Menu

Sociale

Corinavirusi, a mund të bëhet tualeti burim transmetimi i infeksionit

Studiuesit rekomandojnë mbylljen e kapakut të WC-së gjatë pandemisë së coronavirusit. Një grup i shkencëtarëve ka zbuluar që virusi mund të përhapet nëpërmjet materieve fekale, të cilat gjatë shpëlarjes (lëshimit të ujit) të në WC mund të “dalin” në ambient të jashtëm, shkruan “NYpost”.

Sëmundja Covid-19 për të cilën tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, gjithashtu mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara.

Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë.

Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër. Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur e lëshoni ujin në WC, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja.

Mbylleni WC me kapak, pastaj lëshojeni ujin – ka këshilluar profesori i inxhinierisë së makinerisë nga Universiteti Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes.

Chenka shtuar se kjo është zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.

Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e rrezikut mbetet gjerësisht e pakarakterizuar. /Telegrafi/

Qendra Alert/Alert.al

COVID-19, OBSH: S’është koha për heqjen e masave izoluese

Disa vende të Europës po përgatiten të heqin masat e izolimit në situatën e pandemisë që ka përfshirë botën. Por  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin dhe ka paralajmëruar se heqja e masave është e gabuar.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit Hans Henri P. Kluge: Kjo nuk është koha për të lehtësuar masat, përkundrazi duhet të dyfishojmë dhe trefishojmë përpjekjet tona. Shenjat pozitive të regjistruara në disa vende nuk ende fitore.

Zyrtari i OBSH e quajti situatën në kontinent ende “shumë shqetësuese” dhe tha se infeksionet vazhdojnë të rriten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në botë në rreth 1 milion e 500 mijë për një total viktimash prej 83 424 kurse në Europë janë regjistruar deri sot në mëngjes 687.236 kurse numri i viktimave ka shkuar në 52.824.

Qendra Alert/Alert.al

Pandemia, shenja shprese për Europën

Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet. Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës.

Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve në 13 ditë, ndërsa shifra totale llogaritet mbi 13 mijë që kur pandemia goditi vendin.

Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar. Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies. Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste vdekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit, kur u njoftuan 427 raste vdekjesh.

Por optimizmi u shua disi nga rritja e numrit të të vdekurve në Britani. Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë pavarësisht shtrimit mbrëmë në spital. Zyra e tij tha se ky hap u mor për të qenë të kujdesshëm pas prekjes së zotit Johnson nga koronavirusi. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Cili alkool është më efektiv për eleminimin e coronavirusit, ai 70% apo 95%

Alkooli asgjëson bakteret që shkaktojnë sëmundje, përkatësisht patogjenët, duke i zbërthyer proteinat, përgjysmuar qelizën apo duke ia çrregulluar metabolizmin

Deri tani shkencëtarë të shumtë kanë theksuar që antiseptikët nuk mund të na ndihmojë në eliminimin e coronavirusit, mirëpo alkooli është mjet i pagabueshëm i cili me efikasitet lufton kundër sëmurjes.

Përparësia e alkoolit është që bakteret nuk mund t’i përshtaten dhe të bëhen rezistuese. Megjithatë, kur shkoni në barnatore të blini alkool, para jush janë dy zgjedhje, alkooli 70% dhe alkooli 95%, pra cili është më i sigurt për përdorim.

Dallimi i këtyre dy llojeve të alkoolit është vetëm në përqindje, ndërkaq alkooli 70% konsiderohet absolutisht antiseptik i përshtatshëm i cili vret virusin.

Nuk ka nevojë të përdorni koncentrim më të lartë kur dihet që tashmë me 70 për qind arrihet efekti antiseptik.

Kur themi antiseptik 70% kjo do të thotë që ai është mjeti i cili me siguri mund të aplikohet në lëkurë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm.

Kur është fjala për alkoolin me përqindje më të lartë jepen rekomandimet që ai të zbutet. Në këtë situatë është krejtësisht i mjaftueshëm alkooli 70% për shpëlarje të lëkurës dhe këtu nuk ka dilemë.

