Menu

Kryesore

Biznesmeni dhe filantropi Destani: Uniteti i rrjetit të bizneseve të diasporës është i domosdoshëm, ta ruajmë dhe forcojmë!

Në Prishtinë është duke u mbajtur Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë, me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve të biznesit për të rritur eksportet dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike të Kosovës.

I pranishëm në këtë Konventë ishte edhe Skënder Xhakaliu, përfaqësues nga kompania prestigjioze “Ecolog”, i cili përcolli mesazhin e biznesmenit dhe filantropit të njohur Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH), që për shkak të agjendës tejet të ngarkuar nuk mundi të ishte personalisht pjesë e kësaj Konvente.

Përmes këtij fjalimi të përcjellë nga Xhakaliu në konferencë, Destani ka ftuar të gjitha anëtarët të ruajnë dhe të forcojnë unitetin, si dhe bashkëpunimi mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit të mbetet aktiv, raporton Zeri.info.

“Në rolin tim si kryetar i nderit të rrjetit më të madh të bizneseve në diasporën shqiptare, me sinqeritet dhe dashamirësi dua të ftoj të gjithë anëtarët tanë ta ruajnë dhe forcojnë unitetin në favor të lidhjes dhe bizneseve të diasporës sonë për të mirën e përbashkët për të ecur drejt realizimit të synimeve tona dhe mbi të gjitha për të përmbushur misionin tonë. E gjithë Evropa rikthehet në kërkimin për forcimin e bashkëpunimit. Jam i bindur që kjo është logjika që duhet ta ndjekim edhe ne. Është shumë e rëndësishme për ne të mbetemi aktivë për bashkëpunime konkrete mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit”, thuhet në mesazhin e Destanit.

Ai po ashtu theksoi se uniteti i përbashkët i rrjetit të bizneseve të diasporës është i domosdoshëm për krijimin e urave lidhëse në mes të vetë afaristëve të suksesshëm në diasporë dhe atyre në vendin tonë.

Mesazhi i plotë i Destanit:

Në rolin tim si kryetar i nderit të rrjetit më të madh të bizneseve në diasporën shqiptare, me sinqeritet dhe dashamirësi dua të ftoj të gjithë anëtarët tanë ta ruajnë dhe forcojnë unitetin në favor të lidhjes dhe bizneseve të diasporës sonë për të mirën e përbashkët për të ecur drejt realizimit të synimeve tona dhe mbi të gjitha për të përmbushur misionin tonë. E gjithë Evropa rikthehet në kërkimin për forcimin e bashkëpunimit. Jam i bindur që kjo është logjika që duhet ta ndjekim edhe ne. Është shumë e rëndësishme për ne të mbetemi aktivë për bashkëpunime konkrete mes bizneseve dhe anëtarëve të rrjetit. Unë me kënaqësi dhe në vazhdimësi inkurajoj drejtuesit e kompanive të lidhin marrëveshje, kontrata biznesi me kompanitë shqiptare nga diaspora dhe ato të rajonit tonë. Uniteti i përbashkët i rrjetit të bizneseve të diasporës është i domosdoshëm për krijimin e urave lidhëse në mes të vetë afaristëve të suksesshëm në diasporë dhe atyre në vendin tonë. Sot me krenari mburremi me shumë afaristë shqiptarë në mbarë botën, të cilët me punën e tyre të zellshme kanë arritur edhe majën e suksesit. Në shumë vende të ndryshme ne sot kemi jo vetëm biznesmenë të suksesshëm, por edhe ekonomistë, financierë, inxhinierë, arkitektë, mjekë e shumë profile të tjera, të cilët janë të inkuadruar në kompanitë më prestigjioze në botë. Asnjëherë nuk është e tepërt të vlerësohet dhe të çmohet kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik në vendet tona, Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni e Veriut. Kontributi i tyre është shumë më i madh me krijimin e imazhit mjaft pozitiv në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Vetëm një bashkëpunim i sinqertë dhe një krijim i një klime të volitshme në institucionet tona mund ta kthejmë interesimin e kompanive të huaja për investime në sektorë të ndryshëm. Një kërkesë shumë e madhe sot në tregun evropian është edhe ofrimi i shërbimeve të shpejta. E këtë potencial e kanë edhe Kosova, edhe Shqipëria, me një gjeneratë shumë të re të popullsisë, e cila është e interesuar për të pasur një vend pune. Ka po ashtu një anë shumë të fortë, e cila është njohja e gjuhëve të huaja, si dhe interesimi i tyre për të krijuar kontakte të reja. Natyrisht se ky potencial duhet të shfrytëzohet duhet krijuar politika të mirëfillta ekonomike dhe sociale në vendin tonë. Kompania jonë riprodhon me projekte të shumta në mbarë botën, por edhe këtu në Kosovë e Maqedoni, ofron mundësi të tilla të bashkëpunimit dhe është çdoherë e gatshme për bashkëpunime të reja, sidomos në sektorin e bujqësisë, prodhimtarisë dhe sektorin e përpunimit të ushqimit. Më gëzon shumë fakti se nga përvoja kam parë bashkëpunime shumë të mira në mes të kompanive vendore dhe atyre në diasporë, duke ua ofruar produktet e tyre më një cilësi dhe kualitet shumë të lartë. Kjo natyrisht se duhet të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen. Edhe një herë i falënderoj organizatorët e kësaj konference, këtë iniciativë e cila është vetëm duke u praktikuar qe disa vite dhe shpresoj shumë se do të arrijë të vazhdojë bashkëpunimi në mes të kompanive vendore dhe atyre të diasporës. Vetëm të bashkuar do të jemi edhe më të fuqishëm, si dhe mund të kontribuojmë edhe më shumë në perspektivë rininë tonë të mrekullueshme që e ka potencialin kryesor për një zhvillim edhe më të madh. Ju dëshiroj një ditë të suksesshme dhe shpresoj në lidhjen e bashkëpunimit në mes të kompanive vendore dhe atyre të diasporës. /Zëri.Info/

