Menu

Politikë

Nuk shkon në 30 vjetor, Nano dërgon mesazhin: Edi, ta kalojmë stafetën nga etërit te bijtë...

Lideri historik i PS, Fatos Nano edhe pse jo i pranishëm, fizikisht në Kongresin e PS, ishte aty me një reagim.Në 30-vjetorin e PS, ai tha se PS ka qenë gjithmonë një forcë që ka punuar që vendi të ecë para, dhe duke ju drejtuar kryeministrit Rama , tha se PS duhet të vazhdojë punën për Shqipërinë evropiane.

Fatos Nano: Të dashur bashkëmoshatar kështu ju quaja në vitet e para kur e bëmë PS forcë të parë progresiste , ky është një pervjetor që na jep krenari të gjithëve , kemi ditur të përtërijmë vetveten dhe duke ecur me hapin e kohës, prandaj jemi sot e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.

Pa arritur këtë gjithçka do të mbetet punë e papërfunduar. Kam besim që me Edin dhe me bekimin e zotit do e arrini, e gëzofshi përvjetorin e pjekurisë qëllofshi gjithmonë në shenjë.

alert.la/

Rama për themeluesin e PS: "Nano, babai im politik, që në fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas..."

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij falenderuese sot, në 30-vjetorin e kësaj force politike që përkon edhe me Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Rama ka falenderuar socialistët në mbarë Shqipërinë, nga themeluesit deri te anëtarët më të thjeshtë. Ndërsa një falenderim të veçantë, Rama e ka bërë edhe për ish-liderin e PS, Fatos Nano.

“Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PS, Edi Rama:

Gëzuar 30 vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Kjo është një ditëlindje e bukur, çdo ditëlindje është e bukur, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë, e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e fitores për herë të tretë radhazi, për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që punuan për këtë fitore. Faleminderit njëkohësisht të gjithë atyre që në këto 30 vite i dhanë energji, frymë dhe besim.

Atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe e nxorrën PS-në në rrugën e përpjetë të transformimit të Shqipërisë.

Faleminderit edhe liderit të parë të saj, babait politik, që në fillim e desha, pastaj e vravra dhe më pas e gjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Mbi të gjitha dhe të gjithë, faleminderit gjyshërve dhe gjysheve, burrave dhe grave, vajzave dhe djemve anë e mbanë Shqipërisë!

U prehshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë më, nga socialisti dhe socialistja e deri te Bashkimi, i cili do të vijojë të jetë me ne. Jo vetëm me kujtimet tona, por edhe përmes vajzës së tij, Megit kaq të talentuar.

alert.al/

Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika, dorëheqje "live" gjatë përshëndetjes në Kongres

Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS. Gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS ai deklaron fundin e maratonës së tij politike prej 3 dekadash. Më tej Ruçi sqaron se në shtator nuk do të pranojë as mandatin e deputetit që e fitoi në Fier më 25 prill. Ai tha se çdo fillim e ka një mbarin, por garantoi se sa të jetë gjallë do të ngelet një socialist.

‘’Dua të bëj një komunikim me ju. Kur unë nisa, rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej 3 dekadash politike, 30-vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur nisa këtë rrugëtim 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët janë 40 vjeç dhe janë me shumicë këtu. Kur unë nisa udhëtimin tim adoleshentët 15-vjeçarë janë 45 dhe janë bërthama e PS.

 

Natyrshëm gjatë këtij mandate që po përfundojmë me mu aka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS, se jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria.”- tha Ruçi.

 

Në fjalën e tij nuk ka harruar të përshëndesë edhe ish-kryeministrin e ish-presidentin Ilir Meta.

Ruçi tha se Meta, Majko dhe Ndre Legisi ishin ndër të parët që iu bashkuan PS-së më 1991.

