Menu

Sport

Çfarë roli luajnë elektrolitet në pijet sportive?

Ushqimi dhe pijet e shëndetshme janë një pjesë e rëndësishme e një stili jetese sa më të shëndetshëm. Për shumë vite, sektori i pijeve të buta të Evropës, nën ombrellën e UNESDA, ka përshpejtuar përpjekjet e saj për të promovuar mënyra më të shëndetshme jetese, duke ndihmuar në adresimin e sfidave të shëndetit publik dhe për të inkurajuar konsumatorët të zgjedhin pije pa ose me shumë pak sheqer.

Shtesat e sheqerit në këto pije janë reduktuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kompanitë tashmë janë angazhuar që ti ulin edhe më tepër ato gjatë viteve të ardhshme.

Si pjesë e një diete të balancuar, pijet e buta luajnë një rol të rëndësishëm për ta na mbajtur të hidratuar dhe për tu ri-hidratuar gjithashtu pas një aktiviteti sportiv. Veçanërisht, pijet sportive janë të formuluara për të gjithë llojet e njerëzve pavarësisht sportit që ata ushtrojnë – qofshin ata atletë profesionistë që garojnë në maratona ose thjesht individë normalë që ushtrohen në një palestër të vogël lokale.  Pijet janë krijuar për tu konsumuar përpara, gjatë ose pas aktivitetit sportiv, dhe roli i tyre kryesor është që të sigurojnë hidratim.

Gjatë viteve të fundit, një nga tendencat kryesore në krijimin e këtyre pijeve dhe produkteve inovatore ka qenë që ato të përmbajnë kombinime të të ashtuquajturave elektrolite. Po çfarë janë elektrolitet? Ato janë minerale të tilla si kaliumi dhe natriumi që zakonisht humbasin me anë të djersës. Përfitimi kryesor i përmbajtjes së elektroliteve në pijet e sportit është që ato të mos ri-furnizojnë vetëm me ujë, por gjithashtu të zëvendësojnë dhe elektrolitet e humbura gjatë djersitjes nga ushtrimi fizik.

Në këtë mënyrë elektrolitet në pijet sportive janë formuluar në mënyrën më optimale – jo vetëm për të mbështetur aktivitetin sportiv, por gjithashtu për ta inkurajuar më tepër atë.

Mënyrat e ushtrimit të njerëzve variojnë gjerësisht, dhe ka një diferencë të madhe në nevojat e tyre për pije sportive. Faktorët që bëjnë diferencën janë mosha, kushtet fizike, temperatura si dhe kohëzgjatja apo intensiteti i ushtrimit. Ashtu siç mund të kuptohet, 15 minuta vrapim i thjeshtë nuk kërkon të njëjtën sasi hidratimi dhe zëvendësim të mineraleve si vrapimi në një maratonë ose ngjitja e një mali.

Në bazë dhe të këtyre ndryshimeve të ushtrimeve fizike, mënyra e ofrimit të pijeve sportive është shumë e ndryshme, dhe konsumatori mund ta shohë vetë përmbajtjen e çdo pije sportive kur të gjendet përpara raftit të supermarketit. Kjo sepse, të gjitha pijet e buta të tregtuara në vendet e BE-së përmbajnë informacion për përmbajtjen e tyre.

Segmenti i pijeve sportive në tregun evropian është i gjallë, dinamik dhe inovativ, ashtu siç janë edhe konsumatorët e tij. Sipas GlobalData, vlera e këtij segmenti në treg ishte rreth 2 miliardë euro në vitin 2019. Vendet kryesore evropiane që zënë dhe pjesën më të rëndësishme në treg janë Gjermania, Italia, Spanja, Polonia, Holanda dhe Belgjika.

Edhe paketimi është bërë shumë inovativ, dhe luan një rol të rëndësishëm që ato ti përshtaten sa më shumë personave që merren me sport. Në ditët tona ato kanë dhe forma të paketave pluhur ose xhel, në mënyrë që të mund të transportohen më lehtë nga sportistët dhe të mund të konsumohen pas ushtrimeve fizike.