(VIDEO) Shefi i antidrogës organizator i trafikut, në pranga 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, 6 ton drogë e kapur

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim. Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme në burg 25 persona e në arreste shtëpie 3 persona janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit,  Tiranës dhe Skraparit.

Është caktuar masa “Arrest në burg” për Shkëlzen Kamberi, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Sajmir Kurti, Luan Zylyftari, Aleks Memaj, Erind Hysomemaj, Çezar Gjonmema, Aleksandër Meço, Geri Zylyftari, Mareglen Çaçi, Artan Zylyftari, Toni (Elton) Kushi, Erlind Zylyftari, Ilir Gaba

Ndërsa masa “Arrest në shtëpi” është dhënë për Artur Krasniqim, Ferstim Lelaj, Maksim Sota, Ilirjan Balla.

Në aksionin antidrogë që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit janë arrestuar Prokurori i Vlorës, Maksim Sota;  Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës; Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016  ishin me detyrën e prestarëve të grupit te shoqërimit të ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në kuadër të Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, prestarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjendje të dërgonin në Evropë  duke zbarkuar në Puglia sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Masat e sigurisë të dhëna nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te zbatuara ne Shqiperi, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, plotësojnë kuadrin hetimor  të pasurive e masave te sigurimit personal – të bëra në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe ne lidhje me fenomenet e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës që i përkasin zyrtarëve publik  kryesisht pjestar të forcave të policisë shqiptare  të cilët kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike të mos ndërpritej kurrë.

Operacionet Shefi e Kulmi, të kryera në Itali e në Shqipëri në kuadër të Skuadrës së përbashkët hetimore, të përfundura në dy momente nga DIA e Barit me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milion eurosh, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, në vitin 2016 të arrestoheshin “në det” në Polignano dy skafistet me prejardhje nga Shqipëria me shumë se një ton lëndë narkotike; të ndalohej në Bari Carrassi një korier italian me furgon me më shumë se një mijë kilogram lëndë narkotike e trafikuar më parë në Torre e Mare nga Shqipëria; të identifikoheshin në autostradë në Grottaminarda e në Vasto dy korieret italian ndërkohë që po transportonin lëndë narkotike e destinuar në Salerno e në Tortoreto (Te); të arrestoheshin dy korieret shqiptar me  lëndë narkotike në Sicili (Rg) pasi kishte zbritur nga një autobuz me prejardhje nga Bari; të identifikohej një tjetër depo në Mola të Barit brenda te cilës janë gjetur dhe sekuestruar lende narkotike e llojit cannabis sativa bashkë me një pako me kokainë; të kapeshin ne flagrance “në det” në Molfetta (Ba) dy skafistë nga Shqipëria me më shumë se një ton lende narkotike; të identifikohej dhe sekuestrohej në Savelletri (Br) një depozitë brënda të cilës ishin të ruajtura rreth 700 kg lëndë narkotike e të njëjtit tip (përveç fishekëve për Kallashnikov, njesi kontrolli elettronike për automjete, dokumenta, kapuça e gozhda prej hekuri me tre maja); të gjendej në Palagiano (Ta) një korier që po transportonte lënde narkotike e destinuar në tregun Lucan; të sekuestroheshin disa karta identiteti italiane të fallsifikuara në Shqipëri, në emer të qytetarëve puglies, të cilët nuk ishin në dijeni, të perdorura nga Shqiptarët për të shkuar në Evropën e Veriut.

SPAK arreston si pjesë të një grupi kriminal ish-kreun e Zyrës Vendore të Punësimit në Kavajë. Saimir Kurti është arrestuar sot në Kavajë, ndërsa pak ditë më parë u arrestua në këtë qytet dhe prokurori Edmond Karriqi. Kurti është pronar dhe administrator i një bar-restoranti në Golem.

Më 17 qershor 2016 ai qe përfshirë në një plagosje të trefishtë pas një sherri të nisur për një vendparkim. Gjatë sherrit, Kurti plagosi babë e bir, Eqerem dhe Kid Kazazi, si dhe një tregtar ambulant në zonë. Policia në atë kohë e arrestoi, po pasi u arrit një marrëveshjeje mes palëve, gjykata vendosi t’i ndryshojë masën e sigurisë në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike dhe më pas çështja ndaj tij u pushua.

