Menu

Sociale

Kompanitë farmaceutike në garë për testimet mbi COVID-19

Gjigandi farmaceutik zviceran Roche tha se së shpejti do të ketë një test për të treguar nëse njerëzit kanë patur Covid-19, duke iu bashkuar kështu firmave  tjera që po konkurojnë për të prodhuar një sistem efikas. Ndërkohë një laborator në Gjermani ka filluar vizitat derë më derë për të testuar njerëzit për koronavirusin.

Firmat farmaceutike po garojnë për të zhvilluar një test që mund të tregojë nëse njerëzit kanë patur Covid-19. Gjigandi zviceran Roche është kompania më e fundit që thotë se po bën përparim në këtë drejtim.

Kompania tha të premten (17 prill) se shpresonte të ofronte një test gjaku deri muajin e ardhshëm.

Firma me seli në Bazel thotë se ka caktuar njerëz që punojnë edhe gjatë netëve dhe fundjavave për zhvillim e këtij testi. Kompania planifikon të ariijë një nivel prodhimi prej disa dhjetëra milionë testesh në muaj.

Lajmet pasojnë njoftime të ngjashme nga kompani, si Laboratorët Abbot në Shtetet e Bashkuara, dhe DiaSorin në Itali.

Ndërkohë shkencëtarët në Institutin e Mynihut për sëmundjet tropikale po marrin masat që tani për testimin e rasteve të panjohura me koronavirus, duke zhvilluar një sistem testimi nëpërmjet vizitave derë më derë. Ata thonë se kjo do të jetë pjesë e një studimi më të gjerë për pandeminë dhe efikasitetin e masave të mundshme.

“Përcaktimi i numrit të rasteve të panjohura është shumë i rëndësishëm. Duhet të dimë përmasat e përhapjes dhe infeksioneve të koronavirusit të ri në Gjermani… Nëse do të testonim vetëm pacientët nëpër spitale do të merrnim vetëm njerëzit e infektuar. Ne donim të zbulonim se sa njerëz janë infektuar me koronavirusin pa patur simptoma ose me simptoma shumë të lehta”, thotë Andreas Wieser, drejtor i laboratorit të klinikës universitare.

Shkencëtarët në Mynih thonë se personat-subjekt të vizitave derë-më-derë janë qëllimisht të rastësishëm.

“I informojmë fillimisht personat për procedurën dhe studimin e ekipit tonë, pasi duhet ta dinë ç’po ndodh. Nëse bien dakort, do t’u përgjigjen disa pyetjeve për disa ditë. Në vazhdim do t’u marrim rreth 3 ml gjak që do të testohet për antitrupa. Aty do të shohim nëse sistemi imunitar është aktivizuar (nga infeksioni)”, thotë Laura Olbrich, e Klinikës Universitare.

Ekspertët thonë se teste të tilla do të jenë thelbësore për përcaktimin e përhapjes së sëmundjes dhe menaxhimin e masave ndaj saj.

Por disa mendojnë se korporatat e mëdha farmaceutike janë ende shumë të prirura për konkurrencën.

Të premten, një grup investitorësh kryesorë thanë se po kërkonin që emrat kryesorë të industrisë të bashkojnë forcat.

Ata u kanë shkruar firmave, si Roche dhe Johnson & Johnson, duke u thënë se është koha për të lënë mënjanë rivalitetet.

Letra përcakton parimet që duhet të ndjekin kompanitë, përfshirë ruajtjen e çmimeve të arsyeshme.

Disa nënshkrues thanë se ata mund të kërcënojnë që të tërheqin investimet nga kompanitë që nuk veprojnë kështu. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Vaksina kundër virusit COVID-19 testohet në Kinë, e efektshme tek majmunët

Një nga vaksinat kundër COVID-19 ka mbrojtur një kafshë, makakët rezus (lloj majmuni), nga infeksioni me coronavirus, raportojnë shkencëtarët. Vaksina nuk prodhoi efekte të dukshme anësore te majmunët.

