Menu

Sociale

Fermerët e BE: Tregu i bishtajoreve po rritet, mundësi e mirë fitimi

Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë një shtesë e shijshme, e lirë dhe e shëndetshme në dietën tonë. Ato gjithashtu paraqesin një mundësi për fermerët e BE-së, pasi tregu i bishtajoreve po rritet dhe ato mund të ofrojnë marzhe të lartë fitimi.

Ferma që përdoret për mësimdhënie dhe kërkime bujqësore

Qendra Federale e Arsimit dhe Kërkimit është një departament i Ministrisë Federale Austriake për Qëndrueshmëri dhe Turizëm. Kjo qendër përfshin një fermë konvencionale dhe një fermë organike që përdoret për mësimdhënie dhe kërkime bujqësore. Qendra pret mbi 400 studentë, si dhe mban 500 derra, 200 dele, 100 lopë dhe 50 dhi.

Kurset përqendrohen në menaxhimin e fermave, marketingun dhe menaxhimin e mjedisit dhe burimeve natyrore.

Objektet kërkimore përfshijnë 4 institute të ndryshme kërkimore, që punojnë në më shumë se 100 projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Juristi Jordan Daci: AKU inspektime pa vlerësim risku, duhen reforma të qëndrueshme, jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, juristi Jordan Daci ka folur për ndryshimin e statusit të nëpunësit, nga Shërbim Civil në Kod Pune. Sipas Dacit ndryshimi i statusit cenon pavarësinë e inspektorit, nuk garanton imunitet nga paaftësia por nga abuzimi.

“Ndryshimet ligjore, në 2012 kishte njësi inspektimi se nuk dinin se çfarë bënin. Kishte inspektime pa patur vlerësimin e riskut. Duhet që të kemi harmonizim të legjislacionit, para reformës kishim inspektimin që u mor si model sipas atij slloven dhe është më i suksesshmi në BE. Nga 400 njësi inspektimi bëhen 12 inspektorate. Inspektimi ishte një ndër dy reformat më të suksesshme, që pasonte reformën e bizneseve, dhe procedura e inspektimit”-tha Jordan Daci.

Daci deklaron më tej se duhet të ketë reforma të qëndrueshme dhe jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet.

“AKU prek disa institucione, vlerësimi i riskut ka nevojë për përmirësime. Ligji për inspektimin prek procedurën. Problem mbetet bashkimi i inspektorateve, ISSH i bashkohet AKU, përveçse ndryshon strukturën aktuale, në një moment të dytë do bëjnë bashkë edhe sistemin e licencimit.  Duhen reforma të qëndrueshme, jo ndëshkim të tyre çdo 5 vjet. Janë lënë përgjysmë reformat, s’ka filozofi të re, por prezantohet si qasje e re”- u shpreh Daci.

Enea Hoti nga Ministria e Bujqësisë: Përmirësuam reformën e inspektorateve, s’ka mbyllje të bizneseve, vetëm paralajmërime dhe pezullime

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj,  Sekretari i Përgjithshëm në MBZHRA Enea Hoti ka folur mbi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr 9863, datë 28.01.2008 ‘Për Ushqimin”. Ai deklaroi se ky projektligj parashikon daljen nga Shërbimi Civil dhe funksionimin me Kod Pune por që nuk cenon punonjësit dhe ndryshimi i tarifave të kontrollit zyrtar që e bën AKU, do përafrohen sipas legjislacionit të BE.

“Reforma e inspektorateve është përmirësuar falë mbështetjes së BE. Mënyra e apelimit të gjobave të AKU është propozuar që mos të jetë në drejtorinë e AKU, por pranë ministrisë. Do ngrihet një komision i posaçëm që do merret me shqyrtimin e masave administrative. AKU i shërben shëndetit publik, inspektoratet me natyrë të përbashkët do të grupohen”-tha Hoti.

Në lidhje me bizneset, Enea Hoti u shpreh se synohet një filozofi e re, ku nuk do të ketë ndëshkim të bizneseve por paralajmërim të tyre.

“Po tentohet faqe e re në marrëdhënien me biznesin, në raste shkeljesh do ketë paralajmërime. Lehtësohen rregullat edhe për operatorët e vegjël ushqimorë, ku përjashtohen ngarregullat e HACCP. Do të ketë reformim më të mirë të sektorëve dhe nuk do të ketë largime nga puna.  Nuk do të ketë mbyllje të bizneseve, por vetëm pezullime të aktivitetit. Kapitulli 12 ka të bëjë me standardet në ushqime dhe veterinari. Jemi të detyruar që të bazohemi sipas direktivave të BE. Janë mbi 600 akte të legjislacionit të BE që duhen përafruar dhe në procesin e negocimit jemi të detyruar t’i përafrojmë në raport me partnerët e BE”-tha Hoti.

