Menu

SHENDET

Ushqimet që konsumojmë në punë, duke menduar se janë të shëndetshme

Gjatë orarit të punës, për shkak të kohës së limituar marrim për të ngrënë diçka të shpejtë dhe duke menduar që i bëjmë mirë shëndetit tonë.

Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, shmangni këto produkte:

1. Smoothie

Vetëm për shkak që përmbajnë shumë pemë, nuk do të thotë që smoothiet janë të shëndetshme. Paketimi industrial i atyre pijeve “të shëndetshme” është plot kalori dhe sheqer.

Gjysmë litri smoothie pemësh mund të ketë edhe deri në 50 gramë sheqer, gjë që është e ngjashme me sasinë e njëjtë të pijeve me gaz, andaj do të ishte më mirë që vetë ta përgatisni pijen tuaj të pemëve.

2. Drithëra

Në 200 gramë fjolla drithërash mund të ketë dhjetëra gramë sheqer dhe deri në katër gramë yndyrë. Ushqimi i bazuar në përqendrimin e lartë të sheqerit dhe në pak albumina mund të çojë deri në rënie të energjisë dhe sulme të vrullshme të urisë.

Në vend të kësaj, zgjidhni fjolla nga drithërat integrale të cilat trupit i japin më shumë energji dhe kombinoni me burimet e mira të proteinave siç është jogurti.

3. Pijet energjike

Pijet energjike janë bërë të zakonshme si zgjedhje e parë te aktivitetet fizike dhe shkuarja në palestër. Mirëpo, ato pije janë plot sheqer, të cilat japin energji afatshkurtër pas ushtrimeve.

Studimet e reja thonë që pirja e ujit është zgjedhje shumë më e mirë për kompensimin e lëngjeve për shkak të djersitjes, ndërkaq muskujt e lodhur i ushqeni me 20 gramë proteina.

4. Ushqimi i zvogëlimit të yndyrave

Artikujt dietalë, përkatësisht ushqimi industrial, me sasinë e zvogëluar të yndyrave nuk i kontribuojnë humbjes së kilogramëve as përmirësimit të gjendjes shëndetësore të individit.

Kryesisht fjala është për trukun e marketingut. Bashkë me këtë, yndyrat janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, ndërkaq posaçërisht ato të cilat vijnë nga burimet e mira siç janë frutat arrore, peshku dhe avokadoja.

EFSA: Vlerësimi i rrezikut të ndotësve kimik në ushqim

EFSA ka kërkuar të propozojë një metodologji të vlerësimit të rrezikut të shpejtë dhe të vazhdueshëm të rreziqeve shëndetësore kur një ndotës kimik është i pranishëm në ushqim. Metodologjia u zhvillua në mbështetje të RASFF (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimet për Kafshë) për vlerësimin e ndotësve që lidhen me materialet e kontaktit me ushqimin, substancat farmaceutikisht aktive dhe ndotësit e tjerë të ushqimit. Vlerësimi i rrezikut bazohet në vlerësimin e vetive toksikologjike dhe ekspozimit dietik. Mjeti i Vlerësimit të Shpejtë të Ekspozimit të Ndotjes (RACE) u zhvillua për të lehtësuar vlerësimin. Mjeti RACE siguron vlerësime të grupeve të ndryshme të popullsisë, si dhe ekspozimin akut dhe kronik ndaj ndotësve kimikë. Pjesëmarrësit mund të paraqesin pyetje të cilave EFSA do t’i përgjigjet drejtpërdrejtë dhe me shkrim pas prezantimit. Një regjistrim i webinar do të publikohet në faqen e internetit të EFSA.

Alarmi për produktet me qumësht të padeklaruar, kërkohet tërheqja e tyre nga tregu

Alarmi është ngritur mbi produkte të “TYJ Spring Pasty Products”, në pastiçeri në Singapor, për shkak të qumështit të padeklaruar në etiketë. Është kërkuar për prodhuesit, shitësit me shumicë, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë tërheqja e produkteve nga tregu.

Proteina e qumështit është një përbërës i produkteve pastë “TYJ Spring Pasty Products”, të listuara më poshtë, megjithatë qumështi nuk deklarohet në listën e përbërësve. Produktet u shitën tek tregtarët me shumicë dhe furnitorët në të gjithë vendin.

Si rrezikohet konsumatori?

Produktet mund të jenë të pasigurta për konsumatorët të cilët janë alergjikë ose intolerantë ndaj qumështit ose përbërësve të tij.

Kërkohet veprim:

Prodhuesit, tregtarët me shumicë, shpërndarësit, furnizuesit dhe shitësit me pakicë:

Shitësit me pakicë u kërkohet të largojnë produktet nga shitja dhe të shfaqin një njoftim tërheqje të pikës së shitjes në dyqanet ku ishin shitur.

Tregtarëve me shumicë / shpërndarësve u kërkohet të kontaktojnë klientët e tyre dhe të kërkojnë tërheqjen e produkteve dhe të japin një njoftim për pikën e shitjes për klientët e tyre me pakicë.

