Menu

Sociale

Pandemia, eksportuesi Ejup Ahmeti: "Po luftojmë" të shesim produktet shqiptare

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ejup Ahmeti grumbullues dhe eksportues i produkteve bujqësore ka folur për prodhimet shqiptare, vështirësia e eksporteve në kushtet e pandemisë.

“Shporta e konsumit është kthyer në një amulli, mjergull për shkak të rregullave të vendosura për mbrojtjen ndaj coronavirusit. Konsumatorët nuk janë të mirëorientuar në kohë pandemie, ndërsa transporti po funksionon. Përsa i përket eksporteve nuk mund t’ja u imponojmë t’u përmbahen kontratave në këtë periudhë emergjence që po kalojmë. Pasi ne mund të kemi si prodhim pataten, por në këtë kohë konsumatorët janë të orientuar të blejnë fruta, si psh portokallin. Çdo gjë është po vijon edhe në bazë të nevojës. Po luftojmë të shesim produktet shqiptare anembanë botës, jemi në punë, të gjithë po tregojnë heroizëm të madh, fermerët dhe grumbulluesit po luftojnë të dalin nga kjo krizë që ka përfshirë botën”-tha Ejup Ahmeti.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, eksperti për bujqësinë Ilir Pilku: Eksportet e bllokuara, bujqësia do ketë kosto të lartë humbje

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për bujqësinë Ilir Pilku ka folur për prodhimet bujqësore në kohen e coronavirusit dhe bllokimin e eksporteve. Ai tha se do kemi kosto të lartë humbje dhe i bëri thirrje ambasadave dhe diplomatëve që të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare.

“Prodhimi nuk ka lidhje me ndikimin e coronavirusit në bujqësi, por në këtë fazë që jemi, ka lidhje me aksesin në treg. Por sa fermerët po aksesojnë tregun? Prodhimet e serave, luleshtrydheve kërkojnë aksesim tregu. 50-60% duhet të shkojë në eksport, në këtë kohë i kemi të bllokuara. Disa tregje që kanë qenë të konsoliduara kanë prerë kërkesën për produkt. Asnjë ndihmë ndaj biznesit, që të krijojnë porta të reja që ky prodhim mos të hidhet në kanal, ku llogariten miliona euro humbje. Ambasadat dhe diplomatët duhet të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare”-tha Pilku.

Ilir Pilku këshilloi qytetarët që gjatë kësaj periudhe të konsumojnë luleshtrydhen në vend të limonit, pasi kostoja është më e ulët, ka shumë vitaminë dhe ndihmon fermerin.

“Kemi rreth 7 mijë ton prodhime luleshtrydhe, nuk eksportohet dot për shkak të situatës. Është më mirë të konsumojnë luleshtrydhen shqiptare, është frut i stinës dhe me shumë vitamina, se limon me kosto më të lartë dhe ndihmon fermerin shqiptar nga gjëma e madhe që na ka gjetur, do kemi kosto të lartë humbje. Shqipëria nuk ka asnjë problematikë në transport, kam qenë në kontakt me pika doganore, kompani transporti, s’ka asnjë rregullore për 14 ditëshin e karantinës”-u shpreh Ilir Pilku.

Një problematikë tjetër sipas Pilkut janë investimet në agrobiznes, ku bazën e kanë nga importi i pajisjeve e teknologjisë, të cilat janë të bllokuara.

“Investimet në agrobiznes, bazën e kanë nga importi i pajisjeve dhe teknologjisë, në këtë fazë që jemi janë të bllokuara. Duhet patjetër të merret një masë, të shtyhen kontratat, nuk të vjen asnjë gjë nga jashtë. Në ndërtim, fuqia punëtore e reduktuar në 70%, ndikon në realizimin e veprave. 30-40 milionë euro mund t’i humbasim nga investimet e IPARD nëse nuk merret një vendim për t’i shtyrë kontratat, kun ë 2 javë që duhet të mbledhësh dokumentet për dosje, institucionet janë të mbyllura”-theksoi Pilku.

Qendra Alert/Alert.al

Kufizimet e lëvizjes, mjeku veteriner Resuli: Duhet të ishim në vijën e parë të luftës, rajoni e ka zgjidhur, ne jemi të cunguar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, mjeku veteriner dhe sipërmarrësi Ervin Resuli ka folur mbi gjendjen që po kalon veterinaria në kohën e coronavirusit, si dhe mbi reagimin e ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, që sipas Resulit ishte i duhuri edhe pse i vonuar.

“Përshendes reagimin e ministrit të Bujqësisë, edhe pse i vonuar pas kaq kërkesash të adresuara prej javësh. Ata që duhen të jenë më të kujdesshëm dhe luftarakë në kohën e pandemisë janë mjekët, infermierët dhe mjekët veterinerë, pasi këta të fundit janë ata që tregojnë kujdesin ndaj kafshëve. Gjatë kësaj kohe, veterinerët kanë qenë të cunguar në ushtrimin e duhur të lëvizjes së tyre, pasi lëvizja ka qenë problem ku ka patur edhe përplasje me forcat e rendit”-u shpreh Resuli.

Ervin Resuli foli mbi sanksionet ndaj farmacive veterinare dhe se si rajoni e ka zgjidhur problemin e ushtrimit të këtij profesioni pa kufizim.

“Është thelbësor roli i mjekut në këtë pandemi. Ndaj nesh parashikohen edhe sanksione, përmend këtu rastin e gjobitjes së një farmacie veterinare në Gjirokastër. Është kulmi që ndodh në këtë situatë, të gjobitesh pse mban farmacinë hapur, pra që ushtron profesionin tënd. Rajoni e ka rregulluar me vendim qeverie, që lejon të ushtrohet profesioni pa kufizim. Orari i vendosur me vendim qeverie në vendin tonë është nga ora 05:00-13:00, në një kohë që ne jemi 24 orë në dispozicion të kafshëve. Organizata Botërore për Kafshët e cilëson se puna e mjekut veterinar nuk duhet ndërprerë në asnjë moment, sidomos në këtë situatë që ne ndodhemi”-tha Resuli.

Problematikë në këtë periudhë sipas mjekut veteriner janë zoonozat të ndryshme të kafshëve, teksa hodhi kritika mbi qeverinë që sipas tij duhet të zbresë në terren dhe të japë zgjidhje afatgjata.

“Ne rrezikojmë të kapemi nga zoonoza të ndryshme të kafshëve, po lejojmë një sektor që është i rrezikshëm të krijojë probleme të tilla, si bruceloca, tubekulozi. Ne përveçse  kontrollojmë zoonozat, japim edhe informacion, këshillojmë në këtë periudhë fermerin mbi masat që duhet të marrin për mbrojtjen ndaj coronavirusit. Qeveria në asnjë pikë të planit të saj nuk ka dhënë asnjë mbështetje ndaj bujqësisë, blegtorisë, vetrinerëve, presim rënie në vazhdim. Qeveria duhet të jetë në terren për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë”-nënvizoi Ervin Resuli.

Vetëizolimi, si ndikon në trupin dhe mendjen tonë

Qëndrimi në shtëpi në kohën  e coronavirusit, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë.

Mungesa e ecjes apo aktiviteteve të tjera fizike ndikon shumë në shëndetin tonë mendor.

Kjo shpjegon pse tani (ose në ditët në vazhdim) ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.

Mjaftojnë vetëm 2 javë mungese aktiviteti, që masa muskulare e juaja të dobësohet. Madje, studimet kanë treguar, që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja.

Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo inate. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njërëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar.

Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë. Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video thirrjet dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë./Anabel.al

Qendra Alert/Alert.al

A do të marrë fund coronavirusi në verë? Flasin ekspertët

Një studim i bërë nga Universiteti Utah, po merret për të ndihmuar ekipin shëndetësorë të kuptojnë se si koronavirusi reagon në temperatura të ndryshme. Një pyetje shumë e shpeshtë është se a do të arrij vera t’a zvogëlojë intensitetin e virusit.

Koronavirusi përhapet njësoj sikurse virusi influenza, me anë të kollitjes, teshtimes apo piklave të mukusit të shpërndara në ajër. Çështjen se si këto pikëla, përhapen dhe sa ato janë infektuese në temperatura të ndryshme, e ka studiuar fizikani Michael Vershini dhe ekipi i tij.

Sipas tij, viruset nuk kanë aftësi të bëjnë asgjë “vetëm” , prandaj duhet të jetojnë në qeliza nikoqire, për t’u replikuar. Për të analizuar këtë gjë, shkencëtarët kanë krijuar disa versione sintetike të viruseve, mirëpo pa gjenome virale brenda, që do të thotë se ato nuk do të jenë infektuese si dhe do të jenë të sigurta për të punuar me to.

“Ne jemi duke i përdorur këto versione sintetike të viruseve, për të analizuar se në cilat kushte virusi shpërbëhet ose e humb intensitetin e infektimit”, tha Vershini.

Në bazë të këtij studimi, I cili ende është duke u kryer, disa rezultate preliminare thonë se virusi me shumë gjasë e zvogëlon intensitetin në temperature më të lartë. Hulumtuesit shpresojnë, që të zbulojnë me saktësi se si virusi transmetohet në temperatura të ndryshme.

Qendra Alert/Alert.al

Veterinerët peticion qeverisë: Na lejo të ushtrojmë profesionin

Pjesë e urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes pēr mbrojtjen ndaj coronavirusif janë edhe veterinerët. Ata i kanë drejtuar një peticion qeverisë, ku parashtrojnë kërkesat e tyre dhe gjetjen e një marrëveshje të përbashkët.
Peticioni
Lejo veterinerët të ushtrojnë profesionin
PETICION DREJTUAR QEVERISË

Ne veterineret private te praktikes te Shqiperise, ne ndryshim edhe me koleget kosovare, ato te Malit te Zi dhe Maqedonise se Veriut, pa permendur vendet e tjera Evropiane, ndjehemi krejt te braktisur ne kete situate pandemie. Koleget tone ne mbare vendin po penalizohen ne perpjekjet e tyre per ti sherbyer kafsheve dhe fermereve ose pronareve. Sherbimi jone eshte ne situate kolapsi te plote, si ne drejtim te sherbimeve qe ne na kerkohet te ofrojme ashtu edhe ne lidhje me ecurine ekonomike tonen. Kafshet bujqesore dhe ato te shoqerimit jane jashte cdo mbikqyrje dhe perkujdesi veterinar. Ne jemi pro masave te marra te kufizimeve te levizjes por kerkojme qe brenda nje marrveshje me Qeverine te na krijohen disa mundesi qe ne cdo kohe, te mund te levizim me mjetet tona ne sherbim te kafsheve te semura, tju pergjigjemi nevojave te tyre mjeksore qe jane 24 orarshe. Theksojme se OIE Organizata Botrore per shendetin e Kafsheve shprehet se, puna e veterinerve eshte thelbesore ne kete situate.
Kjo situate duhej ngritur me pare nga Urdheri i Mjekut Veterinar, por duke qene se zyrtaret e Urdherit i njohin pak ose aspak problemet e veterinerit praktik, e kane lene jashte konsiderate kete situate.

