Menu

Kryesore

Mesazh nga SHBA, zyrtari i lartë i DASH i shkon Bashës në zyrë, e shoqëron ambasadorja Kim

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë. Zyrtari i lartë i SHBA se pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën për rreth 45 minuta ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën. Zyrtari i lartë, sigurisht që i sjell politikës shqiptare mesazhe nga Uashingtoni, tani që duhet bashkepunim per integrimin e vendet ne BE.

Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.

Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

 

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune. Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
alert.al/

 

Rezultoi i dënuar në Greqi/ Avokati i kryebashkiakut i Mallakastrës kërkon kohë, shtyhet seanca në KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Të premten do të mbahet seanca e radhës pasi avokati i kryebashkiakut ka kërkuar një mbrojtje sa më efektive me prova dhe dokumentacionin verifikues ng Prokuroria e Përgjithshme.

Qerim ismailaj rezutloi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

AVOKATI: Jemi njoftuar për tu paraqitur sot në këtë seancë në orën 11, për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës.

Po në datën 30.06. në kushtet që jemi njoftuar, pavarësisht se kemi bërë dhe një kërkesë pranë PP për të vënë në dispozicion dokumentin.

Do të doja një mbrojtje sa më efektive. Dua kohë të paraqes mbrojtjen me shkrim. Më mjafton edhe 1 ditë sa për të marrë. Nëse ju e vlerësoni.

CELIBASHI: Mirë dakord do të pranojmë kërkesën tuaj. Të premten në orën 11:00.

alert.al/

Lirimi i plazheve/ Sekuestrohen çadra e shezlongë në Durrës dhe Velipojë

Lirimi i hapësirave publike në plazhe, policia e Shtetit nis aksionin në bashkëpunim me policinë bashkiake të Durrësit. Të organizuar në dy grupe pune, aksioni ka nisur nga Ura e dajlanit dhe te Përroi i Agait, pranë Shkëmbit të Kavajës. Deri tani janë verifikuar 3 subjekte që shfrytëzonin pa leje brezin ranor në Durrës.

Këtyre subjekteve po u sekuestrohen çadrat e shezlongët.

Aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës së djeshme, Rama  tha do të ketë forca policie që do të konfiskojnë çdo objekt nëse bizneset nuk i kanë dokumentacionet në rregull.

“Një gjë është e padiskutueshme ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir   ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që s’janë në rregull më dokumentacionin meqë kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që s’u takojnë me ligj e me rregull policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shezllon apo çdo strukturë tjetër. Subjektet private duhet të jenë të përfshira në garantimin e sezonit turistik. Është shumë e qartë nga pikëpamja financiare se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura dhe më shumë hapësira për qytetarët  që nuk duan të jenë pjesë e hapësirave që nuk administrohen nga privati. Disa raste që janë bërë publike dhe raste që s’janë bërë publike, por baza është pozitive, por duhet konsoliduar që piku i sezonit në korrik dhe gusht të jenë të garantuar në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin edhe atë bazë material që kanë siguruar për biznesin e tyre sepse do t’u merret e s’do t’u jepet më”, tha Rama.

Edhe në plazhin e Velipojës, policia e Shkodrës së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor, dolën sot për verifikimin e lejeve për hapësirën e shezllongëve.

Përplasja me Dritan Lelin, këshilltarët e bashkisë mblidhen para teatrit të Vlorës

Këshilltarët e Bashkisë Vlorë po e zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit për të kaluar rendin e ditës. Kështu, anëtarët Këshillit Bashkiak mblidhen para teatrit ‘Petro Marko’ për zhvillimin e mbledhjes. Kryebashkiaku Leli nuk ra dakord për zhvillimin e mbledhjes me 30 qershor pasi e kishte axhendën e zënë.

Mbledhja është shtyrë disa herë pasi këshillltarët kanë kërkuar të zhvillojnë mbledhjet në sallën e teatrit, ndërsa kryebashkiaku Leli sugjeron që ajo të zhvillohet online.

‘Faxweb’ bën të ditur se Leli ndodhet për një vizitë pune në Itali, dhe nuk do të jetë prezent edhe sot në mbledhje. Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Vetë ai ka hapur një mbledhje online, aty ku ndodhet.

