Menu

SHENDET

Çajrat që luftojnë gripin dhe të ftohtin

Studimet kanë treguar se çajrat për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes.

Çaji i boronicës – Është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Çaji i xhenxhefilit -Është i preferuari i këngëtarëve për të zbutur fytin për shkak të përbërësve antiinflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu.

Çaji i limonit -Të pish çaj limoni ose të shtrydhësh pak limon në një çaj tjetër është një veprim i efektshëm për sezonin e ftohtë. Limoni dhe agrumet kanë vitaminë C, një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin, sidomos kur luftoni ftohjen ose gripin.

Çaj me mjaltë -Çajrat bimorë nuk përmbajnë kafeinë, ndaj nuk ju dehidratojnë dhe shijojnë më shumë me një ëmbëlsues natyral, siç është mjalti. Çaji me mjaltë është i preferuari i shumë njerëzve që vuajnë nga i ftohti. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollës.

Çaji i mentes- Gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.

Çaji i kamomilit- Lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt antiinflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

Prodhuesit e specializuar të ushqimit bëjnë thirrje për etiketim më transparent, për zgjedhjet e shëndetshme dietike

Specialised Nutrition Europe (SNE) bën thirrje për politika evropiane që mbështesin kërkimin dhe inovacionin në letër, duke parashtruar pikëpamjet e saj mbi Marrëveshjen e Gjelbër.

Organizata Speciale e Prodhuesve të Ushqimit, Specialized Nutrition Europe (SNE), po i bën thirrje BE-së që të “promovojë transparencë më të madhe përmes informacionit mbi ushqimin dhe etiketimin e produkteve duke lejuar zgjedhje më të shëndetshme dhe të qëndrueshme për të gjithë,” në një dokument mbi Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Marrë nga IEG Policy Agribusiness

Qendra ALERT / Alert.al

EFSA: Studim mbi sigurinë e ushqimeve të reja, rasti i pluhurit të farave chia

EFSA ka kryer një studim mbi sigurinë e pluhurit të farave chia (Salvia hispanica L.) si ushqim i ri, në përputhje me Rregulloren (BE) 2015/2283. Në vijim të një kërkese nga Komisioni Evropian, Panelit të EFSA për Ushqyerjen, Ushqimet e Reja dhe Alergenet Ushqimore iu kërkua një opinion shkencor mbi pluhurin e farave chia (Salvia hispanica L.) Konkluzionet e panelit janë që pluhurat e farave chia janë pjesërisht të sigurta, nën kushtet e vlerësuara të përdorimit.

Burimi i ushqimit të ri (fara chia) është vlerësuar se nuk ngre çështje sigurie ushqimore. Gjithashtu, nuk ka të dhëna për alergenet mbi ushqimin e ri. Ushqimet e reja, të quajtur ‘Pluhur Xia 125’ është një pluhur i imët me një përmbajtje proteinike me të paktën 40% dhe ‘Pluhur Xia 435’ është një pluhur i imët me një përmbajtje fibrash me të paktën 50%. Të dy pluhurat përftohen nga farat e chias.

Marrë nga EFSA

Qendra ALERT / Alert.al

EFSA/ konsultim: Rreziqet nga prania e substacave kimike (perfluoroalkyl) në ushqim

Paneli EFSA për Ndotësit në Zinxhirin e Ushqimit (Paneli CONTAM) miratoi projekt-opinionin e tij shkencor mbi rreziqet për shëndetin e njeriut në lidhje me praninë e substancave perfluoroalkyl (PFAS) në ushqim. Drafti i opinionit përfshin një rivlerësim të PFOA dhe PFOS pas mendimit të mëparshëm të publikuar në 2018. Konsultimi publik tetë javor do të nisë deri më 24 shkurt. Substancat perfluoroalkil mbeten të qëndrueshme në prani të acideve, bazave, oksiduesve dhe reduktuesve.

Si pjesë e procesit të konsultimit publik, EFSA do të zhvillojë një takim me palët e interesuara dhe palët e tjera përkatëse për të mbledhur reagime mbi projekt-opinionin. Kjo ngjarje do të zhvillohet në Bruksel në 12 Mars 2020.

Palëve të interesit do t’u sigurohet një përmbledhje e detajuar e qasjes së marrë në vlerësim dhe përfundimeve kryesore të projekt-opinionit mbi PFAS në ushqim. Takimi do të lejojë një shkëmbim mendimesh midis pjesëmarrësve të takimit dhe shkencëtarëve nga grupi i punës i EFSA për PFAS në ushqim dhe Paneli CONTAM.

