Menu

Kryesore

Vlorë, pas takimit me Asamblenë e PS-së. Rama: Jam i shqetësuar për bashkinë, takim i detyruar

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka pasur si temë përplasjet e fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.

“Ishte një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke arritur objektivin dhe si nevojë për t’iu thënë se unë vërtetë kam zgjedhur të kem deputeti i Durrësit, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë intensivisht punën në Vlorë, në gjithë qarkun, si në të gjithë Shqipërinë, por këtu kemi shumë sfida. Sa i përket administrimit të vogël jam realisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën, por për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit”, tha Rama.

Konflikti mes Lelit dhe socialistëve të Vlorës është ndezur shumë kohët e fundit, duke sjellë konflikte institucionale.

 

Madje edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Dritan Lelit ka kohë që janë të ngrira, sidomos pas refuzimit që drejtuesi i Bashkisë Vlorë i bëri ftesës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në listën e PS.

 

Në mbledhjen e Asamblesë janë diskutuar edhe rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit.

alert.al/

Vlorë, Rama mbledh Asamblenë e degës së PS-së, kryebashkiaku Leli, tema e nxehtë e takimit

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka për qëllim trajimin e përplasjeve të fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie.

Konflikti mes Lelit dhe socialistëve të Vlorës është ndezur shumë kohët e fundit, duke sjellë konflikte institucionale.

Madje edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Dritan Lelit ka kohë që janë të ngrira, sidomos pas refuzimit që drjtuesi i Bashkisë Vlorë i bëri ftesës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në listën e PS.

Në mbledhjen e Asamblesë pritet të diskutohet edhe rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit.

alert.al

Masakra e Velipojës/ Dyshohet se u përdorën 6 armë, shpallen në kërkim dy persona, 20 të shoqëruar

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë me katër të vdekur dhe dy të plagosur në Velipojë. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku. Ndërkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njeri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Të vrarë pas konfliktit që dyshohet se nisi për hapësirat në plazh mbetën Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli, 17 vjeç ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij. Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.

alert.al/

Masakra në Velipojë/ Flet babai i vëllezërve Gocaj: Më është fikur dera, m’i vranë tek shtëpia

Pjetër Gocaj babi i dy prej të vrarëve gjatë konfliktit me armë në Velipojë ka folur për mediat.

Me zërin që i dridhet dhe me lot në sy ai tha “më është fikur dera, m’i vranë te dera e shtëpisë”. Ai tha se konflikti kishte nisur për shezlonget, që vjet n% atë vend i kishin patur ata çadrat, ndërsa këti vit, i kishte marrë hotel “Fantazia”, por që nuk ishte ndarë akoma saktësisht se ku.

Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlongët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di që për shezllone. Me kanë vrarë tek dera e shtëpisë, me kanë vrarë dy djemtë.

Çfarë me duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam patur une shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlonget sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Ne i kemi vendosur shezloget përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata.

Ata erdhen dhe qëlluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze, ka ardhur për investime, pastaj qëlluan dhe tjetrin,” tha ai.

Kujtojmë që ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën

Përcillen për në banesën e fundit, 4 anëtarët e familjes që humbën jetë në aksidentin tragjik

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira familjes prej 4 anëtarëve të cilët ndërruan jetë ditën e djeshme në aksidentin tragjik në autostradën e Vlorës, ku u përplasën nga një mjet luksoz tip ‘Audi’.

Njoftimi është bërë nga familjarët. Varrimi do të bëhet në orën 10:00 në lagjen Dukas-Çoban.

Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë në ‘Audi-n’ që i përplasi nga mbrapa udhëtonin 3 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por të tre jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat në të cilat, ndodhi aksidenti, kanë shkaktuar një zemërim të madh publik tek qytetarët, por nuk kanë munguar as reagimet nga personazhet publikë të cilët i mëshojnë faktit se ky është problem i rëndë në vendin tonë.

Sipas reagimeve të bëra, ata shprehen të zemëruar me faktin se jeta në Shqipëri nuk është aspak e sigurt dhe mungon çdo lloj parametri i sigurisë rrugore.

Protestë para Ministrisë së Brendshme: Kush ecën në makinë me 200 km/h është vrasës potencial

Aksidenti tragjik që ndodhi sot në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë të saj, të cilët kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet me të afërmit, padyshim që preku zemrat e gjithë shqiptarëve.

Nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili thuhet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë.

