Menu

Kryesore

Zbulohet 15 kg kokainë në kamionin me banane, policia në operacion në Portin e Durrësit

Në portin e Durrësit po kontrollohet një kamion me banane, ku deri më tani është sekuestruar një sasi pre 15 kg kokainë. Droga u zbulua nga gjurmët e skanerit të kontenierit.

Linja e drogës së fshehur në banane është nga më të njëhurat në portin e Durrësit. Kujtojmë këtu sasinë e madhe të drogës së kapur në kontenier në adresë të biznesmenit Arbër Çepani, e më pas ishte babai i tij në rolin e pritësit në një ngarkesë të dytë. Këtë vit u zhvillua një tjetër operacion që zbuloi drogë e ardhur nga vendet e Amerikës Latine.

​Bëhet fjalë për operacionin e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, më 10 prill të këtij viti.

Atu do të sekuestroheshin rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera doli se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë.

​Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

alert.al/

“Nëse nuk reagoni, do t’ju çoj në SPAK!”, Rama: Ministrat po aq përgjegjës për tenderat sa kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe lidhet me hartimin e kritereve. Atë që sheh me problematikë, Rama tha se është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve nga ana e Agjencia e Prokurimet

“Paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve në këtë proces, për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet e konstatuara, prandaj dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do t’ju inkurajoja që ta shikoni në mënyrë të specifikuar sipas fushave sepse ka të dhëna të rëndësishme. Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Rekomandimet nuk janë të shkruara në gur, nuk janë të padiskutueshme, por është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente është cënim flagrant i etikës shtetërore”, tha Rama.

Nisur nga kjo neglizhencë dhe mospërfillje, siç kreu i qeverisë i cilësoi, Rama u kërkoi ministrave, drejtorëve të institucioneve, por edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të reflektojnë, që të mos kenë të njëjtin fat si Fatos Tushe, kryebashkiakut të Lushnjes tashmë të arrestuar nga SPAK.

Me paketën e re ligjore, Rama tha se ministrat, janë po njësoj përgjegjës si titullarët e Bashkisë për procedurat e tenderit, ku përfshihet numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e buxhetit të shtetit, nënshkrimi i kontratave, realizimi i tyre në terren si edhe kufizimi i tenderëve me negocim pa shpallje, që janë edhe 5 prioritetet e paketës së re të Prokurimeve. Nëse do të ketë abuzimeve në këto pika, Rama ua bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe se partia nuk do të jetë një mburojë për ta.

“Me ligjin e ri, titullarët e autoriteteve kontraktore janë përgjegjës direkt për menazhimin e fondeve dhe numri i pjesëmarrësve për procedurë, vlera e kursyer, numri i procedurave për negocim dhe këtu ministritë kanë shembullin më domethënës të procesit, kjo tregon se ku ka vullnet, ka rezultat, edhe aty ku duket sikur janë të gjitha argumentet ku të duket që rezultati mos kërkohet sepse nuk arrihet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë ministrave se nëse nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për tendera me probleme, do i çojë në SPAK.

“Në një kohë të shkurtër, jo të gjatë, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër të nivelit të Prokurimeve Publike, në radhë të parë duke garantuar që çdo institucion funksionon si hallkë, jo si bajrak, dhe duke funksionuar kështu, funksionon si pjesë e një zinxhiri ku komunikim duhet të jetë 100% i garantuar. Rekomandimet e APP nuk janë as në Bibël e as në Kuran, edhe pse këto përsëri hanë diskutimet e tyre mes besimtarëve, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, a thua se kjo APP mbyll letra në shishe dhe i hedh në det, çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK nga kryeministria, pastaj a është i qëllimshëm apo injorancë këtë çështje pastaj hane hetimet. Janë disa objektiva të realizueshëm, që afatet janë të padiskutueshme. Shmangia e kritereve të qepurave me dorë që kufizojnë konkurrencën me paketën ligjore është mundësuar që të adresohet me efikasitet, tërheqjet nga gara, rrotacionet në ofertim, ofertimet fiktive duhen marrë masa që të merren hetime administrative”, tha Rama.

alert.al/

SPAK dërgon në gjykatë ish-kryetarin e bashkisë Pogradec dhe 5 ish-punonjës

SPAK njofton sot se ka dërguar në Gjykatë ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-punonjësit e kësaj bashkie, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, njofton SPAK dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;

Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;

Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

alert.al/

Zjarri pranë QTTB Lushnjë, u dogj me urgjencë hashashi i vidos së Ministrisë së Bujqësisë, që mbillet nga Prokuroria për të provuar nëse është farë kanabisi kur iu kapet trafikantëve, apo fshihet diçka tjetër?