Përzgjedhja përfundimtare do të synojë një përfaqësim të ekuilibruar të ekspertizës dhe palëve të interesuara.

Marrë nga EFSA

Qendra ALERT / Alert.al

Ja sa është doza e kafeinës që duhet të konsumojmë në ditë

Ekzistojnë lloje të ndryshme kafësh, si kafja shtëpiake, të cilën e përgatitni në shtëpi, espresso, nescafe etj. Shumë ekspertë theksojnë që nëse bëni pjesë tek ata njerëz të cilët pinë më shumë se 4 kafe në ditë, e teproni. Optimale janë 2-3 filxhanë. Nëse keni probleme me insomninë dhe jeni të nervozuar ka shumë mundësi që të jeni tepër të ndjeshëm ndaj kafes.

Doza e rekomanduar e kafeinës është 200-400 mg, gjë që është një filxhan apo dy në ditë. Nëse nuk pini kafe,  këshilla e ekspertëve është që edhe të mos e filloni, por nëse e pini, duhet të jeni të matur dhe të mos e teproni me kafeinë.

Cilat janë vlerat dhe dëmet nga farat dhe lëkurat e frutave

Dilema në përgatitjen e një lëngu frutash qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre. Përgjigja për këtë dilemë është se përfshirja e farave dhe lëkurave është e gjitha në varësi të frutit. Në ditët e sotme me përdorimin e shumë pesticideve dhe lëndëve kimike në rritjen e frutave, konsumi i lëkurave të tyre shkakton probleme.

Ja rastet kur lëkurat dhe farat e frutave janë me vlera dhe rastet kur janë të dëmshme:

Molla

Lëkura e mollës është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe A. Lëkura përmban fibër dhe antioksidantë, por farat nga ana tjetër shkaktojnë dhimbje stomaku në rastin më të mirë.

Farat janë helmuese dhe nëse konsumohen në sasi të mëdha mund të shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, ankth dhe të vjella.

Rrushi

Lëkura e rrushit përmban substanca të forta që parandalojnë shfaqjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Këto substanca bashkë me vitaminën E gjenden edhe tek farat e rrushit. Edhe këto të fundit kanë aftësi parandaluese të kancerit, problemeve me zemrën dhe çrregullimeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Bajamet

Bajamet shpesh konsiderohen si fara helmuese. Ekspertët rekomandohen se përpara konsumit, bajamet e hidhura duhen përpunuar që të humbasin helmet. Bajamet duhet t’i nënshtrohen një nxehtësie të caktuar për të larguar çdo gjurmë helmi dhe bakteresh.

Kajsitë

Lëkura e kajsive është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe beta karotenit. Farat e tyre nga ana tjetër nuk rekomandohen për konsum.

 

Qershitë

Farat e qershive janë shumë helmuese dhe nuk rekomandohen për konsum. Qershitë vijnë nga e njëjta familje si bajamet, kajsitë, dardhat dhe pjeshkët.

Pjeshka

Lëkura e pjeshkës është e pasur me ushqyes dhe vitaminë A dhe C. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin. Bërthama e saj nga ana tjetër është helmuese dhe e pangrënshme.

Dardha

Lëkura e dardhës përmban shumë fitoushqyes, vitaminë C dhe antioksidantë. Farat e saj janë toksike.

Kumbulla

Lëkura e kumbullës përmban shumë beta karoten, fibër, vitaminat C, K dhe A. Bërthama e kumbullës është toksike dhe duhet shmangur.

Limoni i Verdhë Dhe Jeshil

Lëkura e këtyre agrumeve ka pesë herë më shumë vitamina se lëngu. Në të gjendet fibër, vitaminë C dhe kalcium. Lëkura përmban bioflavonoidë që riparojnë dëmet e shkaktuara nga stresi oksidues. Farat janë shumë të pasura me vitaminë C, B6 dhe fibër. Ato mund të transformohen në pluhur dhe janë të sigurta për konsum.

Kivi

Lëkura e kivit përmban një vaj të pasur me acide yndyrore Omega-3 që i bëjnë mirë zemrës dhe metabolizmit. Lëkura e kivit është e ngrënshme dhe përmban shumë fibër. Farat janë gjithashtu të ngrënshme dhe të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore.

