Menu

Kryesore

Flet ish-vjehrra e Kudret Saliajt: “Ai i ka kërcënuar dje gocën dhe burrin tim, armë këtu nuk ka pasur”

Vajza ka pasur divorcin. E futi në burg dhe hapi divorcin vetë. Ai e ka kërcënuar dje gocën dhe burrin tim. Armë këtu nuk ka pasur” deklaron Manushaqja, ish-vjehrra e Kudret Saliajt.

Në momentin e vrasjes Manushaqja së bashku me djalin e saj kanë qenë në punë dhe nuk ishin në dijeni të krimit.

Kam qenë te lokali me djalin duke punuar. Duke punuar tre turne. Më futi me dhëndrrin në hasmëri.”

Po ashtu ajo tregon një episod teksa burri i saj Mexhit per ditëlindje i ka telefonuar dhëndërrit që të sillte fëmijët dhe vajzën por sipas zonjës ai i ka sharë dhe kërcënuar.

“Në 2 tetor burri im pati ditëlindjen dhe ftoi dhëndrin. Dhëndërr i tha, kam ditëlindjen, kam dëshirë të vish me gocën dhe fëmijët. Ai tha nuk kam për ta sjellë kurrë. As ti mos hajde kurrë te unë, ka thënë dhëndri. Megjithatë, ai filloi të na shajë në telefon.”

Për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe u plagos avokati I tiij Adriatik Cama në burg janë babë e bije Mexhit dhe Dhurata Picari. Çifti I  bashkëshortëve ishin në proces divorci të nisur që prej muajit nëntor të vitit 2020. Të premte gjykata do të vendoste se me cilën nga prindërit do të qëndronin 3 fëmijët e mitur. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë hapur dyert e mortit, por nuk pranuan te kenë një reagim për ngjarjen .

Një ditë pas vrasjes së Kudret Saliaj, policia ka deklaruar gruaja e dit, Dhurata Saliaj, tashmë e arrestuar ka pasur rol aktiv në ngjarje. Burimet policore bëjnë më dije se Dhurata Saliaj, e kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, duke ndihmuar babain e saj në realizimin e vrasjes.

Konkretisht ajo mësohet se ka mbajtur nën vëzhgim ish bashkëshortin dhe për të gjitha lëvizjet e tij ka njoftuar të atin e saj, Mexhit Picari, duke krijuar mundësinë e vrasjes. Pasi viktima ishte ulur në një lokal në afërsi të gjykatës, autori i njoftuar edhe nga vajza e atij, u afrua aty  te tavolina e Kudret Saliajt, qëlloi me armë pa mëshirë drejt ish-dhëndrrit të tij, por plumbat kapën edhe avokatin, Adriatik Cama, ish- prokuror në Tiranë.

Në banesën e Mexhpi Picarit, autorit të vrasjes së djeshme, jeton vetëm bashkëshortja e tij pasi djali i madh i familjes është larguar nga frika e hakmarrjes.

Familjarët e autorit kanë thënë se viktima i kishte kërcënuar. Manushaqe Piacai bashkëshorjta e Mexhit Picarit në një prononcim për mediat ka treguar për divorcin që vajza e saj kishte me Kudret Saliaj. Po ashtu ajo ka mohuar se bashkëshorti i saj të kishte armë.

alert.al/

Videot në “Tik-Tok”, gjyqtarja e Elbasanit: Janë të miat, mund t’i kenë hedhur fëmijët

Të hënën është caktuar mbajtja e seancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani, të cilës vetëm pak ditë më parë iu publikuan në rrjet disa video jo etike. Bëhet me dije se Top Channel, ka zbardhur raportin ku perveç veprimeve si pyetja e sekretarëve gjyqësorë, kamerat e sigurisë , është marrë në pyetje edhe magjistratja Kapedani.

Gjyqtarja ka mohuar kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Ndër të tjera ajo është shprehur se videot janë të sajat por mund të jenë publikuar nga fëmijët minoren të gjyqtares.

