Menu

Kryesore

Kurti sot në Paris, pritet nga presidenti francez Macron në Pallatin Elisee

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Investigimi / Pesticidet me lëndë aktive të ndaluara në BE, ndryshe nga etiketa, por dhe kontrabandë, që rrezikojnë shëndetin publik dhe fermerët

Nga Rudina MUÇA*

“Kemi frikë nga ushqimet. Frutat dhe perimet i rrisin me hormone, nuk e dimë se me cfarë po ushqehemi”. Këtë përgjigje merr sa herë që konsumatori pyetet për prodhimet bujqësore. Vitet e fundit media e shkruar dhe ajo audiovizive ka ngritur zërin për përdorimin e “helmeve” të rrezikshme që përdoren në bujqësi. Pesticidet janë një e keqe e domosdoshme për të ruajtur prodhimin bujqësore. Por, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave kimike ka sjellë zhvillimin modern në bujqësi. Po çfarë janë pesticidet që konsumatori i trembet kaq shumë?

Termi “Pesticide” përfshimin një numër të madh të komponimeve që përdoren për mbytjen ose kontrollin e dëmtuesve sic janë: insektet, kërpudha, bimë të padëshirueshme (bar i keq) brejtës dhe mikroorganizma. Pra pesticidet ndihmojnë fermerin për të përmirësuar sasinë, cilësinë dhe shumëllojshmërinë e kulturave bujqësore. Shumë herë prodhimet bujqësore shqiptare janë përfshirë në skandale abuzimi pesticidesh. Për këtë arsye, “Agjencia për kontrollin cilësor, higjenik dhe të kimikateve në fruta perime” e Greqisë ka kthyer disa herë mbarpsht prodhimet bujqësore “Made in Albania”, pasi ato kanë rezultuar me ngarkesë të lartë të pesticideve. Por, edhe shtete të tjera në BE.

Gjatë zbatimit të këtij projekti ne kemi analizuar disa pesticide në laborator te akredituar. Konkretisht gazetarët investigativ të Qendrës ALERT kanë bërë blerje rastësore në farmaci disa bujqësore. Pesticidet që Qendra ALERT ka zgjedhur të analizojë janë ato që gjejnë përdorimin më të gjërë në të mbjella. Konkretisht kemi kërkuar analizimin e pesticideve: Imidaclorpd (Confidor), Chlorpyrifos (Adama pyrinex), Laser Planta shpk (Spinosad) dhe Affirm (Emamectin-Benzoate). Qendra ALERT kërkoi që në këto PMB të analizohej përmbajtjen reale e lendëve aktive, duke e krahasuar me sasinë e lëndës aktive të deklaruar në etiketën e produktit. Sipas specialistit të imputeve bujqësore, njëherësh pedagog ne Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fredi Brahushi, nga katër kampionët e pesticideve të analizuar pranë laboratorit të akredituar NOVAL, dy prej pesticideve janë në mungesë të lëndëve aktive, nëse krahasimin e bëjmë me ambalazhimin tregtar.

Ekspertët lëshojnë alarmin për rrezikun e shëndetit të konsumatorëve, pasi mospërputhja e lëndës aktive me deklarimin në etiketë, bën që të përdoren mbidoza dhe që në fund, hyjnë në trupin tonë nëpërmjet perimeve e frutave, pasi ato mbingarkohen me sasitë e hedhura.

Rezultati i analizave të PMB-ve

“Bazuar në rezultatet e analizave të marra si dhe në gjykimin si specialist i fushës dalim në konkluzionet si vijon:

Analiza e formulimit tregetar Pyrinex 48 EC me përmbajtje të lëndës aktive në etiket 480 g/l  Chlorpyrifos rezulton me një diferencë -91 g/l në vlerë absolute ose -19% në vlerë relative, krahasuar me etiketën. Në gjykimin tim kjo vlerë devijimi konsiderohet shumë e lartë dhe përbën problem të madh në përdorim duke mos dhënë efektin e dëshiruar në mbrojtjen e bimëve. Theksoj që kjo lëndë aktive është hequr nga përdorimi në vendet e BE, ndaj duhet që edhe në vendin tonë të hiqet nga tregtimi i mëtejshëm”, analizon Ferdi Brahushi.

Nr. Emri tregetar i formulimit Lenda aktive

(l.a.)

