Menu

Rajon & Botë

Amerikania e bllokuar në Afganistan pa shpresë: S’na lejojnë të kthehemi, talebanët më drejtuan tytën e armës

Nasria, 25 vjeçarja nga Kalifornia udhëtoi në kryeqytetin afgan që në qershor për të vizituar familjen dhe për t’u martuar me të dashurin e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj shkuan në aeroport pasi talebanët morën kontrollin, por pa fat.

“Ishte shumë e vështirë të gjeje një vend në aeroplan. Për disa ditë fjetëm përjashta. Njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin. Ishte shumë keq”-tregon Nasria.

Pasi fluturimi i saj i rezervuar për në Amerikë u anulua mes kaosit, ajo iu drejtua Departamentit të Shtetit për ndihmë.

 

“Na thanë që të shkonim në një vend të caktuar dhe dikush do të na merrte me makinë. Vendi ishte në mes të rrugës përtej aeroportit. Pritëm 12 deri 13 orë më shumë pa ngrënë dhe pa pirë, pa asgjë”, thotë ajo.

Ajo u tregoi pasaprotën talebanëve, por ata vazhduan të bllokojnë çiftin ditën dhe natën.

“Më drejtuan tytën e armës. Ushtarët amerikanë na prisnin tek porta që ne të kalonim. Por talebanët nuk na linin. Në një moment vrapova përtej tyre, por ata qëlluan me armë para këmbëve të mia, duke më urdhëtuar të kthehesha ose do më vrisnin. Kurrë në jetën time nuk kam përjetuar diçka të tillë. Ishte si skenë filmi”, tregon Nasria.

Ajo thotë se burri i saj, një shtetas afgan, madje iu lut talebanëve që ta linin bashkëshorten të futej në aeroport pa të, por ajo refuzoi që ta linte burrin pas.

“Kurrë nuk do të largohesha pa bashkëshortin tim, sepse ma thotë zemra se kurrë nuk do të kthesha në Afgansitan pasi të ikja në shtëpinë time. Po pres një fëmijë i cili ka nevojë për babanë. Më duhet bashkëshorti përkrah meje”, thotë për Zërin e Amerikës amerikania e bllokuar në Afganistan.

 

Tani që ushtria amerikane është larguar, thotë Nasria, talebanët janë duke kërkur për amerikanët.

“Ata po shkojnë derë më derë për të gjetur se kush ka pasaportë blu”, thotë Nasria.

Departamenti i Shtetit i ka thënë që të presë gati pasi do të gjejnë një mënyrë për ta evakuuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po dekurajohet çdo ditë e më shumë.

“Nuk mendoj se do të jem në gjendje të kthehem në shtëpi dhe përfundimisht kam humbur të gjitha shpresat. Kur nuk arrita të kaloj megjithëse isha vetëm 15 hapa larg aeroportit dhe më thanë se dikush do dilte dhe do më merrte, çfarë shprese mundtë kem tani?”- thotë amerikania e bllokuar në Afganistan. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Findus tërheq nga tregu krahët e pulës për shkak të alergjenëve të padeklaruar

Autoritetet italiane në bashkëpunim me kompaninë Findus kanë tërhequr nga tregu një lot të produkteve të saj, të krahëve të ngrirë të pulës. Sipas asaj që raporton Il Fatto Alimentare (ilfattoalimentare.it), tërheqja ka ndodhur për shkak të prezencës së alergjenëve të qumështit të padeklaruara në etiketë. Për saktësim, prodhimi shitet në paketime prej 500 gramësh dhe me numra loti L110922A14 dhe me datë skadence në 30/04/2022.

Këto produkte janë prodhuar në Poloni dhe përkatësisht në kompaninë italiane C.S.I. Compagnia Surgelati Italiana Spa. Fabrika ndodhet në Poloni dhe marka e identifikimit është PL 30230501 ËE.

Siç ndodh zakonisht në këto raste, rekomandohet që personat që janë alergjikë ndaj nënprodukteve të qumështit apo laktozës dhe kanë intolerancë ndaj tyre nuk duhet të konsumojnë këtë lloj produkti.

Il fatto alimentare

Qendra Alert

Alert.al

OBSH: Varianti Delta pritet që të shkaktojë rreth 236 mijë viktima deri në muajin dhjetor

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi të hënën se 236,000 njerëz të tjerë mund të vdesin nga Covid- 19 në Evropë deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke dhënë alarmin për rritjen e infeksioneve dhe stanjacionin e normave të vaksinave në të gjithë kontinentin.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), paralajmërimi vjen në një kohë që numri i viktimave nga virusi Covid – 19 ka arritur në 4.5 milionë humbje jete në të gjithë botën.