– Etanoli 70% – bëhet nga 67g (73mL) 96% etanol +33 g (27mL) të ujit të vluar dhe të ftohur apo ujit të distiluar.

Uji duhet patjetër të jetë i ftohtë, sepse në të kundërtën me rastin e përzierjes avullohet etanoli dhe atëherë do të kemi koncentrim më të ulët i cili nuk do ta arrijë efektin e dezinfektimit. Coronavirusi eliminohet në afat prej 1 minute.

Rakia nuk është mjet për dezinfektim të sipërfaqeve dhe duarve, sepse përmban 40 – 50% alkool. Koncentrimi i tillë nuk do ta vrasë virusin.

– Detergjentet për larjen e enëve apo ato për larjen e rrobave, si edhe shamponët për flokë – të gjithë janë shumë efikas si mjete për dezinfektim të sipërfaqeve, sepse natrium-lauril-sulfati këtu krijon dezinfektimin, ndërkaq ai është përbërës i të gjitha këtyre produkteve.

Këto produkte janë të mira edhe për dezinfektim të sipërfaqeve. Pas 2 – 3 minuta sipërfaqet pastroni me ujë. /Telegrafi/

Qendra Alert/Alert.al

Ministrat britanikë: Virusi doli nga laboratori kinez, stafi u spërkat me gjak

Ministrat britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez. Kështu shkruan e përditshmja britanike, Daily Mail.

Burimet qeveritare thonë për gazetën se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez.

Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan.

“Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai.

Në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë.

Ai është 10 milje larg tregut ku mendohet se ka dalë virusi dhe ka kushtuar 30 milionë sterlina.

Në vitin 2018, mediat qeveritare kineze shkruanin se laboratori mund të kryejë eksperimente me mikroorganizma thellësisht patogjenë, njësoj si virusi vdekjeprurës Ebola.

“Daily Mail” shkruan se ka raportime lokale të paverifikuara se punonjësit e laboratorit janë spërkatur me gjak dhe më pas e kanë dërguar infeksionin te popullata lokale.

Një tjetër laborator në Wuhan, akoma më afër tregut, thuhet se kryen eksperimente me kafshë, si lakuriqët e natës për të shqyrtuar përhapjen e viruseve.

Në vitin 2004, një virus u largua nga një laborator kinez dhe vrau 1 person dhe infektoi nëntë të tjerë. Qeveria tha se ishte rezultat i neglizhencës.

Qendra Alert/Alert.al

Thirrja e ekspertit për fermerët: Bëhuni të zgjuar, qarkulloni produktin e vjelë

Situata e pandemisë ka prekur shumë sektor, sidomos atë të bujqësisë. Fermerët janë ankuar për kufizimin e levizjes, mungesen e tregjeve dhe bllokimin e eksportit, duke apeluar shtetin për më shumë mbështetje. Të dëshpëruar nga situata, mos patja mundësi për shitje me një çmim të mirë në treg, një pjesë e fermerëve ka hedhur edhe në kanal prodhimet e tyre. Specialisti i bujqësisë Ilir Pilku ju ben thirrje fermereve të tregohen të zgjuar dhe që produkti i tyre të shitet duhet të ketë çmim të pranueshem.

Ja çfare shkruan eksperti i bujqësisë Ilir Pilku në faqen e tij në Facebook.

“FERMERE. Ne kete situate pandemike eshte e rendesishme te dorezoni produktet ne pikat e eksportit dhe jo te diskutoni me kembengulje per cmime. Sot, tregu boteror nuk njeh stabilitet cmimesh, nderkohe qe ka nje ulje te kerkeses per produkte.
Nga te dhenat qe rregjistrova dje, eshte e papranueshme dhe do tju coj ne fatalitet mbajtja ne union te cmimit te domates 100-110 lek/kg. Sapo morra cmimet e produkteve nga nje nga 3 kompanite me te medha Europiane ne tregje boterore, sot domate cilesia I eshte 3.5 euro/arka 4-5kg, orrigjina ne Hollande (shih ne fotot). Behuni te zgjuar, qarkulloni produktin e vjele, nderkohe pritet qe pas 2 -3 javesh situata te kete nje normalizim. Solidarizohuni me bujqesine!”