Bananja

Lëkura e bananes është e ngrënshme dhe e pasur me fibër. Shija nga ana tjetër nuk është aq e mirë. Përpara konsumit, sigurohuni që lëkura e bananes nuk përmban pesticide.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë shumë të mira për organizmin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe antioksidantë.

Ananasi

Ananasi ka aftësi të forcojë sistemin imunitar dhe i bën mirë dhëmbëve. Ai është i pasur me fibër, vitaminë C, mangan dhe bakër. Të gjithë këto ushqyes gjenden edhe tek lëkura e ashpër e frutit. Megjithatë lëkura përmban shpesh pesticide ndaj duhet larë mirë.

Manaferra

Manaferra është e pasur me omega-3, proteinë, fibër, dhe acide të ndryshme. Ajo e pajis organizmin me shumë antioksidantë të nevojshëm.

Shalqini

Farat e shalqinit janë shumë ushqyese sidomos për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Farat përmbajnë zink, hekur dhe fibër. Lëvorja e shalqinit është e ngrënshme dhe përmban shumë vitaminë C dhe A.

Pjepri

Farat e pjeprit janë të pasura me proteinë, vitamina dhe minerale. Shkencëtarët kanë zbuluar se një pije me koncentrat portokalli dhe qumësht të nxjerrë nga farat e pjeprit mund të transformohet në një zëvendësuese të mirë të qumështit të lopës.

Ushqimet më të shëndetshme për mëngjes

Një mëngjes me vitamina dhe i ekuilibruar mund t’ju japë energji dhe t’ju parandalojë të hani shumë gjatë pjesës tjetër të ditës.

Ja cilat janë disa ushqime të mira që mund të hani në mëngjes:

– Vezët

– Kosi grek

– Kafe

– Farat Chia

– Manaferrat

– Arrat

– Çaji i gjelbër

– Frutat

– Fara liri

– Gjizë.

Rukola, bima e gjelber me vlera të larta ushqyese

Rukola është një sallatë që rritet kryesisht në rajonet bregdetare të Detit Adriatik. Klima mesdhetare i përshtatet dhe ajo shpesh mbillet si zbukurim në kopshte. Kjo kulturë, e cila përgatitet si sallatë dhe përdoret si shtesë me patate të ziera dhe peshk mund të mbillet edhe në vendin tonë. Rukola ka kërkesa modeste për ngrohtësi dhe është rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave. prandaj mund të prodhohet gjatë gjithë sezonit.

Mund të mbillet në çdo lloj toke, por më mirë është që toka të ketë pH neutrale apo të jetë tokë alkale. Gjatë vapës së verës duhet të jenë nën hije, në të kundërt gjethet do të kenë cilësi të ulët. Përpunimi i sipërfaqes ku mbillet rukola është e njëjtë si te perimet e tjera gjethore. Përpunimi bazë i tokës nuk duhet të jetë më i thellës e 20 centimetra, sepse rukola prodhohet vetëm me mbjellje të drejtpërdrejtë nga fara, kurse fara është shumë e imët me masë prej (1.000 fara në 15 gram).

Ajo mbillet nga shkurti deri në shtator disa herë në rreshta nga 15 deri 30 centimetra, kurse mbillet 5 deri në 10 centimetra nga bima në bimë. Thellësia e mbjelljes duhet të jetë rreth një centimetër, kurse mbin për disa ditë. Rukola plehërohet me 60 deri në 80 kg azot, 60 deri në 80 kg fosfor dhe 100 deri në 120 kg kalium për një hektar në raport NPK 1:1:2. Kjo bimë kërkon përpunim midis radhëve gjatë vegjetimit dhe ujitjes. Pas mbjelljes, vlera e konsumit të rukolës arrin 40 deri në 60 ditë kur mund të mblidhet.

Rukola është bimë njëvjeçare ose dyvjeçare e cila kultivohet për shkak të gjetheve që kanë shije pikante dhe të ashpër dhe janë të pasura me vitamina, sidomos me vitaminë C. Rukola ndikon në mënyrë stimuluese mbi organizmin e njeriut, sidomos lukthin dhe sistemin e tretjes.