Kryebashkiaku i Vlorës, deklaroi disa ditë më parë se përplasja politike që ai e quan gjyq teatral, duhet të promovojë Vlorën dhe jo ta sakatojë atë.

“E pranoj haraçin e veprimeve tuaja deri në masën që më prek mua, por jo qytetin! Vlora sapo ka nisur sezonin turistik, pas muajsh të gjatë e të vështirë lufte me shëndetin! Turistët po gëzojnë lirinë dhe bukurinë e një qyteti që nuk mund dhe nuk duhet të shëmtohet prej gjyqeve teatrale! Vlora duhet promovuar, jo sakatuar! “

Debatet në Vlorë kanë nisur para zgjedhjeve parlamentare. Në atë kohë Dritan Leli refuzoi ofertën për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve të PS. Pas kësaj ka qenë kryeministri Edi Rama i cili theksoi se me kryebashkiakun do të merrej pas votimeve.

alert.al/

Një aksident me vdekje që prokurorit xurxull, nuk i doli kurrë rakia, e “Vettingu” qelibar për të

Nga Elton Qyno

Shpesh herë kam shkruar për procesin e “Vettingut” ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë indicie dhe fakte në analizat e mia, se ky proces është një çorbë që gatuhet në zyrat e politikës dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri. Por sa herë shkruaj, disa më përshendesin, ndërsa disa të tjerë më etiketojnë se unë qënkërkam një gazetar antireformë, që nuk dua të ikin prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, cipëplasur në moral dhe vepra penalë kryer.

Unë dua të tregoj realitetit se çfarë bëhet, pastaj se si e kuptojnë të tjerët, e gjykojnë ata, janë të lirë të mendojnë ç’të duan. Por unë dua të tregoj, se kush janë ata që gjykojnë, dhe cilët po gjykojnë dhe çfarë vendimesh marin në dobi të reformës. Për çfarë do mbahen mend këta njerëz që pas një viti do u mbarojë mandati i ushtrimit të detyrës. Të tregoj se si gjyqtarë e prokurorë rinë si pula të lagura para këtij procesi të ndërlikuar, që lëviz me levat komanduese të Politikës dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, me kunjokturat e forta të disa zyrave të avokatëve dhe përmbaruesve në Tiranë.

Them kështu pasi katër-standartizimi i vendimeve të mara në “Vetting”, kuptohet qartë se cilët rryma ndikojnë dhe kush janë ata që gjykojnë dhe kë po gjykojnë. Pse dalin si rruajtur qethur dhe me pasoja ata që punojnë dhe i kanë dhënë shumë sistemit të drejtësisë dhe pse kalojnë, disa që e kanë nisur karrierën si mos më keq dhe vijojnë në system si mos më keq. “Vettingu” është procesi që gjykon juristët shqiptarë me teorinë “…ca të nënës, ca të njerkës…”.

Meqënëse jemi në një valë kritikash për rastet e aksidenteve me vdekje që kanë ndodhur ditët e fundit në Shqipëri, të marim rastin e prokurorit, Kreshnik Ajazi. Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, falë lidhjeve që ka me politikën, ka mundur të mari statusin që të gjykohet me teorinë “e nënës” dhe jo “të njerkës”. Edhe pse është një prokuror, që është proceduar për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e Hatie Musej dhe në dosjen personale të punës së tij, ka një masë disiplinore nga Ina Rama, nesër ai do dali i buzëgaz nga salla e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I buzëqeshur sepse shikohet me syrin e nënës, edhe pse ka shkelje të rënda në integritetin moral dhe ka cënuar rëndë besimin e publikut dhe imazhin e prokurorisë, duke vrarë me makinë një punonjëse të pastrimit të Bashkisë Vlorë. Por ky që goditi për vdekje gruan dhe nënën e dy fëmijëve, duhet të kalojë do të argumentojë nesër “Vettingu”. Ndërsa ajo që e mbylli dosjes e aksindetit me vdekje, prokurorja e Fierit Alketa Zilfa, ngeli në “Vettingun” e datës 16 qershor 2021.