Shkalla e infeksioneve po rritet përsëri në nivel global, pasi varianti shumë i transmetueshëm Delta po zë vend veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve duke prekur popullatat ku masat kundër virusit janë lehtësuar.

Në Afrikën e Jugut, shkencëtarët po monitorojnë një variant të ri të koronavirusit me një shkallë jashtëzakonisht të lartë mutacioni.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse tha të hënën se C.1.2. mund të ndryshojë pothuajse dy herë më shpejt se variantet e tjera globale, si dhe është zbuluar në të gjitha provincat e Afrikës së Jugut, si dhe në Kinë, Britani, Zelandën e Re dhe Mauritius.

Një shenjë tjetër e rritjes së shqetësimit është rivendosja e kufizimeve në vendet e BE-së për turistët nga vende të tilla si SHBA, Izraeli, Kosova, Librani, Mali i ZI si dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara është rritur pasi varianti më infektiv Delta është përhapur dhe në pjesë të mëdha të popullsisë kanë refuzuar të vaksinohen.

Kreu i OBSH për Europën u shpreh të hënën se infeksionet dhe vdekjet ishin përsëri në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet më të varfra në Ballkan, Kaukaz dhe Azinë Qendrore.

“Javën e kaluar, pati një rritje prej 11 përqind në numrin e viktimave në rajon- një parashikim i besueshëm raporton deri në  236,000 viktima në Evropë, deri më 1 dhjetor,” tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Evropa tashmë ka regjistruar rreth 1.3 milion vdekje nga Covid deri më tani.

Burimi: France 24

Qendra Alert

alert.al

Certifikatë vaksinimi ose test negativ për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, të cilat do të zbatohen deri më 13 shtator. Kështu, duke filluar nga 30 gushti deri më datë 13 shtator, çdo person i cili hyn në republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

  • Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
  • Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19.
  • Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga ky rregull përjashtohen:

  • Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve.
    Personat, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19.
  • Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.
    Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobusë ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh.
  • Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë.
  • Personat nën moshën 18-vjeç.

Në Kosovë situata epidemiologjike COVID-19 nuk paraqitet aspak e qëndrueshme. Të dielën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 36 persona kanë humbur jetën në 24 orë, ndërsa 1630 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.

alert.al

Paralajmërohen kompanitë e çajrave që reklamojnë efekte kundër Covid -19

Si pjesë e autoritetit të tyre, agjencitë kontrolluese të ushqimit apo të barnave kanë për detyrë që t’iu nisin letra paralajmëruese entiteteve që dizinformojnë publikun për vlerat e produkteve që ato tregtojnë. Të njëjtën gjë ka bërë Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e cila ka paralajmëruar një kompani në Kansas e cila tregtonte në internet produkte çaji. Sipas asaj që kjo kompani reklamonte në internet, çajrat e saj kishin aftësinë për të kufizuar ndikimin e Covid – 19 duke e parandaluar, trajtuar, diagnostikuar apo për ta kuruar atë.

Bëhet fjalë për kompaninë TeaTaze LLC dhe prentendimet e saj i kishte shpallur jo vetëm në faqen e saj në internet, por edhe në faqen në Facebook, në periudhën Mars dhe Prill 2021.

Inspektimi i autoriteteve amerikane tregoi që firma bënte deklarata në faqen e saj të internetit që produktet nuk ishin ushqime, por ishin medikamente, dhe në këtë mënyrë ato mund të përdoreshin për të kuruar dhe trajtuar apo parandaluar një sërë sëmundjesh. Ndërkohë që leja për tregtimin e këtyre produkteve ishte marrë për tu tregtuar si ‘ushqime’ dhe jo si ‘medikamente’. Dhe në mënyrë që ata të tregtoheshin si të tilla duhej që të kishin informacionin e duhur shkencor si dhe të tregonin që këto medikamente ishin të sigurta dhe efektive.