Studiuesit nga Sinovac Biotech, një kompani private me qendër në Pekin, dhanë dy doza të ndryshme të vaksinës së tyre COVID-19 në një total prej tetë majmunësh, shkruan Science.

Tre javë më vonë, grupi futi SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19, në mushkëritë e majmunëve përmes tubave poshtë trakeve të tyre, dhe askush nuk zhvilloi një infeksion të përhapur plotësisht.

Majmunëve që u ishte dhënë dozë më e lartë e vaksinës kishin përgjigjen më të mirë. Disa nga kafshët me dozë më të ulët kishin një “goditje virale”, por gjithashtu duket se kanë kontrolluar infeksionin.

Por Douglas Reed nga Universiteti i Pittsburgh, i cili po zhvillon dhe teston vaksinat COVID-19 në studimet e majmunëve, thotë se numri i kafshëve ishte shumë i vogël për të dhënë rezultate statistikisht të rëndësishme.

Një shqetësim është që majmunët nuk zhvillojnë simptomat të rënda që SARS-CoV-2 shkakton tek njerëzit. Studiuesit Sinovac pranojnë në artikull se “është ende shumë herët për të përcaktuar modelin më të mirë të kafshëve për studimin e SARS-CoV-2”, por vunë re se makaket rezus të pa vaksinuar, “imitojnë simptomat e ngjashme me COVID-19”.

https://www.sciencemag.org/news/2020/04/covid-19-vaccine-protects-monkeys-new-coronavirus-chinese-biotech-reports#

Qendra Alert/Alert.al

Frutat e thata përshpejtojnë plakjen

Jemi mësuar që frutat e thata janë të shëndetshme dhe na ndihmojnë të ruajmë peshën ideale, por duket se një studim tjetër zbulon anën negative duke pohuar se përshpejtojnë plakjen.

Arsyeja pse frutat e thata, të cilët jemi mësuar t’i përdorim si një alternative më natyrale për ëmbëlsirat, dhe për të fituar më shumë energji, por në realitet, ato sabotojnë shëndetin dhe pamjen e fytyrës sonë në të paktën dy mënyra të ndryshme.

Së pari, frutat e thata kanë sheqer, i cili ngjitet në dhëmbë dhe shkakton formimin e baktereve që çon në njollosje dhe, gradualisht duke dëmtuar buzëqeshjen tonë.

Së dyti, ato përmbajnë sulfide, konservues që shumojnë radikalet e lira që kufizojnë prodhimin e kolagjenit, një element i domosdoshëm për lëkurën rinore.

Kështu që, në vend të frutave të thata, preferoni të freskëta ose, të paktën, lani dhëmbët menjëherë pasi t’i keni ngrënë. (tvklan.al)

Qendra Alert/Alert.al

OBSH: S'ka prova që kush shërohet nuk infektohet sërish

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka të dhëna që njerëzit të cilët janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

OBSH-ja po ashtu paralajmëroi kundër “pasaportave të imunitetit” ose “certifikatave” që dëshmojnë se njerëzit e shëruar nuk paraqesin rrezik për të infektuar të tjerët me COVID-19, duke thënë se praktika të tilla në fakt mund të bëjnë që virusi të përhapet më shumë.

Shteti i Kilit javën e kaluar nisi të shpërndajë “pasaporta të shëndetit” për njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi. Në këtë shtet, kushdo që është shëruar nga koronavirusi, mund të rikthehet në punë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 2,8 milionë njerëz nga koronavirusi i ri. Shkencëtarët po punojnë për të zbuluar gjithë cfarë duhet ditur për sjelljen e koronavirusit të ri.

Pyetja nëse ekziston rreziku i infektimit për herë të dytë ka qenë dominuese, megjithatë ekspertët thonë se as ata vetë nuk e dinë plotësisht të vërtetën, ndonëse sipas tyre ka prova të shumta që tregojnë se një lloj mbrojtjeje nga virusi, arrin të krijohet.

Qendra Alert/Alert.al

Lajm i mirë nga studiuesit amerikanë: Drita e diellit vret coronavirusin

Një studim i papublikuar i Departamentit të Sigurisë së SHBA thotë se drita e diellit vret qelizat e coronavirusit të mbetura në siperfaqe solide, por dokumenti ende nuk ka marrë aprovimin e ekspertëve.