“Unë s’jam person që emocionohem kollaj, por me ato që pashë në dokumentar, mund t’ju them se jam shumë i emocionuar. Do e ndaja në dy periudha rrugëtimin e PS-së, një nga 1991 deri më 2005 dhe tjetrën nga 2005 deri më 2021. Në periudhën 1991-2005 u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas, u anatemuam gjatë gjithë kohës si vetë PP. Të ishe socialist nuk ishte e modës, nuk kishte liri për socialistët, kishte vetëm maliq për socialistët, nuk kishte ekonomi tregu e nuk kishte të drejta për socialistët. Rrahje e persekutime, arrestime kishte për PS-në dhe kulmoi me burgosjen e liderit të kohës, Fatos Nano.

Ishin vite të vështira. Do përshëndesja shumë figura të rëndësishme të asaj kohe, si Shkëlqim Cani, Sabit Brokaj, Maqo Lakrori, Fatri Sinani, që nën drejtimin e Servet Pëllumbit rinovuan një program social-demokrat të PS-së. Do përshëndesja Ilir Metën, Ndre Legisin dhe Pandeli Majkon. Do përshëndesja grupin e parë parlamentar me në krye Namik Doklen. Ishin 36 deputetë dhe disa nuk jetojnë më, ky ishte grupi më i mirë parlamentar që kishim”, tha Ruçi.

Gramoz Ruçi ka përshëndetur edhe Nanon, duke thënë se lideri i PS-së bëri 4 vjet burg vetëm pse ishte kryetar i Partisë Socialiste.

“Do përshëndesja Fatos Nanon. Ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Askush, as ne, as kundërshtarët tanë nuk thonë se ti nuk je politikan. Jemi krenar që të kishim kryetar 14 vjet. Ti je intelektual, ti bëre 4 vjet burg vetëm pse ishe kryetari ynë. Mirënjohje Fatos Nanos. Më 1997, ne ngritëm shtetin, bëmë shtetin e së drejtës dhe ligjor. Ne përballuam luftën e Kosovës dhe sot gëzon statusin Republika e Kosovës. Më 2005 u pranua humbja dhe Nano dha dorëheqjen. Këtë e bën vetëm një lidership dhe një parti e emancipuar.

Për të ardhur sot, i dashur Edi Rama, më 2003 deshe të bëheshe kryetar ynë dhe nuk të mbështesnin, ti qëndrove stoik, pasi e dije mirë që të bëhesh lider, nuk mjafton vetëm dëshira e ambicie, por duhet patjetër edhe dëshira e dashuria e atyre për të cilët pate ambicie për të qenë kryetar i tyre dhe ndodhi më 2005. E, ja ku jemi sot, si asnjë parti e majtë në Europën Lindore, me tre mandate rresht fitimtar. Shqipëria tani ulet në KS mes pesë më të mëdhenjve të botës. Sot kemi 112 mijë anëtarë e jemi rritur. Vajzat dhe gratë tani kanë pozita të rëndësishme në PS. Kemi bërë sukses në barazinë gjinore”, u shpreh Ruçi.

E bija Bashkim Finos, fjalim në Kongres: Me ikjen e tij më solli në PS për të mos u larguar më!

Përkujtohet në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS ish-kryeministri i ‘Pajtimit Kombëtar’ të Shqipërisë, Bashkim Fino. Megi Fino, vajza e ish-kryeministrit ka mbajtur një fjalim i cili i ka emocionuar të gjithë të pranishmit.

Ajo zbulon se ka pasur vetëm një konflikt me të atin, pasi Fino kërkonte ta përfshinte në PS. Megi thotë se i ati ia doli, pasi me ikjen e tij e solli në familjen e PS për të mos u larguar më kurrë. Tashmë Megi Fino është anëtarja më e re e PS, edhe pse e pranon se do e ketë të vështirë të mbushë sadopak boshllëkun që ka lënë i ati në parti.

‘’Të dashur shokë e shoqe,të babait tim të shtrenjtë. Siç e kuni njohur, ai jetonte në një familje të dytë, atë socialiste, nga e cila nuk u nda, dhe nuk na ndau asnjëherë, prej halleve dhe sfidave asnjë ditë të vetme. Ishte vetëm 30 vjeç kur në 1992 mori mandatin e parë të vendlindjes në Gjirokastër.