Permbajtja e l.a. Rezultati i analizes Rikuperimi

(%)

Diferenca

absolute

Diferenca

relative (%)

1 Adama Pyrinex 48 EC Chlorpyrifos[1] 480g/l 389 84 -91g/l -19.0
2 Confidor Imidakloprid[2] 200 g/l 191 82 -9g/l -4.5
3 Laser Spinosad[3] 48 % 47.3 83 -0.7% -1.5
4 Affirm Emamectin benzoate[4] 0.95% 0.94 85 -0.01% -1.1
[1]Eshte lejuar perdorimi ne BE deri 16.01.2020
[2]Eshte lejuar perdorimi ne BE deri 01.12.2020
[3]Lejohet perdorimine BE
[4]Lejohet perdorimine BE

Një tjetër insektid që vë në rrezik bujqësinë dhe shëndetin e konsumatorit është Confidor.

“Analiza e formulimit tregtar ‘Confidor’ me përmbajtje të lëndës aktive në etiket 200 g/l Imidacloprid, rezulton me një diferencë -9 g/l në vlerë absolute ose – 4.5% në vlerë relative, krahasuar me etiketën. Në gjykimin tim, kjo vlerë devijimi konsiderohet mesatarisht e lartë dhe përbën problem në përdorim, duke mos dhënë efektin e dëshiruar në mbrojtjen e bimëve dhe mashtrim ekonomik për fermerët. Theksoj që edhe kjo lëndë aktive është hequr nga përdorimi ne vendet e BE”, tha Brahushi.

Eksperti dhe profesori Brahushi thotë se, analiza e formulimit tregetar “Laser” me përmbajtje të lëndës aktive në etiketë 48% Spinosad rezulton me një diferencë  -0.7% në vlerë absolute ose -1.5% ne vlere relative krahesuar me etiketen dhe formulimi tregetar “Affirm” me përmbajtje të lëndës aktive në etiketë 0.95% Spinosad rezulton me një diference -0.01% në vlere absolute ose -1.1% në vlerë relative krahasuar me etiketën. “Ne gjykimin tim dhe siç e parashikon legjislacioni shqiptar, kjo vlerë devijimi mund të konsiderohet normale”, thekson ai.

“Përdorimi i pesticideve me më pak lëndë aktive në etiketë sië është në rastin e Pyrinex 48 EC dhe Confidor është një mashtrim ekonomik, pasi fermeri e blem sipas çmimit që bazohet në % e lëndës aktive dhe për shkak të përmbajtjes së ulët, nuk jep efektin e duhur në mbrojtjen e bimëve, duke ulur rendimentin. Nga ana tjetër, fermeri, për të siguruar mbrojtjen e bimëve detyrohet të përdorë sasira më të larta të pesticideve ose përseritje të trajtimit me pesticide, gje e cila rrit koston e prodhimit. Një problematikë tjetër shumë e rëndësishme është që, nga përdorimi i përsëritur ose me doza të larta i pesticideve, kemi rritje të mbetjeve të tyre në mjedis, pra ndotje të tokës, ujit dhe të produkteve bujqësore, duke cënuar sigurinë ushqimore të konsumatoreve”, thekson Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Prof.Ferdi Brahushi

Ndërkohë, siç dhe lehtësisht mund të verifikohet nga videoja një produktet që është marrë për analizë, “Afirm” pavarësisht rezultatit, ka hyrë në Shqipëri kontrabandë. Tregtari e thotë vetë se është një produkt i importuar në mënyrë ilegale nga Greqia dhe është detyruar që në Shqipëri ta ambalazhojë në paketime të vogla dhe me etiketë në Shqip. Kjo tregon qartë se, edhe shumë pesticite që mund të jenë të ndaluara të përdoren në bujqësi, të futen lehtësisht në territorin tonë në mënyrë ilegale, por të shiten lirshëm në tregun tonë.

Qendra ALERT gjithashtu intervistoi dhe fermerin e ri, Franc Kaloshi. Sipas Kaloshit, cilësia e pesticideve në Shqipëri lë për të dëshiruar. Mungesa e lëndës aktive, shumë herë ka vënë në rrezik prodhimin e tij bujqësor. Familja Kaloshi u shpërngul nga Tirana për t’u marë me bujqësi, por sfidat e mëdha që përballet fermeri po i çojnë ata drejt falimentimit.

