Menu

Showbiz

Provokimi i Roza Latit me fotot sensuale dhe luks, moderatorja shpjegon edhe videon e seksit

“Do të bëhesha bilionere nëse do të shisja kasetën time të seksit”, ishte titulli i fotove provokuese dhe kaq mjaftoi që qindra ndjekës kuriozë nuk nguruan të linin komentin e tyre. Në disa pamje Roza shihet e veshur me të brendshme seksi e në disa të tjera që pritet të publikohen këtë të dielë me rastin e 33-vjetorit të saj, ajo do të shfaqet nudo.

E në lidhje me gjithë këtë set bombastik Roza tha se kishte ardhur koha që ajo të lancohej me sensualitetin femëror dhe me luksin.

“Kishte ardhur koha që unë të lancohesha pak me sensualitetin tim femëror dhe me luksin. Kishte ardhur koha, sepse projektet e mia kanë qenë të gjitha shumë të forta dhe më duhej një projekt që unë të isha sensuale dhe mbi të gjitha të shihej edhe luksi, sepse kjo gjë tërheq, kjo është jeta ime, që e bëj si të dua. Bëj jetë luksoze me sa mundësi kemi, se e mira nuk ka fund kurrë. Ideja e projektit është e imja.”, tha Roza.

Në lidhje me titullin moderatorja shtoi se nuk ka asnjë kasetë seksi pasi dhe ajo vetë nuk i ka qejf, teksa, shtoi se në epokën që jetojmë “vetëm me drogë edhe me seks bëhesh milioner”.

“Nuk ka një kasetë seksi dhe nuk ka për të patur kurrë dhe nuk i kam qejf këto gjëra. Nuk pajtohem. Dhe fotot janë shumë të bukura dhe shumë klas. Jam vetëm me të brendshme në të gjitha fotot. Tema erdhi nga teksti i një kënge dhe mirë paskam bërë, sepse ka bërë goxha bum. Në epokën që jetojmë ne, vetëm me drogë dhe me seks bëhesh milioner”, tha ajo.

Gilberta e “Për’puthen” do dy burra njëkohësisht: Nuk e kisha provuar më parë këtë ndjenjë

Gilberta dhe Samiu patën një takim romantik në Lushnjë dhe më pas në bregdet. Por mes tyre hyn një i tretë, që i trazon ujërat.

“Pse ma përmend gjithnjë Ilirin ti mua, nuk je i sigurtë në veten tende?” i tha e bezdisur Gilberta konkurrentit.

Samiu i tha se ndjen një joshje të veçantë, dhe se ajo i jep qetësi. “Unë e kam dhënë pëlqimin për ty, e mbyllim me Ilirin dhe vazhdojmë me ty”, e ftoi Gilberta. Lozonjarja megjithatë kishte një shqetësim. Siç tregoi më vonë në diskutimin në studion e “Për’puthen”, Gilberta ndihej keq nga disa postime që kishte bërë Iliri për të në Instagram.

“Unë besoj se ajo ka ende ndjenja për Ilirin. Më vjen keq për këtë. Unë do të doja që ajo të mendonte vetëm për mua. Në një farë forme u ndjeva i zhgënjyer”, deklaroi Samiu në këtë puntatë.

“Kur më erdhi mesazhi që shiko çfarë ka postuar Iliri, u mërzita.

Megjithatë, shtoi ajo, unë kuptova diçka që përveç simpatisë për Ilirin, kam të njëjtën ndjenjë edhe për Samiun. Nuk e dija këtë më parë këtë , që të ndjesh për dy burra njëkohësisht, por tani po më ndodh”, deklaroi Gilberta.

Deri në fillim të javës Gilberëtës do t’i duhet të vendosë se kë do të zgjedhë pre të dy burrave për një takim tjetër.

alert.al/

Çfarë thonë yjet për ju sot, horoskopi 11 qershor 2021

Dashi

Nuk do jeni në gjendje të largoheni, duke u fshehur pas dikujt tjetër ose duke u përpjekur të qëndrosh në vetmi. Aktivitetet e ditës do t’ju detyrojnë të përfshiheni në diçka të re.

Demi

Duhet të përcaktoni se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, ose ndryshe mund të bëni gabimin e vendosjes së karrocës përpara kalit. Kjo do të thotë se nëse duhet të pushoni ose të kujdeseni për veten.