Kalimi nga Shërbimi Civil në Kod Pune “përplas” të ftuarit në Alert, juristi Daci: Cenon punonjësit, Hoti nga MBZHRA: S’ka largime nga puna

Ndryshimet në Ligjin 9863 për Ushqimin, ku Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së bashku me 120 inspektorë që do t’i bashkohen nga Insektoriati Shtetëror Shëndetësor, do të dalin nga Shërbimi Civil dhe do të funksionojnë me Kod Pune ka përplasur në studion e emisionit “Alert” Sekretarin e Përgjithshëm në MBZHRA Enea Hoti me juristin Jordan Daci. Hoti deklaroi se dalja nga Shërbimi Civil dhe funksionimi me Kod Pune nuk cenon largimin e punonjësve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) nga puna, pasi ky institucion ka 40% vakanca, njerëz që do të merren në punë.

“Reforma e inspektorateve futi në bazë sistemin e vlerësimit të riskut, që AKU sot e ka përmirësuar falë mbështetjes së BE. Nuk duhet të kemi frikë për largimin e punonjësve të AKU, ka vakanca dhe do të merren njerëz të tjerë .As ligji i Shërbimit Civil dhe as Kodi i Punës nuk mbron të paaftët, këto ndryshime janë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve. Procedurat janë lehtësuar, ndërsa për raste abuzimesh mbi 40 raste janë çuar për ndjekje penale. Nuk rrezikohen specialistët, u bë shumë mirë zgjedhja e ekselentëve në strukturat e DAP dhe ndryshimi i statusit nuk i cenon në punë”-tha Hoti.

Por ndryshe shprehet juristi Jordan Daci, i cili deklaroi se kalimi nga nga Shërbimi Civil në funksionim me Kod Pune cenon punonjësit, të cilët nëse largohen nga puna nuk kanë më të drejtë të kthehen në atë pozicion pune”.

“Sot kemi legjislacionin për nëpunësin civil. Ndryshimi i statusit cenon pavarësinë e inspektorit, nuk të garanton imunitet nga paaftësia, por nga abuzimi. Për një vend pune paguhen 5 veta, kalimi me Kod Pune do të thotë se nëse punonjësit largohen nuk kanë të drejtë të kthehen më në atë pozicion pune, ndryshe nga Ligji për Shërbimin Civil ku ke të drejtë të kthehesh në të njëjtin vend pune apo të ngjashëm. Përsa i përket përafrimit me legjislacionin e BE, jemi mbrapa akoma pasi s’kemi çelur negociatat. Ndërsa standardet dhe çështjet e organizmit dhe filozofisë, ishim në hapin dhe rrugën e duhur, zinxhiri ushqimor dhe mbikëqyrja ka shumë probleme”-tha Daci.

 

Ndryshimi në ligjin për ushqimin, ministri Çuçi: Ja si do të jetë AKU-ja e re

Në Kuvend u miratuan ndryshimet në ligjin “Për Ushqimin”, i cili i hap rrugë një ristrukturimi të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucionit më të rëndësishëm në vend kur është fjala tek kontrolli i produkteve në tregje. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme dha më tepër detaje rreth projektligjit.

“AKU nuk mund të vazhdojë më të identifikohet si një institucion i masave represive, që vetëm vendos gjoba e aplikon ndëshkime ndaj operatorëve të biznesit ushqimor. AKU-ja e re duhet të ketë një rol tjetër karshi biznesit dhe konsumatorëve.  Sfida jonë është ta shndërrojmë në një strukturë inteligjente, me burime njerëzore të kualifikuara. Do të ndërmarrim një fushatë rekrutimi dhe trajnimi të punonjësve të rinj së bashku me Autoritetin e Kontrollit të Ushqimit në Irlandë, i cili është ‘binjakëzuar’ me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit tek ne, kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian për sigurinë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Me ndryshimet ligjore, do të forcohet roli i Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut bazuar në vlerësime shkencore dhe të dhëna historike, për praktika të ndjekura nga operatorët e biznesit ushqimor.

“Do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të mos jetë një plan, le të themi mekanik, por të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare. Në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të ndërmarrim kontrollet e duhura ndaj operatorëve të biznesit ushqimor, pa abuzuar dhe pa u bërë pengesë për zhvillimin e biznesit”, tha ministri Çuçi.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i ndryshimeve ligjore është shmangia e kontrolleve të dyfishta për operatorët e biznesit ushqimor edhe nga inspektorët e AKU-së edhe nga inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor. Rreth 15 mijë OBU lehtësohen nga ky kontroll i dyfishtë, që shpesh linte vend edhe për abuzim. Ulja e barrës së inspektimit nga dy institucione për të njëjtin subjekt apo çështje, shmang mundësinë për abuzim.