“Që nga viti 2000 e deri më tani kemi 150 ha të mbjella me kultura të ndryshme. Në shumë raste pesticidet nuk e kanë efektin real, nuk janë sic shënohen në etiketë. Ato që riambalazhhen këtu kanë probleme  bëhen me shtesa të panjohura. Insekticidet dhe herbicidet janë ato që ne hasim më shumë probleme. Këto dy pesticide jemi të detyruar t’i   përdorim në të gjitha kulturat. Pyrinex e përdor për të luftuar karkaecin tek lakra. Por asgjë nuk ndodhe detyrohem që lakrën në fushë ta spërkas mbi dy herë me Pyrinex, por përsëri vezët e karkalecit më shtohen”, thotë fermeri nga Lushnja, Franc Kaloshi.

Po për çfarë përdoren këto dy pesticide?

Sipas agronomit Demir Muça, përdorimi më i lartë i pesticideve ndodh kur kalohet periudha e qëtësisë, pra dimërimi

“Insekticidet Confidor dhe Pyrinex, më së shumti përdoren në sera. Kur perimet e kultivuara kalojnë periudhën e qetësisë dimërore, dalin krahëbardhat. Ky insekt del më shpejt për shkak të kushteve atmosferike që ka brënda në serë. Ndërsa në fushë përdorimi i tyre fillon në muajin maj-qeshor. Fermerët shumë herë drejtohen përsëri në derën e farmacisë sime. Insektet vazhdojnë të jenë në bimë edhe kur bëhet spërkatja me këto pesticide. Sa do që i ofroj një tjetër insekticid, cilësia e tyre e zhgënjen gjithnjë bujkun”, përfundoi agronomi Demir Muça.

Arben Shytaj

Ndërkohë, sipas ekspertit të imputeve bujqësore Arben Shytaj  kompanitë importuese nuk janë transparente me fermerin. Në etiketen e imputeve bujqësore përvec lëndës bazë aktive, pothuajse gjithnjë jemi në mungesë të lëndës dytësore.

“Një pesticid është i efektshëm nëse ka masën e  duhur të lëndës aktive. Farmacitë bujqësore, kur dyshojnë % e lëndës aktive rrisin dozën e spërkatjes së prodhimit. Sigurojnë eleminimin e insketit dhe nuk mendojnë mbetjen në produkt. Ndërsa lëndët dytësore gjithnjë mbesin mister për fermerin dhe agronomin. Ato janë të shënuara vetëm në kartën teknologjike që e disponon tregtari”, tha Arben Shytaj. Sipas tij, përdorimi me mbidozë rrezikon shëndetin publik, pasi hedhja mbi normën, pasi dozat standarde nuk japin efekt, reflektohen në produktet përfundimtare që ne konsumojm,ë perime apo fruta.

Efektet negative të PMB-ve jo-cilësore

Përdorimi i pesticideve me më pak lëndë aktive në etiketë, siç është në rastin e formulimit tregtar Pyrinex 48 EC dhe Confidore është një mashtrim ekonomik së pari, pasi fermeri e blen sipas çmimit që bazohet në % e lëndës aktive dhe për shkak të përmbajtjes së ulët nuk jep efektin e duhur në mbrojtjen e bimëve. Gjithashtu, fermeri për të siguruar mbrojtjen e bimëve detyrohet të përdor sasi të mëdha të pesticideve ose përsëritje të trajtimit me pesticide, gjë e cila çon në rritjen e kostos së prodhimit të bimëve. Sipas Brahushit dhe Shytajt, risku më i madh shfaqet te konsumatori dhe shëndeti i tij. “Nëse një fermer përdor në serën apo arën e tij, një pesticid apo insekticid me lëndë aktive më të ulët, ai nuk jep rezultatin e pritshëm. Në këto kushte, ata blejnë dozë tjetër dhe e ripërdorin, duke bërë që pima dhe produkti perime apo edhe fruta të tejngarkohet me lëndët e rrezikshme për shëndetin e njeriut”, thonë.

“Kam mbjellë 60 ha grurë. Për të eleminuar barërat e këqija kam përdor herbicide të ndryshme. Për të eleminuar barin e keq nga sipërfaqia prej 20 ha tokë të mbjellë me grurë kam përdor herbicidin Dy4D. Ky herbicid nuk ka dhënë asnjë efekt. Për faj të importuesit dhe shtetit që nuk i kontrollon, gruri do të dalë i pisët dhe fabrika do të më ulë çmimin. Pra, sipas fabrikës, ky grurë nuk duhet të vlerësohet për konsum human, por për kafshë. Për mua është dëm i madh ekonomik sepse për 20 ha prodhoj 100 ton, gruri i mirë shitet me 30 mijë lek kuintali, ndërsa gruri pisët meret 20 mijë lekë kuintali. Me një llogari të thjeshtë, unë këtë vit do të humb të gjithë fitimin që prisja, pra 10 milionë lekë”, – dëshmon Franc Kaloshi.

