Menu

Mjedis

Shkrirja e akullnajave të Kashmirit në shkallë alarmante

Shkencëtarët thonë se akullnajat e maleve të Kashmirit që administrohen nga India, po shkrijnë me një ritëm shqetësues. Kjo po kërcënon jetën e miliona njerëzve që banojnë në zonën përreth dhe varen nga uji akullnajor për të siguruar ushqim dhe të ardhura.

Thajiwas është një akullnajë në qytetin Sonmarg, në Kashmirin e administruar nga India.

Akulli po shkrinë me shpejtësi në zonën e njohur për peisazhin piktoresk plotë me ujëvara dhe shtigje.

Sipas studiuesve në Universitetin e Kashmirit në Srinagar, niveli i akullnajës Thajiwas ka rënë për më shumë se 50 metra në tre vitet e fundit.

Profesori Irfan Rashid thotë se akullnajat në malet e Kashmirit po shrihen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mbi-shfrytëzimin e tokës, duke kërcënuar furnizimin me ujë të miliona banorëve.

“Gati gjashtë akullnaja janë zhdukur që nga viti 1980, sipas të dhënave të grumbulluara me satelitë. Shumica për shkak të ndryshimeve klimatike, por pa përjashtuar edhe shkaktarët tjerë. Sa i përket rajoneve Jammu dhe Kashmirit, shumica e akullnajave të vogla, ose janë zhdukur ose rreziku për zhdukjen e tyre është shumë i lartë“, tha ai.

Muhammad Ayoub Khatana, një bari i zonës, është në kërkim të kullotave të përshtatshme për bagëtinë e tij.

Pas vëzhgimit të majave dhe luginave të rajonit, zoti Khatana thotë se vërejti zhdukjen e akullnajave.

“Në të kaluarën, përroi ishte i mbuluar me dëborë të dendur nga akullnajat. Tani nuk është si më parë. Dikur përroi ishte aq i thellë sa mezi kalohej. Tani është i cekët, ndërsa dëbora është zhdukur”, tha ai.

Eskpertët thonë se akullnaja më e madhe e Luginës së Kashmirit, Kolhoi – e cila ushqen dy degët kryesore të lumit Jhelum – po shkrihet me një ritëm shqetësues – rreth një e katërta që nga viti 1962.

Sipas profesorit Rashid, ndryshimet e mëdha kërcënojnë drejtpërdrejt jetesën e miliona njerëzve në këtë rajon.

“Çdo ndryshim në burimet e borës dhe akullnajave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorët e bujqësisë, hidrocentraleve dhe turizmit, si dhe shumë sektorë tjerë që në mënyrë jo të drejtpëdrejtë lidhen me ujin”, thotë ai.

Përmbytjet e shkaktuara kanë ndikuar gjithashtu në kultivimin e mollëve, burimi kryesor i të ardhurave, pasi më shumë se 80 për qind e rajonit varet nga to.

“Dikur, kur kultivoja mollë, kishte përrenj dhe kanale në të gjitha anët e pemishtes, por me kalimin e kohës, ranë nivelet e ujit ndërsa kanalet u thanë. Ne u detyruam të gërmonim për mënyra alternative të ujitjes. Ishte e kushtueshme sepse nevojiteshin gjeneratorë. As kjo nuk mjaftonte”, tha Muhammat Maqbool Bhat që për dekada të tëra punonte si fermer.

Rajoni i Himalajeve, që përfshinë të dy pjesët e Kashmirit të kontrolluar nga India dhe Pakistani, ka mbi 14 mijë akullnaja alpine. Aty ndodhet edhe akullnaja Siachen, më e larta në botë jashtë poleve të tokës. (Associated Press)

Qendra Alert/Alert.al

Hapet projekti “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”

Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në vendin tonë nuk është ende i integruar si duhet në politikat kombëtare dhe veçanërisht në ato lokale. Mospërfshirja e komunitetit dhe OSHC në vendimmarrjet lokale vjen përgjithësisht si pasojë e kapaciteteve të ulëta dhe mungesës se njohurive në grupet e komunitetit lokal dhe mungesës se koordinimit midis organizatave të shoqërisë civile që i përfaqësojnë. Nga ana tjetër komunitetet lokale nuk janë të mirë informuara mbi mundësitë e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore si potenciale për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave lokale të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës duke sjellë menaxhim jo të mirë të burimeve natyrore. Fuqizimi i zërit qytetar përmes rrjetëzimit të OSHC-ve lokale dhe kombëtare mbetet një nga sfidat për përmirësimin e demokracisë së brishtë dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe kombëtar.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Klubin Ekologjik – Lezhë, Shoqatën Horizont EU – Lushnje, Shoqatën “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukës, kanë nisur zbatimin e projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të projektit “Projekti LëvizAlbania”

Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar. Ai do të nxisë dhe mbeshtesë koalicionet e organizatave përmes qasjes së shkëmbimit te informacionit  dhe rrjetëzimit për të arritur objektiva konkretë sa i përket demokracisë dhe angazhimit qytetar në nivel vendor në bashkinë e Lezhës, Divjakës dhe Hasit. Kjo nismë do të forcojë legjitimitetin rrjeteve lokale dhe zgjerojë hapësirën ndërvepruese për të ndërmarrë veprime konkrete mbi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale me rëndësi për komunitetet që ata përfaqësojnë.

Grupet e synuara në këtë projekt përfshijnë (i) Shoqëria shqiptare, veçanërisht komunitetet lokale, (ii) Sektori i OShC-ve shqiptare duke përfshirë OMSHC-të dhe (iii) Institucionet vendore – janë institucione publike lokale që janë në përmirësim të strukturave të tyre organizative në funksion të zbatimit të ligjit të vetqeverisjes vendore.

Advokimi dhe lobimi për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore do të jetë thelbi i kësaj iniciative. Aktivitetet e projektit do t’i shërbejnë këtij qëllimi kryesor, duke vepruar në dy drejtime kryesore: Të nxisë rrjetëzime kombëtare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; dhe të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke përdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në burimet natyrore lokale. Gjatë zbatimit të projektit do të synohet rrjetëzimi dhe forcimi i bashkëpunimit mes OMSHC-ve lokale në tre drejtime kryesore: (i) koordinim të programeve të përbashkëta, (ii) marrjen e njohurive dhe shkëmbimin e eksperincave, si dhe (iii) përfshirjen në aksione/aktivitete të përbashkëta. Çdo aktivitet mbështet këtë qëllim thelbësor, përmes pesë metodave të zbatimit: 1) ndërtimi/zgjerimi dhe fuqizimi i rrjeteve lokale dhe kombëtare OMSHC-ve për të mbrojtur advokuar dhe lobuar në mënyrë efektive duke siguruar mjete dhe informacione, përfshirë informacione në lidhje me kuadrin ligjor për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe metodat e pjesëmarrjes publike në vendimmarrjet lokale, 2) përcaktimin e qëllimit/mesazhit duke identifikuar dhe shpërndarë gjerësisht rekomandimet për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; 3) sigurimi i një platforme për dialog të fuqishëm midis të gjitha grupeve të interesit: OMSHC, media, autoritetet kombëtare dhe lokale, komuniteti rinor dhe gratë; 4) krijimi i  forumeve rinore dhe 5) Aksione konkrete në secilën zonë. INCA dhe OJF-të partnere mbi bazën e mediave potenciale të perzgjedhura, lokale apo kombëtare, do të bashkëpunojnë për t’i nxitur në realizimin e ndërhyrjeve mediatike sipas tematikave të problematikave të identifikuara përgjatë vlerësimit të situatës në zonat pilote të projektit, si dhe nisma të rrjetit në nivel kombëtar. Bashkëpunimi me këto media do të jetë i dedikuar në kohë televizive përmes kronikave dhe vëzhgimeve për promovimin e nismave të OSHC-ve dhe problematikave që lidhen me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe demokracinë në vendimmarrje. Në këtë kuadër përgjatë jetës së projektit do të synohet realizimi i 8 publikimeve në mediat të ndryshme lokale e kombëtare me fokus advokimin për ruajtjen e natyrës shqipëtare. Në përfundim të projektit do të mundësohet organizimi dhe zhvillimi i konkursit “Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës”.