Burimi: UNESDA

alert.al

Vllaznia premton të përmbysë rezultatin me Siroki Brijeg, Adili: Tifozët janë arma jonë më e fortë

Vllaznia bëhet gati për misionin Conference League me objektivin për të përmbysur humbjen e parë 3-1 në Bosnje përballë Siroki Brijeg. Shkodranët duhet të fitojnë të paktën që ta cojnë në shtesa lojën ose me nje diference ndryshe nga ajo 3-1. Në mungesë të trajnerit Brdariç i pezulluar për kartonin e kuq qe mori në ndeshjen e parê, foli asistenti Elvis Plori i cili nuk preferoi të flasë shumë për arbitrimin e ndeshjes së parë por u përqëndrua vetëm te sfida në “Loro Boriçi”.

“Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.

Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë.

Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.

Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët.

Brdaric mungon, po do komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt. Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi. Të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja.

Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”, u shpreh Plori në vigjilje të sfidës së Vllaznisë në Conference League.

Në krah të trajnerit të dytë, Plori në konferencën për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i cili vuri theksin te forca e tifozëve për të arritur përmbysjen në “Loro Boriçi’ ndaj Siroki Brijeg”.

Ai tha se gjithçka mund të ndodhë nëse ekipi tregohet agresivë dhe as me arbitrat e sfidës së parë boshnjakët nuk do t’,i shmangeshin humbjes.

“Faleminderit që keni ardhur, e dimë çfarë ndeshje na pret. E dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme sepse tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve.Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë. Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi.Duhet të jemi më agresiv. Sa i përket gjyqtarit atje nuk dua të komentoj fare sepse nuk e kam bërë asnjëherë. Duhet të dimë diçka sepse këto gjëra po ndodhin edhe në kompeticionet dhe na bën të tregojmë respekt për arbitrat vendas dhe të ndryshojmë qëndrimin për arbitrat vendas. Kanë pasur shumë raste sepse nuk ishim agresiv. Edhe po të vijnë me të njëjtin arvbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë farë sepse kemi tifozët. Nuk do e kenë të lehtë siç e patën në Bosnje. Duhet të jemi agresiv dhe këmbëngulës në që nga minuta e parë, e kemi biseduar edhe me trajnerin”, deklaroi mbrojtësi shkodran në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Siroki Brijeg”.

alert.al/

UEFA shpall formacionin zyrtar me 11 më të mirët, nuk e përfshin Chiellinin

UEFA nuk e ka përfshirë Chiellinin, kapitenin e italianëve në formacionin me lojtarët që kanë shkëlqyer gjatë Kampionatit Evropian. Për këtë duhet të ketë ndidkuar gjesti i tij i turpshëm në finale ndaj sulmuesit anglez Saka. Megjithatë, e ka kompensuar ekipin italian duke shpallur Donnarummën portierin më të mirë, megjithëse me statistika, i tillë ishte Pickford i Anglisë.

Euro 2020 që filloi nga 11 qershor, përfundoi më 11 korrik – me Italinë që arriti të shpallej kampione me penallti ndaj Anglisë, pasi koha e rregullt dhe shtesat kishin përfunduar 1-1.

Pra, në portë është Gianluigi Donnarumma i Italisë që po ashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Para tij janë të vendosur katërshja, Kyle Ëalker, Leonardo Bonucci, Harry Maguire dhe Leonardo Spinazzola.

Mesfusha përbëhet nga treshja, Pierre-Emile Hojbjerg, Jorginho dhe Pedri.

Në sulm po ashtu është një treshe si, Federico Chiesa, Raheem Sterling dhe Romelu Lukaku.

alert.al/

“Euro2020”, OPTA publikon formacionin perfekt, Pickford shpallet portieri më i mirë

Gianluigi Donnarumma u shpall lojtari më i mirë i “Euro2020” por sipas statistikave të “OPTA” nuk është ai portieri më i mirë por rivali i tij në finale, Pickford. Sipas statistika të OPTA, Pickford ka arritur të mbajë portën e paprekur në 5 ndeshje, një rekord absolut ky në historinë e një evropiani.

Me skemën 4-3-3, sipas OPTA kemi këto lojtarë: dyshja e qendrës formohet nga Stonos dhe Bonuci. Në krahë, në të djathtë është Kyle Walker, mbrojtësi që ka rikuperuar më shumë topa(37) dhe ka kryer më shumë pasime në gjysmëfushën e rivalëve(161). Në të djathtë është mbrojtësi danez, Joakim Maehle, mbrojtësi që ka hedhur më shumë topa në zonë e kundërshtarëve (27).

