Menu

Sociale

SHBA, teste gjaku për personat me imunitet ndaj COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi. Studiuesit thonë se personat që cilët kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes, mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerëzve që kanë arritur ta mposhtin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.

Një metodë e re e testimit te gjakut mundëson zbulimin e atyre personave që kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit një zhvillim që vjen ndërsa ekspertët në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa pushim për të identifikuar me mijëra persona te prekur prej virusit vdekjeprurës.

Një testim i tillë mund të sillte një ndryshim radikal në betejën për të ndalur infeksionin si dhe mund të rikthente ekonominë ne shina.Disa laboratorë e kompani mjekësore po nxitojnë të prodhojnë kite testesh të reja te cilat mund të identifikojnë antitrupa që luftojnë sëmundjen tek njerëz të cilat janë prekur nga COVID-19 dhe më pas janë shëruar. Tek shumë vetë sëmundja shfaqet me simptoma të lehta. Të tjerë janë shëruar pa e kuptuar se kanë qenë të prekur apo pa vënë re ndonjë simptomë.Kërkues shkencor te shkollës së mjekësisë “Mount Sinai Ichan” në Nju Jork thonë se kanë arritur të prodhojnë një nga testet e para për identifikimin e antitrupave ndaj COVID-19.

Një prej kërkuesve i tha agjencisë “Reuters” se “personat që kanë fituar imunitet mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale e të nisin gjithçka nga e para”.Disa kompani private kanë nisur të tregtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës teste gjaku që identifikojnë antitrupat ndaj COVID-19. Teste të tilla janë relativisht të lira dhe për t’u kryer kërkojnë thjesht marrjen e gjakut me një shpim të gishtit. Disa prej tyre mund të japin rezultate brenda 10 apo 15 minutave. Kjo mund të rrisë në mënyrë dramatike numrin e personave të identifikuar si imunë ndaj sëmundjes krahasuar me teste të tjera diagnostikuese. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerëzve që kanë arritur ta mundin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19.

Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se nëse testet e imunitetit do të kryhen në një shkallë të gjerë, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të ndihmës së parë duhet të kenë prioritet. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se po kryen kërkime të thelluara për versionin e saj te testimit të antitrupave, por nuk dha asnjë afat se kur pritet të ndodhë një e tillë.

Qendra Alert/Alert.al

Fshati me ‘ujin e bekuar’ në Itali, i paprekur nga coronavirusi

Banorët e Montaldo Torinese, një fshat në rajonin verior të Piemonte të Italisë, deri më tani janë kursyer koronavirus, duke bërë që disa të besojnë se mbrohen nga “uji i mrekullueshëm” që, sipas legjendës, shëroi trupat e pneumonisë së Napoleon Bonapartit.

Montaldo Torinese shtrihet rreth 19 km nga Torino, kryeqyteti rajonal ku nga e shtuna 3,658 njerëz ishin të infektuar nga virusi. Përtej Piemonte, rajoni i katërt i prekur më keq në Itali, pati 8.206 raste që nga e Diela.

Uji nga pusi në Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet se ka ndihmuar në kurimin e trupave të Napoleonit, i cili kishte ngritur kampin në fshat në qershor 1800 para një beteje në Marengo aty pranë.

“Sipas traditës, gjeneralët e Napoleonit ishin të sëmurë me pneumoni,” Sergio Gaiotti, kryetari i Montaldo Torinezes, është shprehur për Guardian. “Dhe falë ajrit të pastër dhe fshatit të pacenuar, por edhe këtij pusi, ato u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji me siguri ka ndihmuar. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Ju nuk mund të pini prej saj. ” Napoleoni dhe trupat e tij shkuan për të fituar betejën kundër forcave austriake në Marengo.

Montaldo Torinese ka një popullsi të madhe të moshuar, por është gjithashtu shtëpi e shumë familjeve të reja, me njerëz që udhëtojnë në Torino për punë.

Gaiotti tha se arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit mund të jenë ajri i pastër dhe mënyra e jetesës së shëndetshme, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e koronavirusit dhe shpërndarjen e maskave të fytyrës për të gjitha familjet.

“Pothuajse nuk ka ndonjë industri këtu, ajo përbëhet kryesisht nga artizanë,” tha ai. “Që nga fillimi, unë vë njoftime në kutitë e letrave të njerëzve që rendisnin gjërat që duhej të bënin për të qëndruar të sigurt, të tilla si larja e duarve rregullisht dhe shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë, dhe postova njoftime zyrtare në faqen tonë të internetit. Ne ishim qyteti i parë në zonë që shpërndanim maska ​​për të gjitha familjet, dhe ne akoma po shpërndajmë maska ​​zëvendësimi.