Një problematikë tjetër shumë e rëndësishme është që nga rispërkatja  kalojmë në rritje të mbetjeve të rrezikshmë në mjedis, pra ndotje të tokës, ujit, dhe të produkteve bujqësore duke cënuar sigurinë ushqimore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në organikën e saj ka disa institucione që duhet të kujdesen për ndalimin e pesticideve të skaduara apo jocilësore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Agjensia e Mbrojtes së Bimëve dhe Qendrat e Laboratoreve Shtetëror, së bashku me trupat inspektuese duhet të shërbejnë si  “shtylla” e mbrotjes së integruar të bimëve.

“Për kontrollin e cilësisë së PMB-ve, duket më shumë që kemi një boshllëk ligjor. Ligji i Mbrojtjes së Bimëve nuk parashikon dispozitë, vetëm një paragraf i VKM 1188 ka detyrimin për vlerësimin e cilësisë, por pa e detajuar, sidomos qëndrimin ndaj subjektit abuzues edhe vetë AKU nuk di si të veprojë”, tha specialisti Shytaj.

Në vitin 2008, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1555 u mor vendimi “Për përcaktimin e rregullave të regjistrimit të kritereve të produkteve për mbrojtjen e bimëve”. Ky vendim që tashmë është shfuqizuar, i jepte të drejtë inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të analizonte dhe të kontrollonte të gjitha njësitë tregtare të imputeve bujqësore. Me largimin e këtij vendimit, sipas ekspertit Shytaj, tregtarët e mëdhenj, në disa raste, abuzojnë në kurriz të djersës së fermerit dhe shëndetit të konsumatorit.

Qendra ALERT / Alert.al

*Autorja e shkrimit është gazetare me ekseriencë disavjeçare në media të shkruara dhe elektronike, si dhe ka qenë pjesë e emisioneve televizive investigative. Aktualisht, është pjesë e departamentit të informacionit në televizionin Top Channel.

 

Materiali është realizuar nga Qendra ALERT, si pjesë e projektit “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Shtyhen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ BE: Prisni Presidencën sllovene

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër, atë sllovene”, tha ajo.

Nga raportimet gjatë ditës së sotme ky vendim ishte i pritshëm, pasi ishte mësuar se Bullgaria do të bllokonte procesin për shkak të mos marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, kishte thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes u konfirmua se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, në fakt ishin deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Por tashmë pritet të shihet se çfarë vendimmarrje do të ketë nën presidencën sllovene.

Ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh  më herët se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

Ndërsa ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes tha se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.

“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani” tha Roth.

alert.al/

Nënkomisari i Policisë vjedh 5.5 milionë lekë që ishin sekuestruar si provë materiale

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra N/Komisarin Klodjan Caushi, me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, i cili dyshohet se ka vjedhur 5.5 milionë lekë të sekuestruara nga policia dhe i ka përdorur për shpenzime personale.

Hetimi për Nën Komisarin ka zgjatur disa muaj, ku SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë kanë gjetur provat e mjaftueshme që fajësojnë efektivin për përvetësimin e lekëve në vitin 2016.

“Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Njoftimi i plotë:

– Pezullohet nga detyra një punonjës policie, i dyshuar për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën

– Hetimi i kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në zbatim të Urdhrit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullim i një detyre a funksioni publik” në ngarkim të punonjësit të Policisë, N/Komisar K.C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje, duke shpërdoruar detyrën”.

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës si specialist pranë Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vitin 2016, ka keqpërdorur atributet dhe kompetencat e Policisë Gjyqësore, me qëllim përvetësimin për shpenzime personale të një shume të konsiderueshme parash, me vlerë 5.5 milion lekë.

Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi  kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit. Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

alert.al/

"Mihal 2"/ “Më paguani dëmin”, ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit. Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë. Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën. Ne video shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia. Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.

alert/al/

Përplasja në bar “Orange” shkak borxhi 300 mijë euro i marë tek Renato Çaushi miku i Elton Çiços

Policia kriminale e Sarandës ka sekuestruar 26 gëzhoja të ndryshme në vendgjarje. Renato alias Andrea Çaushi u arrestua gjatë operacionit “Viluni”, si organizator i trafikut të drogës në Itali. Një muaj më pas e liroi gjykata e Apelit.

Biznesmeni i lokal “Orange” në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi, i cili mbeti i plagosur dhe që momentalisht është arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, rezulton të jetë futur në një konflikt borxhi financiar, prej 300 mijë euro.