BE: Nivelet shqetësuese të ekspozimit të fëmijëve ndaj duhanit

Megjithëse ligjet janë gjithnjë e më të rrepta ndaj pirjes së duhanit, projekti TACKSHS i financuar nga BE zbuloi se ekspozimi i përditshëm ndaj tymit është ende i përhapur në shumicën e Evropës, duke filluar nga 24% në Irlandë në 68% në Greqi. Në të gjithë BE, 3 nga 5 duhanpirësit lejojnë pirjen e duhanit në shtëpitë e tyre, duke ekspozuar fëmijët dhe duhanpirësit e tjerë në nivele shumë të larta të nikotinës në ajër, tejkaluar vetëm nga përqendrimet jashtëzakonisht të larta që gjenden në makinat e duhanpirësit. Gjetjet do të nxisin një veprim politik për të mbrojtur shëndetin e jo-duhanpirësit dhe fëmijët.

Edhe më alarmante është konstatimi i tymit të duhanit në lojërat për fëmijë dhe hyrjet e shkollave fillore, veçanërisht në lagjet e privuara dhe në vendet me rregulla më pak të rrepta të duhanit.

“Njohja e problemit është hapi i parë drejt bërjes së ndryshimeve”, thotë koordinatori i projektit Esteve Fernández i Institutit Català d’Oncologia në Barcelona, Spanjë. ‘Provat e prodhuara në projektin TACKSHS do të kontribuojnë në përpjekjet për të miratuar rregullore të reja dhe më të rrepta për të mbrojtur jo duhanpirësit nga rreziqet shëndetësore të ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

‘Studiuesit zbuluan se, në vitin 2017, midis fëmijëve nën moshën 14 vjeç, ekspozimi ndaj tymit në shtëpi u shoqërua me 344 vdekje në të gjithë BE.

Studimet e projektit gjithashtu analizuan ekspozimin ndaj cigareve elektronike, të cilat janë bërë gjithnjë e më të njohura në vitet e fundit. Megjithëse nevojiten më shumë hulumtime mbi efektet afatmesme dhe afatgjata të ekspozimit akut dhe kronik ndaj emetimeve të cigareve elektronike, hulumtimi zbuloi se përdorimi i cigareve elektronike dëmton cilësinë e ajrit me lëndë grimcash, nikotinë, komponime organike të paqëndrueshme dhe metale të rënda ndër të tjera substancat.

Studimet eksperimentale dhe vëzhguese treguan se njerëzit në mënyrë pasive të ekspozuar ndaj cigareve elektronike pësuan ndryshime të menjëhershme në funksionin e mushkërive të tyre, si dhe simptoma të acarimit të syrit, hundës dhe fytit.

Si një masë paraprake, bëhet thirrje për krijimin e politikave të reja për të kufizuar përdorimin e cigareve elektronike, veçanërisht në hapësirat publike të mbyllura. Rekomandime të tjera përfshijnë zbatimin më të mirë të ligjeve ekzistuese kundër pirjes së duhanit, shtrirjen e ndalimeve të pirjes së duhanit në disa zona shtesë në natyrë, forcimin e zbatimit të kufizimeve të duhanit brenda shtëpisë.

“Ne kemi besim se rezultatet dhe rekomandimet e TackSHS do të kenë një ndikim në agjendat e politikave si në BE ashtu edhe në atë kombëtar,” thotë Fernández. ‘Evropianët janë mbështetës për futjen e rregulloreve më kufizuese kundër pirjes së duhanit, veçanërisht në vendet publike.

Rezultatet e TACKSHS do të paraqiten në disa konferenca shkencore ndërkombëtare këtë vit, me më shumë se 20 punime shkencore gjithashtu pritet të botohen. Partnerët e projektit tani po shqyrtojnë iniciativat vijuese për të zgjeruar hulumtimin e tyre në produkte të reja për më shumë shtete anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera.

Kanceri, Komisioni Europian/konsultim publik: Forcim të qasjes në çdo fazë

Komisioni Europian po përgatit një plan mbi kancerin që po prek popullatën e Europës përmes forcimit të mbështetjes në çdo fazë dhe është i hapur për konsultim publik deri në 7 maj.

Çdo vit, 3.5 milion njerëz në BE diagnostifikohen me kancer dhe 1.3 milion vdesin prej tij. Mbi 40% të rasteve të kancerit janë të parandalueshme. Pa i prishur trendet aktuale, kanceri mund të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në BE. Plani i BE është se si të parandalojë dhe të lehtësojë barrën e kancerit për pacientët, familjet e tyre dhe sistemet shëndetësore. Plani i BE do t’i trajtojë rastet me veprime të koordinuara.