Pra shpëton autori i veprës penale, por ngel në llucë protagonistja që u mundua me mish e shpirt të mbyllte në kohë rekord krimin. Po çfarë ka ndodhur me këtë aksident që ndoshta sot e kësaj dite autorit nuk i ka dalë ende rakia, pasi dyshohet se ka qënë xurxull në timon dhe që nuk ju bë asnjëherë një test alkooli nga policia. Në datën 7 korrik 2011 rreth orës 4 të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pikërisht pranë “Bar Restorant Xhokla”, prokurori Kreshnik Ajazi, që drejton mjetin tip Benz “7702 D” ka konstatuar se në sensing e kundërt të rrugës ishte duke lëvizur një automjet tjetër që kishte ndezur dritat e gjata.

Në momentin që mjeti i tij, është afruar për tu shkëmbyer, Kreshnik Ajazi, ka dalluar një person në mesin e rrugës që shtynte një karocë dore me drejtim nga sensi i kundërt i lëvizjes për në korsinë e tij. Ne vendimin e pushimit të hetimeve, prokurorja Zilfa thotë: “…Kreshnik Ajazi, i gjendur përballë këtij rreziku të menjëhershëm ka manovruar me sistem drejtim mjetin e tij, për të shmangur përplasjen me personin që ndodhej në mesin e rrugës.

Kështu, si rezultat i manovrimit të sistemit të drejtimit, Kreshnik Ajazi, e ka nxjerë mjetin e tij me drejtimin djathtas jashtë rruge. Për pasojë është goditur këmbësorja në rrugë në pjesën anësore të mjetit, e cila ka rezultuar se ishte Hatie Musej, punonjëse e ndërmarjes së Pastrim-Gjelbërimit në Vlorë…”. Me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të datës 15 korrik 2011 është përcaktuar se shkak i vdekjes së Haties ishte thyerja e unazës së parë dhe të dytë të qafës, që ka sjellë me pas komozionin e rëndë të trurit.

Brenda një kohe rekord, ditën kur dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në 7 korrik 2011, është kryer dhe ekspertiza auto-teknike, e cila ka dalë në përfundimin se shkaku determinand i aksidentit me vdekje ka qënë mosrespekti i Kodi Rrugor i viktimës Hatie Musej, që drejtonte karrocën e dorës. Hetimi i kësaj çështje fillimisht ka nisur në Vlorë dhe më pas është transferuar në Fier, për shkak të konfliktit të interesit, pasi Ajazi ushtronte detyrën e prokurorit në Vlorë.

Hetimin në dorë e mer, kolegia e Ajazit, Alketa Zilfa, e cila në vendimin e pushimit argumenton se:”…në arritjen e konkluzionit të mësipërm ekspertët kanë vlerësuar edhe aktet e tjera hetimore, deklarimet e shtetasit Kreshnik Ajazi, që është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Deklarimet e personave të tjerë të pyetur me cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit, të cilat lidhen dhe janë në harmoni të plotë edhe me provat e tjera të administruara në dosje.

Gjatë hetimeve prokuroria ka marë deklarimin e shoqeve të viktimës Teuta Metaj, punonjëse e firmës së pastrimit, ku ka rezultuar se ajo ishte e pranishme në kohën dhe vendin e ngjarjes pasi po fshinte rrugën. Ajo ka treguar se ndodhej në krahun e kundërt të viktimës. “…Kam dëgjuar zhurmë si përplasje makine dhe kur kam kthyer kokën kam parë shoqen time të shtrisë në tokë. Kam shkuar pranë saj për të parë nëse ishte gjallë dhe pas disa minutash aty ka ardhur policia dhe ambulanca. Hatia ka qënë e shtrirë në mesin e rrugës kryesore…”-ka treguar Teuta Metaj. Ndërsa për këtë ngjarje janë pyetur dhe Vjollca Bushaj, Xhevahir Lace, Agim Shabani, Gjinovefa Feta dhe Ervin Shabani.

Për aksidentin me pasojë vdekjen e Haties janë marë deklarime të familjarëve të viktimës, vëllait dhe dy fëmijëve të saj. Ku në deklarimet e tyre thuhet se nuk kanë dijeni për rrethanat e aksidentit, pasi kanë mësuar ngjarjen nga shtetësja Vjollca Bashaj, përgjegjëse e firmës së pastrimit.

