Menu

Kryesore

Prokurori i Sarandës që mori ryshfet, ja sa lekë dhe euro iu gjetën nga kontrolli në shtëpi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorit të Saradës Sali Hasa. Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së prokuorit Hasa, atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 11 milionë lekësh të vjetra dhe 2 mijë euro.

Kujtojmë se prokurori u la në burg disa ditë më parë, pasi sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj. Sipas hetimeve motra e të pandehurit ndikoi te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajte të armëve të ftohta. /faxweb/

Skandal në Gjykatën e Lezhës, kancelarja dhe prokurorët djegin afatet e procedimit penal

Kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari kallëson penalisht kancelaren e institucionit për shpërdorim detyre. Pas verifikimeve, prokuroria ka vendosur mos fillim të procedimit penal, pasi sipas saj nuk janë konstatuar elemente të vepres penale, të cilat i pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është dërguar paleve.

Por çuditërisht 10 ditë më vonë i njëjti vendim ka dalë sërish i vulosur dhe protokolluar nga prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes. Pasi është konstatuar ky falsifikim nga ana e prokurorisë, kanë nisur menjëherë hetimet, pasi këto veprime dyshohet të jenë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë. Organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Falsifikim dokumentash” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati.
Prokurori ka marre në pyetje punonjës të prokurorisë dhe gjykatës, pasi ka dyshimet se keto veprime në shkelje te ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që ti jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të bëjë ankimin kundër vendimit të prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së Gjykatës.

Nga ana e prokurorisë ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal që ka ndodhur brenda institucionit por po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura.
Dalja e vendimit të dytë nga prokuroria i ka dhënë afatet e nevojshme kryetares së Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari që të ankimojë vendimin e prokurorise për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares dhe çështja eshte regjistruar dhe pritet të shqyrtohet në Gjykaten e Lezhës.

alert.al/

Pa test dhe pa vaksinë, Austria dhe Holanda heqin të gjitha kufizimet anti-COVID me Shqipërinë

Duke filluar nga dita e sotme Austria dhe Holanda kanë hequr të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë për të udhëtuar. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.

Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Austria është shteti i parë nga BE-ja që ka hequr të gjitha kufizimet me vendin tonë, ndërkohë që shtetet e tjera e kanë të detyrueshme që qytetari të ketë me vete testin negativ, që të ketë bërë një nga vaksinat apo edhe formularin PFL siç është në rastin e Greqisë.

Njoftimi për Austrinë:

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.  Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.  Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Njoftimi për Hollandën:

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers… Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën.

alert.al/

 

 

Ish-Ambasadori Xhakaliu: Kosova duhet të finalizojë me njohje marrëveshjen me Serbinë

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu deklaron se Kosova ndodhet në pozita të favorshme me ardhjen në pushtet të Presidentit Biden, prandaj duhet ta përmbyllë dialogun me Serbinë me një marrëveshje me njohjen e pavarësisë.

Në një intervistë për emisionin “Zëri i Diasporës” në ALBUK TV, Xhakaliu tha se “Mendoj që dialogu është proces shumë i rëndësishëm për Kosovën për rryugëtimin drejt BE. Mendoj se ka pasur suksese dhe dështime. Tani jemi në një faze përfundimtare. Në shumë takime bilaterale ku ka qenë prezent në Berlin, kemi theksuar që bisedimet duhet të kenë një datë të përfundimit, me qëllim që të arrihet një fazë finale. Edhe qeveria e tanishme e ka marrë seiozisht çështjen e bisedimeve në Bruksel. Pala kosovare duhet të jetë e përgatitur për këto bidsedime”.

Lithur me librealzimin e vizave, Ambasadori Xhakaliu tha:  “Së pari, mendoj se Bashkimi Evropian padrejtësisht e mban popullin Kosovës ende të izoluar. Kosova mbi 98% të detyrimeve i ka përmbushur qysh në vitin 2018. Edhe si shtet edhe si qytetar jemi evropian dhe meritojmë lëvizjen e lirë”.

Ambasadori theksoi se ndryshimet në pushtet në SHBA e favorizojnë arritjen e këtyre objektivave.

“Janë krijuar rrethana të favorshme me zgjedhjen e presidenti Biden, pasi është mik i Kosovës, dihet vizita e tij, kontributi i djalit të tij dhe po shtohet interesimi i shtuar i diplomacisë amerikane ndaj Kosovës.  Mendoj se SHBA duhet të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel me Serbinë. Koordinimi i BE-së me SHBA për ne është një ndihmë e madhe dhe besoj se do të kemi rezultate nga kjo qeveri”.

I pyetur nga medratori mbi Lajçak që foli serbisht dhe tha se Kushtetuta nuk është një bibël, Xhakaliu tha se politika evropiane nuk varet nga individët.

“Nuk e shoh ndonjë problem për bisedimet nga ndërmjetësit Lajçak dhe Borell. Takimet e përbashkëta dhe konferencat e shtypit janë më tepër prezantim publik, kurse në bisedime ka një qasje më pragmatike”, tha Ambasadori Xhakaliu.

alert.al/

Rama-gazetares greke: Greqia të heqë ligjin e luftës, për detin morëm arbitër ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë aktualisht në Forumin Ekonomik që mbahet në Maqedoninë e Veriut. Fokusi kryesor është e ardhmja europiane e dy vendeve dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në një moment, gazetarja greke e ka pyetur Ramën për marrëdhënien e tij me Turqinë, në një kohë që dy vendet – Greqia dhe Turqia – nuk kanë raporte të mira. Kryeministri guxoi duke e vënë në siklet gazetaren, dhe e pyeti nëse ajo ishte xheloze për marrëdhënien e tij me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët. Për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Gjithashtu, kryeministri shqiptar është pyetur dhe për çështjen e detit dhe ligjin e luftës me Greqinë.