Për herë të parë do të aplikohet një lehtësim në sistemin e vetëkontrollit, ku subjektet me risk të vogël do të përjashtohen nga kontrollet me të njëjtat kritere si bizneset e mëdha. Kjo i jep frymëmarrje prodhuesve të vegjël. Natyrisht duke mos cënuar këtu parimet bazë të kushteve higjeno-sanitare dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“AKU-biznes-konsumator është një trekëndësh shumë i rëndësishëm, dhe ndërveprimi sa më i mirë mes tyre na garanton produkte të sigurta në tregjet tona. AKU-ja e re do të jetë një insitucion më dinamik, më inteligjent, më transparent dhe do të adresojë siç duhet sfidat e kohës, duke patur më së shumti në fokus fenomenet që shqetësojnë sot konsumatorët dhe operatorët e biznesit ushqimor”, tha në Kuvend ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

2020, viti ndërkombëtar i mbrojtjes së bimësisë

Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2020 si Viti Ndërkombëtar i Shëndetit të Bimëve (IYPH) . Kjo është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin global se si mbrojtja e shëndetit të bimëve mund të ndihmojë në uljen e varfërisë, mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Bimët janë burimi i ajrit që thithim dhe përbëjnë pjesën më të madhe të ushqimit që hamë, megjithatë shpesh nuk mendojmë për t’i mbajtur ato të shëndetshme. Kjo mund të ketë rezultate shkatërruese. FAO vlerëson se deri në 40% të kulturave bujqesore ushqimore humbasin për shkak të dëmtuesve të bimëve dhe sëmundjeve çdo vit. Kjo lë miliona njerëz pa ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë dhe dëmton seriozisht bujqësinë – burimi kryesor i të ardhurave për komunitetet e varfra rurale.

Shëndeti i bimëve është gjithnjë e më shumë nën kërcënim. Ndryshimi i klimës dhe aktivitetet njerëzore kanë ndryshuar ekosistemet, duke zvogëluar biodiversitetin dhe duke krijuar nuanca të reja ku dëmtuesit mund të lulëzojnë. Në të njëjtën kohë, udhëtimi dhe tregtia ndërkombëtare është trefishuar në vëllim në dekadën e fundit dhe mund të përhape shpejt dëmtuesit dhe sëmundjet në të gjithë botën duke shkaktuar dëme të mëdha në bimët vendase dhe mjedisin.

Mbrojtja e bimëve nga dëmtuesit dhe sëmundjet është shumë më e kushtueshme sesa të merresh me emergjencen shëndetësore të bimëve. Dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve shpesh janë të pamundura të zhduken dhe administrimi i tyre kushton para dhe kohe. Parandalimi është thelbësor për të shmangur ndikimin shkatërrues të dëmtuesve dhe sëmundjeve në bujqësi, jetesën dhe sigurinë ushqimore dhe te gjithe ne kemi rolin tone ne mjedis.

Ne mund të parandalojmë dëmtuesit dhe sëmundjet e bimëve, dhe t’i trajtojmë ato në mënyra miqësore me mjedisin – të tilla si përmes menaxhimit të integruar të dëmtuesve. Kjo qasje ekosistemi kombinon strategji dhe praktika të ndryshme të menaxhimit për të rritur të lashtat e shëndetshme duke minimizuar përdorimin e pesticideve. Shmangia e substancave helmuese kur merren me dëmtuesit jo vetëm që mbrojnë mjedisin, por mbron edhe polenizuesit, armiqtë natyrorë të dëmtuesve, organizmat e dobishëm, njerëzit dhe kafshët që varen nga bimët.

Të gjithë kemi një rol për të luajtur

  • Të gjithë duhet të shmangin marrjen e bimëve dhe produkteve bimore me vete kur udhëtojnë përtej kufijve.
  • Njerëzit në industritë e transportit duhet të sigurohen që anijet, aeroplanët, kamionët dhe trenat nuk mbajnë dëmtuesit e bimëve dhe sëmundje nga zona te tjera.
  • Qeveritë duhet të rrisin mbështetjen e tyre për organizatat kombëtare dhe rajonale për mbrojtjen e bimëve që janë linja e parë e mbrojtjes.

OBSH: Ekziston mundësia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

OBSH ka deklaruar se ka mundësi reale për të ndaluar përhapjen në botë të koronavirusit të ri, që e quajti tashmë “COVID-19”. “Nëse ne investojmë tani ne kemi një mundësi reale për të ndaluar këtë epidemi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë, ku ndodhet dhe selia e OBSH-së.

Ai shtoi më tej se koronavirusi i ri do të emërtohet tani COVID-19 pasi ishte quajtur përkohësisht “2019-nCoV”.

“Emri i ri u zgjodh në mënyrë që të jetë më i lehtë për t’u shqiptuar”, nënvizoi ai.