Aktualisht, Saimir Kurti, 49 vjeç, nuk është në drejtimin e Zyrës së Punës në Kavajë, zyrë që varet nga Drejtoria e Tiranës. Ka qenë në vitin 2014, por opozita pati reaguar duke deklaruar se ishte person në kërkim ndërkombëtar për kontrabandë. Më pas u rikthye në këtë detyrë, si përgjegjës zyre për dy muaj në vitin 2016.

Njoftimi i plotë: 

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po zbatojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e të DDA-së të Barit, – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari  kombëtar i palës italiane, një vendim mase sigurie të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndeve narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit për pasuri të luajteshme, te paluajteshme dhe aktivitete tregtare, ne vlere disa milion euro.

Ekzekutimi i operacionit ndërkombëtar është bërë i mundur, sidomos, falë Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë dhe Eurojust-it (Organizëm që mbështet kooperimin gjyqësor dhe luftën kundër formave të rënda të kriminalitetit transnacional), i cili i ka dhënë mundësinë personelit të DIA-s së Barit dhe Autoriteteve Shqiptare, Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit të zgjerojnë hetimet, duke u mbështetur në rolin thelbesor të koordimit të siguruar nga Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias e Anti-terrorizmit.

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuader te Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Një e re absolute e këtij hetimi është kontributi i çmuar i bashkëpuntorëve të drejtësisë, të gjithë shtetas shqiptar, deklaratat e të cileve, në lidhje me krimet e kryera në Shqipëri dhe në Itali, janë mbledhur në Bari nga prokurorët e D.D.A-së lokale e të SPAK-ut të Tiranës e pasi janë verifikuar përkatësisht, janë përdorur – në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore – në procedimin penal shqiptar.

 Masat e sigurisë të dhëna nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te zbatuara ne Shqiperi, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë, plotesojnë kuadrin hetimor – të pasurive e masave te sigurimit personal – të bëra në Shqipëri nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe ne lidhje me fenomenet e korrupsionit e shperdorimit te detyrës që i përkasin zyrtarëve publik  – kryesisht pjestar të forcave të policisë shqiptare – të cilët kanë garantuar që “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike të mos ndëpritej kurrë.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

 Masat parandaluese të pasurive dhe konkretisht sekuestro preventive që i përkasin sekuestrimit të pasurive të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si apartamente, troje, restorante, njesi tregtare, (12 pasuri te paluajteshme), 4 (kater) shoqeri tregtare bashke me asetet e tyre dhe disa automjete, te cilat arrijne ne vleren e disa miliona euro.

 Operacionet Shefi e Kulmi, gjithmonë të kryera në Itali e në Shqipëri në kuadër të Skuadrës së përbashkët hetimore, të përfundura – në dy momente – nga DIA e Barit me ekzekutimin e përgjithshëm të 80 masave të sigurisë dhe sekuestrimet e pasurive për një vlerë prej 4 milion eurosh, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, në vitin 2016 të arrestoheshin “në det” në Polignano dy skafistet me prejardhje nga Shqipëria me shumë se një ton lëndë narkotike; të ndalohej në Bari Carrassi një korier italian me furgon me më shumë se një mijë kilogram lëndë narkotike e trafikuar më parë në Torre e Mare nga Shqipëria; të identifikoheshin në autostradë në Grottaminarda e në Vasto dy korieret italian ndërkohë që po transportonin lëndë narkotike e destinuar në Salerno e në Tortoreto (Te); të arrestoheshin dy korieret shqiptar me  lëndë narkotike në Sicili (Rg) pasi kishte zbritur nga një autobuz me prejardhje nga Bari; të identifikohej një tjetër depo në Mola të Barit brenda te cilës janë gjetur dhe sekuestruar lende narkotike e llojit cannabis sativa bashkë me një pako me kokainë; të kapeshin ne flagrance “në det” në Molfetta (Ba) dy skafistë nga Shqipëria me më shumë se një ton lende narkotike; të identifikohej dhe sekuestrohej në Savelletri (Br) një depozitë brënda të cilës ishin të ruajtura rreth 700 kg lëndë narkotike e të njëjtit tip (përveç fishekëve për Kallashnikov, njesi kontrolli elettronike për automjete, dokumenta, kapuça e gozhda prej hekuri me tre maja); të gjendej në Palagiano (Ta) një korier që po transportonte lënde narkotike e destinuar në tregun Lucan; të sekuestroheshin disa karta identiteti italiane të fallsifikuara në Shqipëri, në emer të qytetarëve puglies, të cilët nuk ishin në dijeni, të perdorura nga Shqiptarët për të shkuar në Evropën e Veriut.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Personat e akuzuar në operacioni Shefi janë dënuar, në shkallë të parë e të dytë, për vepra penale të ndryshme, e dënime deri në 20 vjet burg ndërsa, në lidhje me operacionin Kulmi, me datën 29 qërshor 2021, Gj.S.P pranë Gjykatës së Barit ka dhënë një vendim të parë denimi ndaj 16 të pandehurve të dënuar, për vepra penale të ndryshme, me dënime deri në 13 vjet burg.

Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

Tiranë – Romë – Hage – Bari –  2 korrik 2020

Forumin e Prespës bën bashkë shqiptarët, Edi Rama takohet me Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë arritur në Shkup, aty edhe ku do të marrin pjesë në Forumin e Prespës.

Para se të bëheshin pjesë e diskutimeve në Forum, Rama dhe Kurti janë takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, Ali Ahmetin.

Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor raporton Klan Macedonia.

“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviç dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.

Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç .

Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë.

alert.al/

Operacioni/ Arben Kraja: 28 masa sigurimi, të përfshirë prokurorë, punonjës policie, administratorë lokalë

Krerë të policisë dhe prokurorisë shqiptare, italiane dhe të Europol kandë dalë sot në një konferencë për mediat online pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” me 38 urdhër-arreste, 28 të ekzekutuara sot. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se është një skuadër e përbashkët që mbi 1 vit e gjysmë ka ushtruar aktivitet dhe ka kryer hetime të përbashkëta, një shkëmbim informacioni i mëhershëm dhe shumë i suksesshëm. “I rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e një konkluzioni konkret. Ekzekutimi i 28 masave të sigurimit sot nga SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është hetuar dhe vërtetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë në këtë aktivitet duke favorizuar këtë aktivitet. bëhet fjalë për prokuror, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme, aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë hetim.

Kemi pasur akuza dhe për pastrim të produkteve të veprës penale. Një vit më parë ishin në një konferencë në Romë ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe unë theksova se do t’i shkojmë deri në fund hetimit për të zbuluar këdo që është i përfshirë që të përgjigjet penalisht, përfshirë dhe zyrtarë publikë.

Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe do vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi Kraja.
alert.al/

Drogë dhe korrupsion, Anti-Mafia italiane dhe SPAK në një operacion të madh, lëshohen 38 urdhër arreste

Një operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.Si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë. Aksioni drejtohet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave.

Kanë qenë dëshmitë e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët kanë dhënë më shumë informacione, duke ndihmuar autoritetet italiane dhe ato shqiptare në goditjen e këtij rrejti kriminal.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.

Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash, njofton ANSA. (https://www.ansa.it/puglia/notizie/2021/07/02/droga-dallalbania-alla-puglia-e-corruzione-38-arresti_30252367-e84d-4565-8c00-8b4cc9f4f95e.html)

Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

alert.al/

Forumi i Prespës, filantropi Lazim Destani ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtar: Sjell frymë reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e rajonit

Ditën e sotme ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga qeveria vendase. Konferenca, titullohet “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”,

Rreth 300 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë kryeministra, presidentë, ministra dhe sekretarë të përgjithshëm, do të marrin pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare që po mbahet më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë.

Në këtë konferencë nuk kishte si të mungonte edhe filantropi dhe biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Veriut, zoti Lazim Destani i cili është edhe një nga zërat më të fortë të çështjeve shqiptare dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, zoti Destani është shprehur se po e ndjek me interes shumë të veçantë këtë konferencë.

Statusi i tij:

Me interes të veçantë këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit. Në këtë Konferencë, të titulluar “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian e ShBA, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, këtë ngjarje e bëjnë të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.
Është gjithashtu për ta veçuar dhe ndjekjen e seancës së pasditës, Hapja zyrtare e Konferencës “Rruga drejt Prespës”, ku folësi kryesor ishte Kryeministri Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamjet e tyre i shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë.

Investigimi - Skandal me perimet, në tregje, produkte me pesticide mbi normat, të ndaluara në BE, por edhe me shumë lloje ngarkesash

Nga Mariglen Mertiri*

Perimet janë produktet më të konsumuara, por edhe më të rekomanduarat për një shëndet të mirë. Por, nga ana tjetër, konsumatorët shqiptarë blejnë dhe konsumojnë çdo ditë domate dhe kastravecë me pesticide deri në 6 herë mbi normat e lejuara, duke rrezikuar rëndë shëndetin e tyre. Ndërsa luleshtrudhet dhe shalqini kanë prezencë të lartë të pesticideve për njësi produkti, duke shtuar përqëndrimin e pesticideve dhe ekspozuar ato në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndërkaq, Instituciont nuk marrin masa, jo vetëm të parandalojnë shitjen e produkteve të kontaminuara, por edhe të ndëshkojnë përgjegjësit. Ato shiten si produkte normale në tregje anormale, por edhe tregje të licencuara me blerës të pandërgjëgjësuar dhe të nxitur nga çmimi i favorshëm. Porl edhe me blerës që për shumë arsye, nuk ka si ta dinë se brenda këtyre perimeve ka norma të larta pesticidesh, por edhe në disa kur ndodhen brenda limiteve, prezenca e 5 apo 6 pestidiceve të ndryshme përbën rrezik serioz për shëndetin.