Këtë borxh, Iljadhi ja ka marë vëllezërve Andrea alias Renato Çaushi dhe Ervis Çaushi nga Tepelena. Renato Çaushi, rezulton të jetë një person i skeduar nga policia e Shtetit, si kultivues dhe trafikant i drogës nga Shqipëria në Itali dhe Greqi. Renato Çaushi, në qershor të vitit 2017 u arrestua, pas një hetimi të kryer nga Krimet e Rënda, prokurori e cila finalizoi operacionin “Viluni”. Çaushi një muaj më pas u lirua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila zëvendësoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”.

Çaushi njihet si mik i afërt i Elton Çiços, që mbeti i vrarë në 1 Maj në lokal “De Niro” në Tiranë. Momentalisht Renato Çaushi dhe vëllai i tij, Ervis Çaushi janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, ndërsa në banesën e tij, asnjë polic nuk ka guxuar të ushtrojë kontroll. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku biznesmeni i bar “Orange” në Sarandë mbeti i plagosur së bashku me një turist 33-vjeçar, në polici u vetëdorëzua Redjan Hadëri, i cili mësohet se ka marë përsipër autorësinë e ngjarjes, duke përjashtuar implikimin e dy vëllezërve Renato dhe Ervis Çaushi.

Në vendgjarje policia, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 gëzhoja të ndryshme. Ndërkohë, në prannga ka përfunduar një tjetër shok i Renato Çaushit, shtetasi Luan Ubzova nga Tepelena me pseudonimin “Ujku”, i cili një ditë pas krimit kishte tentuar të digjte me benzinë lokalin “Orange” të ndërtuar nga Spiro Iljadhi.

Burime pranë policisë thanë se Iljadhi, shumën prej 300 mijë euro që u kishte marë borxh, dy vëllezërve Çaushi, e ka përdorur për mobilimin e dy lokaleve verore në Sarandë. Pikërisht mos këthimi i kësaj shume financiare, është bërë shkak për përplasjen me armë, në mbrëmjen kur Spiro Iljadhi, kishte zdhehur të hapte lokalin veror.

ONM kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK për Imerajn / Kim: Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik ka nxjerrë deklaratën e ONM-së ku thuhet se kryeprokurorja duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Përmes një postimi në tëitter Kim i bën thirrje mediave ta ndjekin nga afër këtë proces.

Yuri Kim shkruan:

Në përputhje me rolin e tij kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit e Int’l dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë ndodh më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi ose, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e vetingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë?

A do t’i shërbejnë media publikut dhe do ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha të tregojmë guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. SHBA do të jetë me ju.

Shkarkimet nga puna e drejtimi autoritar prej junte ushtarake, çon në “Illyrian Guard” 4 auditues nga Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme dërgon në shoqërinë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”, 4 auditues, të cilët do të skanojnë performancën ekonomike dhe shërbimeve të Drini Nikollës. Pas auditimit të Ministrisë, pritet që në Illyrian, të zbarkojnë audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Drini Nikolla, ka kohë të merret me hartime ironike për punonjësit e tij, në profilin e tij në “FB”. Abuzimet me shkarkimet që po kryhen me punonjësit në kompaninë “Illyrian Guard”, kanë bërë që në ambjentet e këtij institucioni të shfaqet një grup auditimi nga Ministria e Brendshme.
Katër auditues të kësaj kompanie, prej disa ditësh janë ulur “këmbëkryq” në ambjentet e “Illyrian Guard”, ku kanë hartuar planin për auditimin në tre kritere, atë të performancës ligjore, performacës ekonomike dhe performancës së shërbimeve, që ofron kjo kompani në intitucionet shtetërore. Njeriu që është vënë në shënjestër nga ky auditim, është pikërisht ushtaraku Drini Nikolla, i cili prej 5 muaj që po drejton këto kompani, ka sjellë vetëm re “të zeza”, për imazhin, performancën dhe punonjësit e kësaj kompanie. Drini Nikolla, tashmë është nën ethet e veta të largimit nga puna, për shkak se audituesit e Ministrisë së Brendshme, do nxjerin shkelje të rënda, gjatë drejtimit prej tij, për gati 5 muaj të kompanisë “Illyrian Guard”. Ky auditim që tashmë ka nisur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, pritet që shumë shpejt të pasohet nga një auditim më i pavarur dhe tepër i rreptë i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Momentalisht KLSH, është në auditim pranë ministrisë së Brendshme, ku po survejon buxhetin ekonomik në disa sektorë.
Por, ende nuk ka shkuar në “Illyrian Guard”. Nikolla edhe pse është vënë në skanim të plotë vijon të bëjë gafa të pafalshme, gafa këto që në vijim do i sjellin dëme ekonomike në buxhetin e shtetit. Tashmë procesmet gjyqësore për largimin e punonjësve nga puna, kanë filluar në gjykatë. Ndërsa Nikolla vijon të mos i dorëzojë dokumentacionin origjinal punonjësve që ai vetë ka larguar nga puna. Madje refuzimin e dhënies së dokumentacionit zyrtar, Nikolla ja ka bërë dhe avokatit Ndue Pjetra, njërit prej përfaqësuesve ligjorë të një punonjësi të shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga ai. Nuk është aspak çudi që Drini Nikolla, në të njëjtën kohë të marrë dhe bëjë veprime, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën, veprime këto që nxjerin zbuluar paftësinë e tij për të qënë në krye të kësaj shoqërie sigurie me aksioner Ministrinë e Brendshme. Rasti më flagrant i paaftësisë së Drini Nikollës është fakti se kishte një vend vakat për shofer. Në total kompania ka në organikën e saj 10 shoferë në strukturën bazë. Njëri nga këta të dhjetë është shoferi personal i administratorit të kompanisë, Drini Nikolla.

