Menu

Kryesore

FOTO/ Turistët shijojnë kryeqytetin, Veliaj: "Mirë se erdhët në Tiranë!"

Tirana është hapur dhe gëlon çdo ditë nga aktivitete të ndryshme. Turistët e parë kanë ardhur sapo masat anti-covid u lehtësuan dhe po shijojnë qytetin plot diell, kulinarinë shqiptare dhe jo vetëm

Postimi i Velaijt me foto në rrjetet sociale:

“Mirë se erdhët në Tiranë!  – në qytetin plot diell , ushqime të shijshme  dhe vende magjike për të vizituar ! #tiranaisopen #TiranaEuropeanYouthCapital2022”.

alert.al/

 

Përplasje për plazhin! I vihet flaka 60 shezlongëve në Dhërmi! Pronari: Kishte pakënaqësi nga bizneset përreth

Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domit. Ai i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca. Ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.

Njoftimi i Policisë

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

alert.al/

Shëngjin, turisti rus gjendet i vdekur në një apartament, Policia: Ka abuzuar me alkoolin dhe drogën

Një turist rus është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini, 39 vjeç. Policia bën me dije se ai u gjet nga kunati i tij në një apartament në katin e pestë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj e përdorimit të pijeve alkoolike dhe drogës.

Trupi i pajetë i turistit është gjetur që mbrëmë rreth orës 22:40, por ende nuk janë kryer veprimet për largimin e kufomës. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Masakra e Velipojës/ Arrestohen dy të plagosurit te “Trauma”, në kërkim tre nipat e Kujtim Ferracakut

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Velipojë mesnatën e sotme, ku gjatë një konflikti me armë zjarri mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Si pasojë e konfliktit të armatosur mbetën të plagosur Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Tyli, 17 vjeç, të cilët gjenden të shtuar te spitali i Traumës. Për këta të dy policia ka lëshuar urdhër arresti dhe do të shoqërohen në polici sapo gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në ngjarje dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

alert.al/

(VIDEO) Me 172 km/h, shihni makinën sot në autostradën Fier-Vlorë

Policia Rrugore njofton se këtë pasdite ka një shtim të fluksit në akset kryesore në hyrje të Tiranës, por jo pengesa apo radhë.

Ndërkohë uniformat blu kanë marrë masa të shtuara krahas edhe tragjedisë së dy ditëve më parë në aksin Fier-Vlorë ku prej shpejtësisë së madhe u shua një familje prej 4 anëtarësh.

83 drejtuesve i është hequr leja e drejtimit në 24 orët e fundit kurse 2 mijë e 839 të tjerë janë ndëshkuar me gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Vijon kontrolli permanent i akseve rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtesia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

  • 52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit.

Aktualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore ncionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Paralajmërimi i Ramës për Lelin: "Më fiku telefonin disa ditë. Nëse ai nuk jep dorëheqjen..."

Përplasja mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe socialistëve vijon ende.Kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së PS me strukturat e  Vlorës është shprehur se ai ka dezertuar në betejën e PS-së duke mos dhënë asnjë kontribut në zgjedhjet e 25 prillit.

“Leli ka një detyre partiake ai dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet por ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatin në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushate për PS-në dha zero kontribute.

Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë dhe s’kanë qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli. Dritan Leli ishte i mirë për fjalime dhe të folur por nuk bënte punët publike çka sollën Afrimin për të bërë ato punë. I kemi kërkuar si Dibrës si Vlorës të hyjnë në zgjedhje për deputet. Ai pranoi,  Leli s’pranoi. Leli nuk u zgjodh u emërua sepse nuk kishte kundërshtarë”, tha Rama.

Sipas Ramës Leli u vlerësua pasi nuk do përfaqësonte më  Vlorën në nivel lokal por do përfaqësonte qytetin në parlament.