Ai shpjegoi se “CO” nënkupton corona, “VI” virus dhe se “D” ishte zgjedhur për “sëmundjen”, Shifra 19 thekson vitin e shfaqjes (2019).

Transkiptimi zyrtar i OBSH-së i vë të gjitha gërmat kapitale.

Rreth 400 shkencëtarë nga mbarë bota filluan një takim dy ditor, nën drejtimin e OBSH-së, i destinuar për intensifikimin e luftës kundër kësaj sëmundjeje.

Eliminoni parazitët e zorrëve, katër metoda me bazë qepën e kuqe

Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to

Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut.

Për të luftuar këta parazitë, ju rekomandojmë 4 metoda me bazë qepën e kuqe.

Çfarë janë parazitët e zorrëve?

Me ‘parazitë të zorrëve’ i referoheni në mënyrë të përgjithshme një infeksioni të zorrëve të shkaktuar nga parazitët, më i zakonshmi prej të cilit është Enterobius virmicularis i cili shkakton dhe infeksionet parazitare shumë të zakonshme tek fëmijët.

Cilat janë simptomat?

▪ Dhimbje të vazhdueshme të barkut

▪ Fryrje ose gazra

▪ Lodhje e shpeshtë pa arsye

▪ Kruarje në zonën perianale

▪ Periudha të diarresë të pasuara me periudha kapsllëku

▪ Prania e pikave të bardha në jashtëqitje

▪ Jashtëqitje e errët

▪ Humbje peshe

▪ Ndryshime të oreksit; pak ose shumë uri

Katër kombinime me qepë për të luftuar krimbat e zorrëve

Kur shfaqet një nga këto simptoma, është e rëndësishme të filloni trajtimin e duhur. Qepët kanë shumë përdorime kurative.

Kombinimet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.

  1. Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado

Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit.

Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.

Përbërësit:

– 1 qepë e kuqe

– 1 avokado

– 3 thelpinj hudhër

– arra (sipas dëshirës)

– 10 fara kungulli

Përgatitja:

▫ Qëroni dhe grini qepën.

▫ Prisni në copa tulin e avokados.

▫ Grini hudhrat.

▫ Piqni pak farat e kungullit.

▫ Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.

 

  1. Lëng qepe

Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e transitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.

Përbërësit:

– 6 qepë të kuqe

– pak ujë

Përgatitja:

 

▫ Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen.

▫ Lërini të qëndrojnë për një natë.

▫ Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.

 

  1. Qumësht i aromatizuar me mente dhe qepë

Qumështi i aromatizuar me mente dhe qepë të kuqe është një ilaç i shkëlqyer kundra parazitëve, pasi i eliminon ato shpejt falë veprimit natyral anti-helm.

Përbërësit:

– 4 kërcej dhe 10 gjethe mesteje

– 1/2 gote qumësht i skremuar

– 1 lugë gjelle mjaltë

– 1 qepë e kuqe

 

Përgatitja:

▫ Shtoni qumështin dhe mentën në një tenxhere. Vendoseni të ziejë.

▫ Ndërkohë grini imët qepën dhe shtojeni tek qumështi.

▫ Në fund, ëmbëlsojeni me pak mjaltë.

▫ Konsumojeni të vakët një orë para mëngjesit. Përsëriteni trajtimin për një javë.

 

  1. Çaj me artemisia dhe qepë

Artemisja njihet për vetitë e saj antiparazitare. Nëse kombinohet me kompozimet e squfurit që përmban qepa dhe flavonoidet e saj, krijon një trajtim të fuqishëm kundra krimbave të zorrëve.

Për të përgatitur këtë ilaç, duhet të përgatisim një çaj me këto bimë.

Përbërësit:

– 1/4 qepë e kuqe

– 4 filxhanë ujë (1 l)

– 2 lugë artemisia (30 gr)

 

Përgatitja:

Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë grini imët qepën. Pasi të ketë marrë uji valë, shtoni qepën e grirë dhe gjethet e artemisias. Lërini të pushojnë për 5 minuta. Kulloni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë. Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë. Pavarësisht se është një infeksion i zakonshëm, ai nuk duhet të nënvlerësohet sepse nëse lihet pa trajtuar, shkakton pasoja të rënda shëndetësore.

Ushtrimet që ju japin energji për tërë ditën

Ekzistojnë disa ushtrime, të cilat mund t’i bëni në mëngjes në shtëpi, pa shumë mundim dhe ta mbushni trupin tuaj me energji të mjaftueshme për tërë ditën.

Nëse i praktikoni këto ushtrime për disa ditë me radhë dhe sipas instruksioneve të duhura, atëherë do ta vëreni se energjia nuk do t’iu mungoj. Më poshtë i keni fotografitë e këtyre ushtrimeve të publikuara në Bright Side: