Menu

Kryesore

Eksperti për vdekjen e Evgjeni Baxhos: “Rituali bëhet online”; gazetarja: Po hetohet edhe një rast tjetër

Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se vdekja e mistershme e të resë Evgjeni Baxho, së cilës iu gjetën në trup edhe disa shenja ka lidhje me një sekt.

Po ashtu Karamuça tha se këta persona që ftohen të bëhen pjesë e këtij rituali mund të joshen edhe me një kurs anglishtjeje, deri sa vjen një moment që i bëhet shpëlarje ideologjike.

Karamuço: Tre ngjarje me katër viktima brenda viti i marr të lidhura brenda tyre. Ai më tha se policia nuk vepron dot e vetme. Ne jemi në një situatë ku policia pa një konstelacion aktual mes pedagogëve me gazetarët dhe priftërinjtë e specializuar në rituale okulte ne nuk do ia dalim dot t’i shmangim këto ngjarje.

Nga ato shenja që viktima ka më rezulton se janë pjesë e një rituali sakrifice. Mua më rezulton se është një ritual që mund të bëhet online, personat nuk janë koshientë, por janë në gjendje transi dhe kur vijnë në ndërgjegje ai kupton se është në një gjendje të rënduar mendore.

Sipas jush zoti Karamuça vajza ndiqte sekte okulte dhe fetare?

Karamuça: Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata kërcënohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për rastin e të riut, të identifikuar si Gerti, i cili ndërroi jetë për shkak të refuzimit të ushqimit. Për këtë çështje po hetohet ende ndërsa nuk ka detaje konkrete në lidhje me vdekjen e tij.

Në emisionin “Open” në Top Channel, rrëfeu se dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me udhëtimin e të riut në Greqi, nga ku u kthye me dëshirën për të konsumuar vetëm produkte me natyrë bimore.

Teksa familjarët po përpiqeshin që të ndryshonin mënyrën e tij të jetesës, Gerti vendosi që të largohej nga shtëpia dhe pas disa ditësh u gjet i vdekur në një Bathore teksa ishte i ulur në formën e ritualit të lutjes.

Anila Hoxha: Bëhet fjalë për një 32 vjeçar, Gerti, i cili ndryshoi sjellje në mënyrë të beftë dhe filloi të izolohet e të ndryshojë menunë ushqimore duke kërkuar vetëm produkte me natyrë bimore dhe duke i kërkuar edhe familjes që të ushqehej në këtë mënyrë. Në këto momente, në familjen e tij hapet një konflikt, e dinin që djali po frekuentonte diçka ndryshe dhe më pas djali largohet nga shtëpia në gusht 2019 dhe në fund të muajit gjendet në ullishte në Bathore.

E gjetën në një formë të ulur në ritual lutjeje. Ai ka ndërruar jetë nga refuzimi i ushqimit dhe kjo përcaktohet në ekspertizë. Prokurorja e çështjes dyshon që ngjarja lidhet me Greqinë se i riu kishte qenë në Greqi dhe është kthyer me këtë ndryshim, me këtë indoktrinim me refuzim ushqimi.

Ka pasur një ping pong kjo dosje dhe çështja vijon të mbetet sekret me pakënaqësi të vazhdueshme nga familjarët që kërkojnë vazhdimisht të mësojnë diçka më shumë.

Ndërsa për rastin e Zhaneta dhe Anisa Jostifit (nënë e bijë) që u vetëflijuan me idenë se do të ringjallen së bashku me vajzën tjetër të pajetë që mbanin në shtëpi, cilësohen si vdekje të ndodhura për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se nuk e marrin parasysh se kush ka ndikuar në gjendjen e tyre duke shtuar se ka dëshmitarë që tregojnë se ato takonin njerëz të çuditshëm.

Anila Hoxha: Ka 2 kategori ngjarjesh që mbyllen lehtë, e para që konsiderohen për motive banale dhe mbyllet. Janë dhe histori të tilla që nuk shpjegohen dot dhe e cilësojnë si çështje për shkak të kushteve të rënduara të viktimave. Por nuk merret asnjëherë parasysh se kush i ka ndikuar. Nuk shkruanin letra anonime, por ishin me mikrofon dhe thonin njerëz të çuditshëm i takonin këto gra.