Rezultatet treguan se radiacioni ultraviolet dëmton materialin gjentik të virusit dhe ndalon aftësinë e shumimit të tij në sipërfaqe, ndërsa nuk ka asnjë prove se rrezet ultraviolet mund të vrasin virusin në trupin e njeriut. Provat u prezantuan në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari i shkencës e teknologjisë Bill Bryan, i cili vetë nuk ka formim shkencor.

Shkencëtarët kanë refuzuar ndërkohë përdorimin e rrezeve të diellit (UV) si kurë për të sëmurët me koronavirus dhe u bënë thirrje publikut të mos ekspozojnë veten ndaj radiacionit që mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Një virolog tha se banjo e diellit nuk ndalon shumimin e patogjenëve brenda organeve të njeriut, pasi rrezet nuk depërtojnë aty.

Por ata pranonin se rrezet ultra-violet mund të përdoren nga spitalet për dekontaminimin e hapësirave. Studimi në fjalë u krye nga laboratori ushtarak amerikan në Frederick, Maryland.

Bryan tha se gjysmë-jeta e virusit ishte vetem 18 orë kur ekspozohej në temperatura prej 21-24C, në sipërfaqe pa pore dhe me lagështirë prej 20 përqind.

Jetëgjatësia përgjysmohej kur lagështira arrinte në 80 përqind. Kur në të shtoheshin dhe rrezet e diellit, jeta e virusit ishte vetëm dy minuta.

Kur virusi qëndronte në ajër, jeta e tij nën dritën e diellit ishte vetëm 1 minutë e gjysmë, sipas të dhënave.

Dokumenti nuk është publikuar për shqyrtim dhe kjo ndalon dhënien e vlerësimit për metodologjnë e matjeve. (Express)

Qendra Alert/Alert.al

Rëndësia e ushqimit në këto ditë Ramazani, teksa jemi në izolim

Këtë vit, muaji i Ramazanit zhvillohet në hovin e pandemisë së coronavirusit, ndaj është me rëndësi të domosdoshme të theksohet dhe të paralajmërohen të gjithë agjëruesit që të jenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të të tjerëve

Obligimi i besimtarëve, agjëruesve, është që me veprimet e tyre, mbi të gjitha, të mos rrezikojnë jetët dhe shëndetin e njerëzve rreth vetes dhe vetveten, gjë që nënkupton respektim të mëtutjeshëm të rregullave të distancës fizike, si edhe që në këto rrethana të ndryshuara shëndetësore, iftaret t’i organizojnë vetëm për familjarët e së njëjtës familje, përkatësisht me personat me të cilët ndajnë hapësirën jetësore.

Rekomandimet për ushqim të drejtë të agjëruesve gjatë muajit të Ramazanit në esencë nuk dallojnë shumë në krahasim me rekomandimet për muajt e tjerë.

Rregulli më i rëndësishëm ushqimor gjatë Ramazanit janë maturia dhe orari i drejtë i artikujve, në mënyrë që trupit tuaj sa më gjatë t’i mundësoni energji, mirëpo pa ngarkesa të tepërta të sistemit tretës.

Rekomandimet për syfyr janë dukshëm të ngjashme me rekomandimet për kafjallin e zakonshëm, i cili duhet të jetë burim kryesor i energjisë për pjesën e mbetur të ditës.

Për syfyr duhet kombinuar artikujt e pasur me proteina (mish, peshk, vezë, qumësht, djathë, jogurt, bishtajore, pastaj fara dhe fruta arrore, të cilat njëherësh janë edhe burim i yndyrave të shëndetshme) me artikujt e pasur me karbohidrate të përbëra dhe fibra për lirim sa më të gjatë të energjisë dhe ndjenjës së ngopjes (drithëra integrale, produkte nga mielli integral dhe perime).