“Videot janë personale të miat”, ka deklaruar gjyqtarja. “Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Kujtojmë se videot e gjyqtares me makinë të shtrenjt, veshje të shtrenjta dhe pasarelat nëpër korridoret e gjykatës u bënë virale pak ditë më parë, teksa ato publikoheshin në një llogari në Tik-Tok.

alert.al/

Covid-19 po tërhiqet, MSh: Vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria ka shënuar vetëm 2 raste të reja me COVID-19 nw 24 orët e fundit, njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Të infektuarit janw në Tiranë e Lezhë. Ditën e djeshme Shqipëria shënoi 12 raste të reja, ndërkohë edhe sot nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.

29 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 kurse tek spitali Infektiv vijojnë trajtimin 28 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive. Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët teksa me fillimin e verës edhe numrat po bien afër 0.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3593 testime, 29 të shëruar, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 29

Të shtruar në spitale 28

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,593

Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3

alert.al/

 

 

Plas gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga Greqia të pulave të gjalla dhe nënprodukteve të tyre

Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga Greqia. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka firmosur një urdhër para dy ditëve që përcakton masat për parandalimin e futjes së gripit të shpendëve nga shteti fqinj.

Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe të Shpendëve, Shqipëria ka vendosur embargo për shumicën e rajoneve të Greqisë Veriore.

Urdhri i ministres Ekonomi

Urdhri me nr.238 datë 4 qershor 2021, mban titullin “Për disa masa mbrojtëse ndaj influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Greqisë”.


 

Ministrja përcakton ato zona të Greqisë ku ka plasur gripi i shpendëve.  “Urdhëroj ndalimin e importit dhe tranzitimin për në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga territori i shtetit të Greqisë për ndarjen administrative Maqedoni dhe Trakë, specifikisht për rajonet Imathia, Thessaloniki,Pella, Kilkis, Pierri, Seres, Chalkidiki, Thasos, Kavala, Drama, Xhanthi, Rohdope dhe Evros, ndarja administrative Epir dhe Maqedonia Perëndimore, specifikisht rajonet Thesprotia, Ioannina, Arta, Preveza, Florina, Grevena, Kastori, dhe Kozan për:

  1. Shpendët shtëpiakë të gjallë dhe të egër
  2. Zogjtë 24-orësh
  3. Shpendët dekorativë
  4. Materiali biologjik i shpendëve
  5. Vezët e shpendëve
  6. Mishi i shpendëve
  7. Nënproduktet e shpendëve”

Urdhri nënvizon që certifikata veterinare duhet të përcaktojë origjinën e ngarkesës së ardhur.

Lista e shteteve ku Shqipëria ka ndalur importin e shpendëve

Kështu Greqia i shtohet listës me 15 shtete, nga të cilat Shqipëria nuk importon shpendë dhe misin e tyre, qysh nga muaji prill i këtij viti. Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga 15 shtete të Europës, si dhe Izraeli.

Urdhri i lëshuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës avariare me patogjenitet të lartë të shpendëve”, mban datën 23 prill 2021 dhe është i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 29 prill.

Vendimi argumentohet me rrezikun e importimit të të ashtuquajturit grip të shpendëve, që rezulton të jetë i përhapur gjerësisht në shtetet më kryesore të Europës, si në Gjermani, Francë, Itali, Kroaci, Poloni, Hungari, Rumani, Çeki, Sllovaki, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Lituani, Ukraine, si dhe në shtetin e Izraelit.

Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë sanksionon ndalimin e importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër; zogjtë 24-orësh; shpendë dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; importimin e vezëve, mishit si dhe nënprodukteve të shpendëve nga 15 shtetet europiane dhe Izraeli.

Paralajmërimi i EFSA

Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas sinjaleve të qarta për një epidemi të gripit të shpendëve të përhapur gjerësisht në Europë.