Qendra Alert/Alert.al

Fermerët në Berat hedhin tonelata me prodhime në kanal: Kemi falimentuar

Tonelata me prodhime bujqësore në fshatin Goriçan të Urës-Vajgurore,po hidhen buzë kanaleve, rezervuarve dhe lumenjve. Fshati Goriçan në Kutalli është një nga zonat më prodhuese e cila ka edhe eksportin më të madh në treg, ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë. Mungesa e tregut të shitjes dhe bllokimi i eksportit ka bërë që prodhimet e tokave bujqësore në fshatin Goriçan të kalbet e të mbeten “stok”.

Fshati që shtrihet në anë të rrugës nacionale Berat-Fier,njihet për prodhimet e perimeve, por këtë sezon i gjithë prodhimi është kalbur e hedhur në kanal,për shkak të mungesës së tregut. Kjo situatë e rënduar i ka çuar fermerët drejt falimentimit. Fermerët shprehen se, për shkak të mungesës së tregut në këtë situatë të rënduar epidemije prodhimi u dëmtua dhe u hodh kanaleve.

“Ne fermerët kemi falimetuar. Tashmë nuk i mbjellim dot më serat e tokat bujqësore pasi nuk kemi më të ardhura për të investuar në prodhim. I lutemi shtetit të na ndihmojë pasi nuk mund të ushqejmë dot familjet dhe jemi në borxh me furnitorët e pesticideve e fidanëve. Bujqësia në Goriçan ka përfunduar, kanalet janë mbushur plot dhe ne s’kemi me se të jetojmë”, -shprehen ata.

Nga Eneida Petova

Qendra Alert/Alert.al

Sipërmarrësi shqiptar në Itali shpërndan ushqime falas për njerëzit në nevojë

Shqiptari Edmond Prenga, pronari një furre buke në Romë, ka nisur një fenomen që është përsëritur nga bizneset e tjera lokale përreth zonës.
39-vjeçari Prenga, pronar i furrës së bukës Bon Pan në Via Lorenzo il Magnifico, vendos çanta me bukë jashtë dyqanit të tij në mëngjes, falas për ata në vështirësi financiare, si rezultat i humbjes së punës nga Coronavirusi.
Ai i lë çantat nën një mesazh në italisht: “Nëse ju duhen, kjo është për ju”, krahas mesazhit të shpresës së Italisë: “Andrà tutto bene” (Gjithçka do të jetë në rregull).

Prenga shpjegon arsyen e këtij akti: “Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa asnjë liretë, unë i di mirë këto probleme” – i tha ai gazetës romane ‘Il Messaggero’ – “Kështu që vendosa të ofroja qeset me bukë, sepse mendova se njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim dhe se do të ishte më mirë t’i lija atje në njërën anë.” Italia e mirëpriti Prengën 22 vjet më parë dhe tani ai thotë se dëshiron të kthejë favorin. “Ne u rritëm me legjendën e Italisë si fëmijë në Shqipëri. Endërruam të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë” – i tha Prenga Il Messaggero – “Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.”

Prenga thotë se ata që marrin çantat me ushqim janë “njerëz normalë, shumë janë italianë, ata kanë një shtëpi për të fjetur por nuk mund të blejnë më ushqim për veten dhe fëmijët e tyre”.

Duke iu referuar vendimit për të dërguar një ekip prej 30 mjekësh për të ndihmuar Italinë në urgjencën e Coronavirus, Prenga tha: “Unë mendoj se është bërë një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjet me Italinë.”

Tregtarët fqinjë, të gjithë të huaj, ndoqën shembullin e Prengës, raporton Il Messaggero, përfshirë pronarin e supermarketit lokal, Jamal 38-vjeçar nga Egjipti. (Politiko.al)

Qendra Alert/Alert.al

Sipërmarrësi Lazim Destani: Dhoma e Biznesit të Diasporës të bëhet advokues i investitorëve

Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar në Diasporë, Lazim Destani, në një intervistë dhënë për Gazetën e Diasporës, vë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një klime të përshtatshme biznesi për investime në tregun shqiptar.