Drini Nikolla

Ndërsa 9 të tjerët janë me shërbim për nevojat e kompanisë. Gjëndja e shoferëve për të kryer nevojat e kompanisë ishte në total 8 shoferë, ndërsa 1 vend në këtë pozicion pune ishte i lirë. Mirëpo në muajin shkurt dhe muajin Mars 2021, Drini Nikolla, kur sapo kishte marë detyrën e administratorit të “Illyrian Guard”, merr në punë dy shoferë të “besuar”, duke plotësuar dhe tejkaluar organikën e limitit të shoferëve që i lejonte organika për të punësuar.
Por, gjatë kohës që Drini Nikolla pretendon se, për të mbrojtur buxhetin e kompanisë këmbëngul të miratojë në Këshillin Mbykqyrës, largimin nga puna të shoferëve, sepse sipas tij janë tepër, ai nga ana tjetër punëson më tepër shoferë nga sa e përmban organika që ishte në fuqi.
Dhe, për të kamufluar këtë tejkalim të kompetencave, më e çuditshmja është se njërin prej shoferëve nuk e emëron në sektorin e logjistikës të kompanisë së sigurisë, por e emëron si punonjës sigurie objekti. Ndërkohë që në përditshmëri ky punonjës sigurie objekti, kryen në fakt rolin e shoferit.
Në shoqërinë “Illyrian Guard”, ka aq shumë nevojë për shofera, saqë Drini Nikolla, përveç shoferëve të sektorit logjistik, mban akoma për shofer një punonjës sigurie. Por ky është një nga paradokset e rradhës të administratorit Drini Nikolla, i cili kryen në mënyrë të përsëritur mashtrimin e punonjësve të larguar nga puna.
Këtyre punonjësve, Drini Nikolla, pasi i hedh në rrugë i njofton me shkresë zyrtare se u është ofruar mundësia e punësimit si punonjës sigurie pasi të certifikohen. Ndërkohë, certifikimi nuk është pjesë e “Illyrian Guard”, por e Policisë së Shtetit.
Por, duket se Drini Nikolla nuk e ka seriozisht edhe punën e certifikimit, pasi midis 5 shoferëve të shkarkuar nga puna, disa prej tyre janë të certifikuar për punonjës shërbimi, certifikim të cilin Nikolla nuk e mori parasysh.
E njëjta situate është duke ndodhur dhe me operatorët e shërbimit në “Illyrian Guard”, ku disa operatorë me mjaft përfojë në këtë sistem të nisur qysh prej fillesave të kompanisë, janë larguar nga puna me pretekstin e shkurtimit të vendit të punës për shkak të organikës së re. Ndërkohë, që nga ana tjetër, Nikolla, me firmën e tij, vijon të punësojë gra dhe vajza të reja në këtë shërbim, që nuk ja kanë haberin fare sallës së monitorimit.
Alert.al

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

Demi

Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj.

Binjakët

Ana e mirë e Merkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijuese dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmonia në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët: shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

Gaforrja

Do të keni frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv! Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe si edhe puna do të ecë, më në fund po filloni të fitoni.

