Menu

Kryesore

Konferenca Rama-Varhelyi: BE-së që të njohë "kartën e gjelbër" dhe qytetarët e rajonit të lëvizin lirshëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me komisionerin Oliver Varhelyi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, pas mbledhjes së samitit me liderët e Ballkanit Perëndimorë. Rama gjatë fjalës së tij ka zbuluar se në samit kanë folur për rimëkëmbjen ekonomike. Ai tha se u mblodhën për 4 liritë e Evropës. Kreu i qeverisë tha se janë të palëkundër sa i përket “Shengelit Rajonal”, duke e quajtur një akt strategjik. Ndër të tjera ai tha se liderët e Ballkanit Perëndimorë i kanë kërkuar komisionerit që të gjithë qytetarët e pasjisur me “kartën jeshile” të lejohen që të lëvizin lirshëm në Evropë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Falenderoj komisonierin që ndryshoi axhetën dhe për të ardhur në këtë takim.  Së pari, sepse trë gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi sesi e quan njëri apo tjetri por ka rëndësi që të coj përpara jetësimin e europoës në rajonin tonë, dhe nga ana tjetër sepse mbështetet nga një paket financianerë në kudër të një plani ekonomik dhe investimesh të BE. Është për të përmirësimit rrënjësiht infrastrukturën rrugore, hekurudhore portuale, të interkonektivitetit si dhe të dixhitalizimit.

Ishte një kënaqësi sepse takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë që t’i mirëpresin miqtë tanë pa masa shtërnguse dhe besoj që edhe komisioneri edhe delegacioni ndihen mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë dhe se gjërat tani më janë konkrete. Planet e punëve janë konkrete. Ky është një nga ato momente duhet ta pranojmë që BE të veten e bëri deri këtu e ka bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën.

Sot të gjitha vendit i kanë paraqitur kërkesën që “karta e gjelbër dixhitale” e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspeketin e sigurisë të njihet në të gjithë hapsirën edhe ne të lëvizim lirshëm. (ne perditesim)

alert.al/

Samiti i liderëve të Ballkanit nis punën, Rama: Shenjë e qartë e vullnetit të Tiranës

Samiti i liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nisur paraditen e sotme punimet në Tiranë, me prezencën e Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi. Fjalën i pari e ka marrë kryeministri Rama, për të prezantuar nisjen e punimeve dhe më pas takimi ka vijuar të jetë privat, pa praninë e mediave.

Sipas Ramës, mbajtja e samitit në Tiranë është shenjë e qartë e vullnetit të Shqipërisë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj mirëseardhsjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës Komisionerit që e nisi dhe e promovojë këtë plan të madh, si një instrument kyç që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post-pandemike. Të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike. Të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të ekonomive tona”, tha Rama, më pas fjalën ia kalojë Komisionerit Varhelyi.

“Do t’i kërkoja me mirësjellje medias, të na lënë të vazhdojmë punën. Unë do doja t’ia kaloja së pari fjalën Komisionerit…”

alert.al/

(Video) Polici i qarkullimit nuk joshet nga 1 mijë lekëshja, nami me gjoba në aksionin e mbrëmshëm

Një shofer furgoni që u kap në kundërbajtje tentoi t’i japë 1 mijë lekë policit të Qarkullimit, por ky e ka arrestuar për korrupsion. Ngjarja u raportua në aksionin e policisë për shoferët “problematikë”. Gjithashtu një shoferi iu gjetën një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të detyrave të caktuara në planin e veprimeve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar mbi kohën normale të punës, me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike, duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore dhe kontrollin e mjeteve që mund të përdoren për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në fokusin e kontrolleve policore janë mjetet “target problematik”, si dhe shkeljet e verifikuara si shkak për aksidentet rrugore dhe ndikim në rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre.

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë 72 orëve të fundit, në funksion të parandalimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë:

Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Gjithashtu gjatë kontrolleve parandaluese është konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi A. F., 45 vjeç, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit për mosvendosjen e rripit të sigurisë i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë me prerje 1000 lekë të rinj.