Praktikoni këtë program ecjeje dhe humbisni 8 kg në muaj

Ecja në natyrë është më e dobishme dhe shëndetshme nga sa e imagjinojmë, sidomos për ata që dëshirojnë të humbasin peshë. Ky program mund t’ju ndihmojë rënien nga pesha, për ata që janë të shëndetshëm ose pa probleme shëndetësore, nëse vuani nga aritmia ose problemet e zemrës, këshillohuni më parë me një mjek.

Nëse ecjet kryhen sipas një modeli të saktë dhe në mënyrë të vazhdueshme, pas një muaji do të keni humbur disa kilogramë, me kusht që të mos e ekzagjeroni në tryezë.

Si të humbasim 8 kg në muaj

Java e parë (4 shëtitje)– Filloni me një shëtitje 25-minutëshe, çdo ditë rriteni me 5 minuta deri në 40 dhe ndërkohë rrisni edhe shpejtësinë e ecjes, këshillon Class.

Java e dytë (4 shëtitje)– Është momenti për të rritur intervalet e ecjes tradicionale, çka konsiston në alternimin e shpejtësive të ndryshme për të djegur më shumë yndyra dhe sheqerna: në fazat më të shpejta ecni me një ritëm më të shpejtë, sikur të ishit gati për të filluar vrapin, por pa e bërë atë vërtet. Për shembull, ecni për 10 minuta me një ritëm të ngadaltë, 20 sekonda me një ritëm shumë të shpejtë 40 sekonda me një ritëm të shpejtë dhe përsërisni gjithçka për 12 herë.

Java e tretë (4 shëtitje)– Filloni me 10 minuta nxehje me hap të ngadaltë, ndjekur nga 30 sekonda me hap shumë të shpejtë, 90 sekonda me hap të ngadaltë dhe përsëriteni 5 herë ose më shumë, derisa të filloni të ndiheni të lodhur duke përfunduar me 10 minuta ecje të shpejtë.

Java e katërt (4 shëtitje dy prej të cilave me pesha tek kyçet e duarve)– Në dy nga shëtitjet e kësaj jave vendosni pulsierë me pesha të lehta. Në fillim do t’ju duket një lojë fëmijësh por pas disa minutash do të filloni të ndjeni më shumë lodhje, një shenjë që tregon se trupi juaj po merr energji nga depozitat e sheqernave dhe lipoideve. Bëni shëtitje 30 minutëshe- duke pushuar ditën tjetër.

OBSH: Ekziston mundësia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

OBSH ka deklaruar se ka mundësi reale për të ndaluar përhapjen në botë të koronavirusit të ri, që e quajti tashmë “COVID-19”. “Nëse ne investojmë tani ne kemi një mundësi reale për të ndaluar këtë epidemi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë, ku ndodhet dhe selia e OBSH-së.

Ai shtoi më tej se koronavirusi i ri do të emërtohet tani COVID-19 pasi ishte quajtur përkohësisht “2019-nCoV”.

“Emri i ri u zgjodh në mënyrë që të jetë më i lehtë për t’u shqiptuar”, nënvizoi ai.

Ai shpjegoi se “CO” nënkupton corona, “VI” virus dhe se “D” ishte zgjedhur për “sëmundjen”, Shifra 19 thekson vitin e shfaqjes (2019).

Transkiptimi zyrtar i OBSH-së i vë të gjitha gërmat kapitale.

Rreth 400 shkencëtarë nga mbarë bota filluan një takim dy ditor, nën drejtimin e OBSH-së, i destinuar për intensifikimin e luftës kundër kësaj sëmundjeje.

Coronavirus, a mund t’ju mbrojnë maskat kirurgjikale?

Një maskë mbi hundë dhe gojë është një pamje gjithnjë e më e zakonshme në rrugë, më së shpeshti e veshur nga kinezët për shkak të ajrit të ndotur, dhe së fundmi nga koronavirusi që shqetëson profesionistët e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën

Por virusologët janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e maskës kirurgjikale në viruset që vijnë nga ajri.

“Mbajtja e maskës kirurgjikale në publik nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ajrit”, tha David Carrington nga universiteti St. George për BBC, duke shtuar se këto maska mund të zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të virusit përmes teshtitjes dhe kollitjes dhe mbi duar, ose duke prekur gojën me duar.

Dr. Connor Bamford i Institutit për Mjekësi Eksperimentale në Universitetin Queen’s Belfast thotë se kryerja e masave themelore të higjienës është shumë më efektive sesa një maskë kirurgjikale. “Mbulimi i gojës, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së gojës me duar zvogëlon shumë rrezikun e çdo infeksioni dhe viruseve të frymëmarrjes”, shpjegon Bamford për BBC.