”Duhet të vlerësohet pa emocione dhe mbi bazën e rrethanave konkrete. Stabiliteti politik, fuqia e institucioneve e veçanërisht gjyqësorit, paanshmëria e autoriteteve, mundësia për të hyrë në biznes me kushte të barabarta, konkurrenca e ndershme, mbrojtja e pronës dhe kapitalit e deri tek shmangia e korrupsionit, janë parakushte institucionale”.

  1. Destani si do të ndikojë pezullimi i shumë aktiviteteve për shkak të COVID-19 te sipërmarrësit, biznesmenët dhe investitorët shqiptarë?

Padyshim që pandemia e shkaktuar nga Covid – 19 po ndikon mbi ekonominë globale dhe pashmangshmërisht edhe në rajonin tonë, në vendet tona. Kjo situatë sigurisht që do të sjellë pasoja te të gjithë agjentët ekonomik (individë, kompani, sipërmarrës, investitorë…), te të gjithë do të ketë ndikim të madh negativ ekonomik dhe financiar. Askush nuk mund ta parashikojë se në çfarë mase do të jetë ky ndikim por që dëmi do të jetë i madh, nuk ka dyshim. Në radhë të parë, nuk dihet sa do të mbajë kjo gjendje, pastaj cilën anë të ekonomisë do ta godasë më shumë – atë të kërkesës dhe konsumit apo të investimeve dhe prodhimit. E keqja është se goditjet e para do t’i japin efektet e tyre anësore e zinxhirore duke i përçuar ato tek sektorët e tjerë të cilët tash në këtë fazë nuk duken të prekur drejtpërdrejt.

Sidoqoftë, edhe në të kaluarën ka pasur situata të këtilla, të shkaktuara nga pandemi të ndryshme apo luftëra duke i sjellë dëme jashtëzakonisht të mëdha ekonomisë globale por të gjitha janë tejkaluar, edhe kjo tash do të kalojë.

E kam një përshtypje se ne shqiptarët do ta kalojmë më lehtë se shumë vende të tjera. E them këtë duke pasur parasysh mentalitetin apo natyrën tonë të biznesit, ne jemi shumë risk-marrës, nuk llogarisim shumë mbi rreziqet, bëjmë vendime të shpejta, pastaj kemi natyrën tonë të imunitetit ekonomik (vuajtje të shumë krizave). Afaristët tanë shpeshherë krizat i shikojnë si oportunitete dhe pas tyre dalin edhe më të fuqishëm. Do të doja edhe pas kësaj krize të ndodh kjo.

 

Dhe çfarë mendoni se mund të ofrojë Dhoma në këto kushte te reja?

 

Në këto rrethana Dhoma e Biznesit të Diasporës për çdo ditë duhet të analizojë situatën e anëtarëve të saj dhe jo vetëm! Ajo çfarë mendoj se mund të bëjë Dhoma tani është këshillimi i bizneseve se si mund të veprojnë në këtë situatë, apo bashkëpunimi me institucionet shtetërore për t’ua bartur atyre eksperiencat nga vendet ku operojnë, pra se si mbahet gjallë fryma e biznesit në këto kushte.

Dhoma gjithashtu mund të bëjë koordinimin e bizneseve për sinergji bashkëpunimi midis anëtarëve dhe më gjerë. Mund të ndihmojë në riorientimin e bizneseve sipas rrethanave aktuale, p.sh. prodhuesit e tekstileve t’i orientojë drejt prodhimit të maskave apo artikujve të tjerë që kanë nevojë spitalet, apo prodhuesit e këpucëve për eksport të prodhojnë këpucë për policinë e ushtrinë.

