Menu

Kryesore

Bllokohen vendimet e Bashkisë Vlorë, këshilltarët nuk mblidhen, Leli: Duan mizanskena në Teatër

Përlasja Rama-Leli po reflektohet në marrëdhëniet e kryebashkiakut me këshilltarët dhe, për pasojë, është bllokuar vendimmarrja.

“Duan të krijojnë mizanskena”, shkruan kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli për këshilltarët që këmbengulin ta bejne mbledhjen në teatrin “Petro Marko”.

“I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online. Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes! Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim. Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!” shkruan Leli ne Facebook.

alert.al/

Më në fund arrin helikopteri në malin e Tomorrit, shuhen tri vatra zjarri

Vazhdon zjarri në malin e Tomorrit. Një helikopter është dërguar në zonë, ku deri tani ka shuar 3 vatra zjarri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë munduar ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe, ndërsa po përhapet në pjesë të tjera të malit.Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënies, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

Zjarri nisi dje në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.

alert.al/

Tomorri 20 orë në flakë, ushtria ndërhyn, por duhet helikopter, policia arreston dy zjarrvënësit

Vatra e zjarrit ka nisur pasditen e djeshme në pyjet e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe tashmë rrezikohet gjithë Mali i Tomorrit. Atje ndodhen forcat e Ushtrisë por terreni i vështirë e bën gati të pamundur ndërhyrjen e tyre. Flakët janë përhapur më tej në një zonë të pyllëzuar me pisha, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Ndonëse zjarri është shuar në një pjesë të madhe falë ndërhyrjes, disa vatra vijojnë të djegin zonë pyjore e shkurre, teksa flakët favorizohen nga era. Deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre të tjerë.

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Beratit dhe po merren në pyetje. Ata janë kryesisht persona që mbledhin bimë mjekësore në zonë. Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme, për të hapur kullota.

E gjitha kurora e pyllëzuar e malit në vendin e shenjtë rrezikohet të digjet.“U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave”, bëri apel dje presidenti Meta

Sot vaksinimi anti-COVID për qytetarë +18 vjeç, mbi 19 mijë kanë aplikuar në E-Albania

Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç.

Mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e djeshme kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor. Por në total gjatë periudhës së nisjes së vaksinimit, edhe pse nuk kanë qenë në fashat moshore, janë edhe rreth 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç, që kishin aplikuar në e-Albania dhe janë lajmëruar tashmë nga portali, se do të vaksinohen.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjec të martën dhe të mërkurë do nisë në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes. “24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu një ditë më parë.

alert.al/

Zvicra e shqiptarëve eliminon Francën nga Kampionati Europian

Zvicra ka bërë befasinë duke eliminuar Francën nga Kampionati Evropian.

Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazoi rezultatin në 3 – 3, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas fituan duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë e

Zvicra kaloi fillimisht në avantazh përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte avantazhin, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′). Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke marrë me klas topin nga Kylian Mbappe (57′). Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′). Shpresat e Zvicrës pavarësisht këtyre golave nuk u shuan dhe ngushtuan me anë të Seferovic (81′).

Në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar Granit Xhaka asistoi për mrekulli te Gavarnovic (90’), që realizoi gol të bukur, dhe për pasojë ndeshja shkoi në shtesë.

Në 11-metërsh më të mirë u treguan më të mirët zviceranët duke shënuar të gjitha penalltitë, kurse tek Franca dështoi Kylian Mbappe. Zvicra në çerekfinale do të përballet me Spanjën.

Dozë e tretë e AstraZeneca? Ekspertët japin informacionin e rëndësishëm dhe tregojnë si duhet vepruar

Një dozë e tretë “përforcuese” e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit ofron një reagim të fortë imuniteti, tregon një studim i Universitetit të Oksfordit, i botuar të hënën. Ekspertët thonë se deri tani nuk ka shenja se do të jetë e nevojshme një dozë e tretë.Vaksina është rezultat i një bashkëpunimi mes Universitetit të Oksfordit dhe firmës AstraZeneca

Një studimi i Universitetit të Oksfordit tregon se një dozë e tretë e vaksinës forcon reagimin e antitrupave dhe qelizave T, ndërsa doza e dytë mund të shtyhet deri në 45 javë dhe po ashtu çon në përmirësime të mira të sistemit imunitar. Teresa Lambe është profesore e imunologjisë dhe vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

“Të dhënat sugjerojnë se mund ta përdorim vaksinën në një fushatë përforcuese nëse do të ishte e nevojshme”.