Takimi i sotëm ka për qëllim prezantimin e objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit,  si dhe informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës me Organizatat e Shoqërisë Civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte, që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve të tyre.

Ky aktivitetet u realizua nga INCA në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Qendra Alert/Alert.al

Plastika, Italia miraton 18 dekrete për zbatimin e standardeve evropiane

Një hap vendimtar është bërë në Itali drejt ndalimit të plastikës njëpërdorimshme. Më 4 nëntor Këshilli i Ministrave miratoi përfundimisht 18 dekrete për zbatimin e standardeve evropiane. Midis tyre është edhe “Direktiva (BE) 2019/904 për reduktimin e incidencës së produkteve të caktuara plastike në mjedis”, e njohur si direktiva Sup (Plastikë njëpërdorimshe), e cila ndalon disa produkte plastike për një përdorim. Artikujt në fjalë janë pjatat plastike, lugët dhe pirunjt plastikë.

Ndalimi nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin dhe përdorimin e këtyre produkteve, por edhe tregtimin e tyre nga supermarketet dhe dyqanet.

Dekreti tashmë ishte shqyrtuar dhe miratuar i është dërguar Komisionit Evropian paraprakisht, siç kërkohet nga rregulloret e BE-së, së bashku me një analizë të ndikimit rregullator. Brenda tre muajve nga kjo datë, Brukseli duhet të japë një opinion. Por cilat janë pikat në të cilat dekreti italian ndryshon nga teksti europian? Dallimi thelbësor ka të bëjë me përjashtimin nga fusha e zbatimit të dy llojeve të produkteve. Nga njëra anë, ato që kanë veshje plastike në sasi më të vogla se 10% të peshës së artikullit (të tilla si gota me një sasi të vogël plastike). Nga ana tjetër, produktet plastike të prodhuara me të paktën 40% lëndë të parë të rinovueshme janë të përjashtuara. Megjithatë, këto përjashtime do të zbatohen vetëm për disa raste specifike. Megjithatë, disa shtete të BE-së kanë vendosur përjashtime për gotat prej plastike, në përgjigje të presionit nga industria. Ndër këto, përveç Italisë, spikasin Franca, Suedia dhe Finlanda. Megjithatë, për momentin, vetëm gjashtë vende anëtare kanë prezantuar rregullat e reja të etiketimit për produktet e disponueshme që mbeten në përdorim (Gjermania, Franca, Luksemburgu, Irlanda, Kroacia dhe Greqia), të cilat janë të detyrueshme për të informuar konsumatorin për një menaxhim korrekt të mbetjeve dhe mbi ndikimin mjedisor. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Leondardo di Caprio ‘figurë’ e mbrojtjes së Vjosës: Të behet Park Kombëtar

Aktori i njohur Leonardo di Caprio është bërë tashmë një nga personazhet më të njohura për mbrojtjen e Lumit Vjosë në Shqipëri, i cili vazhdimisht ka kërkuar të bëhet Park Kombëtar në mënyrë që të mbrohet nga projektet që mund ta dëmtojnë. Përmes një videoje në Instagram, aktori shprehet se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura. Gjithashtu do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo pozicion në parkun kombëtar.

Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë. Aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e ‘egër’ në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se  këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës. Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

Qendra Alert/Alert.al

Valbona dhe Vjosa, Sekretariati i Vjenës: Të vihen në veprim planet e mbrojtjes së mjedisit të lumenjve

Shqipëria ka marrë një notë pozitive për ecurinë e sektorit të energjisë në përgjithësi për vitin 2021 nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë por si rrallëherë që në hyrje të përmbledhjes raporti thekson dy masa që duhet të merren me urgjencë. Theksi është vënë tek mbrojtja e mjedisit të lumenjve Vjosa dhe Valbonë që janë bërë jo rrallë objekt i kundërshtimit të shoqërisë civile dhe ambientalistëve sa i takon ndërtimit të hidrocentraleve.