Rama: Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time.

Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike.

Më tej, Rama komentoi dhe vendimin e djeshëm të ministrave të Jahstëm të vendeve të BE, të cilët nuk morën dot një vendim për Konferencën e parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shkak u bë vetoja bullgare për M.Veriut e cila penalizoi dhe Shqipërinë.

Rama: Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Europian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku.

Negociatat me BE/ Rama nga Shkupi: Dështoi Brukseli, jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut!

Një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, flet kryeministri Edi Rama.

Nga Shkupi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk dështuan, por ajo që dështoi ishte vetë BE.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë.

Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, tha kryeministri Rama.

alert.al/

KQZ shpërndan mandatet për deputetë, Celibashi: Pranohet kërkesa e PD për koalicionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është duke lexuar mandatet që ka marrë çdo forcë politike në të 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste ka marrë nga zgjedhjet 74 mandate deputetësh Partia Demokratike 59, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.

“Vlerësojmë që pretendimi i PD në lidhje me përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit, kur këto parti politike janë pjesë të një koalicioni qëndron dhe do e reflektojmë në zgjedhjen e projektaktit.

Në rastet kur kandidatet fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni, do të jetë e përcaktuar dhe partia politike ku i përket ai fitues. Në lidhje me numrin e mandateve të cilat iu shpërndan çdo subjekti zgjedhor për çdo qark.

Meqenëse nuk kemi diskutime të tjera, me lidhje me numrin e mandateve që përfiton një subjekt zgjedhor në çdo qark, atëherë i miratojmë sipas projekt vendimeve të paraqitura dhe konkretisht fillojmë me qarkun e Gjirokastrës. Shpërndarja e mandateve, është si më poshtë, PS 3, PD, 1.

Në Qarkun e Dibrës shpërndarja e mandateve është, PD 3, PS, 2 mandate. Në Qarkun Durrës, shpërndarja e mandateve është: PS 8, PD 6 mandate. Qarku Tiranë, shpërndarja e mandateve është si më poshtë. PS 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.

Shkodër PD 5, PS 3, PSD 2, LSI 1. Qarku Berat, PS 5, PD, 2. Qarku Kukës, PD 2, PS 1 mandat. Qarku Korçë, PS 6 mandate dhe PD 5. Qarku Lezhë, PD 4 mandate PS 3 mandate. Qarku Vlorë PS 8 mandate, PD 4 mandate. Qarku Elbasan, PS 8 mandate, PD 6 mandate.

Qarku Fier, PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Këto ishin vendimet në lidhje me numrin e mandateve për çdo qark.

Kundër këtyre vendimeve bëhet ankesa në KAS brenda 3 ditësh e ky vendim hy në fuqi menjëherë në fletoren zyrtare”, tha Celibashi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda tre ditëve, në Kolegjin e Ankesave dhe Sanksionave, nga dita e sotme që u bënë publike rezultatet. Vendimi me urdhër të Celibashit ka hyrë në fuqi menjëherë.

Qarqet dhe mandatet për çdo parti:

Gjirokastër
PS: 3 mandate
PD-AN: 1 mandat

Dibër
PD-AN: 3 mandate
PS: 2 mandate

Durrës
PS: 8 mandate
PD-AN: 6 mandate

Tiranë
PS: 18 mandate
PD-AN: 15 mandate
LSI: 2 mandate
PSD: 1 mandat

Shkodër
PD-AN: 5 mandate
PS: 3 mandate
PSD: 2 mandate
LSI: 1 mandat

Berat
PS: 5 mandate
PD-AN: 2 mandate

Kukës
PD-AN: 2 mandate
PS: 1 mandat

Korçë
PS: 6 mandate
PDD-AN: 5 mandate

Lezhë
PD-AN: 4 mandate
PS: 3 mandate

Vlorë
PS: 8 mandate
PD-AN: 4 mandate

Elbasan
PS: 8 mandate
PD-AN: 6 mandate

Fier
PS: 9 mandate
PD-AN: 6 mandate
LSI: 1 mandat

alert.al/

Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rruga nisjes së punimeve

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit te Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugen nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.

Mësohet se me miratimin e fondit, ana procedurale konsiderohet pothuajse e përfunduar, teksa shumë shpejt pritet të nisë puna edhe në terren për ndërtimin e teatrit të ri, ne te njejtin vend ku më parë ka qenë teatri i vjetër.

Projekti, tashmë i përfunduar dhe gati për të nisur nga zbatimi, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.

Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përvec ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor që do i shërbejë kësaj godine moderne.

alert.al/

Kim: E kuptojmë presionin për Reformën në Drejtësi, se jemi në Shqipëri, por të ecim përpara!

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur sot për Reformën në Drejtësi. Ajo tha se Reforma në Drejtëi ka kosto vetjake, por duhen paguar sot që të mos u mbeten brezave.

Në një aktivitet për këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe krerët e KLGJ dhe KLP, kryediplomatja amerikane tha se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës, duke shtuar se nëse ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë, kostot do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se “Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara”.

“Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Ne do të njihemi me hollësitë e gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Institucionet e reformës në drejtësi tashmë janë ngritur. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.

Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

alert.al/

Ambasadori Soreca me Naureda Llagamin: Tani përparësia e KLGJ, plotësimi i Gjykatës së Lartë

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca thekson se ka diskutuar me Llagamin mbi përparësitë e Këshillit të Lartë Gjyqësore, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

“Diskutim i shkëlqyer me kryetaren e KLGJ, Llagami, rreth përparësive të Këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. BE vazhdon të mbështesë punën e KLGJ”, thekson ambasadori Soreca.