Menu

SHENDET

Studimi: Efektet nga vendosja dhe mosvendosja e maskës

Edhe pse shumë vende në botë kanë vendosur të fillojnë rihapjen, realiteti është se pandemia e coronavirusit është ende e pranishme dhe numri i rasteve të reja është në rritje në shumë vende.

Në fakt, pandemia është shumë larg fundit dhe vendosja e një maske është po aq e rëndësishme tani sa ishte gjatë ditëve të karantinës.

Rich është drejtori i laboratorit të mikrobiologjisë klinike në Providence Sacred Heart Medical Center në Spokane, Washington.

Postimi i tij informues morri shumë vëmendje në internet. Ai mori mbi 280.4 mijë pëlqime dhe postimi i tij u ri postua më shumë se 166 mijë herë.

Është një gjë e mirë, që postimi i Richit është parë nga kaq shumë njerëz.

Shkencëtari dhe një studiues vendosën t’i tregojnë botës se sa e rëndësishme është të vendosësh një maskë dhe këtë e bënë me një eksperiment shumë të thjeshtë, të cilin më vonë e ndau Rich në Twitter.

Maskat për fytyrën zvogëlojnë përhapjen e spërklave dhe baktereve deri në 70 për qind, pra vendosja e maskës bën një ndryshim të madh.

“Çarë bën një maskë? Bllokon spërklat që vijnë nga goja dhe fyti”, shkruan Rich.

Dy demonstrime të thjeshta: Së pari, unë teshtiva, këndova, bisedova dhe u kollita drejt një pllakëze për kulturë bakterore me ose pa maskë. Kolonitë e baktereve tregojnë se ku dolën pikat. Një maskë bllokon pothuajse të gjitha”.

“Po në lidhje me mbajtjen e distancës?”, shkruan ai në postimin e radhës.

“Demonstrimi i dytë: Unë vendosa pllakëza për kulturë bakterore njëherë 61 cm larg, pastaj 111 cm dhe së fundmi 122 cm larg dhe u kollita brenda 15 sekondave. E përsërisja këtë pa maskë”.

Siç shihet nga numri i kolonive të baktereve, pikat kryesisht arrijnë edhe me largësinë maksimale të eksperimentit, por një maskë bllokoi pothuajse të gjitha. /Telegrafi/

Qendra Alert/Alert.al

Fruta pyelli të pasura me vitamina, ngrirja e duhur e manaferrave dhe boronicave

Manaferrat dhe boronicat janë dy nga frutat e pyllit më të pasura në vlera, vitamina, antioksidantë dhe minerale.

Antioksidantët janë të domosdoshëm për organizmin sepse luftojnë radikalet e lira të cilat jo vetëm që përshpejtojnë plakjen por edhe dëmtojnë sistemin imunitar.

Frutat me ngjyrë të errët siç janë manaferrat dhe boronicat janë bujare në ofrimin e antioksidantëve.

Ato mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme, t’i konsumoni me kos, drithëra dhe ëmbëlsira.

Këto fruta pylli janë shumë delikate dhe jetëshkurtër.

Rrjedhimisht, ngrirja është mënyra më e mirë për të përfituar prej tyre për një kohë më të gjatë.

Si t’i ngrini boronicat dhe manaferrat

Hapi 1

Vendosini frutat në një kullesë në lavaman. Shpëlajini me ujë të ftohtë dhe lërini për pak minuta që uji i akumuluar të kullojë.

Hapi 2

Shpërndajini kokrrat në një shtresë të vetme mbi një letër pjekje dhe lërini të qëndrojnë për disa orë. Kontrollojini herë pas here deri sa të jenë tharë, përpara se t’i transferoni në ngrirje.

Hapi 3

Vendoseni letrën e pjekjës në një sipërfaqe të sheshtë në ngrirje dhe lërini frutat të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Sigurohuni që kanë ngrirë mjaftueshëm

Hapi 4

Të nesërmen, hiqni kokrrat nga letra e pjekjes dhe hidhini në një qese ose enë të përshtatshme për ngrirje. Mbyllini dhe izolojini mirë dhe lërini të qëndrojnë aty për konsum të mëvonshëm.