Fermërët shtojnë pesticidet për të nxjerr sa më shpejt nga sera në treg produktin, për të rritur fitimit, pasi nëse zbatojnë rekomandimet e agronomeve për afatet e përdorimit të pesticideve (karenca), ndoshta nuk do të marrin fitimin e kërkuar dhe do t’i shesin prodhimet e tyre madje edhe nën kosto. Shtrëngimi i masava ligjore  në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, ndryshim të realitetit dhe masa ndëshkuese për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Për të vërtetuar abuzimet dhe riskun e lartë që përballen qytetarët përballë këtyre helmeve të paabsorbuara nga bimët, analiza e mbetjeve të pesticideve në perime është shumë e rëndësishme, pas këto produkte konsumohen në mënyrë të vijueshme, në sasira të konsiderueshme dhe janë pjesë e dietës ushqimore për të gjithë konsumatorët. Për më tepër, konsumi i tyre të “freskta” mbart nje rrezik të shtuar të mbetjeve të pesticideve, pasi koha që ndan perdorimin e një pesticidi në serë nga koha e konsumit shpesh nuk është e gjatë dhe është e pamjaftueshme për degradimin e tyre. Ndaj, në rastin e perimeve që konsumohen të freskëta rekomandohet përdorimi i pesticideve lehtësisht të degradueshme, ose me një karencë të shkurtër për të shmangur mbetjet e tyre në produkt. Porl sido që të jetë afti i karencës, sipas llojit të persicidit apo insekticidit, fermerët duhet ta zbatojnë atë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, frutat dhe perimet janë kryesisht grupi i ushqimeve më të konsumuara në botë, me një mesatare rreth 30%. Ky konsum, vjen më tepër për arsyen se ky grup ushqimesh konsumohet i pagatuar ose gjysmë i gatuar.

Nutricionistja Hyrida Basha, domaten dhe kastravecin i renditë si pjesë me rëndësi të dietës tonë ushqimore për shkak të përbërësve ushqimore që mbartin.

“Kastraveci dhe domatja na furnizojnë me sasi të larta të ujit, antioksidantëve, mineraleve dhe fibrave. Domatja na ofron një mbrojtje edhe prej rrezatimit diellor me gati 20%. Megjithatë, ky është grupi i ushqimeve me të cilat abuzohet më shumë. Nëpërmjet konsumit të këtyre ushqimeve, ne marrim edhe këto pesticide që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me sëmundje edhe gati vdekjeprurëse. Ndikim më të madh, këto kanë në zhvillimin e kancerit, defektet në lindje, çrregullime neurologjike, çrregullime endokrine dhe efekte ne riprodhim”, deklaroi nutricionistja Hyrida Basha

Qendra “Alert” hulumtoi mbi tregtimin e produkteve të kërkuara nga qytetarët në këtë sezon, siç janë domatet, kastravecët, specat, luleshtrydhet dhe shalqiu. Në mënyrë rastësore, u blenë 5 kultura të ndryshme bujqësore në tregun Agro-Ushqimor të Tiranës, vend nga ku tregtarët apo fermerët e shumë rajoneve furnizojnë masivisht tregun e kryeqyetit me pakicë, por edhe nga ku shpërndahen në pjesën më të madhe te gjysmës së Shqipërisë. Kur blihen me kilogramë dhe jo me shumicë, tregtarët nuk japin kupon tatimor dhe si provë përveç videove, kemi biletën e parkimit.

Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “Noval”, analizuam mbetjet e pesticideve ne produktet që tregëtohen në raport me kuadrin ligjor në vend, por i krahasuam edhe me atë të Bashkimit Europian.

Ekspertët që interpretuan analizat deklaruan se, normat e kontaminimit janë disa fish më të larta se rregulloret e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe direktivat e BE-së, duke ngritur alarmin se, disa prej produkteve të analizuar duhet të asgjesoheshin dhe të niste gjurmueshmëria e produktit në zinxhirin prodhim-konsumator nga institucionet përgjegjëse.

Por, t’i analizojmë produktet me radhë dhe teknikisht se, cilat janë gjetjet e laboratorit mbi mostrat e dhëna. Ndërkohë, kontaktuam dy ekspertë të fushës për zbërthyer të dhënat për çdo mostër të analizuar.

Ferdi Brahushi

Eksperti Fredi Brahushi, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, bazuar tek përgjigjet e laboratorit “Noval” deklaron se, gjendja është kritike dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, pasi nga 5 monstrat e marra për analizim, 4 prej tyre ose 80% rezultojnë me ngarkesa pesticidesh, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Eksperti i inputeve bujqësore dhe bujqësisë organike, Arben Shytaj deklaron se, në domate janë gjetur 7 mbetje pesticidesh, në specat e analizuar nuk është gjetuar asnjë lloj ngarkese pesticidi, në kastravecë u gjetën 3 lloje pesticidesh, në shalqi 2 lloje dhe në luleshtrydhe 6 lloje pesticidesh.

Per interpretimin e mbetjeve, iu referuam normave kombetare, te deklaruara në udhëzimin Nr.11 dt.10.05.2021 “Per nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime…” dhe rregullores së BE-së, “Regulation(EC) No 396/2005” dhe “Regulation (EC) No1107/2009”.

Fillimisht u bë krahasimi me listën e PMB-ve të regjistruara, të cilat janë të gjitha brenda listes së miratuar, por pjesa me e madhe janë tek lista Nr.2, ku janë PMB-të që lejohen të tregetohen, por nuk lejohen të importohen. Një praktikë e gabuara e institucioneve tona të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatrëve për të “pastruar” magazinat e farmacive bujqësore dhe plotësuar kërkesat e lobeve të importuesve të mëdhenj me kosto për shëndetin e qytetarëve.

Konkretisht nga domatja e analizuar rezultoi se, ka 7 lloje mbetjesh, nga të cilat, dy, përkatësisht Chlorpyrifos-Ethyl dhe Fenbuconazole, janë mbi normat e lejuara. Rezultati i analizës është 0.073 mg/kg, norma kombëtare është 0.05 mg/kg, norma e BE-së 0.01 mg/kg. Prania e Fenbuconazole, rezultati i analizës është 0.016 mg/kg peshë, norma kombëtare është 0.05 mg/kg, norma e BE-së 0.01 mg/kg, kjo lëndë aktive është në normë me normat kombëtare dhe mbi normë me ato të BE-së.

“Në bazë të legjislacionit, ky prodhim nuk lejohet të konsumohet, është i kontaminuar me pesticide mbi normat e lejuara, si i tillë duhet asgjësuar duke ndjekur gjurmueshmërineë derisa të shkohet tek prodhuesi. Është për t’u theksuar se normat kombëtare të deklaruara në udhëzimin e ministrit të Bujqësisë, duhet t’i referoheshin normave të BE-së, jo të vendosen norma në pamundësi studimesh”, – deklaroi Arben Shytaj.

Tek kastraveci janë gjetur tre lloje mbetjesh, nga të cilat Chlorpyrifos-ethyl është në masë 0.054 mg/kg peshë, normat kombëtare është 0.01 mg/kg, normat e BE-së 0.01 mg/kg peshë. Edhe ky lot prodhimi i analizuar është i pakonsumueshëm dhe duhet asgjesuar.

Kulturat e tjera, i kanë mbetjet e pesticideve të dedektuara brenda normave të lejuara, si ato kombëtare, si ato te BE-së dhe janë të konsumueshme, edhe pse disa janë shumë afër me kufirin maksimal. Vlen për t’u theksuar se, për specin nuk u gjetën fare mbetje, gjë që do të thotë se është e mundur të realizohet siguria ushqimore, duke ju referuar rastit konkret.

Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës Ferdi Brahushi bazuar në rezultatet e analizave të marra si dhe ne gjykimin si specialist i fushës doli në konkluzionin se, bimët e analizuara (përveç specit) rezultojnë me një ngarkesë të mbetjeve të pesticideve me më shumë se një lendë aktive, duke përbërë në këtë mënyrë një rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëvë.

Mbetjet e gjetura të pesticidit Chlorpyrifos-ethyl janë katër deri në gjashtë herë më të larta se normat e lejuara në domate dhe kastravec, duke e bërë me evidente dhe reale rrezikun për shëndetin e konsumatorëve, për më tepër ky pesticid është ndaluar të tregetohet dhe përdoret në BE, si një pesticid shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa në vendin tonë lejohet akoma të tregëtohet dhe përdoret, por jo të importohet.”- deklaroi Brahushi.

Nr. Specia bimore Lenda aktive

(l.a.) e pesticidit

Lejohet perdorimi ne BE/Vendin tone[1] Permbajtja e l.a. ne bime

(mg/kg)

Norma e lejuar (MML) (mg/kg) Diferenca

Absolute

(mg/kg)

Diferenca relative (%)
1 Domate Trifloxystrobin Po/Po 0.023 0.7 -0.68 -96.71
Thiacloprid Jo/Tregetot perdoret 0.013 0.5 -0.49 -97.40
Pyrimethanil Po/Po 0.053 1 -0.95 -94.70
Chlorpyrifos-ethyl Jo/Tregetot perdoret 0.073 0.01 +0.06 +630.00
Cyprodinil Po/Po 0.046 1.5 -1.45 -96.93
Difenoconazole Po/Po 0.052 2 -1.95 -97.40
Fenbuconazole Jo/Po 0.016 0.01 +0.01 +60.00
2 Spec ND
3 Kastravec Metalaxyl Po/Po 0.024 0.5 -0.48 -95.20
Azoxystrobin Po/Po 0.011 1 -0.99 -98.90
Chlorpyrifos-ethyl Jo/Tregetot perdoret 0.054 0.01 +0.04 +440.00
4 Luleshtrydhe Thiacloprid Jo/Tregetot perdoret 0.013 1 -0.99 -98.70
Boscalid Po/Po 0.018 6 -5.98 -99.70
Bupirimate Po/Po 0.052 1.5 -1.45 -96.53
Difenoconazole Po/Po 0.53 20 -19.47 -97.35
Dimethomorph Po/Po 0.034 0.7 -0.67 -95.14
Fluopyram Po/Po 0.009 0.1 -0.09 -91.00
5 Shalqi Pyriproxyfen Po/Po 0.015 0.05 -0.04 -70.00
Fluopyram Po/Po 0.052 0.4 -0.35 -87.00

[1]Bazuar ne listen e PMB-ve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë/Janar 2021 dhe Qershor 2021

Në analizën e tij, eksperti Brahushi konfirmoi se, mbetjet e pesticidit Fenbuconazole në domate rezultojnë të jenë 60% më të larta se norma e lejuar, për më tëpër ky pesticid është ndaluar të tregëtohet në BE, si një pesticid shumë i rrezikshëm për shendetin e njeriut, ndërsa në vendin tonë lejohet akoma të tregëtohet, përdoret dhe të importohet.

Arben Shytaj

“Duhen marrë në konsideratë këto rezultate, duhet intensifikuar analizimi i mbetjeve të pesticideve nga AKU dhe ISUV, e më pas të bëhen trasparente rezulatet, pasi ndihmojnë më shumë problemin sesa të mbahen sekret në mënyrë të panevojshme. Të shikohet ndarja e pergjegjësive, nga fermeri tek institucionet, magazinat e grumbullimit dhe deri te supermarketet, duke parë mangësitë ligjore, dhe ato të përgjëgjesive për moszbatim të kuadrit ligjor ekzistues.”- tha Arben Shytaj

Përqëndrimi i shumë pesticideve brenda një produkti të vetëm pavarësisht se mund të jena normat e veçuara për secilin pesticide brenda normave të lejuara, sasia e shumë pesticideve është e papranueshme për organizmin e konsumatorëve pasi shkakton probleme të shumta.

“Është i patolerueshëm tregëtimi i perimeve ku përmbajtja e mbetjeve te pesticideve eshtë mbi normat e lejuara, por edhe kur këto nuk e kalojnë kufirin për një pesticid të vetëm ato përmbajnë më shumë se një pesticid dhe shuma e mbetjeve të pesticideve është e konsiderueshme për të gjitha perimet e analizuara”, u shpreh Fredi Brahushi.

Përdorimi i pesticideve të ndaluara në BE

Në analizën e mbetjeve të pesticideve janë gjetur lëndë aktive të pesticideve, të cilat janë të ndaluara në BE, si Thiacloprid dhe Chlorpyrifos-ethyl, të cilat fatkeqësisht tregëtohen dhe përdoren akoma në vendin tonë, sasitë e importuara duke përbërë një rrezik të shtuar për konsumatorët, kështu këto pesticide duhet të ndalohen përdorimi i metejshem i tyre dhe asgjësimi i gjendjeve të mundshme fizike në vendin tonë pasi janë pesticide vrastare për mjedisin dhe njerzit.

Për ekspertin Ferdi Brahushi, ky fakt përbën një shqetësim serioz pasi kompanitë importuese të pesticideve mund të importojnë sasira të konsiderueshme të lëndeve aktive për të cilat fillon ndalimi i tyre në BE dhe kërkojnë që përdorin sasitë e importuara. Kështu, duhet që kur miratohet lista e PMB-ve që nuk lejohen të importohen, por vetëm të tregtohen dhe përdoren në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë me afat kohor përdorimi i mëtejshëm i tyre, dhe sasisë që mbetet tej këtij afati duhen asgjësuar dhe në mënyrë absolute nuk duhet të përdoren.

Për një tjetër lëndë aktive të gjetur tek produktete e analizuara si “Fenbuconazole”, Brahushi thotë se, për këtë pesticid është ndaluar përdorimi i mëtejshëm në BE, ndërsa në vendin tonë ky pesticid është akoma tek “Lista e PMB-ve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë / Qershor 2021”. Ndaj, thotë ai, se ky fakt përbën një shqetësim të shtuar, pasi akoma miratohen pesticide që nuk aprovohen në BE.

Eksperti tjetër Arben Shytaj thotë se, duhet parë mundësia e largimit nga tregu të të gjithë PMB-ve me përmbajtje Chlorpyrifos, pasi ai është i ndaluar në BE, në Shqipëri vazhdon dhe shitet, mbetjet e tij janë problem si në prodhimet konvencionale si në ato organike.

Si të mbrohen konsumatorët nga perimet me pesticide

Hyrida Basha

Në sy të lirë, sasia e pesticideve nuk duket, por ajo që do këshilloja është që konsumatori të jetë më i kujdeshmm në blerje. Pra nëse një frut apo perim nuk i përket stinës, atëherë le të shmanget blerja e tij. Sygjerohet përdorimi i metodës së ngrirjes së produkteve në mënyrë që të konsumosh ushqimin e preferuar edhe jashtë stinës.

Por, edhe kur ndoshta ke blerë produkte dhe në një moment ke pasur dyshime mbi vertetësinë e tyre, nutricionistrja Hyrida Basha këshillon trajtimin e tyre në kushte shtëpie për të shmangur aq sa mundet sasinë e pesticideve.