“Shqipëria ka avancuar në drejtim të ndarjes së Operatorit të Sistemit  të Shpërndarjes së Energjisë, por krijimi i bursës është i vonuar. Në sektorin e gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është bërë funksionale në fund të vitit të kaluar, por pa furnizim në tregun kombëtar. Ankande për projekte të energjisë së rinovueshme vazhdojnë me sukses. Planet për mbrojtjen e gjithanshme të mjedisit të lumenjve Vjosë dhe Valbonë duhet vihen në veprim. Si Palët e tjera Kontraktuese, Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar legjislacionin e tij për vlerësimin e ndikimit në mjedis” thuhet në raportin për Shqipërinë.

I njëjti ndalet tek ndryshimet në Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) i miratuar në fund të vitit 2020.

“Megjithatë, ende ndryshimet nuk janë në përputhje me nenet 8 dhe 8 (a) të Direktivës 2014/52 / BE. Legjislacioni sekondar, veçanërisht aktet nënligjore për certifikimin e ekspertëve të VNM dhe kriteret e shqyrtimit të VNM-së, mungojnë. Shqetësimet e ngritura nga Sekretariati lidhur me mundësinë e miratimit të një projekti në kundërshtim vendimin për VNM paraprake ose deklaratës mjedisorë  nuk janë adresuar. Për më tepër, perspektivat e zhvillimit të hidrocentraleve në lumenjtë Valbonë dhe Vjosë mbeten të paqarta. Konsultimet e hershme dhe efektive me publikun si dhe me autoritetet e tjera përkatëse kombëtare në procesin e vendimmarrjes duhet të mbështeten nga kanalet mediatikë tradicionalë dhe modernë” thuhet në dokument.

Sekretariati nënvizon se procedura e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) është iniciuar në draftin kombëtar për energjinë.

“VSM-të duhet të sinkronizohen me përgatitjen e planit apo programit me qëllim sigurimin e intergrimit të vlerësimeve mjedisore.  Vendimi për cilësinë e disa lëndëve djegëse të lëngshme të përdorura për ngrohje, transportit, civil, industrial apo transportin detar i Qershorit 2019 transpozon Direktivën e squfurit në karburante, duke përfshirë dispozitat mbi karburantet detare. Vendimet e nivelit ministror për të zbatuar detyrimet për zvogëlimin e përmbajtjes së squfurit të disa lëndëve djegëse të lëngëta, veçanërisht në lidhje me dispozitat për kampionimin dhe analizat, mungojnë” sjell në vëmendje sekretariati. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Pesticidet përhapen nga ajri, gjendet në parqe natyrore

Supozimet mbi të cilat, deri më tani Bashkimi Evropian ka vendosur të autorizojë përdorimin e glifosatit (lëndë kimike për mbrojtjen e bimëve) janë të gabuara, të paktën për sa i përket aftësisë së përhapjes nga ajri të substancës, tashmë të përcaktuar ndoshta kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit e OBSH-së. Në fakt, glifosati udhëton në ajër, duke u bashkuar me grimcat e pluhurit dhe polenit dhe duke u përhapur në tokë.

Ky përfundim u arrit nga një studim botuar në revistën e grupit Nature Environmental Sciences Europe. Në fakt, brenda pak muajsh Evropa do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo të lejojë përdorimin e herbicidit edhe pas vitit 2022.

Në sondazh, studiuesit zgjodhën 69 pika të shpërndara në të gjithë Gjermaninë, disa prej tyre në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura për arsye të ndryshme, të tjera në zona të destinuara për kultivim organik ose jo të kultivuara. Gjatë vitit 2019 ata morën kampionin e ajrit në dy mënyra, duke analizuar filtra të sistemeve të ventilimit të brendshëm dhe duke përdorur pajisje që kapin ajrin, duke verifikuar praninë e mbi 500 substancave duke përfshirë përbërësit kryesorë.

Rezultati ishte edhe tronditës: 109 substanca të ndryshme u zbuluan në ajër, 28 prej të cilave nuk u përdorën në Gjermani sepse ishin të ndaluara. Glyphosate ishte i pranishëm në çdo kampion të analizuar dhe kjo konsiderohet si një shqetësim i veçantë, siç ishte numri i zbulimeve të pendimetalinës dhe prosulfokarbit. Në shumicën e mostrave u gjetën kokteje të ndryshme pesticidesh, në një rast deri në 36 substanca të ndryshme toksike.

Ekzistenca e një lidhjeje shkakësore midis dy fenomeneve nuk është demonstruar, por mund të jetë pas disa muajsh, sepse studimi ka hyrë në një fazë të re: Studiuesit në fakt po kontrollojnë gjendjen shëndetësore të një grupi fermerësh nga Sri Lanka. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Lamtumirë plastikë në produktet ushqimore, nismat nga francezët

Ligji francez kundër mbeturinave synon të përshpejtojë një ndryshim në mënyrën e prodhimit dhe konsumit për të ruajtur  burimet natyrore, biodiversitetin dhe klimën. Duhet të ndërmerren pesë hapa, i pari është të zvogëloni plastikën, lufta kundër mbeturinave dhe nevoja për të ripërdorur objektet. Dy hapat e fundit kanë të bëjnë me veprimet kundër vjetërsimit të planifikuar dhe përmirësimit të sistemeve të prodhimit.

Ligji francez parashikon përfundimin e tregtimit të paketimeve plastike njëpërdorimëshe deri në vitin 2040. Për të arritur këtë qëllim, katër intervale janë vendosur me dekret duke i dhënë kështu kohë që të rimendojnë gradualisht alternativat. Këto janë masa që krijojnë një ndikim të thellë në zakonet e përditshme ku objektet plastike të disponueshme janë të shumta, vetëm mendoni për paketimin e ushqimit, shishet e ujit mineral, produktet shtëpiake, shishet e shampove etj.

Për afatin e parë i vendosur në vitin 2025, qëllimi është të zvogëlojë ambalazhet plastike me një përdorim me 20%. Një gjë tjetër për të bërë do të jetë një reduktim 100% në paketimet plastike “të panevojshme” për përdorime të tilla si bateri dhe llamba. Të gjitha këto paketime nga viti 2025 duhet të jenë të riciklueshme dhe për këtë arsye nuk duhet të përmbajnë substanca ose elementë që parandalojnë ose kufizojnë riciklimin. Për momentin, janë marrë disa masa për të zvogëluar përdorimin e plastikës në jetën e përditshme, të tilla si ndalimi dhe shpërndarja falas e shisheve plastike në dyqanet e hapura për publikun.

Nga 1 janari 2022 do të ndalohet përdorimi i mbështjellësve plastikë për blerjen e frutave dhe perimeve të freskëta që peshojnë më pak se 1.5 kg. Materiali reklamues i dërguar me postë konsumatorëve nuk duhet të mbështillet me plastikë. Lodrat plastike do të ndalohen, do t’u ofrohen falas fëmijëve si dhuratë nëse blini një menu të plotë në restorantet e ushqimit të shpejtë. Restorantet e ushqimit të shpejtë, nga 1 janari 2023 duhet të përdorin enë të ripërdorshme (gota, kapakë, pjata) për ushqim dhe pije që shërbehen në vend. Franca i ka vënë vetes qëllimin për të zvogëluar numrin e shisheve plastike njëpërdorimëshe me 50% deri në vitin 2030. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Ndikimi i fermave në shëndet dhe ekosistem: Propozimet e Shoqatës Mjekësore për mjedisin

Ndikimi i fermave në mjedis dhe shëndetin e njerëzve është një çështje e debatuar gjerësisht dhe gjithnjë e më vendimtare. Në këtë artikull, raportohet një studim mbi emetimet e 20 prodhuesve më të mëdhenj të mishit, më të larta se ato të vendeve, si Franca ose Gjermania. Çështja ka një rëndësi të madhe, mbi të gjitha nga pikëpamja shëndetësore, aq sa Shoqata e Mjekëve për Mjedisin (Isde Italia). Kjo Shoqatë donte të mbante një qëndrim, duke promovuar krijimin e një grupi pune për të vlerësuar këtë ndikim, duke iu referuar veçanërisht fenomenit të bujqësisë intensive dhe zhvillimit të atyre organike. Nga këto vlerësime është nxjerrë një dokument përmbledhës, i cili nxjerr në pah efektet e dëmshme të bujqësisë në përgjithësi, si në frontin e ndryshimeve mjedisore ashtu edhe në atë më të drejtpërdrejtë të shëndetit të njeriut.

Pikat e para të marra në konsideratë kanë të bëjnë me pasojat e zhvillimit të blegtorisë intensive, duke filluar me rrezikun e zoonozës, një fenomen që ka qenë prezent prej disa kohësh, por që ka goditur me përhapjen e Covid-19 dhe kontributin për zhvillimin e rezistencës së transmetueshme ndaj antibiotikëve, edhe tek konsumatorët. Problemet e treguara nga shoqata e mjekëve për mjedisin kanë të bëjnë me konsumin e burimeve të ujit, ndotjen e ujit e ajrit dhe ndryshimin e ekuilibrit dhe biodiversitetit. Për të gjitha këto çështje, shoqata citon një bibliografi të gjerë studimesh të disponueshme si në faqen e internetit Ispra (Instituti i Lartë për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Mjedisit) ashtu edhe në faqen italiane të vetë Isde (Shoqëria Ndërkombëtare e Mjekëve për Mjedisin).

Nevoja për bujqësi intensive është e lidhur, thotë dokumenti, me atë që quhet “keqkuptimi i nevojave për ushqim”, i cili nuk i përmbahet kontributeve të nevojshme për një dietë të shëndetshme, por është ‘i nxitur’. Një sondazh global i paraqitur në Evropë në 2016 deklaron nevojën për një rritje prej 70% të prodhimit të proteinave shtazore deri në vitin 2050, pavarësisht shkakut të njohur të ndotjes së mjedisit. Kjo shifër përcaktohet nga një llogaritje e rritjes së kërkesës nga vendet në zhvillim, jo ​​nga nevoja reale. Gazeta “Isde” kujton se nga viti 2015 u shkaktuan rreth 34,000 vdekje nga kanceri në vit si pasojë e dietave të pasura me mish të përpunuar dhe të kuq. Piramida e saktë ushqimore, pra, do të rezultonte në një konsum shumë të ulët të proteinave shtazore dhe në përputhje të përkryer me nevojat mjedisore.

Cilat janë, zgjidhjet e sugjeruara nga shoqata e mjekëve? Një reflektim i gjerë i kushtohet përdorimit të bujqësisë organike, e cila sipas një studimi nga CNRS (Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore), e kryer në bashkëpunim me studiues nga tre universitete evropiane, Jrc (Qendra e Përbashkët Kërkimore) dhe Ispra, në vitin 2050 mund të jetë në gjendje të ushqejë të gjithë popullsinë evropiane. Kjo metodë përcaktohet nga rregullorja si praktika më e mirë e mundshme përsa i përket mjedisit dhe mirëqenies së kafshëve. Prandaj ligji nuk flet në mënyrë eksplicite për shëndetin e konsumatorit, por mjekët për mjedisin nënvizojnë lidhjen e ngushtë me shëndetin e mjedisit dhe mirëqenien e kafshëve.

Këto janë përfundimet dhe kërkesat e ISDE në lidhje me fermat.

Pranoni zhvillimin e bujqësisë organike sipas nevojave ushqimore bazuar në konceptin e një diete të shëndetshme të siguruar nga FAO

Mbështetni nevojën, për bujqësinë organike dhe me vlerë shëndetësore

Kërkoni kontrolle të shëndetit publik në lidhje me rregulloret organike të fermave

Duke pasur parasysh që fermat organike duhet të ushqejnë kafshët me ushqim organik dhe për këtë arsye të rriten organikisht, ajo kërkon sondazhe specifike të afta për të lidhur trendin e konsumit të pesticideve në lidhje me zonën bujqësore të përdorur. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Greenpeace denoncon lidhjet midis plastikës dhe ndotjes së mjedisit

Italia është ndër përdoruesit më të mëdhenj në botë të shisheve plastike. Megjithatë, plastika kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ndotjen e mjedisit, jo vetëm në formën më të dukshme të shpërndarjes në mjedis, por edhe në lidhje me ciklin e tyre të jetës, duke filluar nga origjina e naftës dhe gazit fosil. Për të zvogëluar ndikimin e ndryshimit të klimës, që përmban ngrohjen globale, tani është më urgjente se kurrë të zvogëlohet prodhimi petrokimik dhe kjo përfshin edhe reduktimin e prodhimit të plastikës. Megjithatë, një raport i ri i lëshuar nga Greenpeace USA zbulon se disa nga produktet kryesore të konsumit, përfshijnë Coca-Cola, PepsiCo, Nestlé, Mondelēz, Danone, Unilever, Colgate Palmolive, Procter & Gamble dhe Mars, të cilat po favorizojnë pikërisht zgjerimin e prodhimit të plastikës. Me Këto kompani, në fakt blejnë paketimin e tyre nga prodhuesit të cilët, nga ana tjetër, burojnë nga gjigantët fosilë si ExxonMobil, Shell, Chevron Phillips, Ineos dhe Dow.

Raporti zbulon lidhjet tregtare midis kompanive që bazojnë biznesin e tyre në përdorimin e sasive të mëdha të plastikës njëpërdorimëshe dhe kompanive të karburanteve fosile. Greenpeace thekson se riciklimi duhet të bëhet vetëm kur paketimi i ripërdorimshëm ka arritur në fund të ciklit të tij të jetës.

Plastika është bërë kryesisht nga nafta dhe gazi fosil, i konsideruar si fajtorët kryesorë të ngrohjes globale dhe riciklimi i propozuar nga kompanitë si themeli i problemit. Në fakt, globalisht, vetëm 9% e të gjitha mbeturinave plastike të prodhuara deri në vitin 2015 u ricikluan. Një studim gjithashtu vlerësoi se më pak se 1% e plastikës u riciklua më shumë se një herë. Për më tepër, nëse ritmet e rritjes vazhdojnë viteve të fundit, prodhimi i plastikës mund të trefishohet deri në vitin 2050.

 

Kërkesat e Greenpeace

Për kompanitë:

Bashkëpunoni për të krijuar infrastrukturën e nevojshme.

Hiqni gradualisht të gjitha plastikat me një përdorim.

Bëhuni transparent. Publikoni të dhëna të verifikueshme çdo vit mbi përdorimin e paketimit për një përdorim, duke përfshirë normat e reduktimit të paketimit të disponueshëm dhe përdorimin e paketimit të ripërdorshëm. Bëni të njohur origjinën e plastikës së përdorur dhe ndikimin klimatik, përdorimit dhe asgjësimit të saj.

Mbështet një transformim të gjerë të të gjithë sektorit industrial. Promovoni një Traktat ambicioz të Plastikës Globale që trajton të gjithë ciklin jetësor të produkteve plastike, të fokusuar në reduktimin në rrjedhën e sipërme. Mbështetni ligjet që promovojnë një ekonomi të vërtetë rrethore dhe parimet e nevojshme për ta arritur atë, siç është përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Nga qershori i 2022, ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual. Kjo u bë e ditur në seancën plenare të Kuvendit, ku u theksua se do ketë gjoba dhe zero tolerancë ndaj atyre që do e kundërshtojnë vendimin. Ndër të tjera u vendos anulimi për mbetjet e riciklueshme, pasi nxjerrja e mbeturinave nga kazanët ndot ajrin. Kompanitë kanë 9 muaj kohë për të adoptuar linjën e re të prodhimit dhe nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, vendi do të çlirohet nga qeset plastike.

Qendra Alert/Alert.al