Më poshtë po paraqesim disa nga shprehjet që janë cilësuar si problematike për Agjencinë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe kanë sjellë dhe paralajmërimin e kësaj kompanie:

  • Çaj jeshill detoks i pastër – sistemi juaj imunitar është arma juaj më e fuqishme kundër shumë sëmundjeve, duke filluar që nga gripi më i thjeshtë dhe deri tek sëmundjet kronike të zemrës, diabetit, dhe kancerit. Megjithëse askush nuk është imunizuar nga sëmundjet – veçanërisht virusi i ri Covid -19, të pasurit e një sistemi imunitar të fortë iu ndihmon që të mos sëmureni… ose çajërat janë forcues natyror të imunitetit tuaj…
  • Çaj maça, i cili është i paketuar me… lufton sëmundjet me anë të vitaminave dhe mineraleve’
  • Lulet e radhiqeve… praktikuesit e mjekësisë tradicionale japoneze e rekomandojnë atë për pacientët e sëmurë me kancer’
  • Sherebela ….polifenolet e gjendura tek sherebela ndihmojnë në uljen e sheqernave në gjak, me një risk më të ulët për kancer…. etj.

Të gjitha pohimet e mësipërme, sëbashku me tjera efekte shëndetësore, pas konsumimit të çajrave, të cilat zyrtarosjt janë të regjistruara si ‘ushqime’ kanë detyruar autoritetet amerikane që të paralajmërojnë kompaninë e çajrave që të mos reklamojë efekte mjekësore dhe për të cilat nuk ka baza shkencore.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

 

Ndalohen 2.6 milionë doza të vaksinës Moderna për shkak të kontaminimit

Është zgjeruar skandali i kontaminimit të vaksinave Moderna në Japoni, duke bërë që numri i vaksinave të ndaluara të shkojë në rreth 2.6 milionë doza. Ky pezullim i vaksinave Moderna po ndodh në kohën që Japonia po përballet me një valë të re infektimesh të variantit Delta, ku infektimet ditore shkojnë në rreth 25 000 infektime në ditë, ndërkohë që procesi i vaksinimit po ngadalësohet.

Raportet më të fundit në lidhje me kontaminimin e vaksinave erdhën nga një prefekturë pranë Tokios, dhe një prefekturë tjetër në jug të qytetit të Okinavës, duke sjellë ndalimin e disa loteve të këtyre vaksinave. Dy lotet më të fundit të cilat u pezulluan përmbanin rreth 1.63 milionë doza vaksina.

Ndalimi erdhi si pasojë e gjetjes së një substance në vaksinën Moderna, në provincën Gunma pranë Tokios ndërkohë që në qytetin e Okinavës u identifikuan substanca në ngjyrë zezë në shiringa dhe në age, dhe një material ngjyrë rozë u gjet në një shiringë tjetër.

Ndërkohë që qeveria japoneze gjatë fundjavës deklaroi që dy persona kishin mbetur të vdekur pas vaksinimit me vaksinën Moderna. Në deklaratën e saj qeveria japoneze deklaroi që pezullimi ishte si një masë provizore derisa të nxirreshin përfundimet dhe rezultatet e autopsisë në lidhje me shkaqet e humbjes së jetës.

Sipas ekspertit japonez Takahiro Kinoshita ‘nuk është e mundur që substancat e huaja të shkaktojnë një vdekje të menjëhershme’. ‘Nëse substancat do të kishin qenë kaq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë vdekjen e njerëzve, atëherë shumë njerëz do të kishin vuajtur nga të njëjtat simptoma pas vaksinimit’. Sidoqoftë hetimet për këto raste po vazhdojnë.

Japonia ka kryer rreth 500 mijë vaksinime nga këto furnizime të Modernës, të cilat janë paketuar nga firma spanjolle Rovi (ROVI.MC), e cila është dhe kompania që paketon vaksinat Moderna për tregjet e tjera përveç tregut të SHBA-ve. Kompania Moderna është shprehur që çështja e kontaminimit mund të vijë si pasojë e linjave të prodhimit të kompanisë së paketimit Rovi.

Autoritetet japoneze janë shprehur që hetimet po vazhdojnë. Sipas tyre, vaksinat e ndaluara në provincën Gunma të Tokios janë nga një lot tjetër nga ai që është pezulluar në Okinava.

Vaksinat e të njëjtit lot janë procesuar për rreth 4575 njerëz në provincën Gunma, por nuk ka pasur raportime për ndonjë sëmundje të tyre, janë shprehur zyrtarët japonezë.