Zjarri i rënë sot në arat e Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, duket se nuk ka qenë i rastësishëm. Alert.al ka mundur të mësojë se, i është vënë zjarri sasisë së rrënjëve të Cannabis Sativa që u publikuan sot.

Alert.al publikoi i pari videon me Cannabis në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnjë, e publikuar nga Ministria e Bujqësise dhe vetë ministrja Ekonomi, e cila më pas u editua. Editimi u bë pasi Alert.al, që ditën e djele i shkroni Ministrisë së Bujqësisë për disa sqarime me një foto të nxjerrë nga video, në lidhje me bimën e dyshimtë. Duket se ky detaj iu kishte shpëtuar dhe menjëherë u ndërhy për prerjen e asaj pjese.

Ndërkohë të hënën në mengjës, Alert.al publikoi i pari lajmin dhe videon me bimët e dyshimta, duke shtruar pyetjet nëse ishte hashash, kërp, si dhe përse u zhduk ajo sekuencë filmike.

Pak orë më vonë, u njoftua për një zjarr të madh pranë Institutit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnjë, konkretisht në tokat që administrohen prej tij për nevoja eksperimentale etj.

Alert.al, gjithashtu ka mundur të mësojë se, zjarri që më pas doli nga kontrolli e dogji edhe rreth 10 hektarë me kashtë gruri, ishte ndezur fillimisht për të djegur sasinë e bimës, që mendohet se është narkotike, e shfaqur në foto. Në fakt, megjithëse videot janë transmetuar dje nga Ministria e Bujqësisë, ato kanë qenë të para pak ditëve më parë, gjatë vizitës së Znj.Ekonomi në QTTB Lushnjë. Të njëjtat burime kanë thënë se, bimët janë korrur më parë, por janë djegur sot. Ky informacion mbetet për t’u verifikuar nga organet ligjzbatuese, si dhe sasia e tyre e pse u dogjën pikërisht sot.

Burimet kanë sqaruar gjithashtu se, policia dhe prokuroria zbatojnë një procedurë për të ngritur akuza të qëndrueshme ndaj personave të ndryshëm, të cilët ndalohen pasi iu konnstatohet në mjete apo vende të ndryshme farë hashashi. Për t’u bindur dhe “kopsitur” dosjen, atëherë kjo farë mbillet dhe vendi më i përshtatshëm janë QTTB-të, të cilat kanë sesa dhe ara e janë institucione shtetërore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe, në momentin që rezulton lëndë narkotike, atëherë prokuroria forcon akuzat. Madje, produkri final, hashashi, dërgohet pra laboratorëve të QTTB-së në Fushë-Krujë për t’u analizuar.

Gjithësesi, këto janë burime kofidenciale që nuk kanë besueshmërinë maksimale. Por, nëse do të marrim të mirëqenë këtë fakt, këtë punë të ligjshme dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve, Ministria e Bujqësisë dhe titullarja e këtij institucioni, përse nuk dolën ende në një sqarim publik për praninë e bimës (Kërp, Cannabis ose tjetër lloj) në serat e QTTB? Përse u desh djegia e menjëhershme sot edhe nëse janë korrur pak ditë më parë? Nëse janë korrur sot, pse pikërisht dot, asgjësimi dhe djegia e tyre? Ka diçka për të fshehur, gjë që i shpëtoi dhe ministres, zëvendësministrit e stafit të tyre, teksa ishin brenda serës për vizitë?

Nëse u nxituan nga paniku, çfarë dëmi iu shkaktuan policisë e prokurorisë në mbyllejn e sigurimit të provave për të akuzuar të ndryshëm? Nga kjo sasi e korrur, u morën mostra dhe iu dërguan QTTB në Fushë Krujë për analizë?

Të gjitha këto pyetje presin përgjigje për opinionin publik, ndërkohë që më poshte risjellim linkun e publikimit të parë për këtë çështje, i bërë nga Alert.al.