Dhoma duhet në shkallë ditore të komunikojë me Institucionet në mënyrë që bizneseve t’u hiqen bllokadat apo pengesat, t’u hapen atyre kanalet e furnizimit dhe shitjeve me shtetet fqinje e më gjerë. Perimetri i veprimit të Dhomës mund të ishte shumë i gjerë por kjo varet nga kapaciteti, ndërsa kjo Dhomë është krijuar shumë shpejt për të pasur një kapacitet të tillë. Megjithëkëtë, në këtë situatë, edhe hapat e vegjël ndihmojnë shumë. Z. Destani a hezitojnë sipërmarrësit shqiptarë për të investuar në vendlindje?

Sigurisht që dëshira e shqiptarëve nga diaspora për të investuar në Shqipëri, edhe për motive patriotike dhe emocionale, ekziston. Por duhet nënvizuar se vendimet afariste të investitorëve seriozë nuk bëhen pa u analizuar detajisht rrethanat, duke filluar nga zhvillimi i idesë, plani i biznesit, analiza e riskut dhe shumëçka tjetër. Do të thoja se tek sipërmarrësit shqiptarë ndihet hezitim. Por siç po lëvizin gjërat, pra themelimi apo krijimi i strukturave të reja institucionale gjatë kohëve të fundit, jep shumë shpresë për shmangien e hezitimeve, duke dhënë shenja të dukshme për krijimin e kushteve të favorshme për investime.

Si e shihni ju realitetin e investimeve në Shqipëri ?

Unë edhe mund të kem mirëkuptim për realitetin e klimës së biznesit në Shqipëri. Por kur duhet të vlerësohet pa emocione dhe mbi bazën e rrethanave konkrete, fillohet nga stabiliteti politik, fuqia e institucioneve  e veçanërisht gjyqësorit, paanshmëria e autoriteteve, mundësia për të hyrë në biznes me kushte të barabarta, konkurrenca e ndershme, mbrojtja e pronës dhe kapitalit e deri tek shmangia e korrupsionit, janë parakushte institucionale. Pastaj vijnë edhe aspektet e faktorëve ekonomikë si madhësia e tregut, fuqia blerëse, sistemi bankar, tatimor etj. Megjithatë, unë të ardhmen e trojeve tona e shikoj me optimizëm të madh dhe pres që së shpejti të ndyshojnë gjërat në drejtimin e duhur, të ketë investime, zhvillim ekonomik dhe cilësi jetese më të mirë.

Çfarë mund të përmirësohet?

Mendoj se shumë gjëra mund të përmirësohen, por baza fillon me barazinë ekonomike dhe shanset e barabarta. Kjo është kryesorja. Nuk ndihmojnë vetëm tatimet e ulëta, duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Në Gjermani ne paguajmë taksa tri herë më të larta (aktualisht paguajmë rreth 42% tatim personal), por nuk ka “tatime të padukshme”. Më mirë shteti të rrisë tatimet dhe me këtë rast edhe pagat, e të mos ketë “tatime të padukshme”. Pastaj, një nga një të evitohen të gjitha pengesat apo parregullsitë siç i përmenda më sipër.

Ju si e shihni rolin e Dhomës së Biznesit të Diasporës në këtë proces?

Dhoma e Biznesit të Diasporës mund të bëjë shumë në këtë drejtim – nga krijimi i klimës së biznesit, evidentimi dhe përcjellja e të gjitha pengesave për investitorët konkretë tek institucionet, të bëhet advokues institucional i investitorëve tek institucionet dhe publikisht t’i paraqesë rastet e pengesave për të ndikuar në bindjen e investitorëve dhe tërheqjen e investimeve nga jashtë. Madje investitorët e huaj mund t’i ndihmojë më shumë, pasi ata e kanë më të vështirë përshtatjen me rrethanat dhe kulturën tonë ballkanike.

Çfarë këshille do t’i jepnit atyre që sot dëshirojnë të ndjekin të njëjtën rrugë që ndoqët ju, emigrimin?