Nutricionistët rekomandojnë tri kombinime të produkteve të cilat i kanë në shtëpi dhe të cilat sigurojnë vlerën dhe energjinëe nevojshme për agjërimin gjithëditor.

Propozimi i parë i racionit ideal për syfyr është omëletë me spinaq dhe me djathë, bukë integrale shtëpie me fara bashkë me sallatë nga domate dhe kastravecë me ajkë.

Propozimi i dytë është sallata nga peshku ton apo mish pule, vezë të ziera, fasule apo thjerrëza, makarona integrale, djathë jo të njelmët, kombinimi i perimeve të freskëta dhe vajit të ullirit, sipas dëshirës.

Propozimi i tretë janë fjolla tërshëre me fara liri të bluar dhe fara chia, banane, portokall, dy hurma, jogurt, arra/bademe ose lajthi, kanellë sipas dëshirës.

Më e rëndësishme nga të gjitha është të mos “ngarkoni” lukthin shumë, me sasi ushqimi në një racion, racioni ynë më i pasur gjatë ramazanit – iftari.

Për shkak të periudhës së gjatë të agjërimit, sistemi tretës dukshëm është ngadalësuar, andaj është shumë me rëndësi ta iniciojmë në mënyrë të drejtë.

Më së miri është të fillohet iftari me dy deri në tri hurma apo me sallatë të lehtë pemësh për kompensim të sheqerit dhe energjisë, bashkë me një gotë ujë apo limonadë për rihidratim të organizmit.

Sistemit tonë të tretjes duhet dhënë, sipas mundësive, sa më shumë kohë, optimale është gjysmë ore që tretja të nxitet ngadalë dhe të absorbojë nutrienët nga pemët e konsumuara, pas të cilit pason ushqimi kryesor.

Për ushqimin kryesor të ditës rekomandohet më parë supë shtëpie nga perimet për kompensim plotësues të lëngjeve dhe elektroliteve, ndërsa pas kësaj racioni i cili përbëhet nga mishi i payndyrshëm dhe perimet e ndryshme si shtesë.

Burim plotësues i karbohidrateve le të jenë pak oriz integral apo patate të ziera. Veç kësaj, për iftar është ideale çorba me copë mishi të payndyrshëm në kombinim me bishtajore dhe perime bashkë me një fetë buke shtëpie nga mielli integral.

Pas iftarit do të ishte ideale të shëtisni për përshpejtim të tretjes së ushqimit, mirëpo për shkak të masave ende aktuale kjo shëtitje do të jetë e pamundshme të bëhet, andaj përpiquni të jeni fizikisht aktivë në shtëpitë tuaja.

Nëse dëshironi desert, le të jetë ai kombinim i pemëve të thata apo të freskëta apo komposto sipas dëshirës, pa sheqer. Për adhuruesit e racioneve tradicionale, sutliashi me pak kakao apo kanellë është gjithashtu desert i dëshirueshëm pas iftarit (nëse tashmë nuk keni pasur ndonjë burim karbohidratesh).

Pos kësaj që u tha më sipër, mesracioni ideal nga iftari deri në syfyr edhe smoothie nga lloje të ndryshme pemës dhe perimesh sipas dëshirës.

Gjithashtu, midis iftari dhe syfyrit përpiquni që në masë sa më të madhe të kompensoni ujin dhe kështu të përgatitni drejt organizmin tuaj për agjërimin e ditës së ardhshme.

Me këto rekomandime, është me rëndësi që në masë sa më të madhe të shmangen mishi shumë i yndyrshëm dhe i fërguar, produktet nga mielli i bardhë, racionet tepër të njelmëta dhe me erëza të tepërta, desertët me shumë sheqer, kafja në kohën e syfyrit dhe gjithsesi ngrënia të tepërt.

Një deri në dy herë në javë mund ta qerasni veten me një hurmë për iftar, mirëpo më shumë se një është e tepërt dhe organizmi e humbë mundësinë e detoksikimit, ndërkaq i ekspozohet edhe grumbullimit potencial të kilogramëve të tepërt.