Luani

Do të jetë një ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Merkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata, që të bindur se mund t’ua mbushin mendjen, duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

Virgjëresha

Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësire argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së ditës së nesërme, duke pranuar ftesë e miqve që ju kërkojnë.

Peshorja

Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen mundësi profesioni. Çifti Merkur-Neptun ju mbështet. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë tuaj krijuese.

Akrepi

Udhëtime dhe lëvizje të shumta e gjallërojnë ditën tuaj: mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të keni dëshirë.

Shigjetari

Pavarësisht të gjithave, Hëna ju flet për të punuar. Për fat të mirë, çifti Mërkur-Neptun ju mbështet me një përzierje të mrekullueshme të arsyesh dhe intuitës. Një bisedë e këndshme, ku ndjenjat shprehen hapur, ndihmon në marrëdhëniet në çift.

Bricjapi

Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çiftit Merkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku, në dashuri, është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.

Ujori

Çifti Pluton-Uran që ju mbështet ju dhuron intuitë të jashtëzakonshëm. I perceptoni dëshirat e njerëzve dhe u dilni përpara me entuziazëm. Në negociata dhe komunikim vazhdoni të keni mbarësi: kontakti me publikun stimulon ide të reja.

Peshqit

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.

 

Dokumentat/ Si u arrestua zjarrfikësi për trafikun e kokainës/ Detaji që zbuloi “Çimin e Rizait”

Një punonjës i bashkisë së Tiranës është arrestuar si pjesë e një grupi trafikantësh të kokainës nga Shqipëria në Zvicër e Gjermani. Rrjeti është goditur së fundi me arrrestimin e tetë personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve.

Krerët e e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre punonjësi i Bashkisë së Tiranës, zjarrëfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport organizatorët e aktivitetit kriminal ofronin pagesa deri në 3500 euro. Harka akuzohet se ka drejtuar trafikun e kokainës me destinacion Zvicrën.

Por si u ra në gjurmët e “Çimit të Rizait”?

Alert.al ka siguruar dokumentin e prokurorit Bledar Valikaj i cili firmosi urdhër ndalimin e zjarrfikësit, punonjës së bashkisë së Tiranës Ndriçim Harka pas një hetimi disa vjeçar.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, duke vepruar në mënyrë të fshehtë ka ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike, droga të forta të llojit kokainë dhe heroinë, duke përdorur dhe paguar persona të tjerë, si shtetas shqiptarë ashtu edhe të huaj, ndërkohë që vetë si persona organizatorë të këtij trafiku qëndronin në hije duke i shpëtuar kështu goditjeve nga organet ligjzbatuese”thuhet në dokumentin e urdhërndalimit të firmosur nga prokurori Bledar Valikaj dhe mban datën 21 qershor 2021

Kokaina për Tony

Fillesat e hetimit nisin në 2015. Më 7 janar 2015 kishte nisur hetim në kantonin Valisi Zvicër, ndaj Florian Moko për trafik kokaine.

Në fund të muajit prill përgjimet telefonike zbuluan se Moko do të siguronte një ngarkesë të madhe kokaine në mbështetje të një shtetasi shqiptar të quajtur “Tony” i cili sapo kishte mbërritur në Zvicër.

Më 5 maj 2015 në makinën që drejtohej nga një shtetas gjerman u sekuestruan 3 kg kokainë, e paketuar në tre pako 1 kg, me pastërti 20% . Së bashku me shtetasin gjerman Michael Schmiedel, u arretua dhe “Tony” Elton Meta, të cilët po dilnin së bashku nga një kafe e po shkonin të merrnin kokainën në makinë. Më pas u ndalua dhe Ilir Shella, personi i cili do të merrte drogën dhe do ta ruante në banesë për tia transportuar më pas Florian Mokos. Kur iu kontrollua banesa Florianit i gjetën 500 gr kokainë dhe një shumë prej 15 mijë frangash të fshehura në divan.

Si u rekrutua shoferi gjerman

Në dosje është dhënë dhe dëshmia e shtetasit gjerman Michael Schmiedel, i cili ishte shoferi i makinës ku u sekuestruan 3 kg kokainë. Ai ka pranuar në polici se ishte rekrutuar në 2014 në një diskotekë të Gjermanisë. Personat i kishin propozuar se do fitonte 1 mijë euro nga transporti midis Gjermanisë e Zvicrës.

Dy muaj më vonë në korrik apo në gusht Schmiedel mori një sms ku e udhëzonte që të merrte një shtetas në Berlin dhe ta çonte me makinë në Frankfurt. Kur mbërriti në atë qytet Schmiedel la makinën e tij tek një i panjohur dhe pas disa orësh e mori dhe u kthye.