Këshilla

• Larja e frutave përpara ngrirjes nuk është e domosdoshme, por sigurohuni që kur t’i shkrini për përdorim, t’i lani mirë.
• Gjatë mbushjes së qeses ose kavanozit me fruta të ngrira, sigurohuni që keni lënë hapësirë të mjaftueshme nga 5-10 centimetra nga gryka e kavanozit ose qeses.
• Pasi të kenë ngrirë, jetëgjatësia e frutave është nga 10 deri në 12 muaj.
• Për shkrirjen, mund t’i hiqni nga ngrirja dhe t’i vendosni në frigorifer ose t’i shpëlani me ujë të bollshëm të ftohtë.

Ju nevojiten

• Kullesë
• Tepsi ose letër gatimi
• Qese ose enë për ngrirje/AgroWeb.org

Qendra Alert/Alert.al

Kina zbulon një virus të ri tek derrat, transmetohet tek njeriu

Sipas një grupi ekspertësh, një grip i ri, i ngjashëm me gripin e derrave që ka potencialin për t’u bërë pandemi është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët. Ky grip është shfaqur së fundmi, ku mbartës janë derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit. Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të përhapet më tej, duke kaluar nga një njeri tej tjetri lehtësisht, e si pasojë mund të shkaktojë një shpërthim global.

Ai i ka “të gjitha shenjat” e të qenit shumë i përshtatur për të infektuar njerëzit, por ka nevojë për një monitorim më të detajuar.

Njerëzit mund të kenë pak, ose aspak imunitet ndaj virusit të ri.

Shkencëtarët shkruajnë në një revistë të njohur shkencore, “Proceedings of the National Academy of Sciences”, se masat për të kontrolluar virusin te derrat, dhe monitorimi i ngushtë i punonjësve të industrisë së derrave, duhet të zbatohen me shpejtësi.

Kërcënimi pandemik

Përhapja e këtij gripi është ndër kërcënimet kryesore të sëmundjes që ekspertët po shikojnë, edhe pse bota deri më sot po përpiqet të shpëtojë përfundimisht nga koronavirusi.

Gripi i fundit pandemik me të cilin u përball bota ishte shpërthimi i gripit të derrave në vitin 2009, që u përhap në Meksikë, por ishte më pak vdekjeprurëse sesa u tha fillimisht, kryesisht për shkak se shumë njerëz të moshuar kishin një imunitet ndaj tij, ndoshta për shkak të ngjashmërisë së tij me viruset e tjera të gripit që kishin qarkulluar vite më parë në atë vend.

Ai virus, i quajtur A/ H1N1, tani është kuruar nga vaksina e gripit për t’u siguruar që njerëzit të jenë të mbrojtur. Virusi, të cilin studiuesit e quajnë G4 EA H1N1, mund të rritet dhe të shumëfishohet në qelizat në rrugët e frymëmarrjes.

Ata gjetën prova të infeksionit të fundit duke filluar nga njerëzit që punuan në industrinë e derrave në Kinë. Vaksinat aktuale të gripit nuk kanë asnjë efekt mbrojtës ndaj tij, megjithëse ato mund të përshtaten për ta bërë këtë, nëse është e nevojshme. (BBC)

Qendra Alert/Alert.al

Rëndësia e fibrave dhe mosteprimi në konsumimin e tyre

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të sigurohemi që po marrim mjaftueshëm fibra në baza të rregullta.

Lënda ushqyese është thelbësore për tretjen dhe shëndetin tonë të zorrëve. Por, me të vërtetë mund të teprohet konsumimi edhe i gjërave të mira, përfshirë këtu edhe fibrat.

Sipas klinikës Mayo, personat e moshës 50 vjeçare dhe më të rinj duhet të synojnë konsumimin e 25 gramë fibra çdo ditë, ndërsa ata mbi 50 vjeç mund të ulin atë pak në 21 gramë. Disa studime sugjerojnë që konsumimi deri në 35 gramë fibra çdo ditë mund të ndihmojë kundër plakjes, por të kalosh limitin mund të çojë në simptoma të dhimbshme si kapsllëk dhe ngërç. Konsumimi i tepërt i fibrave gjithashtu mund të shkaktojë shtim të përkohshëm të peshës, që zakonisht është e kundërta e asaj që keni dashur kur të shtoni më shumë fibra në dietën tuaj.