Ftojme te gjithe mjeket veterinare te praktikes, kudo qe ato punojme ti bashkengjiten ketij Peticioni per ti kerkuar Qeverise qe sebashku te mundesojme nje menyre levizje per ti sherbyer kafsheve bujqesore dhe atyre te shoqerimit (qen dhe mace) ne ndihme te fermereve dhe pronareve te kafsheve te shoqerimit.

https://www.oie.int/en/for-the-media/press-releases/detail/article/covid-19-and-veterinary-activities-designated-as-essential/

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, ja çfarë duhet të përdorim kur lëkura e duarve është tharë nga larja e shpeshtë

Larja e shpeshtë e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pengojmë përhapjen e viruseve, veçanërisht që kur u shfaq coronavirusi. Problemi me larjen e tepërt të duarve është që ato nuk mund të thahen, përflaken dhe fillojnë të kruhen. Kjo gjë u ndodhë shumicës në disa ditët e fundit, sidomos edhe nga përdorimi i dezinfektantëve, i cili ka përqindje të lartë alkooli. Për të penguar dëmtimet e këtilla të lëkurës, mund të filloni të përdorni sapun pa aromë, i cili përmban më pak përbërës të cilët irritojnë lëkurën.

Veç kësaj, rekomandohet që të përdorni krem hidratimi pas çdo larjeje të duarve.

“Vazelina, për shembull, është yndyrë, dhe ajo e bën mirë punën. Nëse duart ju kruhen apo ju rrjedhin gjak për shkak të thatësisë, duhet t’i lyeni me vazelinë dhe të përdorni doreza pambuku kur të flini gjumë. Në mëngjes duart do t’ju jenë të shëruara”-tha Dr. Samer Jaber, nga ordinaca “Washington Square Dermatology“ dhe propozon t’i shmangni produktet me aroma.

Qendra Alert/Alert.al

Spitali britanik: Udhëzime për zbulimin dhe parandalimin e coronavirusit

Spitali britanik ST George’s, që është themeluar më 1733 dhe është një nga spitalet më të mëdha në Britani e në Evropë, i ka dërguar personelit të vet një letër të brendshme ku jepen udhëzimet për zbulimin dhe parandalimin e coronavirusit

Zbulimi i virusit:

Mënyra më e thjeshtë për të dalluar coronavirusin nga një ftohje e zakonshme është që infeksioni COVID-19 nuk shkakton një hundë të ftohtë ose kollitje si te ftohja, por shkakton një kollë të thatë dhe të ashpër.

Virusi zakonisht vendoset së pari në fyt duke shkaktuar inflamacion dhe një ndjenjë të tharjes. Kjo simptomë mund të zgjasë 3 deri 4 ditë.

Virusi zakonisht udhëton përmes lagështisë të pranishme në rrugët e frymëmarrjes, zbret në trake dhe vendoset në mushkëri, duke shkaktuar pneumoni që zgjat rreth 5 ose 6 ditë.

Pneumonia manifestohet me ethe të larta dhe vështirësi në frymëmarrje. Simptomat e Ftohjes së zakonshme nuk paraqiten, por mund të ketë një ndjesi ngufatjeje. Në këtë rast, mjeku duhet të thirret menjëherë.

Ekspertët sugjerojnë të bëni këtë verifikim të thjeshtë çdo mëngjes: Merrni frymë thellë dhe mbajeni frymën tuaj për 10 sekonda. Nëse kjo mund të bëhet pa u kollitur, pa vështirësi, kjo tregon se nuk ka fibrozë në mushkëri, gjë që tregon se nuk ka infeksionit.

Rekomandohet ta bëni këtë kontroll çdo mëngjes për të ndihmuar në zbulimin e infeksionit.

Parandalimi:

Virusi urren nxehtësinë dhe vdes nëse u ekspozohet temperaturave më të larta se 27° C. Prandaj, duhet të konsumohen me bollëk gjatë ditës pijet e nxehta siç janë çajrat, supat ose thjesht uji i nxehtë. Këto lëngje të nxehta vrasin virusin treten lehtë.

Shmangni pirjen e ujit me akull ose pijet e ftohura me kubëza akulli.