Binjakët

Dikush nga e kaluara juaj është kthyer sërish dhe po vepron mbi supozimet e vjetra rreth asaj se kush jeni ju. Kjo do të jetë një pikë kthese delikate, por e rëndësishme në marrëdhënien tuaj është reagimi i këtij personi.

Gaforrja

Ditët e errëta të së kaluarës nuk do të kthehen për t’ju ndjekur nga pas, kështu që pse keni frikë të nisni një rrugë të re? Një ide e re do të vijë në jetën tuaj dhe do të digjet me shkëlqim.

Luani

Ekziston një betejë që po ndodh brenda jush. Një pjesë e juaja, e cila dëshiron të kalojë të gjithë kohën me njerëz të tjerë po lufton për kontrollin me pjesën e tjetër që thjesht dëshiron të lihet në mendimet e veta.

Virgjëresha

Është një ditë e mrekullueshme për të bërë parashikime. Aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodh është e fortë. Njerëzit duhet të mbështeten tek ju për të kuptuar gjithçka rreth zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore.

Peshorja

Përdorni intelektin tuaj shumë më tepër nesër dhe lëreni mënjanë sensin e humorit për momentin. Njerëzit duhet të dëgjojnë atë që ju me të vërtetë mendoni për çështjet e vështira dhe duhet të keni pozicionin tuaj të palëkundur.

Akrepi

Filloni të investoni më shumë rreth pamjes suaj të jashtme. Kështu do të krijoni opinion më pozitiv nëse jeni duke aplikuar për një vend pune. Ruajeni energjinë tuaj dhe jini më të duruar.

Shigjetari

Përpara se të deklaroni projektet tuaja, përpiquni të hulumtoni në maksimum nëse ato janë të realizueshme. Nesër mund të jeni në qendër të vëmendjes së të tjerëve për shkak të punës suaj.

Bricjapi

Do ndërmerrni një udhëtim që do të rezultojë relaksues. Përpiquni ta shijoni dhe të mos mendoni aspak për angazhimet në punë. Sa i përket aspektit sentimental, njohje të reja mund të shfaqen.

Ujori

Një projekt i fundit i juaji është më afër përfundimit nga sa e keni menduar. Nëse keni kohë për të pastruar hapësirën tuaj të punës, bëjeni. Kjo gjë këshillohet edhe në jetën sentimentale.

Peshqit

Përpiquni të siguroheni që idetë tuaja të shprehen. Është e rëndësishme që mendimet t’ju dëgjohen. Tani po e analizoni botën me shumë efektivitet. Vazhdoni e përfitoni nga vrulli i fortë që keni ndërtuar.

“Ti je i çmendur”, pas ndarjes nga Sara, Atdheu shfaqet duke puthur Shqipen

Pak ditë më parë Atdheu konfirmoi ndarjen nga Sara me një postim në Instastory ku shkruante se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe fliste për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.

Pas ndarjes nga Sara, Atdheu është afruar shumë me ish-konkurrenten Shqipe Hysenaj. Dyshja duket se i kanë lënë pas keqkuptimet dhe sot janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje gjatë videos së publikuar nga Shqipja, Atdheu i dhuron asaj një puthje duke e lënë të habitur.

Shkëlzen Berisha mungoi në festën e Armina Mevlanit? Sqarohet situata mes tyre

Pak ditë më parë, Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-të në një super festë, e cila shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet, duke filluar nga organizimi i festës dhe deri te “mungesa” e Shkëlzen Berishës.

Kaq mjaftoi që mediat dhe ndjekësit të fillonin të aludonin se çifti janë drejt ndarjes, pasi Shkëlzeni nuk e uroi as publikisht. Mirëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina së fundmi ka publikuar videon më të bukur nga dita e saj. Ajo shihet krah Shkëlzenit teksa kërcejnë majft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, blogerja ka bërë të ditur se ajo dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha vazhdojnë në jenë bashkë dhe mes tyre nuk ka ndodhur asnjë “krisje në marrdhënie”.

Takimi në Për’puthen/ Çimi del me Lindën, por insisiton të bëj për vete Stelën…

Në puntatën e fundit të “Përputhen+40” u diskutua takimi i Ndriçimit me Lindën. Takimi ishte romantik, në një ambient rural dhe Linda nuk i kurseu provokimet me përkëdhelje dhe përqafime ndaj Çimit.