Megjithëse fibrat mund të ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit në gjak, një bollëk prej tyre mund të kthejë gjithçka për keq.

Në thelb, të gjitha mënyrat sesi trupi ynë mund të përfitojë nga fibrat, kthehen shpejt në të kundërta dhe bëjnë gjërat shumë më keq nëse e teprojmë. Nëse tashmë jeni duke përjetuar ato efekte anësore të keqe të marrjes aksidentale të shumë fibrave në sistemin tuaj, Healthline pretendon se mund të gjeni lehtësim duke pirë shumë ujë. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Maska që ngadalëson përhapjen e coronavirusit

Nëse kombinohet me strategji të tilla si distancimi fizik dhe larja e kujdesshme e duarve, përdorimi i maskave mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së coronavirusit të ri. Aq më tepër që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kohët e fundit ka azhurnuar udhëzimet e saj, në të cilat rekomandohet veshja e tyre në vende publike, në rast se mbajtja e distancës prej të paktën një metër nga njëri-tjetri mund të jetë e vështirë. Sidoqoftë, ne tani e dimë se maskat, si të gjitha pajisjet mbrojtëse, kanë një problem: nëse aksidentalisht bien në kontakt me duart ose sipërfaqe të papastra, ato mund të kontaminohen nga grimcat virale të koronavirusit të ri, duke u bërë kështu të dëmshme.

Por sot një zgjidhje e mundshme vjen nga laboratorët e Universitetit të Indianës, SHBA: studiuesit, në të vërtetë, kanë zhvilluar një prototip pëlhure që gjeneron një ngarkesë elektrike të dobët dhe e cila është në gjendje të neutralizojë dhe t’i shndërrojë patogjenët në të padëmshëm.

Për të zhvilluar këtë teknologji, ekipi u përqendrua në materiale të quajtura elektrokutikë, të cilat mund të gjenerojnë fusha elektrike të dobëta në të gjithë sipërfaqen e pëlhurës. Këto fusha, shpjegojnë studiuesit, mund të ndërhyjnë në sjelljen e baktereve ose viruseve që gjenden në një ind.

“Materiali është poliester dhe është i përbërë nga një rrjet me pika të alternuara argjendi dhe zinku të ngjashme me pikat polka, një deri në dy milimetra të gjerë dhe një milimetër larg”, shpjegon autori i studimit Chandan Sen për revistën Science American.

Kur materiali elektrokutik është i thatë funksionon si një pëlhurë normale. Por nëse njomet, për shembull me pështymë ose frymë, jonet në lëng shkaktojnë një reagim elektrokimik. Argjendi dhe zinku kështu krijojnë një fushë elektrike të dobët që eliminon patogjenët në sipërfaqe “.

Testuar vitin e kaluar për të trajtuar biofilmat bakteriale mbi plagët dhe në pritje të aprovimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (Fda), prototipi i materialit u testua mbi një shtrese koronavirus dhe mbi një lloj patogjeni tjetër, të quajtur lentivirus. “Ne kemi dashur të dimë se në çfarë mase mund të jetë e zbatueshme kjo teknologji”, thotë Sen. “Dhe nga eksperimentet, në të cilat indi elektrokutik ishte vendosur në një materie të lëngshme që përmbante grimcat virale, doli që ai ishte në gjendje të destabilizojë të dy viruset, duke i bërë ato i paaftë për të infektuar.”

Më saktësisht, ata rikuperuan 44% të grimcave virale nga indi elektrokutik pas një minute dhe 24% pas 5 minutash.