Sipas Autoritetit Europian të sigurisë ushqimore EFSA në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021 janë zbuluar mbi 1000 raste të infektimeve nga një virus tepër ngjitës i quajtur HPAI A(H5), i përhapur në shpendë të egër dhe të butë.

alert.al/

Marrëveshja detare me Greqinë, ministri Dendias: Jemi në bisedime teknike me Shqipërinë

“Shqipëria dhe Greqia vijojnë konsultimet për hartimin kërkesës për në Hagë”, kështu është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias mbi marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve.

në një intervistë të dhënë gjatë kësaj të shtune për gazetën “Parapolitika”, i pyetur për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, e për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias tha:

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar. Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”.

Në lidhje me ratifikimin e pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020, tashmë mbetet përcaktimi i datave për seancat parlamentare, duke shtuar se pandemia ka ndryshuar ndjeshëm programin e kuvendit.

alert.al/

Kryeministri humb duelin në Kushtetuese me Zef Hilën, që e shkarkoi si kryebashkiak të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverise të datës 28 qershor 2019 që shkarkonte nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën. Bazuar në analizën e pretendimeve të kërkuesit,

Në vendim thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

“Kërkuesi nuk ka kryer asnjë veprim ose mosveprim të paligjshëm, i cili mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, faktet e paraqitura në vendim janë të natyrës penale, kërkuesi nuk është autor i tyre dhe nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për veprimet e kryera nga persona të tretë. Po ashtu, në vendimin e shkarkimit nuk është analizuar proporcionaliteti i shkeljeve në raport me masën e dhënë, gjë që bie në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës, si dhe mungon arsyetimi i kritereve ligjore që përcakton ligji për masën e shkarkimit të kryetarit të bashkisë”.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

“Nuk i është dhënë mundësia të dëgjohej e të paraqiste prova, si dhe nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt. Këshilli i Ministrave ka vendosur me urgjencë në mbledhje të jashtëzakonshme për shkarkimin e  tij, në shkelje të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” (ligji nr. 9000/2003) dhe Rregulloren e Këshillit të Ministrave (Rregullorja)”, thuhet në vendim.

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila u shkarkua nga detyra, pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në qershor të vitit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat. Kur bëri publik vendimin e shkarkimit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Hila jo vetëm do shkarkohej, por edhe do të ndiqej penalisht. Rama paralajmëroi se kush do do ndjekë shembullin e Zef Hilës do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

Rama shkroi atehere ne Twitter:

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”

Gati dy vjet pas ngjarjes, Zef Hila u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u kandidua në qarkun Shkodër pasi sipas verifikimeve të prokurorisë, rezultoi i pastër dhe i padënuar.

alert.al/

Hetimi i krimeve zgjedhore, kusht i ri i Holandës për negociatat? Ja shpjegimi i Ambasadës në Tiranë

Ambasada e Holandës në Tiranë shpjegon qëndrimin e qeverisë himbi letrën drejtuar parlamentit bashkë me raport progresin mbi Shqipërinë. Në raport vihet re se kusht për hapjen e negociatave është shtuar hetimi i krimeve zgjedhore. “Qasja e qeverisë hollandeze kundrejt zgjerimit është strikte, e drejtë dhe e angazhuar/gjithëpërfshirëse. Vendimmarrjet për hapat vijuese që do të ndërmerren në lidhje me pranimin në BE janë të bazuara mbi meritat individuale të vendeve përkatëse.

Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e parë NdërQeveritare të 27 vendeve anëtare të BEsë me Shqipërinë, një herë që një sërë kushtesh të jenë plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës.

 Qeveria bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse janë shënuar në përditësimin e progresit të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare sic janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me “track record”-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një cëshje shumë e rëndësishme në vemendjen tonë.

Qeveria kësisoj bie dakort për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sapo kuadri negociator të jetë miratuar. Qeveria do të diskutojë pozicionin e Hollandës me parlament në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar holandez në Këshillin e Cështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel. Qeveria ështe e kënaqur që ka një kuadër negociator të qartë dhe të plotë për sa i përket negociatave të pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten çështje kyç/shumë të rëndësishme.