Por gjatë programit u vu re së Çimi ka një tërheqje me ndaj Stelës, të cilën nuk e fshehu tek sa fliste për takimin me Lindën.

“Stela është më ndryshe, më komode në takim , kurse Linda është ndikuar nga kamerat”, tha Çimi. Ndërsa Stela ishte bërë disi xheloze për takimin e Çimit me Lindën. Çimi i tha asaj se donte të afrohej, por kjo e mbante larg. Gjithsesi, Stela ia ktheu se nuk i kishte thënë largohu, por thjesht të ecin përpara, të njihen me hapa të matur. Çimi, gjatë një emisioni të kaluar tentuar ta puthë Stelën në buzë, por kjo e fundit është mënjanuar. Kjo mbase i ka mbetur fiksim Çimit.

Kujtojmë se një debat i ashpër që lindi disa ditë më parë mes Armandos dhe Stelës, bëri që kjo e fundit të largohej nga studio. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme.

Pas kësaj, Armando tregoi se Stela i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, gjë që e revoltoi shumë Stelën dhe doli nga studio tepër e prekur.

Gjithsesi ajo vendosi të rikthehej në studio dhe tregon si e kanë pritur këtë debat familja e saj dhe me tepër vajza.

Por ditën e largimit Stela kishte dhe takimin me Çimin, dhe për shkak të largimit të saj nuk mundën ta komentonin të gjithë pjesët e tij. Çimi kishte zgjedhur një ambient tepër të veçantë në një xhakuzi ku të dy shfaqen ndryshe dhe disi e qetësoi situatën pas asaj që kishte ndodhur. Por në emisionin e fundit, Stela u duk disi më e ftohtë ndaj Çimit.

alert.al/

Parashikimi fatit, horoskopi për të enjten 10 qershor 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të kuptojnë se është koha e duhur për të rritur nivelin e profesionalizmit. Do të bëni ndryshime edhe në jetën profesionale. Ndodhitë gjatë ditës së nesërme nuk do t’ju lejojnë të relaksoheni. Nëse nuk jeni të gatshëm t’i nënshtroheni një procesi të tillë, do të ishte mirë të tërhiqeshit që në fillim.

Demi

Nuk rekomandohet që të bisedoni gjerësisht me persona që sapo i keni njohur. Bisedat intime, historitë jeta personale apo arritjet tuaja nuk janë të mirëpritura. Analizoni se çfarë po ndodh rreth jush në punë dhe në shtëpi dhe përpiquni të reflektoni.

Binjakët

Parashikohet të keni një ditë të ngarkuar këtë të enjte 10 qershor. Pasiviteti nuk do të jetë i mirëpritur nëse dëshironi të fokusoheni në suksesin profesional apo konkurrenca me kolegët. Megjithatë, pavarësisht ngarkesës, parashikohet se kjo ditë do të kalojë pa telashe.

Gaforrja

Tregohuni më të thjeshtë gjatë bisedave, pasi kështu do të jeni më efektiv. Është e nevojshme të keni besim tek vetja, pasi mund ta arrini suksesin më lehtësisht. Do të përmirësoheni profesionalisht dhe do të keni rritje të të ardhurave financiare.

Luani

Nesër nuk duhet të nxitoheni për të zgjidhur disa çështje profesionale. Ndoshta duhet të merrni shembull nga individë të suksesshëm. Ndryshimet nuk janë të mirëpritura në marrëdhënien tuaj romantike dhe bëni shumë kujdes pasi rrezikoni të prishni lidhjen tuaj afatgjatë.

Virgjëresha

Bëni të pamundurën për të shmangur pesimizmin, pasi kjo mund t’ju sjellë dështim në fusha, ku ju po përpiqeni maksimalisht. Do të ishte mirë të mendoni se fitorja është shumë pranë jush. Nëse dëshironi të nisni një kapitull të ri në marrëdhënien tuaj romantike, fillimisht duhet të tregoheni të sinqertë.

Peshorja

Ka gjasa që nesër të përballeni me disa konflikte, ndaj duhet të tregoni shumë me takt me veprimet. Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor, mbi të gjitha shpejtësinë. Në mbrëmje mund të merrni një festë nga partneri/partnerja juaj për të marrë pjesë në një event mjaft të veçantë.