Burimi: Reuters

Qendra Alert

alert.al

Italia ndalon akulloret NUII dhe MILKA, për shkak të oksidit të etilenit

Ministria italiane e Shëndetësisë ka njoftuar tërheqjen nga tregu të loteve të ndryshme, si dhe shijeve të ndryshme, të akulloreve të markave Nuii dhe Milka për shkak ‘të prezencës së mundshme të gjurmëve të oksidit të etilenit në përbërjen e miellit të farës së karobit’. Më poshtë po publikojmë të gjitha paketimet dhe numrat e loteve të ndaluara së bashku me vendin e prodhimit.

Akullore Nuii me bajame dhe vanilje nga Java, paketim 268 gramë (4 copë) që i përkasin loteve me numër MI0008 dhe MI0009 me datë skadence 01/2022, MI0076, MI0077 e MI0078 me datë skadence 03/2022, MI0148, Mi0149, MI0150 e MI0151 me datë skadence 05/2022, MI0295, MI0296 e MI0297 me datë skadencë 10/2022, MI1107, dhe MI1108 me datë skadence 04/2023, MI9308 me datë skadence  11/2021, dhe me numra loti UE1123, UE1124, UE1125, UE1127, UE1128, UE1130, UE1131, UE1132, UE1137 e UE1138 me datë skadence 05/2023, UE1162, UE1163, UE1165, UE1166 e UE1167 me datë skadence 06/2023, UE1193, UE1194 e UE1195 me datë skadence 07/2023;

Akullore Nuii me bajame dhe vanilje nga Java, paketim i vetëm 67 gramë me numër loti UE1172 dhe me datë skadence 06/2023;

Akullore Nuii me çokollatë të bardhë, paketim 268 gramë (4 copë) me numër loti MI0098 dhe MI0099 datë skadence 04/2023;

Akullore Nuii me lajthi dhe kafe nga Tanzania, paketim i vetëm 66 gramë me numër loti MI0046 dhe datë skadence 02/2022, MI9332 e MI9333 dhe datë skadence 11/2021.

Akullore Nuii me lajthi dhe kafe nga Tanzania, paketim i vetëm  266 gramë (4 copë) që i përkasin loteve me numër MI0049, MI0050 dhe MI0051 me datë skadence 02/2022, MI0126, MI0128 e MI0152 me datë skadence 06/2022, MI0153, MI0160 e MI0161 me datë skadence 06/2022, MI1101, MI1102, MI1103 e MI1104 me datë skadence 04/2023, MI9339 e MI9340 me datë skadence 12/2021;

Akullore Nuii – çokollatë e bardhë dhe vanilje nga Java, në paketime 268 gramë (4 copë) që i përkasin numrave të loteve MI0127, MI0128 dhe MI0129 me datë skadence 05/2023, MI1088 e MI1089 me datë skadence 03/2023, MI1148 dhe MI1149 me datë skadence 05/2023;

Akullore Nuii me arrë kokosi dhe mango indiane, në paketim 268 gramë (4 copë) me numra loti MI1127 dhe MI1128 dhe datë skadence 05/2023;

Akullore Nuii mini me çokollatë të bardhë dhe me karamel nga Texas, bajame dhe vanilje nga Java, në paketim 254 grammi (6 copë) që i përkasin lotit me numër MI1081 dhe me datë skadence 03/2023, MI115, MI116 e MI117 dhe me datë skadence 04/2023, MI1155 dhe MI1156 me datë skadence 06/2023;

Akullore Nuii me karamel dhe arra australiane, që i përkasin loteve MI0290, MI0289, MI0291, MI1084, MI1086, MI1085, MI1111, MI1109, MI1110, MI1137, MI1139 e MI1138;

Akullore Milka mini me vanilje dhe çokollatë, në paketim 140 gramë (8 copë), datë skandence 05/2022 dhe me lote OS1073, OS1074, OS1075, OS1076 dhe OS1077 me datë skadence 06/ 2022, OS1110, OS1111, OS1112, OS1113 dhe OS1114 me datë skadence 07/2022, OS1152, OS1153, OS1154, OS1165, OS1166 e OS1167 dhe me datë skadence 09/2022;

Milka me vanilje dhe cokollatë, në paketime kove prej 319 gramë dhe që i përkasin loteve OS1035, OS1036 dhe OS1039 dhe me datë skadence 08/2022, OS1084 dhe OS1085 me datë skadence 09/2022, OS1106 dhe OS1107 me datë skadence 10/2022, OS1131, OS1132, OS1147 dhe OS1148 me datë skadence 11/2022;

Akulloret NUII dhe Milka të tërhequra nga tregu janë prodhuar për Fronery Italy nga Froneri Polska dhe nga fabrika e Mielec (të gjitha lotet që fillojnë me MI) ndërsa të tjera që fillojnë me UE janë prodhuar nga Froneri Scholler dhe ULZEN (UE) si dhe Osnabruck (OS).

Burimi: Il Fatto Alimentare

Qendra Alert

alert.al

Barazohen çmimet midis kafesë arabike dhe asaj robuste

Kompanitë prodhuese të kafesë, si dhe ato që merren me pjekjen e saj, kanë ngritur alarmin për një goditje tjetër që po i jepet këtij sektori pas sezonit të ngricave në Brazil. Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të Covid -19 në Vietnam dhe vendosjes së shtetrrethimit atje, çmimet priten të rriten sërish. Vietnami, është prodhuesi i dytë më i madh në botë i kafesë, gjë e cila ka sjellë dhe rritjen e cmimit të saj dhe ka krijuar shqetësime të mëdha përsa i përket furnizimeve të eksportit.

Vietnami është eksportuesi kryesor i kafesë robusta kokërr, me shije të hidhur, e cila përdoret për kafenë e menjëhershme me paketa, si dhe për disa përzierje ekspresi. Rritja e madhe e infeksioneve Covid-19 dhe mungesa e vaksinave kanë bërë që qeveria vietnameze të imponojë kufizime udhëtimi në zonat prodhuese të kafesë. Sipas analistëve të tregut të kafesë, ka shqetësime që kafeja robuste vietnameze nuk do të mundet dot të eksportohet jashtë vendit.

Kafeja robuste arriti një maksimum në çmime që prej katër vjetësh duke arritur në 2,043 dollarë për ton të premten, duke u rritur me gati 50 përqind që nga fillimi i vitit. Rritja e çmimit të kafesë robuste vjen pasi kafeja arabike arriti  nivelet më të larta gjatë shtatë viteve të fundit duke u rritur veçanërisht gjatë muajit korrik pasi ngricat jo sezonale në Brazil goditën pemët tashmë të dobësuara nga thatësira.

Ndërsa shumë kompani që merren me pjekjen e kafesë kanë marrëveshje garantuese në fuqi që i mbrojnë ato nga luhatjet e çmimit të kafesë, analistët kanë filluar të ulin parashikimet e fitimit për disa kompani.

M Smucker, kompania amerikane e ushqimit që përmban kafetë Folgers dhe Dunkin, javën e kaluar raportoi një rënie prej 17 përqind të fitimeve tremujore për biznesin e saj të kafesë nga një vit më parë, duke e justifikuar në deklaratën e saj zyrtare pjesërisht për shkak të “ngjarjeve të shumta ekstreme të motit” të cilat “kanë ndikuar në mallrat kryesore të rëndësishme për biznesin tonë”.

Disa kompani, të tilla si Starbucks, kanë kontrata mbrojtëse afatgjata dhe nuk do të ndiejnë efektet e çmimeve më të larta në tregjet ndërkombëtare të mallrave. Në fund të korrikut, Starbucks u shpreh se kishte mbyllur vitin financiar me cmimet e kafesë në të  njëjtat nivele si dhe vitin financiar pasardhës.

Sidoqoftë, kompani të tjera, përfshirë JM Smucker, kanë rritur çmimet e tyre me pakicë në mënyrë që të rrisin marzhet e fitimit të ulura nga kostot më të larta të kafesë. Tchibo i Gjermanisë, një kompani kryesore pjekjeje dhe shitës me pakicë, dhe kafeja japoneze UCC janë detyruar të njoftojnë rritjen e çmimeve me pakicë.

JDE Peet’s, prodhuesi numër dy pas Nestlé dhe pronar i markave të kafesë duke përfshirë Douwe Egberts dhe Stumptown, tha në fillim të këtij muaji se kishte “mbrojtje mjaft të mirë në vend” dhe ishte duke negociuar me shitësit për çmimet.

Ekspertët e kafesë tani janë të fokusuar në Brazil. Sezoni i shirave pritet të fillojë në fillim të shtatorit, i cili do të jetë vendimtar për pemët e kafesë që i mbijetuan thatësirës dhe ngricave të vitit të kaluar. “Shirat do të jenë tepër të rëndësishme për të zgjuar pemët e fjetura dhe për të stimuluar lulëzimin, për të rimbushur lagështinë e tokës dhe për të rifilluar rritjen e gjetheve për pemët që kanë humbur gjethet për shkak të ngricës,” u shpreh Ilya Byzov, sipërmarrës i kafesë Sucafina.