Marrë nga https://www.theguardian.com/world/2020/mar/30/coronavirus-miracle-water-said-to-have-spared-italian-village

Qendra Alert/Alert.al

Lereni të shuhet në heshtje vrasësin e padukshëm!

Të vrasësh një njeri është krim, por të vrasësh shumë është diçka e tmerrshme!

Shpesh ne qëniet njerëzore jemi shumë të çuditshëm! Hapim luftëra me vite dhe vrasim llojin tonë pa na u dridhur qerpiku, vrasim në momente dobësie, vrasim aksidentalisht… Por të gjitha këto vrasje kanë një arsye. Në luftë ne i ndajmë njerëzit në të mirët dhe të këqinjtë, në momente dobësie i ndajmë në fajtorin dhe provokatorin, në rast aksidenti themi se ashtu ishte e shkruajtur nga Zoti…

Po ka dhe forca më madhore se forca njerëzore. Ka armë më vdekjeprurëse se ato që ne përdorim. Ka vrasje më të tmerrshme se ato që ne mendojmë… Vrasësi mban emrin:Papërgjegjshmëri! E këtë dreq vrasësi po e rrisim çdo ditë!

Unë dua të besoj që ne nuk kemi nevojë për masa ndëshkuese, as për masa të rrepta. Ne e dimë që jemi në kohë të vështira! Ne e dimë që e vetmja gjë që kemi tani në dorë është të ndjekim rregullat, të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Çdo ditë po vdesin njerëz! Sa e trishtueshme! Refuzoj të pranoj që do ketë akoma më shumë… Refuzoni dhe ju dhe bëni kujdes. Me vdekjen nuk ka trimëri dhe nuk besoj që një njeri i aftë mendërisht të luaj me propabilitete.

Vrasësi i padukshëm vret më shumë se ai që e njohim. Mos e ndihmoni! Lëreni të shuhet në heshtje! Askush nuk meriton të vdes pa emër, por si numër.

Nëse harroj të marr frymë për një minutë a dy, më zgjo! ‘Kam qenë njëherë gjallë dhe gjithçka mund të filloj nga e para’, thotë Xhojsi tek vepra e tij “Të vdekurit”.

Eh nëse je gjallë njeriu vërtet mund tia filloj nga e para! Por a e kuptojmë ne rëndësinë e të qënit gjallë? Ne, shqiptarët kemi vuajtur aq shumë sa nuk e dallojmë dot fijen ndarëse midis jetës dhe vdekjes. Por, mos harroni shpresën. Unë jam e sigurt dhe e di që edhe në jetën tonë të vështirë ka grimca lumturie!

Mos i humbni ato! Një grimcë e vogël lumturie mund të shkëlqej një qiell të errët.

Shqiptarë! Shqiptarët e mi! Shqiptarë të dashur! Tregoni qytetari që të dalim fitimtarë dhe në këtë luftë të ashpër dhe të trishtë.

Unë besoj tek ju, shqiptarët sot duhet të bëhet bashkë dhe të mbrojë njeri-tjetrin!

Pas kësaj ndoshta do kuptohet që jeta është shumë e shkurtër për t’u përçarë e ndarë për arsye politike, për një metër tokë, për një fjalë apo për arsye të tjera.

Bashkë ne do ia dalim, bashkë ne jemi më të fortë se çdo gjë!

Nga SILVANA BEGAJ

Qendra Alert/Alert.al

Ndihma financiare për coronavirusin, ja kush përfiton

Këshilli i Ministrave ka konkretizuar në një vendim të posaçëm skemën se si do të ndahet fondi 5 miliardë e 850 milionë lekë si pagë apo ndihmë ekonomike në kuadër të pandemisë.

Me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Këshilli i Ministrave vendosi dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/ marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike.

Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia.

 

Ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese.

“Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020. Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë”përcaktohet në vendim.

Si bëhet aplikimi

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

  1. a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
  2. b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
  3. c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:

  1. a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;
  2. b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin;
  3. c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Subjektet, që plotësojnë kushtet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efiling, kërkesën me të dhënat e përfituesve ku përfshihen:

  1. a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;
  2. b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:
  3. emrin, atësinë, mbiemrin;
  4. numrin personal të identifikimit të përfituesit;

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare;

  1. numrin e llogarisë bankare.

PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

Strukturat e drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimet dhe identifikojnë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të muajit pasardhës, duke analizuar:

  1. a) tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare;
  2. b) deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet;
  3. c) krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë

elektronike dhe detyrimet e paguara;

ç) të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listen përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare për bankën përkatëse, me të dhënat e mëposhtme:

  1. a) emrin, atësinë, mbiemrin, numrin e telefonit,

e-mailin;

  1. b) numrin personal të identifikimit të përfituesit;
  2. c) bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare ;

ç) numrin e llogarisë bankare.

Drejtori i Përgjthshëm i Tatimeve miraton rregullat procedurale për mënyrën e bashkëpunimit me drejtoritë rajonale, institucionet përgjegjëse si dhe procedurat e kalimit në thesar të ndihmës financiare dhe njoftimin e subjekteve përfituese.

MASA E NDIHMËS FINANCIARE, EKONOMIKE DHE E PAGESËS TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA

Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për subjektet që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Efektet financiare, në masën 5 850 000 000 (pesë miliardë e tetëqind e pesëdhjetë milionë) lekë, do të përballohen nga zëri “Kontingjenca për paketën sociale anti-COVID”, miratuar në buxhetin e shtetit, për vitin 2020.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj.

Qendra Alert/Alert.al

Viti Ndërkombëtar i Shëndetit të Bimëve, EFSA: Lufta ndaj dëmtuesve të bimëve

Në Vitin Ndërkombëtar të Shëndetit të Bimëve, EFSA ka krijuar një website të veçantë që thekson punën që po bën me partnerët e saj për të luftuar dëmtuesit e bimëve dhe për të mbrojtur bimët në Evropë.

Website do të azhornohet gjatë gjithë vitit me lajme dhe informacione mbi aktivitetet që synojnë rritjen e vetëdijes për shëndetin e bimëve në Evropë dhe më gjerë. Të rejat i gjeni duke klikuar në linkun më poshtë:

https://www.efsa.europa.eu/en/international-year-plant-health

Qendra Alert/Alert.al

Shqipëria në karantinë, Qendra “Alert” ndihmon dhjetëra familje në nevojë

Prej javësh Shqipëria është vetëizoluar si pasojë e coronavirusit që ka prekur vendin tonë. Por një shqetësim për një pjesë të mirë të qytetarëve është fakti se duke u izoluar në banesa dhe tashmë të papunë, nuk kanë mundësi ekonomike t’i përballojnë këto ditë të vështira për vendin. Qendra “Alert” ka ndërmarrë një nismë për të mbështetur sado pak familjet që janë më shumë në nevojë, shtresat vulnerabël e moshat e treta, duke iu ardhur në ndihmë me gjërat më bazike. Duke ruajtur standardet maksimale të sigurisë, janë shpërndarë ndihma në 50 familjë në Tiranë, Kamëz, Zall Bastar, ndërsa do të vijojë shpërndarja masive e ushqimeve edhe në familjet e tjera në nevojë në Durrës. Përveç pakove me ushqime, këto familje janë pajisur edhe me maska, dorashka dhe multivitamina.

 

Itali, 50 fermerë me pajisjet e tyre do dezinfektojnë vullnetarisht qytetin

Italia është një nga shtetet më të prekura nga coronavirusi, ku vdekshmëria nga ky virus është në shifra të larta. 50 fermerë me 50 traktora dhe pajisjet e tyre kanë shprehur gatishmërinë për të dezinfektuar vullnetarisht në Favara.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, OBSH: Të rinjtë mos ta konsiderojnë veten të paprekshëm

Mesazhi i autoriteteve shëndetësore përsa i përket coronavirusit ka qenë i qartë, që moshat e mëdhaja rrezikojnë më shumë të preken nga ky virus. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar të rinjtë që të mos e konsiderojnë veten si të paprekshëm apo të pamposhtur.

Doktoresha Rosena Allin-Khan në Britani të Madhe ka thënë për BBC se kjo sëmundje nuk prek vetëm të moshuarit apo ata persona që vuajnë nga disa probleme shëndetësore. Kujtojmë se në Angli vdiq një vajzë 18-vjeçare, pasi.humbi betejën me coronavirusin.

Doktoresha Rosena Allin-Khan thotë se ka trajtuar pacientë me sistem të mirë imunitar të moshave 30 dhe 40 vjeç, të cilët tani janë në kujdes intensiv dhe po luftojnë me sëmundjen.

Disa studiues të ‘Imperial College London’ kanë zbuluar se 5% e personave nën 50 vjeç nuk e kishin të nevojshme të shtroheshin në spital. Por, kjo shifër u rrit në 24% për personat e moshave 70-79 vjeç.

