Menu

SHENDET

Kjo pije pastron arteriet dhe parandalon sulmin në zemër

Hudhrat dhe limonët janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrore. Përveç përdorimit në kuzhinë, këta dy përbërës sjellin edhe shumë të mira shëndetësore dhe luajnë rol të rëndësishëm në mjekësinë natyrale.

Në fakt, kombinimi i hudhrës me lëng të limonit është ndër metodat më efektive natyrale për arterie të bllokuara. Arteriet e bllokuara janë simptomë e arterosklerozës, sëmundje e cila shpinë deri tek sulmet në zemër dhe pikën në tru.

Përbërësit: Një litër ujë, 6 limonë të qëruar të prerë në copa të vogla, 30 karafila të hudhrës të prerë në copa të vogla.

Përzieni të gjithë përbërësit, futni në një tas dhe tasin vlojeni. Kur të vlon, pritni derisa të ftohet dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Dozën e parë e pini 50ml në ditë për tri javë. Pastaj pushoni për një javë. Në javën e tretë filloni prapë të pini 50ml çdo ditë për tri javë. Ky trajtim vlen të përsëritet për gjashtë muaj.

Efekti fantastik i lëvozhgave të vezëve

Studimet mbi lëvozhgat e vezëve kanë vijuar për më shumë se një dekadë. Shumica prej nesh, gjëja më e zakonshme kur gatuhet me vezë është që të hidhni menjëherë lëvozhgën. Megjithatë, ajo që shumë nuk e dinë është se ne mund ta ripërdorim atë në një mënyrë që ndihmon shëndetin tonë.

Lëvozhga e vezës siguron kalcium, duke përmbajtur rreth 90% kalcium të pastër, është minerali më i bollshëm në trup dhe së bashku me fosforin janë përbërësit kryesorë të skeletit.

Ajo është një mjet i madh natyral kundër osteoporozës, një gjendje që karakterizohet nga dobësimi i kockave dhe rritja e rrezikut të thyerjes.

Një studim, i botuar në NCBI , raportoi se përveç forcimit të kockave dhe dhëmbëve të forta, kalciumi është një pjesë e rëndësishme në lirimin e neuro transmetuesve, kimikate që shërbejnë si lajmëtarë midis qelizave brenda sistemit nervor.

Si? Merrini dhe hidhini në një tas. Grimcojini. Futuni në furrë. Pluhurin e përfituar përdoreni në gjellë.

Virozat, forconi imunitetin me vitamina për shëndet dhe humor të mirë

Në periudhën kur vendi është pushtuar nga viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin.

Ushqimi i njëllojshëm më së shumti dobëson aftësinë e organizmit që të luftojë me sëmundjet, prandaj është me rëndësi që rregullisht të hamë pemë dhe perime, posaçërisht ato të pasura e vitaminën C.

Zinku shkurton kohëzgjatjen e ftohjes, por vitaminë C ka edhe në mish qengji, në farëra dhe në fruta arrore, drithëra me kokrra të plota dhe në fruta të detit, transmeton Telegrafi.

Kjo recetë për “bombë vitaminash” do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Hidhni në një kavanoz të patër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.

Ushqimet e rrezikshme që formojnë dhjam në stomak

Janë disa ushqime që studiuesit i kanë klasifikuar si të rrezikshme për konsum pasi formojnë dhjam në stomak. Ja cilat janë ato:

Drithërat e përpunuara

Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t’i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.

Pijet me sheqer

Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqenëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.

Vaj vegjetal dhe margarina

Ashtu sikurse dhe drithërat, vajrat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajrat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t’i djegë, këto vajra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.

Yndyrnat nga prodhimet shtazore

Yndyrat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.

 

Ushqimet e skuqura

Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mund të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë.

Alkooli

Alkooli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.

 

Brumërat

Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.

Ushqimet me shumë kripë

Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.

Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij.

A mund të vendosen fëmijët në një regjim ushqimor?