Në shenjë proteste kundër këtyre ngjarjeve, ku thuajse çdo ditë në rrugët e vendit humbasin jetë njerëzish, qytetarët janë sensibilizuar dhe janë hedhur në një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Siç shihen disa të rinj që në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Brendshme, duke u shtrirë përtokë bashkë me biçikletat e tyre.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial. Se ai nuk u aksidentua, por vrau, mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha qytetari.

 

Makina humb kontrollin, plagoset një këmbësor në Tiranë

Një aksident automobilistik ka nodhur pak më parë në Tiranë. Sipas informacioneve për Alert.al bëhet me dije se makina ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor duke e lënë të plagosur.

Mjeti më pas ka përfunduar jashtë rruge, ku pemët e kanë mbajtur për të mos përfunduar në lanë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ermal Meta, në 26 Korrik në “Air Albania”/ Veliaj: I lumtur që hapim stinën e koncerteve në Arenën Kombëtare! Biletat do të jenë falas

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare në Itali, ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë, ta mbajë në 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Lajmin e shumëpritur për të gjithë e dha përmes një bisede online me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë artisti kaq i dashur në dy anët e Adriatikut.
“Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime,” u shpreh ndër të tjera Ermal Meta.
Kryebashkiaku Veliaj e ka quajtur një lajm fantastik për kryeqytetin, ndërsa veçoi si mjaft të rëndësishëm faktin se kjo do të jetë hapja më e bukur e stinës së koncerteve edhe për Arenën Kombëtare, që nuk ka mundur ende për shkak të pandemisë globale të organizojë evente artistike të përmasave të tilla. Kreu i Bashkisë, i cili këtë videocall e ndau edhe me ambasadorin italian në Tiranë,

Fabrizio Bucci, nuk la pa përmendur edhe 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali.
“Do jetë koncerti i parë në stadium. Jam shumë i lumtur që e hapim stinën e koncerteve, por jam i sigurt që edhe Fabrizio është shumë i lumtur, sepse kanë kaluar plot 30 vjet nga eksodi, momenti ku shumë shqiptarë lanë vendin e tyre për të filluar një jetë të re në Itali, në kushte jashtëzakonisht të vështira, disa me anije, disa me gomone dhe ti je një histori suksesi i atij eksodi,” iu drejtua Veliaj këngëtarit Meta.
Ambasadori Bucci u shpreh se nisja e turit të koncerteve të Ermal Metës ka surprizuar jo vetëm shqiptarët, por edhe italianët të cilët e kanë mirëpritur lajmin.
“Këtu u “çmendën” të gjithë, italianë e shqiptarë. Të gjithë mezi po e presim,” u shpreh diplomati italian.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nënvizoi se ky koncert do jetë falas për të gjithë. “Do hapim një faqe ku njerëzit mund të rezervojnë biletën fizikisht, por vetëm për të rezervuar vendin, pasi na duhet të respektojmë rregullat anticovid. Koncerti do të jetë falas, falë bashkëpunimit edhe me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit,” deklaroi Veliaj.
“Eksperienca ime me koncertet në Shqipëri ka qenë perfekte. E di që çdo gjë është në duar të sigurta, kështu që mezi pres,” e mbylli bisedën e tij Ermal Meta.

alert.al/

Biznesmenia Vjollca Hoxholli dënohet me 8 vjet burg si mashtruese seriale

Dënohet për të disatën herë biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli. Gjyqtari Gert Hoxha në Gjykatën e Tiranës e dënon me 8 vjet burg për “mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda”. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën arrest shtëpie. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u është shitur hyrja disa herë.

Në prill të këtij viti, Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente, u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.

“U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin” u shpre Kasneci dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi. Dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë”, deshmoi Kasneci. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë”.

Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qira dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati.

Prokuroria e Tiranës i ka filluar hetimet qysh në vitin 2018, nën akuzën e mashtrimit.

Ajo u akuzua se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Ndërkohë, Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

alert.al/

Humbën jetën në aksident/ Fotot e familjes së bukur që u shua, babai i dhuron trëndafil vajzës

Këto janë foto të familjes nga Patosi e cila u shua si pasojë e një aksidenti tragjik ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, si dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç humbën jetën tragjikisht.

Në një nga foto shihet babai i cili ka pozuar duke i dhuruar një trëndafil vajzës së tij 9-vjeçare. Ndërkohë që në një foto tjetër, shihen të dyja motrat.

alert.al/