Hashash apo Kërp në serat e QTTB Lushnjë? Ministria e Bujqësisë “dekonspiron” brendinë me bimët e dyshimta, më pas modifikon videot

Alert.al

Dokumente false dhe trafik droge/ EUROPOL godet rrjetin në Spanjë, në operacion edhe Shqipëria

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumente.

Nga aksioni janë arrestuar deri më tani 50 shtetas, ndërsa janë sekuestruar dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).

Sipas uniformave blu, rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i policisë:

Europol koordinoi hetimin, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe siguroi mbështetje analitike dhe kriminalistike.

Europol financoi gjithashtu vendosjen e oficerëve nga Policia e Shtetit shqiptar, të cilët morën pjesë në ditën e aksionit në Spanjë.

Në kuadër të operacionit për goditjen kundër kontrabandistëve që veprojnë jashtë shtetit, në Spanjë janë arrestuar 46 shtetas.

Rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).

Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.
Fazat e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara.

Korrierët që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020.

Katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.

Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.

Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende.

Inteligjenca e ndarë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) çuan në identifikimin e një objektivi me vlerë të lartë në Spanjë. Nga atje, i dyshuari dhe bashkëpunëtorët e tij lehtësuan hyrjen e paligjshme të migrantëve përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguruan atyre karta te falsifikuara franceze të identitetit. Operacioni në Evropë është gjithashtu i lidhur me tre hetime penale në vazhdim në Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e veprimit, Europol vendosi një postë komanduese virtuale për të mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale midis hetuesve dhe vendosi një ekspert në Spanjë për të kontrolluar informacionin operativ kundër bazave të të dhënave të Europol dhe për të siguruar udhëzime për hetuesit në terren.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar bashkërisht me partnerët, për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

alert.al/

Tenderi i uniformave/ Dëshmia e inxhinieres që refuzoi të firmosë çmimet, ja korrespondenca e drejtoreshës Naqellari

Çmimet e uniformave të Policisë së Shtetit janë vendosur nga një grup i caktuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas kërkesës së drejtoreshës së Prokurimeve, Edlira Naqellari. Një nga anëtaret e këtij grupi nuk ka qenë dakord dhe ka deklaruar se nuk e ka firmosur listën e çmimeve.

Ja pse Aurora Mulla nuk i firmosi dokumentet e tenderit

Anëtarja e njësisë së prokurorimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, inxhinierja e tekstilit Aurora Mulla ka treguar në Prokurori se nuk e ka firmosur tabelën e çmimeve të uniformave. Ajo deklaroi se aty ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë me të cilat ajo nuk ishte dakord. Duke qenë se ishte bërë ndryshimi i specifikimeve teknike, është bërë edhe një herë nga e para përllogaritja e kostos së shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë. Këto ndryshime sollën nevojën e ritestimit të çmimeve të tregut. Ajo ka përmendur faktin se në procesverbalin nr. 3 datë 15.10.2019, ajo nuk pranuar të firmosë faqet 16 deri në 19, ku ndodhet tabela e sasisë së uniformave dhe fondi limit. Po ashtu ka refuruar një shtojcë që i ngjitej këtij procesverbali. Mulla nuk ka nënshkruar as dokumentin “Sasia dhe grafiku i lëvrimit” nga faqja 64 deri në faqen 67 për shkak të ndryshimeve të bëra. Ky shqetësim nuk ka qenë vetëm i saj, por edhe i anëtarëve të tjerë të komisionit, por vetëm mungesa e firmës së së saj dokumentohet nga prokuroria.

“Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike. E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

Nga Njësia e Prokurimit është hartuar proceseverbali nr.1, datë 24.07.2019 “Mni hartimin e dokumenteve të tenderit me objekt blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”. Pasi janë hartuar dokumentet standarde të tenderit, i janë dërguar për asistencë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), me qëllim dhënien e një opinioni më të specializuar. APP pasi ka bërë komentet e saj në lidhje me disa cështje, të cilat pasi u reflektuan në dokumentacion, u mbajt procesverbali nr.2 datë 25.07.2019 dhe nga ana e Njësisë së Prokurimit janë hartuar dokumentet e tenderit, të cilat më pas janë ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SPE), të APP.