Qeveria Britanike ka thënë se po shqyrton planet për një fushatë vaksinash përforcuese në vjeshtë, ndërsa tre të pestat e të rriturve tashmë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

“Të dhënat për efikasitetin po tregojnë se këto vaksina kanë ndikim të madh duke parandaluar shtrimin në spital. Ka shumë vende të botës që ende nuk kanë marrë asnjë dozë ndaj këto vaksina duhet të shkojnë tek ato vende. Për momemntin nuk kemi të dhëna që do të na nevojitet një dozë e tretë”, thotë Teresa Lambe, profesoreshë e imunologjisë dhe vaksinave në Universitetin e Oksfordit.

Studimet e mëparshme kishin treguar se vaksina AstraZeneca, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit, ka efikasitet më të lartë kur doza e dytë shtyhet me 12 javë, në vend të katër javëve.

Hulumtimi i bërë publik të hënën, u bazua në prova me 30 pjesëmarrës të cilët morën një dozë të dytë të vonuar dhe 90 të tjerë, që morën një dozë të tretë të vaksinës.

“Po vëmë re se doza e tretë e vaksinës e rrit nivelin e antitrupave edhe më lart se niveli që vihet re pas dozës së dytë”, thotë zonja Lambe, profesore në Universitetin e Oksfordit.

Të dhënat kanë treguar se dy dozat ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga varianti Alfa i virusit i cili nxiti një valë të dytë infektimesh në Britani dhe variantit Delta i cili dominon aktualisht.

Gjatë fundjavës, Universiteti i Oxfordit nisi një provë të një varianti të vaksinës që ka prodhuar vetë kundër koronavirusit e cila është modifikuar për të vepruar më mirë ndaj variantin Beta, i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut. Ky variant është më shqetësuesi për prodhuesit e vaskinës si rezultat i mundësisë për t’iu shmangur sistemit imunitar./VOA

Lajm i mirë/ Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin, rikthehen abonetë e përgjithshme nga 1 korriku

Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studmore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

alert.al/

Zjarr në malin e Tomorrit, zjarrfikësja nuk mund të futet se nuk ka rrugë

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, dyshohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në malin e Tomorrit.

Tereni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të malit . Deri më tani nuk ka shkuar asnjë nga forcat zjarrfikëse, si pasojë e terrenit të vështirë. Bëhet fjalë për një zonë shkëmbore të shpallur park kombëtar, zonë e mbrojtur, prandaj kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter.

Nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet. Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Poliçan.

U shua familja me 4 anëtarë/ Shpërthen babai i Silvana Gushit: Akoma nuk na kanë kërkuar falje!

Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë. Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të cilëve të mitur, humbën jetën tragjikisht në autostradën Fier-Vlorë.

Viktimë mbetën, Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia. Të katërt, kishin mbi 2 vite që nuk kishin takuar të afërmit, pasi prej pandemisë ishin izoluar në Greqi, shtet ku dhe jetonin. Ndërsa ditën e ngjarjes së rëndë, ato kishin ardhur për t’u takuar me të dashurit e tyre që ndodheshin në Shqipëri.

Lajmi i kobshëm ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi, ka reaguar dhe babai i Silvanës, i quajtur Sotiraq. Në një lidhje direkte për emisionin
“Zemër të hapur”, e vetmja gjë që kërkonte ishte drejtësia.“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës.