Janë proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 54 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 182 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Janë proceduar administrativisht 24 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

Janë proceduar administrativisht 32 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Janë proceduar administrativisht 76 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç.

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 6 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove.

Gjithashtu janë vendosur edhe 876 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

alert.al/

Shoferi shqiptar u afron para policëve maqedonas, në kamion kishte dy çanta me drogë

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, e cila si destinacion kishte Greqinë. Nga MPB thonë se transporti i drogës është ndaluar sot (10 qershor) pas mesnate (rreth orës 01:00), ndërsa është arrestuar edhe një shtetas i Shqipërisë.

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga B.J (40) shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme./Telegrafi/

Aksidenti bllokon autostradën Tiranë-Durrës, ja çfarë bën polici i Rrugores (foto)

Një aksident ka ndodhur afro 30 minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim qytetin bregdetar, pranë një qendre tregtare. Për persona të lënduar deri tani nuk ka informacion.

Nga ajo që mund të shquhet nga fotot e mëposhtme, të paktën tre mjete janë përfshirë në aksident, një prej të cilëve me targa të Kosovës.

Një efektiv i Policisë Rrugore ndodhej në vendngjarje, dhe është munduar të qetësojë shoferët e tensionuar. Për disa minuta, autostrda është “bllokuar” dhe pa pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar radhë.

Foto – Aksidente Rrugore.

alert.al/

Cilësia dhe kontrabanda e pesticideve, rreziku për fermerët, konsumatorët dhe zhdukjen bletëve

Nga Rudina MUÇA*

Fermerët e mbjellin tokën, por në fund të sezonit nuk e kanë të sigurt prodhimin. Fermeri dhe konsumatori shqiptar shumë herë mbesin të zhgënjyer nga prodhimi shqiptar. E ndërsa fermeri nuk është i kënaqur me sasinë e prodhimit bujqësorë, kosnumatori i frikësohet cilësisë. Shumë prodhime shqiptare në momentin që dërgohen për eksport në vende të ndryshme të BE-së rezultojnë se, kanë përqindje të lartë të mbetejve kimike.

Po përse prodhimet shqiptare mbingarkohen me pesticide?

Kërkesa e lartë për perime gjatë gjithë vitit ka bërë që në vendin tonë të shtohen sipërfaqet me të mbjella në sera. Gjatë periudhës së pranverës dhe verës fermerët ankohen për llojin e sëmundjes që e ka emrin “Tuta e domates”, ose siç njihet ndryshe, krimbi i serës. Sipas tyre, kjo sëmudje vë në rrezik prodhimin, pasi insekticidet që duhet ta eleminojnë krimbin e domtës duket se janë të pafuqishme përballë insektit milimetrik.

Besnik Qerreti, fermeri nga Lushnja, para 6 vitesh erdhi nga Italia. Në tokën e tij ai ngriti disa sera, në të cilat kultivon perime si, domate, speca dhe kastraveca. Në serat e tij, Besniku investoi 156 milion lekë të vjetra, ndërsa thotë se, shumë herë është në prag falimetimi.

“Do të falimetoj. Shumë herë jam në rrezik të madh dhe nuk e dimë se me çfarë preparatesh spërkasim prodhimin tonë. Një vit më parë jam detyruar që domatet t’i hedh në kanal, nuk i shita dot pasi mi hëngri krimbi. E spërkata domaten më shumë se 5 herë dhe përsëri nuk e shpëtova dot prodhimin. Kjo serë më nxori me humbje, nuk mora as paratë që hodha në të”, tha fermeri Besnik Qerreti.