Me shkresën nr.2317/16 prot, datë 27.09.2019, të Autoritetit Kontraktor DPPSH, janë dërguar praktikat për ritestimin e tregut dhe janë hartuar shtojcat në lidhje me DSP dhe është mbajtur procesverbali nr.3, datë 15.10.2019 “I hartimit të shtojcës”. Më pas Njësia e Prokurimit ka proceduar me hartimin e DST, të ndryshuara dhe është bërë publikimi i DST të ndryshuara, në SPE. Ajo ka deklaruar se shumatorja e çmimeve për njësi ka ndryshuar si rezultat i përfshirjes së sistemit elektronik të shpërndarjes në koston e artikujve të uniformës, mënyra e përllogaritjes së testimit të tregut duke marrë prë bazë çmimet mesatare, si dhe për shkak të ndryshimit të specifikimeve teknike. Duke qenë se është bërë rishikimi i specifikimeve teknike dhe ndrysimi i tyre, si dhe ndryshimi në termat e referencave të sistemit të shpërndarjes së uniformave, këto ndryshime kanë bërë që të përllogaritetet edhe njëherë kostoja e shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë, pra lindi i nevojshëm edhe ristestimi i tregut. Në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Njësia e Prokurimit në pikën 11 të hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, certifikata konformitetit për këpucët, EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 O3 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit B-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit A-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 CI ER FO SRC ose Ekuivaletet, mungesa e njërës prej certifikatave të mësiperme, është kusht për skualifikim të operatorëve pjesëmarrës në tender…

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali. Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme”, thuhet në dosjen e SPAK.

Prova se Ardi Veliu kishte dijeni për çmimet e uniformave

Me e-mailin e datës 22.08.2019, titullari i Organit Qendror të Blerjeve, Edlira Naqellari, ju është drejtuar përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor, Theodhori Gravani, Janaq Xhelili dhe Zenel Hyka, ku vë në dijeni edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ndër të tjera Autoritetit Kontraktor, i sillet në vëmendje se në rast te ndryshimit modifikimit të specifikimeve teknike nga Autoriteti Kontraktor, eventualisht do të jetë i nevojshëm edhe një proces analize testimi mbi vlerën e artikujve (për efekt të shumatores limit të çmimeve për njesi), si dhe nëse këto ndryshime ndikojnë në fondin limit të procedurës.

Në këtë aspekt, sillet në vëmendje se në rast të analizës-testimit të tregut, vlera referente duhet të jetë ajo e mesatares së çmimeve të marra në treg dhe jo e çmimit më të ulët (referuar praktikës së rekomanduar nga APP). Vendosja e alternativave në të dhënat teknike të artikujve, shkakton interpretime të gabuara tek operatorët ekonomike, si dhe problem në testimin e tregut, duke bërë që operatorë të ndryshëm ekonomike të bazohen në alternativa të ndryshme në dhënien e çmimeve, duke mos testuar-analizuar efektivisht vlerën reale për një cilësi të caktuar të një artikulli. Në këto kushte theksohet se analiza-testimi i tregut duhet t’i referohet vetëm një alternative të dhënash teknike të artikujve, të konsideruar si variant me cilësor nga Autoriteti Kontraktor.

Me shkresën Nr.6716 Prot, datë 22.08.2019, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i është drejtuar për interpretim Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, nëse janë të pranueshme specifikimet teknike me alternativë, si dhe për aplikimin e mesatares së çmimeve të marra në treg.

Agjencia e Prokurimit Publik ka dhënë si këshillë dhe asistencë teknike në drejtim të Autoritetit Kontraktor se duhet të vendosë mbi specifikimet e cilësisë së mallit të kërkuar, bazuar mbi një alternative specifike konkrete të dhënash teknike të artikujve, pa vendosur dy ose mě shume alternative. Ndërsa në lidhje me çëshjen e dytë, APP sqaron se, në kushtet kur autoriteti kontraktor në përllogaritjen e vlerës së kontratës, i referohet çmimit të tregut, atëherë kjo përllogaritje do të bëhet duke marrë për bazë mesataren e çmimeve të tregut, kjo, me qëllim që viera e përllogaritur e fondit limit t’i afrohet vlerës reale të tregut, dhe të krijojë mundësi ofertimi nga operatorë të ndryshëm ekonomikë.