Me ushqimin e drejtë gjatë muajit të Ramazanit, edhe nëse agjëroni, do të ndiheni më vital dhe do të jeni plot energji, ndërkaq organizmi juaj do t’ju falënderohet me pastrimin nga helmet e grumbulluara. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Specialisti i bujqësisë: Mungesa e një sistemi çmimesh solli destabilitet të tregut

“Mungesa e nje sistemi çmimesh tregu (Market Information System) ka sjelle nje destabilitet ne çmimet e tregut shqiptar, rol qe mund ta udhehiqnin 12 tregjet rajonale te investuara nga WB”-thekson specialisti i bujqesise Ilir Pilku.

Ishim te gjithe ne, qe para 4 javesh shikuam sasi te medha kastraveci duke u hedhur ne kanal ose tregtuar me 10 lek/kg, nderkohe çmimet e sotme ishin:
– Kastravec me gjemba – 60 lek/kg
– Kastravec i gjate – 30 lek/kg

Ndersa para 3-4 javesh ishin:
– Kastravec me gjemba – 10 lek/kg
– Kastravec i gjate – 110 lek/kg

Sot per luleshtrydhen ka pasur kerkese eksporti, por ajo qe une sot kam indentifikuar eshte qe çmimi i fermerit ishte 240 lek/kg=1.95 euro/kg, dhe gjysem i amballazhuar. Nderkohe çmimi i burses ne Europen Jug-lindore ishte 2.2 euro/kg.

Qendra Alert/Alert.al

Studim: Mjekët, viktima të depresionit në “luftën” ndaj coronavirusit

Një studim ka zbuluar një prani të madhe të pagjumësisë, ankthit, depresionit dhe reagimit traumatik tek mjekët në Kinë gjatë periudhës së shpërthimit të pandemisë, Covid-19.

Studimi i bërë në Kinë ka demonstruar përhapjen e pagjumësisë, stresit dhe rasteve të tjera të lidhura me shëndetin mendor tek bluzat e bardha gjatë shpërthimit të koronavirusit, shkruan Medical News.

Hulumtimi i ri, i publikuar në revistën “Frontiers in psychiatry”, nxjerr në pah efektet e pandemisë jo vetëm në shëndetin fizik të njerëzve por edhe në shëndetin e tyre mendor.

Përhapja e shpejtë e Covid-19 ka sjellë një presion të madh në sistemin shëndetësore në të gjithë botën. Efektet tek mjekët, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundjeje, kanë qenë gjithashtu të rënda. Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë grupi më i rrezikuar i njerëzve. Sidoqoftë, efektet negative psikologjike të kësaj situate kanë qenë të dukshme tek ata.

Dr. Bin Zhang, autor i këtij artikulli, dhe kolegët e tij përshkruajnë kushtet jashtëzakonisht të vështira, të cilat punëtorët e kujdesit shëndetësor i kishin përjetuar gjatë krizës së koronavirusit në Kinë.

“Personeli mjekësor duhet të ishte i pajisur vazhdimisht me pajisje mbrojtëse të dyfishta, maska dhe doreza me dy shtresa, kapele izolimi mbulesa për këmbë dhe syze mbrojtëse.”

“Për të mos u infektuar gjatë heqjes së pajisjeve mbrojtëse, anëtarët e stafit mjekësor nuk guxonin të hanin, të pinin ose ta përdornin banjën gjatë orarit të punës. Shumë prej tyre janë ende të pahidratuar për shkak të djersitjes së tepërt, disa të tjerë kanë zhvilluar cista dhe skuqje të lëkurës. Personeli që ka punuar në zonën e karantinës, mbanin gjithmonë kontakte të ngushta me njerëzit e infektuar, kjo është arsyeja që ata duhet të ishin vazhdimisht të mbrojtur dhe të izoluar”.

Për të analizuar të gjitha pasojat e shëndetit mendor tek mjekët, hulumtuesit analizuan stafin mjekësor nga e gjithë Kina, në një lidhje që quhej “WeChat”. Këta pjesëmarrës mbushën një pyetësor për të vlerësuar nivelin e tyre të pagjumësisë, depresionit dhe ankthit.