“Nuk duhet absolutisht shmangur larja me ujë të bollshëm e fruta-perimeve. Këshillohet lënia në ujë me uthull për të paktën 40 minuta. Përdorimi i detergjentëve për ushqime, fruta perime, të cilat ndihmojnë deri diku këtë proces. Të përoret një furçë enkas për pastrimin e perimeve. Dhe, të thahen para se të futen në frigorifer”, deklaroi nutricionistrja.

Efektet që pesticidet japin janë akute ose kronike. Mikrobiologët dhe mjekët thonë se efektet akute manifestohen me problem dermatologjike, kruajtje, skuqje, me diarre, humbje të përqëndrimit, trubullim të shikimit ndërsa efektet kronike, përfshijnë sëmundje të tilla si; parkinson, kanceri, riprodhimi, tiroidja e të tjera problem endokrine. Sipas disa studimeve të fundit, disa organofosfate si malathion, terbufos, dhe chlorpyrifos, janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe ovareve. Ndërkohë lloje të tjera të pesticideve mund të zhvillojnë tumore në organe si mushkëria, pankreasi, zorra e trashë etj. Ky dëm nuk është vetëm në organizëm, por kalon edhe në mjedis nëpërmjet mbeturinave të këtyre produkteve.

 

Institucioni që ka për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili bën vlerësimin e riskut, menaxhimin e riskut, por edhe komunikimin e riskut. Në faqet zyrtare të këtij institucioni ka çdo ditë njoftimë për punën e përditshme, ku ndër të tjera thuhet se, janë marrë X mostra produktesh të ndryshme ushqimore. Por, njoftimi mbetet me kaq. Në snjë rast të vetëm, AKU nuk ka publikuar rezultatet e analizave të produkteve që mund të kenë rezultuar pozitive, apo të njoftojë konsumatorët për raste të ndryshme problematike.

Pak ditë më parë, Qendra ALERT publikoi dhe një material investigues për cilësinë e pesticideve, ku në disa raste, lëndët aktive rezultojnë ndryshe nga deklarimi në etiketën e tyre. Ndërsa më pas publikuam dhe një “Memo” të brendshme, ku thuhej qartë që, ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), laborator reference, nuk bënte analizat e pesticideve për llogari të AKU.

Në këto kushte, duket që prodhimet me standarde janë ato që ekspoetohen jashtë Shqipërisë. Kjo për shkak të çmimit të mirë, por edhe të kontrolleve rigoroze që iu bëhen nga autoritetet në vendet pritëse. Për këto arsye, prodhuesit, të detyruar dhe nga kontraktuesit e tyre (pikat dhe kompanitë e grumbullimit dhe eksportimit) nuk luajnë me sigurinë ushqimore. Ana tjetër e medaljes duket se serviret për konsumatorët në Shqipëri: Perime me persicide shumë herë më të larta se norma, por edhe ku janë brenda limiteve, në një produkt dedektohen 6-7 lloje pesticidesh, që në totalin e tyre, përbëjnë sasi shumë të mëdha që futen në organizimin tonë. Në të dy rastet, me prezencë mbi apo brenda norme, nga analizat kanë rezultuar lëndë aktive, pesticide, të ndaluara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.

*Autori i shkrimit ushtron profesionin e gazetarit prej 12 vitesh. Ka mbaruar studimet për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Ai ka ushtruar profesionin e gazetarit në disa media të shkruara dhe vizive, duke qenë dhe gazetar investigativ. Aktualisht, është redaktor i lajmeve ne Televizionin Klan News dhe bashkëpuntor në projektin e Qendrës ALERT.

 

Shënim: Ky publikim është ekzkluzivitet i Qendrës ALERT, e cila gëzon të drejtën e autorësisë, bazuar në Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Materiali mund të ripublikohet në mediat tjera, vetëm duke cituar burimin në fund dhe të vendoset linku i burimit. Në rast ndryshimi titulli nga mediat, në fund të shkrimit duhet të saktësohet, se cili ka qenë titulli i tij. Në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

© Qendra ALERT – Alert.al

Polici i Komisariatit nr.2 me kokainë me vete, kishte një person "të inkriminuar" në makinë

Një efektiv policie është vënë në pranga së bashku me 2 shokët e tij, ndërsa me vete kishin kokainë. Në pranga ka përfunduar polici Elefterio Sullaj, ndërsa dy të tjerët janë identifikuar si Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Ky i fundit ishte në arrest shtëpie.

“U bë e mundur më datë 01.07. 2021 në orët e para të mëngjesit kapja në flagrancë në kryqëzimin e Rrugës së Kosovarëve e automjetit me targa AA 211 PX në drejtimin  e së cilës ishte punonjës i policisë Elefterios Sullajm efektiv në Komisiariatin e Policisë nr 2 Tiranë dhe pasagjer shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ku ky i fundit është me masë sigurimi personal “arrest shtëpie”.

 

Masakra e Velipojës/ Gjykata vendos 'arrest në burg pa afat' për dy të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe E.D., dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin E.D., për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe E.D., nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe E. D., nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

alert,al/

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, Manastirliu: Mbetet alerti nga varianti Delta

Sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, por ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.

Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Manastirliu.

alert.al/