Shumë nëna shpesh ndodhen nën presion me fëmijën e parë, janë nervoze dhe të frikësuara për të filluar ushqim solid fëmijës së tyre. Parë nga ky këndvështrim, pyetja është gjithmonë e njeta: çfarë duhet të hanë fëmijët. Shpesh pyetet cili është ushqimi dhe ushqyerja më korrekte për të vegjlit. Mbi të gjitha duhet të dihet që  mënyra më e mirë për ushqyerje është organizimi I  ushqimit në 5 vakte. Një ndër rregullat më të rëndësishme është variaconi I ushqimeve, pra të mos I jepet fëmijës shpesh I njëjti ushqim. Kështu nënat duhet të inspirohen nga tryeza mesdhetare dhe të krijojnë menu të shumëllojshme. Dieta mesdhetare është e varfër në yndyrna dhe në protein shtazore, e pasur në karbohidrate , fibra, antioksidues, dhe  është I njohur botërisht për dobitë e saj. Dieta mesdhetare  është e pasur me drithëra të ndryshëm , më bishtajore, qumësht dhe nënproduktet e  tij , perime, peshk dhe vaj ulliri. Fëmija duhet të konsumojë një sasi të mirëpërcaktuar të ushqimit me porcione ditore që fillojnë nga 55-60% të kalorive totale për karbohidratet, 15%  proteina, 25-30% yndyrna. Dreka duhet ta furnizoje fëmijën me 40% të kalorive ditore, darka duhet ta mbushi me  25%, kurse mengjesi duhet të jetë shumë I bollshëm, ndërkohe mesvaktet duhet të jenë 15% të kalorive ditore.

Ja skema që ju bën të kuptoni nevojat kalorike sipas moshës së fëmijës tuaj.

 

Çfarë duhet të hanë fëmijët dhe në çfarë raporti?

  • Bukë: çdo ditë, një deri në dy porcion nga 50 gr .
  • Patate: një porcion 200 gr ose dy herë në javë. Nuk përfshihen patatet e skuqura madje nuk lejohen.
  • Makarona , drithëra integrale: një porcion 80-100 gr në drekë ose në darkë (50 gr nëse përdoren në supë).
  • Bukë të thekura, biskota integrale, krakersa: në mengjes ose paradite, 2 feta bukë të thekura, 30 gr biskota, 4 kraker.
  • Peshk: 1 porcione rreth 150 gr për tu konsumuar 3 herë në javë.
  • Mishi: tre ose katër racione në javë me 100 gr,kryesisht mish I bardhë (pulë deti, pule, struc, lepur) duke reduktuar konsumin e mishit të kuq ne dy here në javë maksimumi
  • Vezë: dy deri në trë herë në javë, në formë omletash me perime dhe të ziera. JO TË SKUQURA.
  • Legume: një porcon tre kater herë në javë.
  • Djathra: 1 porcion nga 100 gr ose dy tre herë në javë në varësi të moshës.
  • Perime: 1 pjatë në drekë dhe darkë me 80 deri 200 gr.
  • Fruta: 2-3 porcione në ditë nga 100-150 gr.
  • Embelsira, akullore, çokollata: një porcion me 50 gr një herë në javë
  • Qumësht: 450 ml duke perfshire dhe kosin te konsumohet ne mengjes os ene mesvakte kombinuar me fruta të thata ose të thara.
  • Ujë: 1,5 l në ditë

Nga nutricioniste Hyrida Basha

Aditivët e shtuar në produkte dhe mosdeklarimi në etiketë, Ilollari nga AKU: Ishte mesazh alarmi, etiketimi është detyrim ligjor

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ledio Ilollari nga Sektori i inspektimit të ushqimit në AKU foli mbi alaramin e ngritur nga salcat e domateve vendase me përbërje mielli dhe niseshteje si dhe shafranin me ngjyrues. Ai tha se u morën produkte të stiilla vendi dhe të importuara dhe u dërguan në laboratorë për rezultate përfundimtare.

“Misioni i AKU është kontrolli i produkteve vendase dhe të importit, kemi një hallkë nga gjurmimi dhe ndjekja e produkteve. Përsa i përket salcave të domateve u sinjalizuam nga Alert, ishte mesazh alarmi. AKU zgjodhi që të shkonte direkt te produkti dhe pas inspektimit, marrjes së mostrave shkuam te analizat në laboratorë. U morën produkte të importuara dhe të vendit, me të patur rezultate përfundimtare nga laboratori do merren masat ndaj prodhuesve”-tha Ilollari.

Në lidhje me etiketat e produkteve, Ilollari shprehet se është detyrim ligjor paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit.

 

“AKU ka një data-baze të saktë për të gjithë prodhuesit, subjektet. Mbrapa cdo etikete është një prodhues që ka të drejtë të ushtrojë aktivitetin, pasi ka përmbushur kriteret. Etiketa tregon cfarë ka produkti brenda, duhet deklaruar pasi ndryshe kemi të bëjmë me keqinformim, që ligji e ndalon. Prodhuesi rmban përgjegjësi te prodhimi, etiketimi dhe tregtimi.Në etiketë është detyrim paraqitja me korrektesi e përbërësve të produktit. Për niseshtenë në produkte, konsumatori ka të drejtë të jetë i informuar për atë që konsumon”-deklaroi Ledio Ilollari.