Vëllai dhe fëmijët kanë treguar se marrëdhëniet e tyre me të dyshuarin Kreshnik Ajazi, janë shumë të mira. Ndërkohë në seancën dëgjimore rezultoi se ata ishin ankuar në Vetting kundër prokurorit Kreshnik Ajazi, që i aksidentoi për vdekje nënën e tyre. Madje edhe pse punonjësit e pastrim Gjelbërimit japin një version të paqartë në dëshminë e tij, ata kanë kundërshtuar në gjykatën e Fierit Mbylljen e hetimeve si të paplota dhe të njëanshme.

Hetim ky që nuk përcakoi shkakun e aksidentit, nivelin e alkolit që kishte konsumuar Kreshnik Ajazi, arsyen e qarkullimit të tij në orën 04:00 të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë-Skelë, e shumë pikëpyetje të tjera të pazgjidhura. A është ky një cënim i rëndë i besimit të publikut, si shkak determinat për të larguar Ajazin. A është ky një cënim i imazhit të prokurorit të Shtetit? E pra, e nëse anëtarët e vettingut kërkojnë kokën e gjilpërës në kashtë, në rastet e gjykimeve të tjerë si tek rasti i Anton Martinit, Antoneta Sevdarit, Arben Dollapaj, Adnand Kosova, Eugen Becit, Bledar Maksutit, Andi Civicit, e shumë raste të tjera, atëherë mos flasim më për këtë rast, që viktima është bërë fajtore nga ekspertët autoteknikë që janë shokët e babit. Mos flasim më për këtë rast që kalon vettingun qelibar në të treja kriteret dhe që vëzhguesin e ONM-së dhe komisionerët i ze gjumi, deri në atë pikë sa të mos kenë dhe nocionin se në çfarë muaji po gjykojnë. Dhe ironia me e madhe eshte se bodigardet qe dikur garantonin sigurine e Eugen Becit, Anton Martinit dhe Adnand Kosoves, sot jane urdheruar te ruajne te tre se bashku, Kreshnik Ajazin. Sistemi ka ulur ne detyre dhe bodigardet….

 

Philip Reeker sot në Tiranë, do takohet me Ramën e Bashën, zyrtari i DASH shkon edhe në Shkup

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker viziton sot Tiranën.

Reeker pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit më të rëndësishëm të politikës në vend, me Kryeministrin Rama dhe kreu  e PD-së, Lulzim Basha. Takimi me kreun e PD, Lulzim Basha të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.

Ndërkohë Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria sapo nuk ka marrë një datë nga Bashkimi europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së.

alert.al/

Mbrojtje e hekurt dhe Sterling, Anglia mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale

Anglia “djeg” Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Gary Southgate triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj një rivali historik si “panzer”-at, duke i dërguar këta të fundit në shtëpi që në fazën e 1/8-ave, teksa mbrojtja, që vijon të ruajë të paprekur portën e Pickford dhe Raheem Sterling konfirmohen pikat më të forta të “tre luanëve” në këtë edicion të Kampionatit Europian.

Në “Wembley” nuk u zhvillua një 90-minutësh nga ata që të mbeten në mendje, pasi duke parë rëndësinë e sfidës, të dy skuadrat u treguan shumë të kujdesshme të mbyllin hapësirat dhe të mos kalojnë asnjëherë në aventurë.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha Raheem Sterling në minutën e 16’, por goditja e tij u ndal nga portieri Manuel Neuer, ndërsa në të 34-ën Timo Werner pati një mundësi mjaft të mirë për gjermanët, por finalizimi ishte i dobët dhe u topi u prit nga Pickford.

Ndonëse në hije për minuta të tëra, kapiteni Harry Kane pa t’i dilte një top mjaft i mirë në zonë dhe dribloi bukur portierin Neuer, por lëshoi topin më shumë nga këmbët dhe aty ndërhyri menjëherë Hummels, duke i hequr mundësinë e shënimit.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Gjermaninë, që kërcënoi menjëherë me një goditje të bukur nga distanca, të fantazistit të Chelsea-t Kai Havertz, por po kaq i bukur ishte edhe reagimi i portierit Pickford, që grushtoi topin dhe e dërgoi në këndore.