Gazetarja Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, të vdekjes së 23-vjeçares nga Delvina, Evgjeni Baxho.

Hoxha thotë se mjekët nuk kanë dalë ende në një përfundim, por që shumë shoejt do të dalin në përfundimin se ajo vdiq nga tromboza. Siç tha dhe gazetari Elton Qyno, infeksioni në dhëmballë jep temperaturë dhe kjo gjë mund të shkaktojë trombozë.

Anila Hoxha deklaroi në “Open” se në shtëpinë e saj, përveç simboleve në trup, u gjetën simbole në letra dhe gjithashtu objekte simbolike të çuditshme dhe të panjohura.

Anila Hoxha: Mjekët ligjorë ende nuk kanë dalë në një përfundim, por do të përcaktohet vdekje nga tromboza. Po priten dhe disa përgjigje bazuar në ekspertiza nga mjekësia ligjore. Janë marrë telefoni dhe lap topi. Këto do të hedhin dritë mbi komunikimet që ka patur. Agjentët e krimeve kanë marrë deklarata dhe nga një 28-vjeçar që ajo punonte në një kompani telefonike. Mendohet se është personi i fundit që e takoi dhe ka treguar se kishte 10 ditë që mungonte në punë dhe e kishte marrë në telefon. Ai i kishte kërkuar për kafe dhe ai tha se kishte zgjatur 15 minuta dhe vajza rrëmbimthi u çua nga tavolina dhe u largua. Ditët e fundit është mbyllur dhe rrjeti social facebook, nga të afërmit mendohet. Është marrë dëshmia e një mjeku sepse i janë gjetur disa ilaçe në shtëpi. Përveç simboleve që ajo kishte në trup kishte dhe simbole në letra, kishte dhe objekte simbolike. Ekspertët tanë e kanë të pamundur të përcaktojnë se çfarë do të thonë ato simbole. Nuk kanë komunikuar me ekspertë të huaj.

Elton Qyno: Infeksioni në dhëmballë dhe bajame jep temperaturë të lartë dhe ndaj ka pësuar trombozë. Ndaj ajo ka hyrë në një ritual duke mos u ushqyer. Pyetja shtrohet se kush ia ka vizatuar në shpinë simbolin? Dyshohet se ajo ka qenë brenda në shtëpi me një person tjetër dhe se ky person ia ka vizatuar këto simbole. Çfarë kemi lexuar në internet, tregojnë fuqinë dhe sakrifikimin. Fuqinë e vetë personit që i vizaton.

/TCH/

Agron Shehaj: Pas takimit me Yuri Kim, më sulmuan persona antiamerikanë të kontraktuar nga PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Ai tha se pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta sulmuar atë.
“Përveç reagimeve të demokratëve për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka patur edhe sulme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje anti-amerikane. Janë të kontraktuar. Sulmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të orkestruara”, tha Shehaj në Euronews Albania.

Bashkëpunimi me PD-në, Elisa Spiropali: Të gatshëm që t’i japim opozitës edhe Presidentin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ftuar opozitën për bashkëpunim, duke u shprehur se PS është e gatshme t’u japë edhe Presidentin.

Sipas saj, mazhoranca nuk ka asnjë problem që emri i Presidentit të propozohet nga opozita, teksa “thumboi” edhe zgjedhjet në PD, për të cilat u shpreh se po bëhen me stilin e vjetër dhe fituesi dihet se kush do të jetë.

“Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër që të pranojnë rezultatin, të ulen me ne në tryezë, të diskutojmë mbi rolet që duhet të kemi ne si mazhorancë, ata si opozitë përsa i përket procesit të integrimit dhe konsensusit politik që na duhet sot. Ta ndalim baltën ndaj Shqipërisë dhe këtë luftë të pakuptimtë që ndikon në proceset tona të jashtme dhe të integrimit.

