Menu

Kryesore

Meta mbledh fëmijët në kopshtin e presidencës me rastin e 1 qershorit: Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht

Kopshti i Presidencës gumëzhinte sot nga zërat dhe festa e fëmijëve për 1 qershorin.

Festës ju bashkua dhe vetë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili thotë se çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Për ti uruar si duhet, ai ka zgjedhur vargje të Naim Frashërit.

Në shkollat e të gjithë vendit 1 Qershori u festua me aktivitete të shumta të organizuara nga mësuesit dhe nxënësit.

Meta: Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri

Kurti konfirmon takimin me Vuçiçin në mes të qershorit, “Jo” Asosiacionit serb

Takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç do të mbahet në mes të qershorit, është shprehur kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme.

“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën”, tha Kurti. Pas deklaratave i pyetur nga gazetarët për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti.

Në marrëveshjen e vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

alert.al/

Nis prapë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet! Rama: Fillojini prishini vetë!

Nga Shëngjini, Rama njofton për një aksion të ri kundër ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtori i Kadastrës, Artan Lame si dhe drejtori i policisë Ardi Veliu, paralajmëroi edhe një herë të gjithë ndërtuesit pa leje.

“Të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetit, dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen drejtpërdrejt me pasojat e rënda. T’i fillojnë t’i prishin vetë.  Me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë. Nuk mund të thuash që unë jam thjesht punëtor. Është një lloj si të thuash ‘me morën për të transportuar miell, unë kujtova se ishte miell por ajo ishte kokainë’ .  Bregdeti është pasuria më e madhe që Zoti i ka lënë këtij vendi. Dhe ne nuk mund ta lëmë këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.  Këtu nuk bëhet fjalë për struktura të shpejta por për beton që hidhet.  Të gjithë cenuesit e kësaj pasurie të tërhiqen tani, ta prishin vetë ndërtesën. Sado e madhe të jetë do ta prishim. Kush nuk do ta pastrojë vetë do ta paguajë”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi i Ramës.

alert.al/

Së shpejti viziton Tiranën, ministri Dendias ‘kokë më kokë’ me ambasadoren shqiptare, Hajdaraga

Rihapen bisedimet për marrëveshjen kufitare me Greqinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidias ka zhvilluar një takim së bashku me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Dendias shkruan se me ambasadoren diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe atë rajonal.

Ky është takimi i dytë “kokë më kokë” brenda muajit mes Dendias dhe Hajdaragës, pasi ata më 6 maj kanë zhvilluar një bisedë në kuadër të 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Shqipëria dhe Greqia kanë shumë çështje pezull mes tyre, të cilat u lanë në mes për shkak rë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Sipas burimeve diplomatike për alert.al,  Amabsadorja Hajdaraga dhe ministri Dendias po përgatisin takimin e e ardhshëm mes dy ministrave të jashtëm në Tiranë, së afërmi.

alert.al/

E rëndë/ Bie tavani i pediatrisë, plagoset një fëmijë

Në spitalin e pediatrisë në kryeqytetet raportohet se një fëmijë është plagosur pasi ka rënë tavani i godinës.

Rasti bëhet publik nga kandidatja e PD-së në kryeqytet për zgjedhjet e 25 Prillit, Ina Zhupa.

“Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.  Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit. Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shëndetin”, shkruan Zhupa në një postim në rrjetet sociale, ku poston dhe fotografi nga spitali.

PS thërret Asamblenë Kombëtare. Çfarë vendimesh do të merren?

Partia Socialiste do thërrasë pasditen e nesërme më datë 2 Qershor Asamblenë Kombëtare. Në këtë forum të lartë vendimarrës pritet që të merren vendime të rëndësishme politike dhe organizative të kësaj force poltike.

Në axhendën e siguruar nga Alert.al mësohet se anëtarësia e AK do të miratojë vendimin për thirrjen e Kongresit më datë 12 Qershor.

Po ashtu në këtë mbledhje do miratohet p/vendimi për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ku sipas rezultateve paraprake PS arriti të fitojë 74 mandate për deputetë duke siguruar mandatin e tretë qeverisës.

Në Asamble, socialistët do miratojnë p/vendimin për thirrjen e zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të partisë, si dhe vendimin për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS do të zhvillohet on-line si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, edhe pse rastet e infektimeve kanë rënë ndjeshëm në vend. Në selinë e PS mësohet se do të jenë kryetari Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.

E rëndë në Tiranë, 9-vjeçarja bie nga lartësia e pallatit ku banon

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 9-vjeçare ka rënë nga banesa ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në rrugën Migjeni, bën me dije policia.

Akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, teksa është transportuar për në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr në parkingun e një pallati në Laprakë, zjarrfikëset evakuojnë banorët,

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 17:35, në parkingun e një pallati në rrugën “Dritan Hoxha”.

Nga shërbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe shërbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

alert.al/

Tha se u bë xheloze për të, Jasmina i përgjigjet me thumba Shqipes

Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Për’puthen”, Shqipja tregoi një moment nga festa e madhe që produksioni ka organizuar disa ditë më parë. Sipas saj, Jasmina e kishte lagur me shampanjë për shkaqe xhelozie.

Shqipja zbuloi se kjo kishte ndodhur në momentin kur ajo po kërcente me Andin. Ajo ka shtuar se në këto çaste, Jasmina është afruar pranë tyre dhe ka lagur Andin me shampanjë nga inati, por duket se me këtë rast është lagur edhe Shqipja.

Konkurrentët e tjerë e justifikuan veprimin e Jasminës në një farë mënyre, mdërsa Shqipja shprehej e bindur se Jasmina kishte vepruar kështu nga xhelozia.

Edhe pse Jasmina nuk ishte në studio kur Shqipja bëri këtë deklaratë, ajo ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instagram”. Ajo ka publikuar një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Loco.

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj, duke shtuar: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.

Ndërsa në postimin e emisionit ajo ka komentuar: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.

Covid-19, një i vdekur dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.