Megjithatë kur sfida dukej se kishte rënë në qetësi dhe zëvendësimet e trajnerëve nuk po jepnin efekt, Anglia zbriti me një sulm të shpejtë e të saktë, ku Luke Shaw shërbeu saktë në zonë, aty ku Raheem Sterling shtyu topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin “tre luanëve”.

Ka festë në “Wembley” me anglezët që thërrasin në kor emrin e Raheem Sterling, por sulmuesi i Manchester City-t emocionohet më shumë se duhet dhe gabon një top në mënyrë flagrante, duke i dhënë mundësi Muller-it të shënojë golin e barazimit, por gjuajtja e veteranit gjerman përfundoi vetëm pak centimetra jashtë portës së Pickford.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Harry Kane 4 minuta para fundit, teksa pas një kundërsulmi të shpejtë, mori një kros të saktë nga Jack Grealish dhe shtyu topin në rrjetë për herë të dytë, duke gjetur golin e tij të parë personal në Euro 2020 dhe njëkohësisht duke vulosur kalimin e Anglisë ën çerekfinale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

Merr fund në fazën e 1/8-ave Kampionati Europian për Gjermaninë, një skuadër që u kualifikua me vuajtje dhe realisht bindi vetëm në ndeshjen e dytë në grup ndaj Portugalisë, ndërsa Anglia mban gjallë ëndrrën për të festuar në finalen e madhe të “Wembley”-t më 11 korrik.

Regjistrohet vetëm një rast i ri me Covid-19 në vend, asnjë viktimë

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i ri nga 3348 testime të kryera.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1

Përplasja e Pjerin Ndreut me policët, reagon Rama: Nuk do t’ia hedhë lehtë! Kush gabon...

Kryeministri Edi Rama reagon për incidentin e ndodhur në Lezhë, ku efektivë të Patrullës së Policisë kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun Pjerin Ndreu, pasi i ka ofenduar dhe nuk i ka lejuar forcërisht të shoqëronin biznesmenin lezhjan Vladimir Gjekaj.

Ky i fundit ka në pronësi Hotel Frojd në Shëngjin dhe mbante biznesin e tij hapur pas orës policore, duke organizuar një event me muzikë, e cila po ashtu është e ndaluar pas orës 22.00.

Sipas Ramës, askush nuk ka të drejtë të ofendojë Policinë dhe kush e ka bërë, nuk do t’ia hedhë lehtë pa u përballur me ligjin. Një mesazh ditrekt ai e pati dhe për Pjerin Ndreun, nga konferenca live me gazetarët: Kush gabon, do të vuajë dhe pasojat e gabimeve të veta.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Kur vjen puna për ofendimin e policisë, askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk mund tia hedhi lehtë pa u përballur me ligjin. Policisë i bëhet dhe një ofendim tjetër, i përditshmë, i hidhet faj për çdo gjë që ndodh. Ky është një ofendim shumë i madh, më i madh se ai i një personi ndaj dy policëve.

Ai individual zgjidhet se të gjithë janë aty, ka proces. Unë do shqetësohesha nëse Policia nuk do kishte ndjekur procesin ligjor. Të gjithë gabojnë dhe do vuajnë pasojat për gabimet e tyre.

Ne jemi të shqetësuar çdo ditë që punët të bëhen më mirë, por që të thuhet që 1,2,3 shumë fatkeqe, shumë të rënda, na e bëkan Shqipërinë vend ku turistët kthehen mbrapsht, është shumë qesharake.

alert.al/

Pjerin Ndreu reagon pas padisë së efektivëve: Policë barkderrë që kapërcejnë kompetencat?!

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu reagon ndaj padisë së efektivëve të policisë. Ai ka sqaruar sot situatën në lokal, ku sipas tij ishte një darkë zyrtare me prezencën e 15 kryetarëve të komunave të Kosovës. Ndër të tjera, Ndreu kërkon ndjesë për tejkalimin e thekson se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Statusi i plotë:
Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!
-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

 

 

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.
Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.
Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.
Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!

alert.al/