Ata janë pa nder e pa kriter. Ai lloj babai, nuk e di ku mund të jetë ai. Po ta dija që është rrugëve. Ai jo të ketë milionat, të ketë miliardat, por ka shpirtin e zi. Ta dëgjojë nga goja ime, nuk jemi hakmarrës. S’jemi kriminela. Kemi logjikën, jemi qytetarë të këtij vendi. Por ai qysh e mban vendi atë baba, atë burrë. Ai le t’i marrë masat ngado, sa të jenë organet që ne shpresojmë se do të bëjnë diçka, ai të gjej vrimë ku të futet, se ky shtet nuk i lë. Neve shpirtin do e kemi atje, ai të shikojë këta që kam këtu.

Ashtu siç po qaj unë sot dhe një popull i tërë, po si nuk i erdhi turp atij prindërit. Nuk e di se kush janë këta. Ai të vinte e të kërkonte falje, unë s’e vras! Kam shpresë! Pse u largua nga Vlora ai, sa të jetë jeta, frymë dhe gjaku i fëmijëve të mi, nuk do të humbë. Nesër të gjithë dashamirësit e mi, ai që ka shpirt, aty në qendër të Fierit do ta kini. Turp i kohës.

Morën jetë njerëzish. Nuk dua gjakmarrje, nuk dua ta di bie brenda apo jo, s’e kanë problem. I lutem zotit ta nxjerrin atë”, tha zoti Sotiraq. /News24

Ndryshimet që do të bëhen në Polici/ Ministri Çuçi: "Të tronditur, por nuk ndjekim pas të gjitha konfliktet e fqinjëve!"

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është në një konferencë për media, teksa dy ngjarje të rëndë që sollën 8 viktima ndodhën në harkun kohor të dy ditëve në vend.

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me armë zjarri ku humbën jetën 4 persona për një parcelë plazhi. I mirëkuptoj ankesat e qytetarëve. Por dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave të saj dhe përmirësimit që do të bëhen, as nuk ndjek të gjitha makinat që lëvizin në rrugët e vendit dhe as pas konfliktit të fqinjëve. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë, ato i ndalon gjykata.”- tha Çuçi.

Konferenca vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë. Rama paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohet. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.

Deklarata e plotë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi:

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme:
Një aksident tragjik rrugor, me pasojë katër jetë njerëzish, si rezultat i shkeljes së çdo rregulli shpejtësie nga ana e vrasësit, dhe një tjetër ngjarje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona, për një parcelë plazhi në Velipojë.
E mirëkuptoj plotësisht shqetësimin publik që kanë krijuar këto dy ngjarje, si edhe ankesën e zëshme ndaj Policisë së Shtetit.
Por, dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.
Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë Mandatit tonë të Tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjente, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon GJYKATA.
Mjafton t’ju marrë një shembull:
Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje.
Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.
Ose, nga ana tjetër, pavarësisht shtrëngimeve të reja të futura rishtazi në Kodin Rrugor, vendimet e disa gjykatësve të tjerë, për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen apo plagosjen, janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit.
E pra, këto janë fakte që dëshmojnë qartë nevojën për një reagim të shpejtë dhe energjik nga ana e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor, ndaj individëve papërgjegjshmërisht të rrezikshëm për shoqërinë tonë.
Këto sa përmenda nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura, por shembuj ulëritës të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit ndaj atyre që e shkelin atë.
Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve: Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.
Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën.
Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit.
Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.
Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.
Komisariati Digjital po forcohet nga pikëpamja teknologjike dhe operative, dhe më herët sesa vonë, do të jetë në dispozicion të çdo qytetari për t’u bërë krah i Policisë së Shtetit ne identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
Më lejoni të përfundoj duke i siguruar të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe nevojat e çdo qytetari shqiptar, ndaj garantoj se shumë shpejtë, të gjithë do ta prekin ndryshimin e mëtejshëm për mirë të Policisë së Shtetit”.

Mëngjesin e së premtes një familje u shua në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga një “Audi”. Mesnatën pas së shtunës 4 persona u vranë në Velipojë pas sherrit për hapësirat në Plazh, 2 të tjerë mbetën të plagosur.

alert.al/