Megjithëse aftësitë e materialit të ri nuk janë testuar ende për koronavirusin e ri, këto rezultate premtuese japin shpresë se teknologjia e re do të jetë gjithashtu një mjet efektiv në luftën kundër Covid-19.(Wired, përshtati Scan)

Qendra Alert/Alert.al

A është i shëndetshëm ushqimi pikant? Ja çfarë thonë nutricionistët

Shumë njerëz preferojnë ushqimin pikant dhe asnjë gatim nuk e mendojnë pa to. Por, çështjet e stomakut me sa duket vijnë pas kësaj ndjenjë, e ndonjëherë bëhen më serioze nga sa mund ta mendonim. Djegie në stomak, ulcerë, probleme me zorrën e trashë, mund të jenë një mori simptomash që jua bëjnë edhe më të vështirë tretjen dhe shijimin deri në fund të një gatimi. Ndaj, ne pyetëm disa nutricionistë dhe këto janë tezat e tyre me bazë profesionale, sigurisht!

Marta Ferraz-Valles është një dietologe e regjistruar në Institutin për Shëndetin e tretjes dhe Sëmundjet e Mëlçisë në New York. Ajo ka vite përvojë në këshillimin e të ushqyerit për humbje peshe dhe kushtet gastrointestinale.

Konsumimi në mënyrë të vazhdueshme e ushqimit pikant, nuk është domosdoshmërisht i keq për tretjen, por dietologët thonë se kjo mund të shkaktojë simptoma tek njerëzit që refluks, sindromë të zorrës së irritueshme (IBS) dhe sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), etj.

Thënë thjesht: Ushqimet pikante nuk shkaktojnë zakonisht problem tretës, por ato mund të përkeqësojnë këto probleme. “Për shkak se shëndeti i zorrëve të çdo personi është unik, ushqimet pikante mund të shkaktojnë probleme tek njerëz të caktuar. Nëse keni refluks ose IBS, atëherë në mënyrë tipike, ushqimet pikante mund t’ju bëjnë të ndiheni disi keq”, thonë dietologët.

Nutricionistët ngrenë një pikë të rëndësishme, duke na thënë se ndonjëherë nuk janë erëzat që shkaktojnë problemet e tretjes, por ushqimet e tjera që keni ngrënë në të njëjtin vakt.

“Krahët e pjekur të pulës mund të shkaktojë shqetësime të tretjes për shkak të krahëve të skuqur dhe jo salcës së nxehtë”, thotë Ferraz-Valles.

“Nëse hani djathë me patate të skuqura franceze dhe salcë të nxehtë, simptomat e tretjes mund të përkeqësohen për shkak të përmbajtjes së përgjithshme yndyrore të vaktit, jo të pjesës pikante”.

A mund të jetë i shëndetshëm ushqimi pikant?

Shumë ushqime pikante janë të ngarkuara me lëndë ushqyese dhe ofrojnë mjaft përfitime ushqyese. Specat djegës, për shembull janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, së bashku me vitaminën A, vitaminën B6, vitaminën K, hekurin dhe fibrat. Ndërkohë, erëzat si djegëset, shafrani i Indisë dhe piperi i zi besohet se kanë veti anti-inflamatore.

Nëse shijoni ushqimin pikant dhe nuk ju shqetëson stomaku, nuticionistët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga kjo kënaqësi. Shumë speca djegës përmbajnë një përbërës të quajtur capsaicin për të cilin thuhet se zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen, ndër përfitimet e tjera shëndetësore.

“Capsaicina gjithashtu është treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit tuaj LDL (ose të keq)”, thotë Zeitlin. Në vend që të përpiqeni të menaxhoni vetë një intolerancë të mundshme ushqimore, është e rëndësishme të shihni një dietolog, një mjek gastroenterolog ose një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor për udhëzime në çështjet e tretjes dhe dietat eliminuese. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Ilaç me kosto të ulët, shpresë për pacientët me coronavirus

Një ilaç me kosto të ulët dhe gjerësisht i disponueshëm ka treguar se mund të shpëtojë jetët e pacientëve në gjendje të rëndë nga COVID-19, thuhet në një studim të hulumtuesve britanikë. Shkencëtarët e quajtën përdorimin e ilaçit “dexamethasone”, që zakonisht përdoret për reduktimin e inflamacionit tek pacientët me artrit dhe sëmundje të tjera, një “përparim të madh” në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus të shtruar në spital të cilët kanë nevojë për respiratorë ose oksigjen shtesë.

Hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit thanë se studimi i më shumë se 6,400 pacientëve – një e treta e të cilëve u trajtuan me ilaçin në fjalë dhe dy të tretat nuk u trajtuan, – treguan se përdorimi i ilaçit ishte veçanërisht i dobishëm për pacientët në gjendje ë rëndë por nuk duket se ndihmoi pacientët në gjendje më të mirë.

Ata thanë se ilaçi reduktoi vdekjet me rreth 35 përqind tek pacientët që kishin nevojë për respiratorë dhe me rreth 20 përqind tek pacientët që kishin nevojë për oksigjen shtesë. Peter Horby është një nga hulumtuesit.

“Ky është një rezultat jashtëzakonisht i mirëpritur. Është i qartë dhe i madh rezultati për mbijetesë tek këta pacientë që janë në gjendje të tillë që kanë nevojë për trajtim me oksigjen. Kështu që ilaçi ‘dexamethasone’ tani duhet të bëhet pjesë standarde e kujdesit për këta pacientë. Ky ilaç nuk kushton shumë dhe mund ta përdorim për të shpëtuar jetët në mbarë botën.”

Ministri britanik i shëndetësisë tha se sherbimi shëndetësor shtetëror do të fillojë menjëherë përdorimin e ilaçit për pacientët në gjendje të rëndë me COVID-19, dhe se disponojnë 200 mijë kura për trajtim.

“Rezultati i këtij studimi tregon se ilaçi ‘dexamethasone” u shpëton jetën pacientëve me COVID-19 në gjendje të rëndë me një kosto shumë të përballueshme”, tha profesori Martin Landray me Universitetin Oksford që bashkëdrejtoi hulumtimet.

“Do të jetë shumë e vështirë që një ndonjë ilaç tjetër ta zëvendësojë këtë, duke patur parasyshë koston prej rreth 63.26 dollarësh për të trajtuar tetë pacientë dhe shpëtuar një jetë”,tha ai gjatë një konference në internet.

Hulumtuesit thanë se nëse ky ilaç do të ishte përdorur që nga shfaqja e pandemisë në muajin mars, rreth 5 mijë jetë do të ishin shpëtuar në Britani. Hulumtimet për ilaçin ‘dexamethasone’ ishin pjesë e të njëjtit studim që në fillim të muajit treguan se ilaçi kundër malaries ‘hydroxychloroquine’ nuk po funksiononte kundër koronavirusit, duke dalë në të njëtin përfundim me testimet e tjera. Presidenti Donald Trump për javë me radhë mbrojti përdorimin e ilaçit ‘hydroxychloroquine’ si një trajtim parandalues dhe tha se ai e kishte përdorur ilaçin më herët gjatë pandemisë.

Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë në botë po punojnë me ngulm për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit. Por sipas ekspertëve do të duhet një vit ose më shumë para se të gjendet një kurë. ( Zëri i Amerikës)

Qendra Alert/Alert.al

Vuan nga veshkat? Merrni Sterolyt, shkrin gurët pa patur nevojën e kirurgjisë

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

Por tashmë vjen zgjidhja e duhur dhe pa humbur kohë me vajtje-ardhje te mjekët, apo mjekime aspak rezultative.

Sterolyt është një formule inovative që ndihmon në shpërndarjen dhe parandalimin e gurëve në veshka. Sterolyt është një produkt natyral që është absolutisht i padëmshëm për trupin, pa efekte anësore. Mbështet procesin natyror të tretjes së solideve në veshkat dhe traktin urinar.

Ndihmon për të ruajtur funksionin fiziologjik normal të veshkave dhe sistemit urinar.

Përbërësit e STEROLYT kontribuojnë për:

Përmirësimin e  funksionit të veshkave

Proces natyror i tretjes së solideve

Tretshmëri normale e kripërave të kalciumit

Funksionimi normal diretik i veshkave

Kombinohet me sukses me litotripsinë (para dhe pas litotripsisë)

Kombinohet me të gjitha ilaçet urologjike të njohura.

