Menu

Kryesore

Greqia drejt njohjes, ngrihet statusi diplomatik i zyrës së Kosovës në Athinë, “Pro” liberalizmit të vizave

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ditën e sotme ka pritur homologun grek, Nikos Dendias, ku kanë diskutuar rreth liberalizimit të vizave dhe dialogun me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij, Dendias tha se Greqia vazhdon të jetë në favor të librealizimit të vizave pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura. Gjithashtu, ai shtoi se qeveria greke do të mbështesë Kosovën sa herë të kenë nevojë në çdo drejtim.

“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje.

Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, Gërvalla tha se me ministrin grek janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha, duke lënë pas përvojat e hidhura të së kaluarës.

Ndërkohë, Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Në këtë kontekst, Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë. Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyre e thjeshtë ekonomike, në një zyre të të ashtuquajtur interesi me qasje tashmë jo vetëm në çështje ekonomike, por edhe në fusha tjera, duke përfshirë edhe atë politike”, tha ajo.

alert.al

Arrestohet Mexhit Picari, vrau dhëndrin dhe plagosi avokatin

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është arrestuar personi që ekzekutoj ish-dhëndërin dhe plagosi avokatin e tij.

Autori i ngjarjes është Mexhit Picari

Njoftimi:

Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

Ekzekutimi tek Bar Trëndafili i bardhë/ Polica jep versionin për ngjarjen e rëndë në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak më parë në Tiranë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Sipas uniformave blu, vjehrri ka vrarë ish-dhëndrin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/ Plas arma në mes të Tiranës, vritet një person, plagoset avokati

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e të premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Për pasojë, një person ka humbur jetën, i cili dyshohet të jetë qëlluar nga i kunati si dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mësohet  se në drejtim të vendit në lokal ku ishte ulur viktima është qëlluar 4-5 herë me armë Ndërkohë, vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të shumta policie.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Nikoll Lesi bën paralajmërimin e fortë, 3 ish-ministra dhe një zyrtar i lartë do të futen në burg

Tre ish-ministra dhe një politikan i lartë, sipas një artikulli të publikuar nga Koha Jonë me botues Nikoll Lesin, pritet të merren nën hetim nga SPAK. Në artikull thuhet se “një dosje e bujshme pritet të firmoset këto ditë për një politikan të lartë, por edhe tre ish-ministra po përgatiten për sirenat e furgonit të arrestimeve”.

Në artikull thuhet se Shqipëria shquhet për korrupsion golapant dhe mbetet në shenjëstren e BE dhe SHBA. Dje Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Pra sinjali për veprim u dha dje nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që mbetet aleati ynë më i madh dhe më i sigurtë. Ata inicuan luftë botërore ndaj këtij fenomeni që gërryen një shoqeri demokratike, aq me tepër një shoqeri si kjo e Shqipërisë me probleme në funksionimin e demokracisë.

Dokumenti që botoi VOA thotë se “se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum amerikan.

Sipas gazetës, SPAK ka fushë të gjerë veprimi ndaj personave zyrtarë shtetrorë që ndër vite, dhe tani, kanë shkelur ligjet duke prekur fondet publike, pra taksat e qytetarëve shqiptarë.

“SPAK po bëhet gati për arrestimet e para VIP. Kjo verë do jetë shumë e nxehtë, sidomos vjeshta tregojnë burime nga “rruga e Elbasanit””, thuhet ndër të tjera në artikull.

Yuri Kim: Qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për t’i kërkuar llogari individëve të korruptuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, nëpërmjet një statusi në Tëitter ka shkruar se Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes kryesor i sigurisë kombëtare të SHBA

Yuri Kim: Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes kryesor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për t’i kërkuar llogari individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve të synuara antikorrupsion; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë, dhe aktorë të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Gara për kreun e PD/ Përcaktohet fleta e votimit, ja si renditen kandidatët

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike u mblodh pasditen e së enjtes dhe hodhi një short për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.

Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidateve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit do të jetë:

  1. Fatbardh Kadilli
  2. Edith Harxhi
  3. Agron Shehaj
  4. Lulzim Basha

Të katër kandidatët vazhdojnë fushatën në degët e vendit ndërsa nuk pritet që mes tyre të ketë ballafaqim.

Adoleshenti bie nga lartësia, sillet me urgjencë në Tiranë! Emri

Një 17-vjeçar nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar në gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”.  Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.

 

Vrasjet mafioze, RENEA zbarkon në Vlorë

Vlora është tronditur nga disa krime të njëpasnjëshme javët e fundit. Jo më larg se një natë më parë u vra Shkëlzen Velaj, nga persona ende të paidentifikuar.

Në fakt në të gjitha vrasjet e kohëve të fundit nuk ka asnjë të arrestuar, pasi kriminelët janë kujdesur që të mos lënë asnjë gjurmë.

Për këtë, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin bregdetar për disa kontrolle.

Sa i përket ngjarjes së të mërkurës, policia tha se gjeti një makinë të djegur në zonën e Babicës, si edhe armën e krimit.

Shihni si e qëlloi pas shpine Klodian Rashën polici Nevaldo Hajdaraj

8 dhjetori i kaluar ishte një ditë që tronditi të gjithë. I riu Klodian Rasha u ekzekutua nga policia në vendin ku unë po qëndroj tani për fajin e vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Këto nuk janë momente për klikimet që shuajnë kuriozitetin, por momente reflektimi për të vlerësuar se sa afër është jeta me vdekjen, liria dhe të drejtat e njeriut me shtetin policor. Gjithçka ndodh për pak sekonda, mbasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Ky është polici nën akuzë që në orën 2. 2 minuta të mesnatës kalon rrugën. Klodiani është në trotuar.

Polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe tre hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu , ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani jep shpirt. Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta , që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.