Sipas të njëjtit studim, 5% e personave nën 40 vjeç që ishin shtruar në spital ishin në gjendje kritike, krahasuar me 27% të qytetarëve rreth të 60-tave dhe 43% të atyre në të 70-tat.

Ndërsa personat mbi moshën 80 vjeç që ishin në gjendje kritike përbënin 71% të të prekurve. Këto përfundime u nxorrën pas studimit të situatës së shkaktuar nga coronavirusi në Kinë dhe Itali.

Qendra Alert/Alert.al

Miku i filantropit Lazim Destani, kongresisti Engel: Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane ndaj Kosovës, duhet të korrigjohet

Miku i filantropit Lazim Destani, kongresisti Eliot Engel ka deklaruar se të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte nënvlerësim i lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocid të Sllobodan Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.

“Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe me besim mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë”, ka shkruar Engel.

Kjo, sipas kryesuesit të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, është arsyeja që ai ka shprehur shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës së Donald Trump karshi Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë”, ka vlerësuar më tej Engel.

Në këtë drejtim, sipas tij, “në vend që të përdorin taktika të tilla me një mik i cili mbështetet në përkrahjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë tanimë në largim të Kosovës – siç kërkonte të punonte me të mëparshmen për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një jetë të qëndrueshme paqeje”.

Andaj vlerëson Engel, “presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar”.

Kjo pasi që, siç ka thënë ai, “diplomatët serbë po lëvizin nëpër vende të ndryshme të globit duke bërë presion për të tërhequr pavarësinë e Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus”.

“Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të ç’njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë tutje Eliot Engel.

Andaj konsideron ai, “diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë”.

“Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë”, ka thënë ndër tjerash Engel në deklaratën e tij.

Deklarata e plotë:

Përfaqësuesi Eliot L. Engel, Kryetar i Komisionit të Dhomës së Punëve të Jashtme, bëri sot deklaratën e mëposhtme:

“Të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte nënvlerësim i lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocid të Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe me besim mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë.

Unë kam qenë krenar që jam partner i qeverive të Kosovës të udhëhequra nga një larmi partish politike. Unë nuk marr anën se kush duhet ta drejtojë Kosovën. Ky është një vendim për popullin e Kosovës. Unë gjithmonë do të punoj me këdo që ata zgjedhin.

Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën.

Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën.

Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë.

Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, kryesisht se ato po e dëmtojnë Kosovën më shumë sesa po ofrojnë leva për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.

Pavarësisht kësaj, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë imponuar në të gjithë botën nga presidenti Trump kundër miqve dhe armiqve, njëlloj, për arsye ekonomike dhe politike.

Në vend që të përdorin taktika të tilla me një mik i cili mbështetet në përkrahjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë tanimë në largim të Kosovës – siç kërkonte të punonte me të mëparshmen për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një jetë të qëndrueshme paqeje.

Një qasje e ashpër ndaj një demokracie të vogël është akti i një ngacmuesi, jo i një partneri të pjekur.

Pavarësisht, unë do të vazhdoj të punoj me çfarëdo qeverie që zgjedh populli i Kosovës tani dhe në të ardhmen.

Për më tepër, presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar. Diplomatët serbë po lëvizin nëpër vende të ndryshme të globit duke bërë presion për të tërhequr pavarësinë e Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus.

Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të ç’njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë.

Për më tepër, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të bazuar nga të dhënat dhe në një bazë të dakorduar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si presion për veprimet që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj, e bëjnë agjencinë në një tjetër mjet presioni – pikërisht në çfarë nuk synon të mos jetë”. /Telegrafi/

https://foreignaffairs.house.gov/2020/3/engel-statement-on-u-s-policy-toward-kosovo

Qendra Alert/Alert.al

Eksperti i bujqësisë ngre alarmin: Do humbasim 100 mln $ në eksport, të na rrojnë diplomatët!

Prodhimi yne ne kete sezon nuk ka problem furnizimin e konsumatorit vendas, sepse vetem rreth 50% e ketij prodhimi konsumohet ne vend. Pjesa tjeter e prodhimit shkon per eksport, dhe nese ai ndalon kemi te bejme me nje humbje jo me te vogel se 100 milion USD. Vetem domatja e serrave arrin vleren e 40 milion USD eksport. Te na rrojne Atashehët Tregtar te emeruar ne ambasadat tona.

Qendra Alert/Alert.al