Mesfusha formohet nga Verrati-Jorginho dhe Pedri, më këtë të fundit që është lojtari më i ri në historinë e evropianit që ka startuar si titullarë në 6 ndeshje. Verrati lojtari që ka krijuar më shumë aksione për gol për shokët e tij(14) ndërsa Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa(25).

Treshja e sulmit formohet nga Patrik Schick me 5 gola të shënuar. Kasper Dolberg lojtari që ka përqindjen më të lartë të numrit të gola për minuta. Tredhëmbëshi formohet nga Sterling lojtari i cili ka realizuar më shumë driblime(20)

 

Klubet u japin zemër futbollistëve të Anglisë, ja mesazhet që u dërgojnë

Anglia arriti deri në finale por nuk arriti dot të rrëmbente trofeun. Skuadrat ku luajnë lojtarët e kombëtares së Anglisë janë solidarizuar me futbollistët e tyre për ti dhënë zemër dhe për ti përcjellë mesazhin atyre që të vijojnë të mbajnë kokën lart

“Një goditje nuk përkufizon një futbollist, apo një person, Marcus. Mos e harro” shkruan në twitter Manchister United.

“Ne thamë se çfarëdo të ndodhte do ishim krenarë. Një lojë nuk e ndryshon atë” shkruan Manchister United për Harry Maguire, Luke Shaw. “Vazhdoni të mbani kokat lart”

 

j

alert.al/

 

 

 

 

Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq në ndërhyrjen antisportive ndaj Sakas, ja momenti që e fali gjyqtari

Giorgio Chiellini i shpëtoi kartonit të kuq në finalen e Euro 2020 në mes të Italisë dhe Anglisë. Azzurët fituan përmes penalltive ndaj Tre Luanëve, duke fituar trofeun për herë të dytë në histori të tyre.

Por, Chiellini mund ta konsideroj vetën tejet me fat, për shkak të ndërhyrjes që bëri në Bukayo Sakan.

Ishte fundi i kohës së rregullt dhe anëtari i Arsenalit kishte mundësinë që të shkonte i vetmuar deri te porta e Italisë.

Mirëpo, Chiellini nuk arriti ta ndalonte atë në mënyrë sportive, pasi e kapi për fanelle dhe e rrëzoi atë në fushë.

Gjyqtari Bjorn Kuipers ishte dorë shtrënguar dhe e ndëshkoi veteranin e Juventusit me karton të verdhë edhe pse një ndërhyrje e tillë dhe e pastër për t’u parë, do të duhej që të pasohej me karton të kuq.

 

Southgate: Djemtë të qëndrojnë me kokën lart, për gjuajtësit e penalltive ishte vendimi im

Gareth Southgate flet pas humbjes së finales së Euro 2020 përballë Italisë. Anglia kaloi e para në epërsi qysh në minutën e dytë, mirëpo Azzurët i barazuan shifrat në 1-1 në pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja ë shkonte në vazhdime dhe më pas në penallti.

Italianët shënuan tre herë, për dallim nga anglezët që realizuan vetëm dy, duke bërë që të fitonin trofeun për herë të dytë në histori.

Southgate është shprehur i dëshpëruar me këtë humbje, por që është krenar me arritjen e ekipit të tij.

“Ne i provuam ata në stërvitje, është vendimi im, penalltitë shënohen ose humben. Ne goditëm me gjuajtësit më të mirë në fushë. Gjuajtësit e penalltive në fushë në fund? Ne i bëmë këto ndryshime, sepse i kishim planifikuar tashmë. Djemtë mund të largohen sonte nga ‘Wembley’ me kokën lart”, ka thënë strategu i Anglisë.

“Është e vështirë, ne iu afruam titullit. Këto mundësi janë të rralla, por ekipi kombëtar italian ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ata e mbajtën topin më mirë se ne, ishin të mirë për të na bllokuar gjatë gjithë kohës”.

“Ne donim të bënim festën më të madhe ndonjëherë, nuk patëm sukses, por i dhamë vendit kujtime të bukura. Duhet të jemi krenarë”, ka shtuar më tej Southgate.

Anglia asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë Kampionatin Evropian, por nuk ka qenë kurrë më afër se mbrëmë që të bëjë një gjë të tillë, mirëpo nuk ia doli.

 

Christiano Ronaldo shpallet "mbreti" i EURO 2020 duke marrë "Këpucën e artë"

Superylli portugez Cristiano Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” të Kampionatit Europian, ndërsa “EURO 2020” përfundoi të dielën me Italinë si kampione. Ronaldo kishte shënuar në çdo ndeshje të vetme të fazës së grupeve për Portugalinë, me përjashtimin se kundër Hungarisë dhe Francës kishte realizuar dopietë. Sidoqoftë, ai nuk kishte arritur ta gjente rrugën e rrjetës gjatë humbjes 0-1 ndaj Belgjikës, në 1/8 finale. Pra, në total e mbylli kompeticionin me 5 gola.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, me 4 gola, pati një shans ta kalonte Ronaldon në finalen kundër Italisë, por nuk ia doli dot. Kujtojmë se Ronaldo, gjithashtu u bë golashënuesi kryesor në historinë e Europianit, me “rrjetën” e tij të 14-të. Ndërkohë, me 109 gola, ai barazoi ish-sulmuesin e Iranit, Ali Daei, si shënuesi më i mirë në futbollin ndërkombëtar, me kombëtaret.

Tre persona rezultojnë pozitiv/ Alarm për koronavirus, ekipi i Italisë izolohet dy ditë para finales

Alarm për Covid-19 në Coverciano. Përfaqësuesja e Italisë është izoluara dy ditë para finales Itali-Angli për shkak të pozitivitetit të tre gazetarëve midis atyre që ndiqnin ekipin kombëtar. Në funksion të finales së Euro 2020 ekziston optimizëm për ekipin dhe stafin stërvitor pasi lojtarët janë vaksinuar dhe kanë kontakte me median vetëm gjatë konferencave për shtyp, nuk ka frikë nga një shpërthim si ai i marsit të kaluar.

Dy gazetarët mbetën në Angli, një i tretë ishte kthyer në Coverciano, prandaj nga këtu fillon alarmi. Konferencat për shtyp mund të bëhen në distancë për siguri ose të anulohet në pritje të një riorganizimi.

Sidoqoftë, situata është shumë e ndryshme nga ajo e 31 marsit të kaluar kur shtatë lojtarë italianë dhe disa anëtarë të stafit rezultuan pozitivë pas Lituani-Itali.

Memet për penalltinë e Anglisë, mbretëresha në dhomën e VAR, polemika pafund për rastin

Anglia preku për herë të parë finalen e një evropiani falë edhe një episodi shumë të diskutueshëm, një penallti e akorduar në minutën e 104 që praktikisht nxori nga loja danezët. Jo vetëm hedhja e Sterling, por gjatë atij aksioni ishin në fushë edhe dy topa, shumë pranë njëri tjetrit, sipas rregullores: nëse një top i dytë, ose një tjetër objekt futet në fushë gjatë lojës, arbitri duhet të lejojë lojën vetëm në atë rast kur topi ose objekti nuk kanë asnjë influencë në lojë dhe duhet larguar sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky nuk është rasti në këtë sfidë, pasi topi ishte aq pranë me aksionin dhe me topin tjetër dhe mund të konsiderohet si një objekt shpërqendrimi, që ka influence në aksion, në këtë rast arbitri duhet të kishte ndalur lojën.Jo vetëm ky episod, edhe Sterling bëri gjithçka duhej për të vjedhur atë penallti: “Ajo e Anglisë nuk ishte një penallti, kjo me jep shumë bezdisje. Jemi shumë të kundërt në analizën e atij episodi”, u shpreh trajneri i Danimarkës në përfundim të ndeshjes.Edhe vetë anglezët duket sikur e pranojnë në heshtje që ajo penallti nuk duhej akorduar: “Fituam me një penallti të sajuar”, shkruan Telegraph. Ky episod ka bërë xhiron në rrjetet sociale, nuk mungojnë thumbimet, meme epike ku përfshihen të gjithë, nga Sterling e deri tek mbretëresha Elizabet që ndodhet në dhomën e VAR.