Burimi: Financial Times

Qendra Alert

alert.al

Qindra ton proshutë italiane është ndaluar për shkak të salmonelës

Tre ditë pas shpërthimeve të para të infektimeve me Salmonelë të shtete të ndryshme amerikane është bërë i mundur verifikimi i këtyre rasteve si dhe identifikimi i produkteve që e kanë shkaktuar atë. Sipas autoriteteve amerikane bërë fjalë për markën Fratelli Beretta dhe 430 tonë të një produkti specific të tyre është bllokuar dhe është urdhëruar tërheqja nga tregu.

Paketat përmbajnë emërtimin  “Fratelli Beretta UNCURED ANTIPASTO PROSCIUTTO, SOPPRESSATA, MILANO SALAMI & COPPA” me data të skademit deri më 11 shkurt 2022.

Këto produkte rekomandohen si të gatshme dhe që mund të konsumohen menjëherë, pa pasur nevojë për përgatitje.

Autoritetet kanë shprehur frikën që për shkak të datës së zgjatur të skadencës, shumë qytetarë mund ti kenë blerë dhe ti kenë këto produkte në shtëpitë e tyre. Prandaj kërkojnë njoftimin në mënyrë të menjëhershme të konsumatorëve.

E njëjta markë gjatë vitit 2017 ishte detyruar të tërhiqte produktet për shkak të etiketimit të gabuar të produkteve si dhe alergjenëve të padeklaruar.

Në lidhje me infektimet me Salmonelë

Ushqimi i kontaminuar me bakteret e salmonelës zakonisht nuk duket i prishur apo të ketë erë të keqe.  Çdokush mund të sëmuret me një infeksion të tillë, por më të rrezikuar janë njerëzit me sistem imunitar më të dobët të tillë si foshnjat, fëmijët, të moshuarit etj.

Simptomat e infeksionit të Salmonelës mund të përfshijnë diarre, dhimbje barku dhe ethe brenda 12 deri në 72 orë pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar. Ndërsa të rriturit e shëndetshëm zakonisht sëmuren për katër deri në shtatë ditë. Në disa raste, megjithatë, diarreja mund të jetë aq e rëndë sa pacientët kërkojnë shtrimin në spital.

Të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, siç janë pacientët me kancer, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një sëmundje të rëndë dhe kushte më serioze të saj, të cilat  ndonjëherë mund të jenë dhe kërcënuese për jetën.

Disa njerëz infektohen pa u sëmurur ose pa shfaqur ndonjë simptomë. Sidoqoftë, ata ende mund të përhapin infeksionet tek të tjerët.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

 

 

Shtrimi i dyshemeve, si një mënyrë për të luftuar varfërinë ekstreme

Kur Gayatri Datar dhe disa nga shokët e saj të klasës në Universitetin Stanford udhëtuan në Ruanda për një kurs mbi Dizajnin dhe Sipërmarrjen në vendet me varfëri ekstreme, ata hasën në një vend ku rreth 75% e popullsisë jetonte në dysheme të pashtruara. Ishte e zakonshme të kolliteshe nga retë e pluhurit të formuara gjatë fshirjes. Shiu mbushte shtëpitë me baltë dhe me insekte.

“Ishte një sfidë jo vetëm për shëndetin, por edhe për rehatinë dhe dinjitetin,” tha Datar, i cili e përdori eksperiencën me praktiken e vitit 2013 si një trampolinë për të filluar një biznes që do të siguronte dhe krijonte dysheme për Ruandën dhe Ugandën rurale.

Për Datar dhe aktivistë të tjerë që përqëndrohen në varfërinë ekstreme, zëvendësimi i dyshemesë është një mënyrë e shpejtë dhe me kosto efektive për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët. Sidoqoftë, kjo është vetëm një përpjekje e kufizuar dhe ka ende shumë njerëz që vuajnë nga varfëria ekstreme në të gjithë botën.

Sipas një studimi të vitit 2009 të udhëhequr nga Gertler, në Torreon, një qytet i shkretë në veri të Meksikës, familjet me dysheme më të mira raportuan një rënie prej 13% të incidencës së diarresë tek fëmijët nën moshën gjashtë vjeç dhe rrezikun e anemisë. Rastet kanë rënë me një të pestën. Rezultatet ishin 30% më të larta në aftësitë gjuhësore dhe komunikuese sesa në zonat me dysheme të pashtruara.

Burimi: ‘Bloomberg’

Qendra Alert

alert.al