Grupi i punës që vendosi specifikimet

Me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm nr.1007/1, datë 13.09.2019 “Për krijimin e grupi të punës, për ripunimin e Specifikimeve Teknike të Uniformës së Policisë së Shtetit”, është ngritur grupi i punës që do të ripunonte specifikimet teknike dhe të bënte ndryshimet e duhura me qëllim mundësimin e përmirësimit cilësor të uniformës së Policisë së Shtetit në përputhje me përvojën e vendeve të BE-së. Grupi i punës përbëhej nga Janaq Xhelili, Zenel Hyka, Agron Çeli dhe Aurora Mulla.

Manipulimi i tenderit

Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

 Të arrestuarit

Më 10 korrik u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Gjykata e Posaçme

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit pritet të vendos sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020.

SPAK kërkon lënien në fuqi të  masës ‘arrest më burg’ për 8 zyrtarët e ish zyrtarë dhe “arrest shtëpie” për një tjetër.

alert.al/

Hashash apo Kërp në serat e QTTB Lushnjë? Ministria e Bujqësisë "dekonspiron" brendinë me bimët e dyshimta, më pas modifikon videot

Disa pamje të postuara dje në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Bujqësisë së Bujqësisë, por edhe të vetë ministres Milva Ekonomi, për vizitën e kësaj të fundit në QTTB Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) ngrenë dyshimet se në serat e këtij institucioni mund të ketë dhe disa bimë të dyshimta. Ato ngjajnë si hashash (Cannabis Sativa) osë kërp. Por, pak më vonë videot janë modifikuar nga ministria, pasi i kërkuam me anë të një fotoje (screenshot nga videot) informacion se, çfarë lloj bime është kjo që duket në foto. Në video, në sekondat 36-37, në krah të domateve dukej një rresht me bimë, siç e shihni në foto, identike me “pesëfletëshin”. Këtë foto ia dërguam ministrisë për spjegime, por në vend të që kishe një përgjigje (megjithëse ditë e djelë), videot u modifukuan dhe ajo pjesë është prerë, si nga ajo që transmetohet në faqen e MBZHR, ashtu edhe në të ministres Ekonomi. KJo bëri që të shtohen ndryshimet. Megjithatë, duke e ditur se kjo mund të ndodhte, ne shkarkuam më parë videon ku duken bimët e dyshimta. Madje, edhe ai link me atë video nga facebook i ministres nuk hapet më (https://fb.watch/6GH9RCgYRd/).

Këtë foto, ia dërguam dhe 2 agronomëve të njohur dhe profesorëve të Agronomisë, të cilët nuk mund të flisnin me siguri se, për çfarë bime bëhej fjalë, por dyshimet e tyre, ashtu si dhe tonat, kanë të bëjnë me një ngjashmëri thuajse absolute për praninë e bimëve të hashashit ose të kërpit industrial.

Në videon e mëposhtme, ju do të shikoni pamjet, që janë dhe me logon e MBZHR, ku duket qartë bima e dyshmtë, video kjo e hedhur fillimisht nga ky intitucion.

Më pas, videot janë modifikuar dhe kjo pamje është fshirë dhe në videon e mëposhtme nuk gjenden.

Alert.al i kërkon Ministrisë së Bujqësisë, që ta sqarojë situatën në lidhje me bimët në fjalë se të çfarë lloji janë e përse ndodhen pikërisht në serat e një institucioni shtetëror në zemër të Myzeqesë.

Alert.al

Alarmohet policia, pronari gjen pakon me tritol të paplasur tek dera e shtëpisë

Një pako me landë plasëse të dyshuar tritol, është hedhur në oborrin e shtëpisë së një personi në Fushë Krujë. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se shtetasi i identifikuar ka parë pakon e dyshimtë në oborrin e shtëpisë, në orën 23.25 të mbrëmjes së djeshme.