“Ai thotë se ka vepruar 6 herë në këtë mënyrë duke menduar se transportonte para dhe jo drogë. Më 5 maj 2015 kur dhe u arrestua ishte takuar me Elton Meta në një kafe, në Monthey/ Zvicër” thuhet në dokumentin e urdhërndalimit.

“Tony” shqiptar zbuloi skemën

Para hetuesve zviceranë Tony ka pranuar se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës dhe se sipas tij një shqiptar i quajtur “Qimi” ose “Gimi” organizonte trafikun e kokainës nga Shqipëria.

“ Në Shqipëri Gimi punon me dy persona me origjinë shqiptare të cilët janë në nivel më të lartë se Gimi. Iliri ( Ilia Shella dhe Gimi) janë miq prej kohësh, kanë punuar bashkë në Greqi. Ai punonte në emër të dy shtetasve të tjerë shqiptarë që banojnë në Tiranë” mësohet të ketë dëshmuar Tony.

Si do dorëzohej kokaina për 3500 euro

Gjatë dëshmisë Elton Meta ka treguar se personi që e identifikonte si Shkëlqim Haka, (Gimi) 40 vjeç I kishte premtuar 3500 euro për të marrë kokainën për tia dorëzuar Ilir Shella. Ky i fundit do tia jepte shtetasit Florian Moko përgjegjës për ta shpërndarë në Zvicër.

Ai është takuar me shtetasin gjerman në një kafe, dhe në momentin kur po merrte kokainën nga makina e gjermanit ka ndërhyrë policia.

“Gimi” ose “Qimi”

Hetuesit zviceranë zbuluan se “Gimi” Ose “Qimi” ka koordinuar veprimet e shtetasve të lartëpërmendur për trafikimin e lëndës narkotike të kokainës nga Shqipëria për në Zvicër” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Kështu më 21 maj 2015 Prokuroria e kantonit Valias Zvicër regjistroi procedimin penal ndaj Gimit me qëllim identifikimin e rolit të tij në këtë trafik kokaine mes Zvicrës e Shqipërisë. Për këtë arsye u bë dhe kërkesa për regjistrim të procedimit penal në Shqipëri me qëllim hetim paralel të këtyre shtetasve në Shqipëri.

Autoritetet zvicerane kërkuan identifikimin e numrave telefonikë shqiptarë dhe rezultoi se ato I përkisnin akuzohen Etmond Merja e Ndriçim Harka.

Hetimi në Shqipëri

Më 6 qershor 2016 në prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për veprën penale trafik i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim.Ky procedim u regjistrua pas kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet zvicerane, si një hetim paralalel për fakte kriminale ku ishin përfshirë shtetas shqiptarë me vendbanim në Shqipëri.

Kurthi

Nga kompanitë telefonike u kërkua identifikimi i dy numrave telefonikë të cilët më pas rezultuan se njëri i përkiste Ndriçim Harka e tjetri Etmond Merja, kunati i tij.

Më pas është kërkuar verifikimi i numrave në sistemin elektronik të policisë së shtetit.

Ka rezultuar se Harka kur ka aplikuar për kartë identiteti ka dhënë numrin që ishte në përgjim dhe ishte identifikuar nga autoritete zvicerane. Karta e identitetit i është dhënë më 25 shkurt 2021.

Ndërkohë Etmond Merja rezulton të ketë dalë nga territori shqiptar prej 9 gusht 2018 nga Kapshtica dhe qëndron në Selanik të Greqisë.

Qimi apo Ndriçimi?

Shqiptari Elton Meta i arrestuar në Zvicër për trafikun e drogës ka përmendur emrin Shkëlqim Haka, por prokuroria ka dorëzuar prova që vërtetojnë se personi në fjalë është Ndriçim Harka. Këtë e konfirmon dhe nga fakti se në aplikacionin Truecaller” , ai quhej “Çimi i Rizait” që përkonte me emrin e të atit.

Si përfundim mbështetur në sa parashtruam më sipër, ekzistojnë dyshime të forta të mbështetura në prova se Ndriçim Riza Harka, është personi i etiketuar prej hetimeve të kryera nga autoritetet zviceriane si “Gimi” ose “Qimi”, dhe është përgjegjës opër organizimin e të lëndës narkotike, të llojit kokainë nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër” thuhet në dokumentin e urdhërndalimit të firmosur nga prokurori Bledar Valikaj dhe mban datën 21 qershor 2021./Ora/