Ofrojmë që të kemi diskutim edhe për çështjen e Presidentit dhe për emrat. Ne kërkojmë të ngremë nivelin e debatit në Shqipëri. Mjaft është mjaft! Deri më sot, të gjithë partnerët tanë i kanë njohur zgjedhjet si normale, por ndoshta edhe si zgjedhjet më të mira deri sot. Kanë bërë një zgjedhje të bukur, edhe ne edhe ata, nuk e mohoj.

 Nuk kemi asnjë tabu, mund të zgjedhin ata një emër ose ne. Jemi të hapur për diskutim. Nuk kemi asnjë problem me emrin që mund të propozojnë ata. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për çdo ofertë”, tha Spiropali në “Top Talk.

Heroinë e paketuar, zbulohen 15 kg drogë në një kamion në Kakavijë (video)

Një shofer kamioni nga Elbasani u gjurmua dhe u kap sot në Kakavijë me 15 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Operacioni i ishte një bashkëpunim me misionin policor evropian FRONTEX.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore çoi në sekuestrimin e 15 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Policia Kufitare e Kakavijës ka shtuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, për kamionët e transportit të mallrave, por edhe për automjetet me të cilat udhëtojnë qytetarët, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

Bazuar në analizën e riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në dalje u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin SH. P.

Pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë nga ana e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe me shërbimet e FRONTEX-it, u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike që ishte fshehur në një vend të përshtatur në kroskotin e kamionit.

Gjatë kontrollit të detajuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të kamionit, shtetasit Sh. P., 63 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vizita dyditore e Ramës në Ankara: Takim me Erdogan, bisedime për projektet e nisura

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një vizitë 2-ditore në Ankara të Turqisë. Rama shprehet se e realizon këtë vizitë  në Ankara, për të shtuar bashkëpunimin dypalësh mes minisitrive, për ecurinë e projekteve të përbashkëta.

Postimi i kryeminisitrit Edi Rama:

Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport. Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, sipas “Anadolu Axhans”, kryeministri Rama pritet të takohet me presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Nga ana tjetër, sot Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku kryetari i PS-së nuk ishte i pranishëm. Asambleja PS miratori 4 vendime që kanë të bëjnë me thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 12 qershor, analizën e zgjedhjeve të 25 prillit apo me zgjedhjet në strukturat vendore të PS.

alert.al/

Kontrata me COVAX, mbërrijnë 40800 vaksina Astra Zeneca në Rinas

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 40800 vaksina të tjerë të Astra Zeneca nëpërmjet programit COVAX. Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin teksa ka publikuar foto nga operacioni i marrjes në dorëzim të vaksinave.

Rama thekson se jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

Postimi i plotë

Aeroporti “Nënë Tereza”- 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë.

Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

#ShqipëriaBuzëqesh.

#SkaKohëPërPushim, shkruan Rama.

alert.al/

Non grata nga SHBA zyrtari i Bullgarisë që u dha pasaportë bullgare 1894 shqiptarëve

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara shpalli të padëshiruar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë bullgarë mes të cilëve edhe Petar Haralampiev, drejtor i Agjensisë për Bullgarët jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm.

Më herët ata ishin arrestuar në Bullgari për skandalin e shitjes së pasaportave bullgare. Në pranga ranë 20 persona të cilët kishin ngritur një skemë që bëri bullgarë 18 mijë persona, 1894 nga të cilët nga Shqipëria.

Cfarë ndodhi?

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në Sofje, Kyustendil dhe Pleven u fillua pas katër muajsh hetime në emër të Prokurorisë Speciale, e cila përqendrohet në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare.

Midis të dyshuarve të lënë të paraburgim është edhe drejtori i Agjencisë Shtetërore Bullgare për Bullgarët Jashtë Vendit, SABA, Petar Haralampiev, i cili u emërua në post nga koalicioni nacionalist i Patriotëve të Bashkuar, që është pjesë e qeverisë së Bullgarisë.