Qendra Alert/Alert.al

Si të bëjmë brumin e picës për 2 minuta dhe të butë pambuk

Të gjithë duam brumë pice të butë, të shijshëm dhe që përgatitet shpejtë, të ngjashëm me shefat më të mirë të kuzhinës italiane, aty ku pica ka origjinën.

Ja një recetë e mirë për brumë pice, që përgatitet shumë shpejtë, mund të ndahet në gjysmë dhe pjesa tjetër e tij të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë tjetër.

Përbërësit që ju duhen për këtë brumë pice janë:

2.5 gota ujë të ngrohtë

1 lugë të mesme sheqer

2 lugë të mesme maja buke

7 gota miell

1.5 lugë e mesme kripë

6 lugë të mesme vaj ulliri

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim 2.5 gota ujë të ngrohtë, 1 lugë të mesme sheqer dhe 2 lugë të mesme maja buke. Të gjitha këto i përziejmë mirë bashkë për 2-3 minuta. Në një enë tjetër, vendosim 7 gota miell të situr dhe 1.5 lugë të mesme kripë.

E përziejmë miellin me kripë. Në miell hedhim 6 lugë të mesme vaj ulliri dhe më pas ujin e ngrohtë me maja buke. Përziejmë mirë me lugë, sipas nevojës nëse brumi mbetet shumë i lagët, i shtoni pak miell kohë pas kohe.

Pasi të fitohet masa homogjene, e ngjeshim mirë me dorë për 5 minuta, duke e shtypur mirë. Pastaj, brumin e vendosim në një enë plastike të lyer me vaj ulliri, duke e rrotulluar brumin në të gjitha anët për t’u bërë me vaj.

Enën me topin e brumit e mbulojmë me qese dhe e lëmë 3-4 orë, në mënyrë që brumi të bëhet sa më i butë. Por, edhe nëse ju duhet për shpejtë, mund ta lini një orë nëse temperatura e dhomës nuk është e ulët.

Pastaj, pasi ta hiqni nga ena kur të fryhet brumi mirë, e nxirrni nga aty, e bëni me miell dhe e ngjeshni pak. Nëse ju duhet t’i bëni katër pica të mëdha, ky brumë është ideal. Nëse dëshironi vetëm dy pica, ndajeni brumin në gjysmë me thikë, dhe gjysmën tjetër lëreni për herën tjetër.

Qendra Alert/Alert.al

Lënia e duhanit nuk të shëndosh!

Sipas një studimi në Gjermani, femrat e kanë më vështirë të lënë duhanin, edhe pse janë më të rrezikuara nga një sërë problemesh shëndetësore. Studiuesit  vërtetuan se nikotina nuk ka lidhje me obezitetin femëror. Por, tani ekziston një argument i mirë që t’ju bindë se në të vërtetë ekziston një tjetër arsye pse nuk ndërprisni duhanpirjen.

Studime vërtetojnë se, një thithje çliron çdo herë rreth 4.000 bashkime kimike, të cilat shkaktojnë probleme në frymëmarrje. Një cigare heq 5.5 minuta jetë, ndërkohë që në 25 vjet një duhanpirës i 20 cigareve në ditë heq nga jeta e tij 4.5 vite.

Studimet gjithashtu tregojnë se, një duhanpirës i lehtë ka 7 herë më shumë mundësi të vdesë nga kanceri i mushkërive sesa një joduhanpirës, një duhanpirës i mesëm ka 12 herë edhe një duhanpirës fanatik ka 24 herë.

Bëni kthesën. Jetoni pa duhan.

Lënia e duhanit është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për t’i rritur në mënyrë dramatike gjasat që të jetoni më gjatë.

Pas ndalimit të duhanit, trupi juaj do të fillojë të shërohet brenda 20 minutave, duke riparuar dëmet e bëra nga gjithë ato vite të pirjes së duhanit. Lini duhanin dhe lëreni trupin tuaj të riparohet. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al