Hollanda ka treguar se Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut mund të mbahet së shpejti, sapo kuadri negociator të jetë miratuar/rënë dakort.

Qasja e Holandës është e bazuar mbi merita. I takon Presidencës së këshillit të propozojë hapat e mëtejshëm në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për momentin, Presidenca po planifikon të sjellë të dy kuadret negoiciatore për miratim në Keshill”, thekson Ambasada e Holandës.

“Qeveria holandeze e konsideron të rëndësishme që rastet e manipulimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhja e një baze të dhënash me informacione personale të ndjeshme, që shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, duhet të hetohen gjithashtu.

Raporti përfundimtar i ODIHR nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.

ODIHR ka bërë thirrje që parregullsitë, përfshirë blerjen e votave, të raportohen në Këshillin Zgjedhor dhe autoritetet e tjera në mënyrë që këto çështje të trajtohen menjëherë. 33 padi janë bërë tashmë pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Reformat për sundimin e ligjit janë ende larg kompletimit dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë,” thuhet në dokument ndër të tjera.

RAPORTI I PLOTË:

Më 12 maj, Komisioni Evropian dorëzoi një raport mbi Republikën e Shqipërisë, mbi përparimin e reformës në Shqipëri (bashkëngjitur). Raporti shqyrton zhvillimet në Shqipëri që nga raporti i fundit i progresit në tetor 2020. Raporti, siç është rënë dakord në konkluzionet e Këshillit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Marsit 2020, shqyrton kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipëria mund të zhvillohet dhe negociatat në të vërtetë mund të fillojnë me këtë vend kandidat. Raporti i rregullt vjetor i progresit për të gjitha vendet kandidate (potenciale) pritet në tetor të këtij viti.

Procesi i zgjerimit të BE është i gjatë dhe kompleks. Sapo një vendi i jepet statusi i anëtarësimit të kandidatit (Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë këtë status) ai fillon përgatitjen për fillimin e negociatave. Komisioni vlerëson të paktën çdo vit në çfarë mase vendi kandidat është i përgatitur për detyrimet e anëtarësimit. Sapo Komisioni vendos që vendi në fjalë është i përgatitur mjaftueshëm, ai i bën një rekomandim Këshillit për të filluar negociatat e pranimit. Më pas përpilohet një kornizë negociatash në të cilën regjistrohen të gjitha marrëveshjet për negociatat e ardhshme. Pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli, negociatat mund të fillojnë përmes GNP-së së parë. Gjatë kësaj KPGJ-je të parë, vendi kandidat përkatës pranon marrëveshjet. Negociatat, të cilat në fakt kanë të bëjnë me miratimin e legjislacionit të BE, zgjasin me vite, me progres në varësi të ritmit të procesit të reformës në vendin kandidat. Komiteti rregullisht vlerëson progresin dhe Këshilli vendos për çdo hap tjetër (hapja dhe / ose mbyllja e grupeve / kapitujve të rinj negociues) bazuar në raportet dhe këshillat e Komitetit. Vendimmarrja bëhet në bazë të unanimitetit.

Në Mars 2020, Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, KPM-ja e parë nuk është zhvilluar ende për shkak të mungesës së marrëveshjes mbi kornizën e negociatave. Këshilli vendosi gjithashtu në mars të vitit 2020 për të hapur negociatat me Shqipërinë. Këshilli deklaroi se KPM-ja e parë me Shqipërinë mund të ndodhë nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të këtij Këshilli. Në përgjigje të raportit të progresit të tetorit 2020, qeveria arriti në përfundimin se ishte bërë një përparim i mirë dhe përparimi i mëtejshëm duhet të bëhej në lidhje me kushtet e vendosura nga Këshilli në Mars 2020.

Ky vlerësim do të trajtojë pikë për pikë kushtet e Këshillit, siç i janë premtuar Shtëpisë suaj. Ky vlerësim formon gjithashtu bazën për pozicionin që qeveria do të miratojë gjatë diskutimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 22 qershor. ku zgjerimi i BE-së është në rendin e ditës. Qeveria ka një qëndrim pozitiv ndaj raportit të Komisionit. Politika e zgjerimit është një fushë e politikës që mund të zbatohet vetëm në nivelin e BE-së. Qeveria gjithashtu ka një qëndrim bazë pozitiv në lidhje me gjykimin e proporcionalitetit. Raportimi i Komisionit zbaton politikën e zgjerimit të vitit 2006 të miratuar nga Këshilli Evropian.

Rishikimi i metodologjisë së zgjerimit

Në 14 Shkurt 2020, Dhoma juaj mirëpriti vlerësimin e Kabinetit për rishikimin e metodologjisë së zgjerimit të propozuar nga Komisioni (Dokumenti Parlamentar 21501-20-1511). Metodologjia e re u mirëprit nga Këshilli në Mars 2020. Qeveria e sheh metodologjinë e re si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur dhe mirëpret theksimin e shtuar të sundimit të ligjit, administratës publike dhe reformave ekonomike siç përcaktohet në komunikimin e Komisionit. Bërja e qartë e rëndësisë së shtetit të së drejtës si bazë për një sistem të qëndrueshëm demokratik garanton që vendet kandidate nuk do të bashkohen në BE derisa bazat demokratike në këto vende të jenë të forta. Për më tepër, progresi në fusha të tjera është edhe më i lidhur me përparimin në fushën e sundimit të ligjit. Procesi është në faza: pa hapa të mjaftueshëm për sundimin e ligjit, asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet dhe kështu nuk ka progres në negociata.

Raporti: Azhurnimi i Republikës së Shqipërisë

Komisioni deklaron se në Tetor 2020, Komisioni arriti në përfundimin se Shqipëria kishte bërë një përparim vendimtar dhe ishte afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli për KPGJ-në e parë. Komisioni përsërit se në atë kohë gjeti se kushti në lidhje me Gjykatën Kushtetuese ishte pothuajse i përmbushur, se ishte i nevojshëm përparim i mëtejshëm në reformën e ligjit të medias dhe se kushtet e tjera ishin përmbushur tashmë.

Konteksti politik

Komisioni deklaron se, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe procesi i rindërtimit që vazhdon pas tërmetit në nëntor 2019, autoritetet shqiptare kanë mbajtur një fokus të fortë në reformat. Polarizimi midis qeverisë dhe opozitës (jashtë-parlamentare) është zvogëluar përmes qasjes së përbashkët për reformat zgjedhore dhe masave emergjente në përgjigje të pandemisë, tha Komisioni. Shqipëria edhe një herë arriti që në aderimin 100% të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).

Zgjedhjet e 25 Prillit ishin të organizuara mirë. Komisioni mbështetet në përfundimet paraprake të OSBE / ODIHR. Palët e interesuara ishin mjaft të sigurta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një Këshill Zgjedhor i reformuar organizoi procesin në një mënyrë transparente. Në të njëjtën kohë, ODIHR tha se ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore ose funksioneve nga qeveria dhe persona të tjerë publik. ODIHR ka bërë thirrje që parregullsitë, përfshirë blerjen e votave, të raportohen në Këshillin Zgjedhor dhe autoritetet e tjera dhe të merren me këto çështje menjëherë. 33 raste janë sjellë tashmë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Zbatimi i kushteve për mbajtjen e KPGJ-së së parë

Kushti 1: Reformat zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR dhe sigurojnë financim transparent të partive politike dhe manifesteve zgjedhore

Komisioni raporton se më 5 qershor 2020 u arrit një përparim midis partive politike në procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Marrëveshja përfshiu një depolitizim gradual të administratës zgjedhore, identifikim elektronik të votuesve, transparencë më të madhe dhe mbikëqyrje më të mirë. Ndryshimet në ligjin zgjedhor u miratuan nga parlamenti në 23 korrik 2020. Më pas, ndryshimet teknike u bënë në një numër ligjesh në dhjetor 2020, në përputhje me ndryshimet në ligjin zgjedhor, raportoi Komisioni. Financimi i fushatave dhe partive politike u rregullua gjithashtu në ndryshimet e 23 korrikut, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Rregullimet kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore, donacionet dhe huatë, parandalimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale dhe financimin përmes fondeve jopublike, tha Komisioni. Reformat më të gjera, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të ODIHR, do të zbatohen pas zgjedhjeve, tha Komisioni. Zgjedhjet e 25 Prillit të kaluar u zhvilluan në përputhje me ligjin zgjedhor të ndryshuar.

Kushti 2: Vazhdimi i zbatimit të reformës gjyqësore, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë mendimet përkatëse të Komisionit të Venecias. Komisioni raporton se Shqipëria ka vazhduar reformat në drejtësi dhe procesin e verifikimit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbikëqyr procesin. Aktualisht, është vendosur vetingu i 804 gjyqtarëve. Në ndërkohë, 375 çështje janë përfunduar në shkallën e parë dhe 253 çështje janë vendosur përfundimisht.

alert.al/

Arrestohet edhe e bija e Mexhit Picarit, si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt

Arrestohet edhe Dhurata Saliaj, bashkëshortja e viktimës Kudret Saliaj, me akuzën bashkëpunim në vrasje.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga bashkëpunëtorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:

  1. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

alert.al/

Zgjedhjet e 25 prillit/ Holanda: Të hetohet skema e “patronazhistëve”, opozita të kthehet në parlament

Holanda kërkon që krahas manipulimeve zgjedhore, të hetohet dhe ajo që në Shqipëri u quajt ‘skema e patronazhistëve. Kërkohet që të hetohet ‘’ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve’’. Këto kërkesa janë rreshtuar nga Qeveria e Holandës në dokumentin ku ka miratuar raport-progresin e KE për Shqipërinë.

‘’Qeveria miraton analizën e Komisionit se zgjedhjet në 25 Prill zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente. E rëndësishmja, opozita do të kthehet në parlament. Qeveria e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhjet e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, gjithashtu do të duhet të hetohen. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.

Kryeministri Rama ka treguar se do të bëhet kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe bëri thirrje për bashkëpunim dhe integrim në BE. Mbetet e rëndësishme që marrëdhëniet e polarizuara në politikën shqiptare të përmirësohen. Ndihma për BE në Shqipëri është, siç raporton Komisioni, më e larta në rajon. Aderimi 100% i Shqipërisë në CFSP sigurisht nuk është i vetëkuptueshëm dhe ndonjëherë ndodh pavarësisht presionit të madh. Shqipëria gjithashtu është bashkuar kohët e fundit në një takim të KB mbi situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, për shumë pakënaqësi të Kinës dhe Shqipëria është deri tani i vetmi vend i OIC që u bashkua me deklaratat e KB për të drejtat LGBTI. Shqipëria pritet të zgjidhet si një anëtare jo e përhershme e KS të KB në qershor për dy vjet (2022-2023).’’- thuhet në dokument.

 

 

“Non grata”/ Berisha: Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë, për Argitën ka një provë? Që nesër...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish që fëmijët e tij apo bashkëshortja të kenë përfituar qoftë edhe një qindarkë në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen non-grata të tij dhe familjes Berisha, ish-kryeministri tha se në qoftë se ka një provë, le t’i marrin 100 herë të pandehur, Argita e Shkëlzen Berishën, apo bashkëshorten e tij Liri Berisha.

“Kam të vërtetën me vete. Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë. Në qoftë se për Argitën ka një provë, që nesër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi. I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati. Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama. Të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave. Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, tha Berisha.

“Del që u pasurua Liri Berisha, që ka 15 vjet që punon si vullnetare për fëmijët me autizëm!”, ironizoi Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.