Përsa i përket furrave të prodhimit të bukës, ku shpeshherë mungojnë kushtet higjeno-sanitare, Ilollari tha se kemi përmirësim cilësor të prodhimit dhe tregtimit të bukës.

“Kategorizimi i riskut bëhet duke iu referuar natyrës së produkteve, kemi rritje të kontrollit të inspektorëve në mbulimin e të gjithë territorit. Sot mund të flasim për përmirësim cilësor të prodhimit e tregtimit të bukës. Denonconi rastet e abuzimeve, ka marrë një rëndësi gjurmueshmëria e produktit, që cdo operator të jetë i përgjegjshëm që të garantojë sigurinë ushqimore dhe të zbatojë kriteret.

Skandali me salcat e domateve dhe shafranin, përgjegjësja e koordinimit në AKU Allkoshaj: Po monitorojmë situatën, morëm mostra për analizë

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj përgjegjësja e sektorit të koordinimit dhe mbështetjes së laboratorëve në AKU Ira Allkoshaj foli për kontrollin e ushqimeve dhe masat e AKU në rastet kur cenohet siguria ushqimore.

“AKU ka trajtuar maksimalisht denoncimet dhe problematikat që lidhen me cenimin e sigurisë ushqimore. Pas publikimit të produkteve si salca domatesh dhe shafran në emisionin Alert, ku nga testimet rezultuan aditivë ushqimorë të padeklaruar, AKU ka marrë mostra të këtyre produkteve. Nga 11 mostra salcash domatesh, 4 prej tyre rezultuan negative. I dërguam në laboratorë të akredituar, presim përgjigje zyrtare për mostrat e tjera”-tha Allkoshaj.

Përsa i përket laboratorëve të AKU, Allkoshaj deklaroi se janë laboratorë të kontrollit zyrtar, analizojnë mostra me bazë risku, me origjinë shtazore dhe jo shtazore.

“Qëllimi ishte marrja e masave të menjëhershme për të verifikur produktin, pro puna nuk mbaron këtu. nuk mbaron këtu. Kemi 7 laboratorë të AKU, me të cilat kryhen analizat e produkteve. Më herët janë kryer autokotrollet pasi nuk ka patur laboratorë të akredituar”-u shpreh  Allkoshaj.

Në lidhje me mashtrimin e konsumatorit, Ira Allkoshaj tha se ndalohet etiketat e padeklaruara, ku operatori i biznesit duhet të dijë përgjegjësitë e tij, në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi.

“Kemi ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese, ku janë dërguar edhe shkresa operatorëve të biznesit. Konsumatorët mund t’i drejtohen AKU për cdo informacion.Kemi shtuar analizimin e ngjyruesve dhe proteinës në bukë. Buka e zezë nuk duhet të përmbajë ngjyrues dhe do analizohet ngjyruesi nëse ka. Situata është nën monitorim dhe në pjesën më të madhe kanë dalur sipas deklarimit të subjektit të miellit-tha Allkoshaj.

Qendra ALERT, është një Organizate Jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës Tiranë dhe që ka si veprimtari të saj, mbrojten e konsumatorit

Qendra ALERT, është një Organizate Jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës Tiranë dhe që ka si veprimtari të saj, mbrojten e konsumatorit, të drejtat e tij; ndërgjegjësimin e konsumatorit, në lidhje me sigurinë ushqimore dhe gjithçkatjetër që konsiderohet konsum, informimin e tij për të drejtat qëi cënohen, për rreziqet e mundshme; etj.

Qendra ALERT është njohur së fundmi me ndryshimet që kërkohet të bëhen në “Ligjin për Ushqimin” në Republikën e Shqipërisë, që në gjykimin tonë, në disa raste nuk i shërbejnë as konsumatorit dhe as biznesit, i cili, nëse rëndohet, do të jetë i prirur të abuzojë dhe që ky abuzim do të bjerë po mbi konsumatorin.

Për këto arsye, na lejoni të shprehim opinionin tonë për këtë draft.

Duam ta fillojmë me atë që për mendimin tonë është më shqetësuesja në raport me sigurinë ushqimore dhe që shkatërron një institucion të tërë, për të cilin është investuar shumë, si nga BE, ashtu edhe nga shteti shqiptar.

Në nenin 8, sipas draftligjit në fjalë thuhet: Në fund të nenit 61 shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“Marrëdhëniet e punësimit të punonjësve dhe inspektorëve të institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë rregullohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës”.