Emigrim ka pasur gjithmonë dhe do të vazhdojë të ketë. Nuk është se kjo ndodh vetëm me ne shqiptarët. Rruga e emigrimit e brezave më të hershëm, si ne që kemi emigruar për kafshatën e bukës, ishte shumë më e vështirë në krahasim me të sotmen. Një letër arrinte të dërgohej e të kthehej për 2-3 muaj. Sot është krejt ndryshe. “Buka e kurbetit” asokohe ka qenë shumë e hidhur. Por edhe sot, në Perëndim, nuk rrjedh “mjaltë e qumësht”. Atje duhet shumë punë për të jetuar mirë. Nëse një i ri punon këtu, me të njëjtin përkushtim si në Perëndim, mund të fitojë e të jetojë po aq mirë.

Lazim Destani: Dhoma e Biznesit të Diasporës të bëhet advokues i investitorëve

Qendra Alert/Alert.al

EFSA: Mbetjet e pesticideve në ushqim, gjurmoni trendet përmes grafikëve tanë

EFSA ka publikuar raportin e saj vjetor për mbetjet e pesticideve që gjenden në ushqim në Bashkimin Evropian. Raporti është bazuar në të dhëna nga aktivitetet zyrtare të kontrollit kombëtar të kryera nga vendet anëtare të BE-së, Islanda e Norvegjia dhe përfshin marrjen e mostrave në shënjestër dhe ato të rastit.

Një total prej 91,015 mostrash janë analizuar në 2018, 95.5% e të cilave janë në nivele të lejuara me ligj. Raporti jep një pamje të pranisë së mbetjeve të pesticideve në ushqim në BE dhe çdo rrezik të mundshëm për shëndetin e konsumatorit. Ai gjithashtu siguron informacion të rëndësishëm mbi rrezikun, ku mund të bazohen vendimet në lidhje me masat e ardhshme të kontrollit.

Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA tha: “Për shumë vite ky raport ka mbështetur punën e Komisionit Evropian dhe të Shteteve Anëtare në sigurimin e përdorimit të duhur të pesticideve në përputhje me legjislacionin dhe objektivat e BE-së. Grumbullimi i efektshëm dhe analizimi i rreptë i të dhënave do të vazhdojnë të jetë me rëndësi për sigurinë ushqimore në Bashkimin Evropian”.

Bazuar në rrezik kundrejt mbledhjes së rastësishme.

Seksioni mbi të dhënat e mbledhura në mënyrë të rastësishme është veçanërisht i dobishëm pasi mbulon të njëjtin shportë të produkteve në një rotacion tre-vjeçar, që do të thotë se trendet rritëse ose rënëse mund të identifikohen për mallrat specifike. Për shembull, ndërmjet 2015 dhe 2018 përqindja e mostrave me tejkalime të mbetjeve u rrit në banane (nga 0.5% në 1.7%), speca (1.2% në 2.4%), patëllxhanë (0.6% në 1.6%) dhe rrush (1.8% në 2.6%). Nga ana tjetër, tejkalimet ranë në vitin 2018 në krahasim me vitin 2015 për brokolin (nga 3.7% në 2%), vaj ulliri (0.9% në 0.6%) dhe vezët e pulës (0.2% në 0.1%).

Këtë vit EFSA ka përkthyer rezultatet e programit të koordinuar në grafikë, për t’i bërë të dhënat më të arritshme.

Programet e kontrollit kombëtar janë të bazuara në rreziqe, produkte që ka të ngjarë të përmbajnë mbetje pesticidesh ose për të cilat janë identifikuar shkeljet ligjore në vitet e kaluara. Këto programe u japin informacion të rëndësishëm menaxherëve të rrezikut por ndryshe nga të dhënat nga programi i koordinuar me BE-në,  ato nuk japin një tablo statistikisht përfaqësuese të niveleve të mbetjeve, që dikush do të priste t’i gjente në ushqime në raftet e dyqaneve nëpër Evropë.

Vlerësimi i rrezikut

EFSA kreu një vlerësim të rrezikut dietik, si pjesë e analizës së rezultateve. Kjo sugjeroi që produktet ushqimore të analizuara në 2018 nuk kanë gjasa të përbëjnë shqetësim për shëndetin e konsumatorit. Sidoqoftë, një numër rekomandimesh janë propozuar për të rritur efikasitetin e sistemeve evropiane të kontrollit, duke vazhduar kështu të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit.

Qendra Alert/Alert.al