Ai ka njoftuar menjëherë uniformat blu dhe grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje, për të bërë të mundur saqrimin e plotë të rrethanave të saj. Pritet më tepër informacion rreth pronarit të shtëpisë dhe qëllimit të vendosjes së kësaj lënde plasëse.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

alert.al/

Gjykata e Elbasanit ndryshon regjimim për Klemend Balilin, nga burgu isigurisë së lartë në Peqin, në burg normal

Pas disa seancash gjyqësore maratonë në gjykatën e Elbasanit, Klemend Balili, njeriu i bërë i famshëm për trafikun e drogës nga Saranda në drejtim të Greqisë, ka mundur të ndryshojë rregjimin e vuajtjes së dënimit. Nëpërmjet një vendimi të firmosur në datën 9 korrik 2021 nga gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i dënuari me 10 vite burgim Klemend Balili, ka dalë nga sistemi i vuajtjes së dënimit nga një burg i sigurisë së Lartë në Peqin, duke u transferuar në një burg të sigurisë së zakonshme. Gjykata ka urdhëruar që pjesën e dënimit të mbetur, Balili ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme, ku oraret e takimeve me familjarët dhe kushtet e tjera janë më të zbutura. Me kërkesën e Balilit, për të ndryshuar kushtet e sigurisë të vuajtjes së dënimit ka qënë dakord dhe prokurori i Elbasanit, Mustafa Turku, i cili pasi është njohur me aktin e ekspertimit të dy mjekëve, i ka pohuar gjykatës se ishte dakord për ndryshimin e sigurisë së burgut, për të dënuarin Klemend Balili. Balili, nëpërmjet avokatit të tij kishte depozituar gati 1 vit më parë kërkesën për të dalë nga burgu i sigurisë së lartë. Avokati ka kërkuar një gjykim të shpejtë, për të mbrojtur shëndetin e Balilit, pasi sipas tij: “…për shkak të një regjimi të ashpër në sigurinë e lartë të burgut, i dënuari ka mungesë kontakti me mjekun dhe të afërmit…”. Avokati ka argumentuar më tej në seancë gjyqësore se qëndrimi në një burg të sigurisë së lartë, ka sjellë përkeqësimin e shëndetit të Balilit dhe ky ambjent i rrezikon seriozisht jetën. Për tu bindur lidhur me gjëndjen shëndetësore të Balili, gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka tërhequr dosjen mjekësore të Balilit në burgun e Peqinit. Për më tepër ka caktuar dhe dy ekspertët mjeko-ligjorë, Elmaz Shaqiri dhe Sokrat Meksi, të cilët kanë kryer raportin mjekësor ku evidentohet gjëndja shëndetësore e Balilit. Duke u bazuar në këtë raport mjeko-ligjor dhe kërkesën e prokurorit të çështjes por dhe avokatit të Balilit, gjykata e Elbasanit ka miratuar në 9 korrik 2021, ndryshimin e sigurisë së vuajtjes së dënimit për Klemend Balilin. Balili është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burgim për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Sipas dosjes hetimore, në ditët e para të muajit Maj 2016, Klement Balili, organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë, të një sasie të madhe kanabisi 678 kg, në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgios Alyfandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo dhe dy korrierë shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët ndodheshin në det, por që sipas akuzës koordinoheshin nga toka nga Balili që qëndronte në Sarandë. Nga këtu, po sipas dosjes së sjellë nga pala greke Balili fliste me dy numra grekë, duke dhënë urdhra për korrierët e tij dhe koordinuar veprimet me kreun e organizatës greke Georgios Alyfantis. Në datat 5 maj 2016 dhe deri në datë 8 maj 2016 kur është bërë dhe sekuestrimi i lëndës nakotike, sipas hetimeve Balili ka mbajtur kontakte me Georgios Alyfantis, i cili ishte pritësi dhe organizuesi i pritjes së sasisë së lëndës narkotike cannabis sattiva që vinte nga Shqipëria, me varkën e drejtuar nga Petro Dalanaj. Konkretisht identifikimi i Balilit është bërë me sms-të e mëposhtme mes Alifandis, dhe Balilit ku greku i thotë shqiptarit “…Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde…”. Person shqiptar që deri në këto momente ishte i panjohur në 11 mars 2016, ora 13:23 i dërgon numrin “BF2613552”, që nga konfirmimi në sistemin TIMS është i Klemend Balili,lindur më 20 mars 1972 në Shqipëri, banor në Sarandë Shqipëri.

Alert.al

I morën djalin në komisiariat për lokalin hapur pas orës policore, vdes nga infarkti biznesmeni

Një ngjarje e trishtë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës.

Biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur shkurt “Çapi”, ka ndërruar jetë në orët e para të këtij mëngjesi, si pasojë e një infarkti.

Policia e Sarandës njoftoi sot në një deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat.

Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hoteli në qytetin bregdetar.

Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Më herë biznesmeni kishte kryer edhe një bypass.