Sigurohuni që goja dhe fyti të jenë gjithnjë të lagura, të mos thahen kurrë. Duhet të pini një gllënjkë uji të paktën në çdo 15 minuta. PSE? Edhe kur virusi hyn përmes gojës në ujë ose lëngje të tjera, ai do të rrjedhë vrullshëm nëpër ezofag drejtpërdrejt në stomak, ku acidet e lukthit e shkatërrojnë virusin.

Nëse nuk ka ujë të mjaftueshëm, virusi mund të kalojë në trake dhe nga atje në mushkëri, ku është shumë i rrezikshëm.

Ata që kanë mundësi, duhet të rreziten. Rrezet UV të diellit vrasin virusin dhe vitamina D është e mirë për ju.

Coronavirusi ka një dimension të madh (diametri prej 400-500 nanometra) kështu që maskat për fytyrë mund ta ndalojnë atë, nuk janë të nevojshme maskat speciale për fytyrën në jetën e përditshme.

Kur virusi është në sipërfaqe të fortë, ai mbijeton rreth 12 orë, prandaj kur preken sipërfaqe të forta siç janë dyert, pajisjet, parmakët, etj, duart duhet të lahen plotësisht dhe /ose të dezinfektohen me xhel alkoolik.

Virusi mund të jetojë në rroba dhe faculeta prej 6 deri në 12 orë. Detergjentet e zakonshme mund ta vrasin atë. Gjërat që nuk mund të lahen duhet të ekspozohen në diell dhe virusi do të vdesë. Transmetimi i virusit zakonisht ndodh nga infeksioni i drejtpërdrejtë, duke prekur pëlhurat, faculetat ose materialet në të cilat është i pranishëm virusi.

Larja e duarve është thelbësore.

Virusi mbijeton në duart tona vetëm rreth 10 minuta. Për atë kohë mund të ndodhin shumë gjëra, fërkimi i syve, prekja e hundë sapo buzëve. Kjo lejon që virusi të futet në fytin tuaj. Prandaj, për të mirën tuaj dhe të mirën e të gjithëve, lani duart shumë shpesh dhe dezinfektojini ato. Ju mund të shpërlani fytin me solucione dezinfektuese (d.m.th Listerinë ose Peroksid hidrogjeni) që eliminojnë ose minimizojnë sasinë e virusit që mund të futet në fyt. Duke vepruar kështu largoni virusin përpara se të zbresë në trake dhe më pas në mushkëri. Dezinfektoni gjërat që i prekni shpesh: Telefonin, tastierën, mausin, timonin e makinës, dorezat e dyerve, etj.

Qendra Alert/Alert.al

Qendra Alert thirrje qytetarëve: Na kontaktoni për çdo vështirësi, do jemi zëri juaj!

Qendra ALERT iu bën thirrje të gjithë familjarëve që jetojnë  në Shqipëri që per shkak te situates se Coronavirus dhe situates se tyre ekonomike, jane ne veshtiresi financiare per te siguruar ushqimin e perditshem apo emergjenca per medikamente, te na njoftojne ne numrin e telefonit +355693028258 me thirrje, mesazh, Viber apo What’s App, duke treguar gjenealitetet, adresen e sakte dhe nevojat me te domosdoshme! Do bejme te pamunduren, qe te gjendemi prane jush, ne keto dite jo te zakonshme!

Nese do te kemi raste qe do te na duhet te levizim per shkak te situates, do te njoftojme, ai dhe do te kerkojme bashkepunimin e Policise se Shtetit.

Qendra Alert/Alert.al

MSH detajon urdhrin e kufizimit të lëvizjes së këmbësorëve. Lista e plotë e aktiviteteve që mbyllen dhe atyre që do ofrojnë sherbime

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar oraret e lëvizjes së këmbësorëve dhe kufizimin e tyre. Në urdhër përcaktohen edhe fashat e orarit kur supermarketet, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapur, si dhe mjetet të cilat lejohen të qarkullojnë gjatë kësaj kohe.

Lista e plotë e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe e atyre që do zbatojnë kufizimet

Qendra Alert/Alert.al