Studiuesit zbuluan se në mesin e 1.563 mjekëve, 565 prej tyre përkatësisht 36.1% e tyre ishin përballur me pagjumësi, ndërsa punonin për të mposhtur virusin vdekjeprurës. Pagjumësia tek këta mjekë, përcillej edhe me depresion, ankth dhe trauma. Kjo shkallë e pagjumësisë ishte e ngjashme me atë gjatë shpërthimit të SARS-it të vitit 2002.

Autorët e këtij studimi shpresojnë se hulumtimi i tyre do të ndihmojë për të mbështetur personelin mjekësor dhe shëndetin e tyre mendor. (Top-Channal)

Qendra Alert/Alert.al

Mbrojtja e bimëve, krijohen kartat e dëmtuesve të tyre

Grupi i parë i kartave të studimit të dëmtuesve të bimëve nga EFSA është në dispozicion në një format interaktiv të lehtë për t’u përdorur. Dhjetë nga 28 kartat ekzistuese, të cilat janë krijuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së të planifikojnë studimin e tyre vjetor të dëmtuesve janë botuar si “harta histori” në faqen e internetit të EFSA.

Kartat përmbajnë materiale që janë thelbësore për kryerjen e sondazheve që përputhen me standardet aktuale ndërkombëtare, të tilla si informacione të azhurnuara mbi shpërndarjen e dëmtuesve, biologjinë dhe faktorët e tij të rrezikut, si dhe metodat e zbulimit dhe identifikimit.

Ato janë pjesë e një manuali për mbikëqyrjen e dëmtuesve të bimëve që përbëhet nga dokumente specifike të dëmtuesve, të tilla si kartat e anketës dhe dokumentet që janë të rëndësishme për të gjithë dëmtuesit, përfshirë udhëzimet e përgjithshme të sondazhit dhe informacionin mbi programin përkatës.

Sybren Vos, nga ekipi shëndetësor i bimëve EFSA, tha: “Mbikëqyrja sistematike, e harmonizuar është një komponent themelor i përpjekjeve të BE-së për të luftuar dëmtuesit e bimëve. Këto karta studimi, së bashku me punëtoritë që kemi mbajtur me partnerët tanë në Shtetet Anëtare janë thelbësore për krijimin e veprimtarive të fuqishme dhe të koordinuara të mbikëqyrjes në të gjithë Evropën. ”

18 kartat e mbetura do të përshtaten në formatin e ri. Galeria do të rritet gjatë viteve të ardhshme pasi zhvillohen më shumë karta studimi.

Marrë nga EFSA

Qendra Alert/Alert.al

SOROS dhuron 5 mijë maska mbrojtëse dhe 10 mijë doreza për Policinë e Shtetit

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndjek me shqetësim e vëmendje gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri. Aktivizimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që u pasua me masa shtrënguese në funksion të parandalimit të përhapjes masive të virusit COVID 19 në vendin tonë, ka angazhuar në vijën e parë të administrimit të situatës në terren, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, forcat e rendit të Policisë së Shtetit.

Sikundër mjekët, infermierët dhe ekipet spitalore, që përballen në vijën e parë të frontit të betejës me virusin global, edhe forcat e rendit po japin një ndihmesë të vyer në betejën ballore me Covid 19. Punonjësit me uniformë shtetërore janë në çdo çast në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ofruar rend cilësor, si garant të sigurisë qytetare dhe respektimit të masave kufizuese.

Duke vlerësur rrezikun që paraqet koronavirusi, si dhe duke parë ekspozimin real në kontaktin me qytetarët, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndien për detyrë të mbështesë punonjësit e Policisë së Shtetit duke kontribuuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me:

  • 10, 000 doreza;
  • 5, 000 maska;
  • 100 litra xhel dezinfektues;

Përmes kësaj mbështetjeje modeste, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpreh mirënjohjen për kontributin e çmuar të këtij institucioni shtetëror në mirëmenaxhimin forcave të Policisë së Shtetit në shërbim të situatës, duke vënë në qendër qytetarin.

Qendra Alert/Alert.al