“Leli po kalonte nga bashka për në parlament, do ishte mire sepse ka oratori. Askush nuk fiton i pavarur në Vlorë por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Leli më fiku telefonin disa ditë. Nëse ai nuk jep dorëheqjen të gjithë duhet të punojmë që Vlora të përfaqësohet me dinjitet nga këshilltarët bashkiakë, deputetë dhe të gjithë”, tha Rama.

alert.al/

Dy makina përplasen ‘kokë për kokë’ me njëra-tjetrën, 4 të plagosur, në rrugën Elbasan-Peqin

Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentet në rrugët e Shqipërisë duket se nuk kanë fund! Dy ditë më parë, një aksident në rrugën Levan-Vlorë shoi një familje prej katër anëtarësh, të cilët sapo ishin kthyer nga Greqia për pushime. Mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin u përplas nga “Audi”, që dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi të lartë, mbi 200 km/orë. Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Igli Madani u la sot në burg nga gjykata. Medani rrezikon deri në 20 vjet heqje lirie.

Në po të njëjtën ditë, një 82-vjeçar, i cili po ecte në trotuarin përgjatë lumit Lana në kryeqytet, u përplas nga një makinë, që po udhëtonte me shpejtësi. Një ditë më vonë, shtetasi me iniciale Q.K. ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia rrugore ka shtuar postblloqet në të gjitha akset rrugore të vendit, duke kontrolluar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. /Top Channel/

Dokumenti/ Kurti prezanton katër qëndrime për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar të dielën, ato që i ka konsideruar, katër qëndrimet e tij për ecjen përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se për palën kosovare, kërkesa për marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese, është ajo “që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën”, duke shtuar se dialogu mes dy vendeve nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Si pikë të dytë, ai ka përmendur një marrëveshje që ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare, sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës të Vjenës për Ligjin mbi Traktatet.

“E treta, po bëhen 23 vjet bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe nën ndërmjetësimin apo lehtësimin BE-së. Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht, por, duhet ta dijnë qysh në fillim që dialogu, bisedimet, nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që duhet të bazohet në barazi dhe reciprocitet, e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellë”, ka deklaruar Kurti në takim, sipas fjalimit të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Kurti ka thënë mes tjerash se “pavarësia e Kosovës është kompromis”.

“Pavarësinë nuk e kemi shpallur vitin e kaluar, por para 13 viteve dhe 4 vitet e para pavarësia e kishte Piter Faith-in sipër si autoritet sovran, ndërkaq tash e 13 vjet e ka Ahtisarin brenda, këtij kompromisi që është dashur ta sjell një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që nuk ndodhi asnjëherë”, ka thënë ai.

Më 23 qershor, Kurti është pritur në Francë nga presidenti i këtij shteti Emmanual Macron dhe pas takimit, ky i fundit u ka bërë thirrje, si Kosovës, ashtu edhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti.

Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut.

Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritur.

alert.al/

Vlorë, pas takimit me Asamblenë e PS-së. Rama: Jam i shqetësuar për bashkinë, takim i detyruar

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka pasur si temë përplasjet e fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.

“Ishte një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që ne e fituam këtu në qarkun e Vlorës duke arritur objektivin dhe si nevojë për t’iu thënë se unë vërtetë kam zgjedhur të kem deputeti i Durrësit, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë, pa asnjë lloj ndryshimi, madje për të bërë edhe më shumë sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë intensivisht punën në Vlorë, në gjithë qarkun, si në të gjithë Shqipërinë, por këtu kemi shumë sfida. Sa i përket administrimit të vogël jam realisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën, por për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit”, tha Rama.

Konflikti mes Lelit dhe socialistëve të Vlorës është ndezur shumë kohët e fundit, duke sjellë konflikte institucionale.

 

Madje edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Dritan Lelit ka kohë që janë të ngrira, sidomos pas refuzimit që drejtuesi i Bashkisë Vlorë i bëri ftesës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në listën e PS.

 

Në mbledhjen e Asamblesë janë diskutuar edhe rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit.

alert.al/

Vlorë, Rama mbledh Asamblenë e degës së PS-së, kryebashkiaku Leli, tema e nxehtë e takimit

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që po zhvillohet me dyer të mbyllura në Teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka për qëllim trajimin e përplasjeve të fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie.

Konflikti mes Lelit dhe socialistëve të Vlorës është ndezur shumë kohët e fundit, duke sjellë konflikte institucionale.

Madje edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Dritan Lelit ka kohë që janë të ngrira, sidomos pas refuzimit që drjtuesi i Bashkisë Vlorë i bëri ftesës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në listën e PS.

Në mbledhjen e Asamblesë pritet të diskutohet edhe rezultatet në zgjedhjet e 25 Prillit.

alert.al