Akrepi

Do të tregoheni të ashpër me veten. Teksa kërkoni të shënoni gjithnjë e më shumë fitore, mos harroni që jeni qenie njerëzore dhe jo robot. Nëse gjatë ditës do të ndiheni shumë të lodhur, bëni të pamundurën për ta bërë disa momente pushim.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të reagojnë ndaj provokimeve me të cilat mund të përballen gjatë kësaj të mërkure. Ka gjasa që dikush të përpiqet t’ju nxjerrë nga rruga e duhur ose të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj romantike. Ndërsa sa i përket aspektit financiar, fati do të jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Nesër mund të jeni në majë të një trekëndëshi dashurie. Megjithatë, shmangni kontaktet me persona që janë aktualisht në një marrëdhënie romantike. Kushtojini më shumë punës, pasi ekziston mundësia të rriteni në pozicion.

Ujori

Do të kaloni një ditë të qenë, gjatë së cilës do të keni edhe mundësi për tu relaksuar. Nuk parashikohen probleme si në anën profesionale ashtu edhe në atë personale. Nuk rekomandohet të bëni shumë plane, por përpiquni të jeni më të përqendruar.

Peshqit

Nesër do të mbeteni nën hijen e dikujt që është më i vendosur se ju. Ndoshta një situatë e tillë do të ndodhë në punë. Ekziston mundësia që dikush mund të luftojë për t’ju fituar zemrën, por përpiquni të përdorni taktin teksa padashur mund ta fyeni atë./Noa/

Super e bukur! Ja kush është e dashura e ish konkurentit të Përputhen

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, ka publikuar foton e parë krah të dashurës së re.
Ai kishte paralajmëruar më parë se do ta bënte publike vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, e cila u bë edhe shkak që Leka të dilte nga programi i dashurisë.

Në foto, Riniani shihet krah zeshkanes seksi, e cila është e veshur me një fustan të ngushtë të zi, që i tregon linjat trupore.

Buzëqeshja e saj”, shkroi ish-konkurrenti krahas imazhit të bukur.

Riniani etiketoi vajzën, duke zbuluar kështu se quhet Anisa Berliku dhe se është avokate

Për më tepër, ajo është edhe nënë e një vajze, e cila quhet Chloe.

Alarmohet sërish në Greqia/ Vdes stilisti në moshë të re pasi mori vaksinën AstraZeneca

Greqia tronditet sërish me vdekjet pas marrjes së vaksinës britanike AstraZeneca.  Stilisti 32-vjeçar grek, Nassos Katris, është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, pak pasi kishte marrë vaksinën, doza e parë.

Trupi i të ndjerit u gjet sot nga shoqja e ngushtë, Athena Vticanou, po ashtu stiliste. Stilisti nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes dhe miqve për rreth 24 orë, e për këtë arsye, ata ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, shkoi në shtëpinë e të riut, ku u tmerruar pasi e gjeti atë të vdekur.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ditën e hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës.

Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mirë. Pas darkës me një mikun e tij, ai shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka pasur të vjella.

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Personat që jetojnë vetëm një kat më poshtë, kanë dëgjuar zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kanë kushtuar vëmendje sepse siç na thanë se nuk kanë dshur ta shqetësojnë.

Mjekët na thanë që pas autopsisë do të mësojmë më shumë se çfarë i ka shkaktuar atij vdekjen e papritur”, – tha Vaticanou.

Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

 

Enca në krahët e Beartit të "Për'puthen"? Këngëtarja nxjerr foton dhe e lë enigmë

Enca ndau ditën e djeshme me ndjekësit e saj një foto me një mashkulli dhe jo dosido, por duke u përqafuar. Portreti i tij nuk mundet të shihet, mirëpo ajo që vihet re është se është shumë i palestruar. Enca shfaqet me gjuhën jashtë, sytë e mbyllur dhe mjaft e lumtur. Nuk dihet ende se kush mund të jetë mashkulli që ka në krah, mirëpo ndjekësit e kanë një emër në mendje.

Ata mendojnë se mund të jetë Bearti i ‘Përputhen’. Nëse Enca ka zgjedhur Beartin për klip, mbetet të për tu parë, po ashtu, nese ai është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën. /TCH/