Personat që kanë vuajtur nga aknet janë me fat, ja cila është arsyeja

Në studimet e reja të publikuara në “Journal of Investigative Dermatology”, theksohet se të gjithë njerëzit që kanë pasur akne në fytyrë plaken më ngadalë se njerëzit me fytyrë të pastër.

Studiuesit e kolegjit “King” në Londër kanë zbuluar se “njerëzit që kanë vuajtur në një periudhë të jetës nga aknet, janë me fat, sepse lëkura e tyre krijon rrudha më vonë se të tjerët. Kjo edhe për arsye se yndyra që krijon fytyra e tyre është mbrojtëse e mirë e lëkurës.

Sipas studiuesve, këta njerëz mund të kenë telomere më të gjata në qelizat e bardha të gjakut. Kjo do të thotë se qelizat e tyre mund të mbrohen më mirë kundër plakjes.”

Telomeret janë pjesë me sekuenca të përsëritura nukleotidesh në pjesën e fundit të çdo kromatidi, i cili mbron pjesën e fundit të kromozomit nga shkatërrimi ose bashkimi me kromatidet fqinje. Ndryshe, telomeret njihen si nukleotidet mbrojtëse që gjenden në fund të kromozomeve.

Konkretisht, studimi u mbështet në 1,205 femra binjake, një e katërta e të cilave kishin vuajtur në periudha të ndryshme të jetës nga aknet.

Pasi u kontrolluan qelizat e bardha të gjakut dhe mostrat e lëkurës, u vu re se të gjitha ato që kishin pasur akne, kishin “kapela” të gjata mbrojtëse në thellësi të kromozomeve.

Ҫfarë do të thotë kjo?

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me telomere plaken më ngadalë se të tjerët dhe ky studim tregoi se njerëzit që kanë vuajtur nga puçrrat kanë, në mënyrë të konsiderueshme, telomere më të gjata se pjesa tjetër e njerëzve që kanë pasur fytyrë të pastër.

Kjo pije pastron arteriet dhe parandalon sulmin në zemër

Hudhrat dhe limonët janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrore. Përveç përdorimit në kuzhinë, këta dy përbërës sjellin edhe shumë të mira shëndetësore dhe luajnë rol të rëndësishëm në mjekësinë natyrale.

Në fakt, kombinimi i hudhrës me lëng të limonit është ndër metodat më efektive natyrale për arterie të bllokuara. Arteriet e bllokuara janë simptomë e arterosklerozës, sëmundje e cila shpinë deri tek sulmet në zemër dhe pikën në tru.

Përbërësit: Një litër ujë, 6 limonë të qëruar të prerë në copa të vogla, 30 karafila të hudhrës të prerë në copa të vogla.

Përzieni të gjithë përbërësit, futni në një tas dhe tasin vlojeni. Kur të vlon, pritni derisa të ftohet dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Dozën e parë e pini 50ml në ditë për tri javë. Pastaj pushoni për një javë. Në javën e tretë filloni prapë të pini 50ml çdo ditë për tri javë. Ky trajtim vlen të përsëritet për gjashtë muaj.

Efekti fantastik i lëvozhgave të vezëve

Studimet mbi lëvozhgat e vezëve kanë vijuar për më shumë se një dekadë. Shumica prej nesh, gjëja më e zakonshme kur gatuhet me vezë është që të hidhni menjëherë lëvozhgën. Megjithatë, ajo që shumë nuk e dinë është se ne mund ta ripërdorim atë në një mënyrë që ndihmon shëndetin tonë.

Lëvozhga e vezës siguron kalcium, duke përmbajtur rreth 90% kalcium të pastër, është minerali më i bollshëm në trup dhe së bashku me fosforin janë përbërësit kryesorë të skeletit.

Ajo është një mjet i madh natyral kundër osteoporozës, një gjendje që karakterizohet nga dobësimi i kockave dhe rritja e rrezikut të thyerjes.

Një studim, i botuar në NCBI , raportoi se përveç forcimit të kockave dhe dhëmbëve të forta, kalciumi është një pjesë e rëndësishme në lirimin e neuro transmetuesve, kimikate që shërbejnë si lajmëtarë midis qelizave brenda sistemit nervor.

Si? Merrini dhe hidhini në një tas. Grimcojini. Futuni në furrë. Pluhurin e përfituar përdoreni në gjellë.

Virozat, forconi imunitetin me vitamina për shëndet dhe humor të mirë

Në periudhën kur vendi është pushtuar nga viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin.

Ushqimi i njëllojshëm më së shumti dobëson aftësinë e organizmit që të luftojë me sëmundjet, prandaj është me rëndësi që rregullisht të hamë pemë dhe perime, posaçërisht ato të pasura e vitaminën C.

Zinku shkurton kohëzgjatjen e ftohjes, por vitaminë C ka edhe në mish qengji, në farëra dhe në fruta arrore, drithëra me kokrra të plota dhe në fruta të detit, transmeton Telegrafi.

Kjo recetë për “bombë vitaminash” do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Hidhni në një kavanoz të patër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.