Të arrestuar gjithashtu ishin edhe disa nga stafi i SABA-s, si dhe ndërmjetës të cilët dyshohet se u kërkuan njerëzve nga Maqedonia, Ukraina dhe Moldavia, të cilët nuk kishin rrënjë bullgare, të paguanin ryshfet për të marrë një certifikatë që njeh origjinën e tyre bullgare.

Kjo certifikatë është dokumenti i parë i nevojshëm në rrugën për marrjen e shtetësisë bullgare, por kriteret për atë që përbën trashëgiminë bullgare kanë tepër të paqarta.

Deri në qershor të vitit 2018, rreth 18,000 njerëz – kryesisht nga Maqedonia (10,252), Ukraina (1,894), Shqipëria (1,510), Serbia (1,013) dhe Moldavia (851) – pretenduan trashëgimi bullgare, tha ministrja e drejtësisë i Tsetska Tsacheva në një konferencë për shtyp në qershor, sipas Dnevnik.bg. Tsacheva tha se pothuajse 10,000 nga këta njerëz morën shtetësi bazuar në këto dokumente.

Një përgjigje e Ministrisë së Drejtësisë në një hetim parlamentar tha se 116 000 njerëz kanë marrë nënshtetësi në 15 vitet e fundit, shumica e të cilëve u mbështetën në certifikatat e trashëgimisë nga SABA. Numri i përgjithshëm i aplikuesve për marrje nënshtetësie ishte 185,000.

Edhe pse raportet e medias dhe hetimet për skemat e dyshuara korruptive për “të shitur” dokumentet e trashëgimisë bullgare janë publikuar prej vitesh, arsyeja më e mundshme pas hetimit ishte një thirrje nga Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në qershor për krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar dhënien e pasaportave bullgare për 114 kriminelë që kërkoheshin në nivel ndërkombëtar nga Interpoli.

Edhe pse nuk u krijua kurrë asnjë komitet, nisja e hetimit përkoi me zemërimin për dhënien e pasaportave kriminelëve.

Edhe pse të tre partitë kryesore brenda koalicionit të Patriotëve të Bashkuar (VMRO, NFSB dhe Ataka) u distancuan publikisht nga Haralampiev dhe thanë se ai nuk ishte anëtar i tyre, ai u emërua si pjesë e kuotës së tyre qeverisëse në vitin 2017 dhe është lider i lëvizjes BG Patriot, një nga anëtarët më të vegjël të koalicionit të Patriotëve të Bashkuar.

Haralampiev u bë i njohur në kohën e emërimit të tij, kur u shfaq një postim i tij në Facebook, ku mbante veshur një bluzë “”Wehrmacht”.

Edhe pse ai u shpreh se i referohej një bande muzikore rroku, emri është gjithashtu ai që përdorej nga ushtria e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Top Channel

Covid-19, MSh: 14 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit jane regjistruar ne vendin tone. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fatmiresisht asnje humbje njerezore nuk ka pasur. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,057

Testime totale 726,739
Raste pozitive 132,351
Raste të shëruara 129,521
Raste Aktive 379
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128
Korçë 63
Shkodër 59
Berat 33
Lezhë 25
Elbasan 23
Vlorë 13
Gjirokastër 14
Durrës 6
Kukës 6
Fier 4
Dibër 5

alert.al/

PS mbledh online Asamblenë për Kongresin, Rama niset në Turqi, mban vetëm fjalën hapëse

Mblidhet e Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste. Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm  në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si  miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

Asambleja do të zhvillohet online për të respektuar masat anti-COVID. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

Në një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama do të niset pasditen e kësaj të mërkure në Turqi. Ai do të mbajë fjalën hapëse në Asamblenë e PS që do të zhvillohet online dhe më pas do të niset drejt Turqisë. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite.

alert.al/

Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, qëllohet me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje (video)

Delon Troqe u ekzekutua pak ditë më parë në Vlorë para biznesit të tij.

Delon Troqe u ekzekutua pak ditë më parë në Vlorë para biznesit të tij.

Siç shihet nga pamjet një makinë kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majti, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të.

Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. Para ekzekutimit, Troqe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja. /ReportTV/