Një ndër ato plot gjëra që nuk ju harroj, edhe pse e ndjente peshën e madhe të përgjegjësive, ne u rritëm për të qenë shembullor në mësime dhe të sjellshëm me shoqërinë. Mbiemri jonë u bë shpejt i famshëm, kur e thirrën  në marsin e 1997. Isha vetëm 4 vjeç, sa më shumë rritem, edhe kuptoj sfidat e shoqërisë së re demokratike.

Kush rritet me një prind politika, është vetëm fëmija e i një babai e nëne që bën politikë. Sa e vështirë është ti gëlltisësh fjalët e këqija për të, apo sa ta rruash veten nëse abuzon me mbiemrin tënd, për të fituar gjëra që fitohen vetëm me mund.

Babai u kujdes gjithmonë që mos e harronim vlerën e punës, modestisë. U përpoqa gjithnjë tia kthej kujdesjen, përkushtimin, me nota të mira.

Sot është dita tiu rrëfej një secret. Ai e donte kaq shumë këtë familje, sa donte të bëhesha pjesë e PS. Na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve në parti. Pas diplomimit në drejtësi, unë u ktheva në Shqipëri, por nuk u dorëzova që të angazhohesha në aprtinë që e kemi pasur në familje. Hyra në sektorin privat, dhe më pas në një kompani telekomunikacioni. U rrita profesionalisht për tu angazhuar në organizata ndërkombëtare. E munda babain në konfliktin, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më.

Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS. Miq të shtrenjtë të babait tim, mbase nuk do arrij të mbush boshllëkun, por ju garantoj se do jem modestisht me ju, për ju, e për Shqipërinë që duhet ta bëjmë të denjë. Siç thoshte, po nuk e bëri PS, kush do e bëjë. Përgjigjia mbetet e njëjtë, asnjë tjetër. Do të përpiqem me gjithë zemër t’ju a fitoj zemrën. Anëtarja më e re e PS, Megi Fino.’’- tha vajza e Bashkim Finos.

Pas fjalimit të Megi Finos, Gramoz Ruçi kërkoi 1 minutë heshtje për të gjithë ish-kontribuesit që kanë ndërruar jetë dhe nuk janë sot në 30-vjetorin e Partisë Socialiste.

alert.al/

 

 

Kongresi i PS në stadiumin ”Air Albania”, nis me himnin kombëtar dhe video dokumentar për PS në 30 vite

Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka startuar me himnin kombëtar në stadiumin ”Air Albania”. Me mbërritjen e kryetarit dhe kryeministrit Rama tashmë ka filluar dhe ky Kongres i cili mbahet në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Pas himnit, PS ka përgatitur një video dokumentar për fillesat e saj, krijimin dhe rrugëtimin e saj 30-vjeçar në politikën shqiptare. Figura të shquara si Namik Dokle, Arta Dade, Et’hem Ruka, Rexhep Meidani kanë rrëfyer kujtimet e tyre nga fillimet e PS.

Video dokumentari ka filluar me fjalimin e ‘fortë’ të Dritëro Agollit për reformimin e PPSH, dhe më pas me momentet më kyçe si zgjedhjet e 1996, viti i ‘errët’ 1997, burgosja e Fatos Nanos dhe zgjedhjet që pasuan më pas si brenda PS dhe në Shqipëri. Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Pritet të shpaloset programi i PS për mandatin e tretë dhe vizionin Shqipëria 2030 si dhe analiza e hollësishme e zgjedhjeve të 25 prillit.

AXHENDA E KONGRESIT TË PS

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

Nis Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së, kryeministri Rama mbërrin me Taulant Ballën

Ka nisur pak minuta më parë Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë socialiste, në këtë 30 vjetor të themelimit të kësaj partie. Kryeministri Rama ka mbërritur duke buzëqeshur në stadiumin “Air Albania”, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

Kongresi ka nisur me Himnin e Flamurit, e kënduar nga një grup vajzash, të cilat më pas kanë kënduar edhe Himnin e Bashkimit Europian.

alert,al/

Kandidatët nuk janë pajisur me listën e anëtarësisë/ Harxhi: Mund të dëmtohet procesi zgjedhor!

Kandidatja për deputete e PD, Edith Harxhi ka ngritur shqetësimin se nuk është pajisur me listën e anëtarësisë që kanë të drejtë vote për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të PD që do të mbahen ditën e nesërme.

Me anë të një njoftimi, Harxhi tha se edhe përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë me të cilën do të votohet.

Teksa i bën thirrje të gjithë anëtarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, Harxhi gjykon se mungesa e listës së anëtarësisë mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Ajo i bën thirrje kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD që të marrë masat e nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të njoftimit gjatë mbledhjes së djeshme, dt. 11 qershor 2021, të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

1.Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z.Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë me të cilën do votohet në dt.13 qershor 2021.

2.Deri tani, ora 16:00 dt.12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të PD, ende nuk jam pajisur me listën e anëtarësisë me të drejtë vote.

Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i PD.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër me dt. 13 qershor 2021, të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shehaj: Basha ka treguar se nuk mund të fitojë ndaj Ramës

Agron Shehaj, i cili mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit dhe që kandidon për postin e Kreut të PD në zgjedhjet e 13 qershorit, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha ka treguar se nuk mund të fitojë në zgjedhje përballë Edi Ramës.

Shehaj tha se krahas fenomeneve të shit-blerjes së votave, përdorimit të parave të krimit, administratës publike apo institucioneve shtetërore në fushatë, PD gaboi me politikat që ndoqi gjatë opozitarizmit dhe në fushatë.

“Gabuam me djegien e mandateve, gabuam me bojkotimin e zgjedhjeve vendore, gabuam me fushatën sepse nuk u thamë njerzve të vërtetën.

Sot shqiptarët presin të dëgjojnë mbi luftën ndaj korrupsionit, që është problemi më i madh që kanë shqiptarët. Nga korrupsioni buron varfëria, papunësia, pra korrupsioni është e keqja e madhe.

PD i duhet një lider që i çon drejt fitores dhe fitorja vjen duke bindur shqiptarët për të votuar Partinë Demokratike”, tha Shehaj.

I pyetur mbi shpalljen non grata të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Shehaj tha se ai është një vendim politik i SHBA.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB/ Meta: Vendi do e përmbushë me përgjegjësi këtë detyrë

 

 

Presidenti Ilir Meta ka përshendetur zgjedhjen e Shqipërisë sot si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke u shprehur se vendi ynë do e përmbushë me përgjegjësi këtë detyrë në dy vitet e ardhshme.

Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

FOTO/ Zgjedhjet në PD, ja si do jetë fleta e votimit për Kryetarin

Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë të dielën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të kësaj partie, ndërsa në garë janë Lulzim Basha, i cili kvrkon një mandat të tretë si kryetar, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Sot secilit prej kandidatëve iu janë vënë në dispozicion listat e anëtarëve me të drejtë vote, sikundër janë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit sipas qendrave zgjedhore, që përkojnë me degët.

Gara për zgjedhjen e Kreut të PD u afron nga 22 korriku në 13 qershor me një vendim të Kryesisë së PD, ndërsa mungoi një analizë mbi zgjedhjet e 25 prillit, që konsiderohen nga Basha si njv masakër elektorale. Në këto zgjedhje PD mori 59 mandate deputetësh, LSI 4, PSD 3 dhe PS 74 të tilla.

Ndërkohë sot është publikuar edhe formati i fletës së votimit, ku renditen 4 kandidatët. Në krye të listës ndodhet Fatbardh Kadilli, e dyta është Edith harxhi, më pas vjen Agron Shehaj dhe lista mbyllet me Lulzim Bashën