Besnik Qerreti, fermer

Fermerët janë dëshmitarë të cilësisë së imputeve bujqësore. Ministria e Bujqësië dhe Zhvillimit Rural, në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e plotë të PMV-ve për 2021. Në këtë listë mendohet se, cilësia e imputeve bujqësore është e kontrolluar dhe nuk ka abuzime. Ndërkohe e vërteta është ndryshe. Fermerët thonë se, dy vite më parë “Tutën e domatës” e elemionin me një insekticid që në Shqipëri kishte etiketën e plehut EC Fertilizers. “Domaten e kam spërkatur me një tjetër ilaç Silikon Mix, është i pazëvëndësueshëm. Mjaftonte një herë ta spërkasje domaten dhe shpëtoje prodhimin. Por nuk e dimë se përse e hoqi shteti, ai ilaç nuk gjendet më në treg”, vijon Qerreti.

Helmet e rrezikshme nga sera përfundojnë në tryezën tonë. Importuesit e imputeve bujqësore kërkojnë të bëjnë biznes me shëndetin e konsumatorit. Hedhja në treg e “Silikon mix”, të kamufluar si pleh tregon se sa i pasigurtë është fermeri dhe konsumatori. Ky insekticid mund të luftonte sëmundjen e domates, por Ministria e Bujqësië dhe konsumatori ishin drejt një helmi të panjohur, në etiketë nuk shënohet lënda aktive që lufton insektin e domates.

Për të shpëtuar të mbjellat, fermerët shumë herë u drejtohen pesticideve kontrabandë që shiten nën banaqet e farmacive bujqësore. Pesticidi “Methomyl 90 sp” edhe përse është i ndaluar të përdoret nga fermerët dhe të tregtohet nga farmacitë bujqësorë, përsëri prodhimet bujqësore spërkaten më të.

Por sa i rrezikshëm është ky pesticid? Toksikologët thonë që ky helm merr dhe jetë njerëzish.

“Ky preparat deporton lehtë në orgaznizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë. Është një preparat me toksicitet të gjërë. Mund të deportojë në organizëm nga të gjitha rrugët, përmes lëkurës, traktit tretës, duarve, të gojës ndojëherë edhe përmes frymëmarrjes. Është një preparat që degradohet me shumë vështirësi. Mund të qendrojë në organizëm pa u prishur struktura e tij. Efekti toksik është i menjëhershmë nësë doza e madhe përthithët me njëherë të bllokon rrugët e frymëmarrjes, pra insuficence resperatore. Kjo të sjell vdekje të shpejtë. Po ashtu, prek edhe sistemin kardiovaskular, të shkakton hipertension. Ky preparat gjihashtu, nëse qendron gjatë mund të japë ankth e të dëmton nervat. Pra probleme të mëdha mendore”, thotë mjeku toksikolog, Prof. Dr. Zihni Sulaj.

Prof. Dr. Zihni Sulaj, mjek toksikolog

Për imputet bujqësore që nuk mbrojnë mjedisin, prodhimin dhe konsumatorin, gjithashtu denoncmet vijnë edhe nga fermerët që kanë ullishte. Fermerët thonë se, ulliri preket nga sëmundja e kalbëzimit dhe e krimbit. Ata tregojnë, se gjatë sezonit që kjo pemë preket nga sëmundja që vë në rrezik prodhimin, detyohen që ta spërkasin mbi 6 herë.

“Historia e pesticideve të skaduar në vendin tonë ka filluar herët. Më kujtohet që në vitin 2014 kam blerë një ilac që kish skaduar në 2011. E kam spërkat ullirin me atë helm mbi 7 herë dhe me shumë vështirësi e munda kalbëzimin. Cilësia e pesticideve nuk ka ndryshuar, tani thjesht fshijnë datën e skadencës. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Ne që jemi nga Berati, imputet bujqësore i blejmë në Greqi dhe i fusim fshehurazi me çantë në doganë. Këtë e bëjmë për të mbrojtur prodhimin tonë dhe fermerët”, – tha fermeri nga Berati, Mariglen Hoxha.

Imputet bujqësore që vënë në rrezik jetën e bletës

E ndërsa fermërët kujdesën për prodhimin në tokën e tyre, pesticidet e vrasëse vënë në rrezik të gjithë bimësinë. Sipas një vlerësimi të publikuar në vitin 2018 nga vlerësuesit shkencorë të Bashkimit Evropian, përdorimi i disa insekticideve vë në rrezik jetën e bletëve. Saktësisht, bëhet fjalë për insekticidet neonicotinoid. Në vitin 2018 familja e këtyre pesticideve me një urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi tentoi që insekticidet që vënë në rrezik jetën e bletës të hiqen nga lista e PMB-ve. Urdhër-ndalimi, përdorimi dhe tregtimi ishte për inseticidet që që si lëndë aktive kanë: Fenazaquin, Bifenthrin, Neonicotnidet, Clothianidin, Thiamethoxam, Imidacloprid.

“Ne ndalojmë përdorimin e këtyrë 6 lëndëve vepruese. Sipas studimeve të Bashkimi Evropian e të Komisionit Evropian, pasi mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve. Siç e dini dhe ju më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetem shqiptarë, por mbarë botëror”, tha ish-ministri i Peleshi (https://bujqesia.gov.al/peleshi-ndalojme-pesticidet-qe-demtojne-kolonite-e-bleteve/). Ky urdhër ndalimi u firmos më 31 maj të 2018.

Ministri i Bujqësisë i asokohe Niko Peleshi gjatë një diskutimi me bletërritësit në vitin 2018

Sipas bletërritësve, ky urdhër ndalimi nuk u respektua kurrë. Ata thonë se, insekticidet me lëndë aktive që vënë në rrezik bletët janë në treg. Këto impute bujqësore, gazetarët e Qendrës ALERT i gjetën në listën e PMBV-ve të 2021. Inskticidet që vënë në rrezik bletën janë të pranishme në çdo farmaci bujqësore. Ato hidhen në treg me emrin tregtar: Confidor SL 200, Confidor WG 70, Dantop 50 WD, Imidamex 70 WG.

Bletarët thonë se, çdo vit në periudhën  e pranverës dhe verës humbin familje bletësh, sipas tyre spërkatje e pemëve me helmet e rrezikshme shkurton jetën e bletës. Pikërisht në periudhën e pranverës, atëherë kur bleta gjen nektarin në këtë sezon, fermerët për të shpëtuar prodhimin e tyre marin jetë bletësh. “Nuk e dimë çpo ndodh me bletët. Për bletarin, stina më e vështirë mendohet të jetë dimri, ndërkohë po shohim që familjet e bletëve na ikin dhe në pranverë. Helmet po vënë në rrezik bletët, po prodhojmë më pak mjaltë. Ndërsa jeta e mbretëreshës është shkurtuar. Bletët, pasi marrin nektarin e pemëve të spërkatura me ilaçet vrasë kthehen në zgjua, aty infektohet më pas vdes e gjithë familja”, tha Danjel Basha.

Në tjetër shqetësim për bletërritësit është cilësia e preparateve që duhet të luftojnë sëmundjet që prek bletën.

Daniel Basha, bletërritës, Elbasan

“Varroa, është një nga sëmundjet më të rrezikshme për bletët. Kam provuar të gjitha llojet e preparateve nuk më japin efikasitet. Shoh që më vdesin çdo ditë bletë. Gjithashtu kemi provuar dhe medikamente popullore përsëri nuk ka efekt. Ministria e Bujqësisë, para se të lidhë kontratë, se cilat preparate do të futen në Shqipëri, duhet të sigurohet për efektshmërinë e tyre. Kjo sjellje e institucioneve që duhet të mbrojnë fermerin lë për të dëshiruar. Ferma ime është në rrezik, mund ta humbas atë jo prej neglizhes time si betar, por prej neglizhencës së shtetit”, përfundoi bletari Danjel Basha.

Analizimi për imputet bujqësore të falsifikuara dhe jo cilësore duhet të bëhet nga institucioni që ka në dorë shëndetin e shqiptarëve, pra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

*Autorja e shkrimit është gazetare me ekseriencë disavjeçare në media të shkruara dhe elektronike, si dhe ka qenë pjesë e emisioneve televizive investigative. Aktualisht, është pjesë e departamentit të informacionit në televizionin Top Channel.

 

 

Ky botim u prodhua me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnereve. Permbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit të shkrimit dhe e Qendrës Alert, si dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Partnerëve.

QENDRA ALERT / ALERT.AL

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama konferencë me Varhelyi, më pas firmosja e marrëveshjeve

Mbahet sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ai do të drejtohet nga nga dyshja Rama-Varhelyi.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.

Serbia do të përfaqësohet në Samit me kryeministren Brnabiç, Kosova me Albin Kurtin, Maqedonia e Veriut me Zaevin kurse Mali i Zi me Presidentin Milo Djukanoviç.

Po ashtu në Samit do të jenë dhe Sekretarja i Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.

 

Ndërkohë në orën 12:30 dy drejtuesit e Samitit, Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për shtyp teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

 

AXHENDA E SAMITIT TË TIRANËS

TIRANA SUMMIT

Vendndodhja: Pallati i Brigadave

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

alert.al/

 

Urdhri i Biden për Ballkanin, reagon sërish ambasadorja Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Përmes një mesazhi në “twitter”, ambasadorja Kim shkruan se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA dhe aleatëve të saj.

Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.

Parlamenti shkarkon presidentin Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka mbyllur votimin e fshehtë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Votimi u krye në mënyrë të fshehte dhe nga 114 vota 104 ishin pro 7 kundër dhe 3 abstenim.

Vendimin përfundimtar për shkarkimin e tij e merr Gjykata Kushtetuese.

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësojë prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen

Kjo është hera e parë në 30 vite që parlamenti merr një inisiativë të tillë për shkarkimin e Presdentit të vendit.

Ja sa deputetë votuan kundër raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit. Gjatë numërimit, një fletë rezultoi e pavlefshme, sepse një prej deputetë kishte votuar në të tre alternivat, edhe pro, edhe kundë edhe abstenim. Deputetët e Kuvendit shqiptar do të përballen sot me një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike. Pasi Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit miratoi raportin përfundimtar për shkeljet kushtetuese që pretendohet se ka bërë Ilir Meta, sot i takon Kuvendit që të vendosë.

Po sa vota i duhen socialisteve, për te ndërmarrë këtë hap? Sipas nenit 88 të Kushtetutës, kërkohet që shkarkimi i Presidentit të Republikës të marrë jo me pak 94 vota ose 2/3 e të gjithë deputeteve. Por këto vota Partisë Socialiste nuk i ka vetë dhe do të duhet të mbështetet dhe nga deputete të tjerë. Gjithsesi faktet kanë treguar se kur mazhorancës në këtë legjislaturë i janë dashur vota në nivele të tilla, ajo i ka gjetur, si në rastin e ndryshimit të Kushtetutës vitin që shkoi. Kuvendi i Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga demokratet dhe LSI, dhe me zëvendësimin e tyre më të pabindurit e të dyja kampeve, ka aktualisht 122 deputetë.

Por cilët nga këta 122 deputetë mund të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit?!
Potencialisht ata janë Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit nën siglën e LSI, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, kandiduan në 25 prill, si pjesë e listave të demokratëve. Gjithashtu dhe Gjetan Gjetani, i cili u largua nga PS, dhe iu bashkua LSI-së.

Nëse ndodh ky skenar, i bie që në dispozicion të socialistëve të jenë 117 vota, për shkarkimin e Metës dhe duke marrë në konsideratë edhe disa vota abstenim apo kundër, PS nuk rrezikon të sigurojë votat e nevojshme për shkarkim të Presidentit.Megjithatë rezultati votimi i fshehtë, mbetet i hapur.

Seanca e ditës së sotme dhe votimi që do të rrjedhe prej saj, do të lërë topin në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo?

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësojë prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen./BW/