,  Il Fatto Alimentare ka raportuar 225 tërheqje, për 412 produkte. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Masat anti-Covid, Italia 'mbyll' kufirin me Shqipërinë, lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme

Situata e shifrave nga pandemia e Covid-19 ka bërë që Italia të marra masa shtesë kufizuese, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali mësohet se ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga data 26 tetor askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës.

Qendra Alert/Alert.al

Pse mishi nuk duhet të shkrihet në temperaturën e dhomës

Për ta shkrirë mishin më shpejt, zakonisht e lëmë në tryezën e punës në temperaturë dhome.

Mirëpo, ky nuk është një opsion i mirë.

Sipas ekspertëve, bakteret shumohen më shpejt në mish, nëse është në temperaturë dhome, kështu që mishi prishet lehtë. Problemi është se ndryshimet në të janë pothuajse të padukshme. Është shumë më mirë të shkrini mishin në frigorifer. Lëreni për një kohë, edhe pse zgjat shumë, sepse do të jeni të sigurt. Gjithashtu, ekziston një truk i thjeshtë për shkrirjen më të shpejtë të mishit. Mund ta vendosni në një enë hermetike me ujë të ftohtë, i cili duhet të ndërrohet për gjysmë ore dhe mishi do të shkrijë shpejt. (Express)

Qendra Alert/Alert.al