Menu

Sport

Icardi poston foto me zebra nga Afrika, tifozët e marrin si mesazh që do të luajë me Juventusin

Me përfundimin e sezonit, Icardi dhe Wanda Nara po kalojnë pushimet në Afrikë. Të dy ndajnë shumë imazhe e video në rrjete sociale, nga bimësia e vendit afrikan, por edhe kafshët e shumta që gjenden atje. Sulmuesi i PSG, ka qenë tepër aktiv së fundmi në rrjete sociale dhe ndan me 6 milionë fansat e tij pamjet e pushimeve të bukura në natyrë.

Ndër fotot e publikuara nga bomberi argjentinas, bie në sy, ajo e një grupi zebrash, një sinjal ky jo i vogël për Juventusin. Për tifozët bardhezinj, fotoja e zebrave, e postuar në Instagram nga Icardi, nuk duket pa një mesazh brenda. Në komente, dikush e pyet atë: Zebra si Juventusi? Dikush tjetër reagon në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Çfarë po nënkupton, se do të vish te Juve?

Një foto e thjeshtë ishte e mjaftueshme për t’i lëshuar njerëzit e Juventusit (të internetit) në komente pa fund. Por merkato është ende në nisje të saj dhe gjithçka mund të ndodhë.

alert.al/

Miqësorja me Uellsin/ Edy Reja: Nuk do të jetë e lehtë, e kam vendosur si do të luaj

Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet në miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, dy ekipe që do të jenë prezente në “Euro2020”. Dy arra të forta për ekipin shqiptar.

Tekniku italian Edi Reja e ka të qartë se sfida e së shtunës nuk i gjen në kushte optimale, gjithashtu rivali i tyre ka një potencial të madh fizik.

“Problemet e qershorit janë gjithmonë të tilla. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.

Pikat e forta të Uellsit

“Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bejl dhe Xhejms. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe t’i zëmë në befasi”.

Formacioni?

“E kam vendosur disi si do të luajmë ndaj Uellsit. Në sulm kam disa alternativa, Balaj Seferi dhe Manaj janë në formë. Në mesfushë nuk kam dyshime, Bare ka bërë mirë ku gjithashtu edhe Çekiçi ka bërë shumë mirë. Mbrojtja dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë në formë, por gjithsesi do t’i shqyrtoj të gjithë dhe do të bëj zëvendësime për të provuar sa më shumë lojtarë. Nga krahët kam disa alternativa dhe do të vendos nesër.

Ku ngjasojnë Uellsi me Çekinë?

“Janë dy skuadra shumë të forta si Uellsi dhe Çekia. Uellsi është pak më e ngjashme me Poloninë, ndërsa Çekia me Hungarinë. Uellsi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Për ne është e rëndësishme që të kolaudojnë ekipin. Këto dy ekipe janë kualifikuar në Europian, Uellsi mund të bëjë edhe surpriza në Europian. Merreni me mend çfarë niveli janë. E rëndësishme është të gjejmë mënyrën e duhur të lojës dhe të shikojmë sa jemi rritur, në mënyrë që të bëjmë analizat e duhura dhe të shikojmë se ku mund të arrijmë”, shprehet trajneri italian.

Cilat ekipe janë favorite për të fituar Kampionatin Evropian?

“Italia është favorite për të fituar grupin, për të fituar Europianin e shikoj në 3 favoritet kryesore, së bashku me Anglinë dhe Francën. Për sa i përket Uellsit, ka shumë lojtarë me vlera dhe mund t’i hapë probleme. qoftë Italisë, edhe kundërshtarëve të tjerë”, tha trajneri italian Reja.

alert.al

Interi zyrtarizon pasuesin e Contes, Simone Inzaghi firmos për 2 vite!

Te Interi mbyllet përfundimisht epoka Antonio Conte dhe nis një erë e re. Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës zikaltër, me 45-vjeçarin që pason kështu Conten dhe i jepet mundësia për të drejtuar kampionët e Italisë pas punës së shkëlqyer që bëri te Lazio gjatë 5 viteve që drejtoi bardhekaltrit si trajner i parë. Simone Inzaghi sëbashku me stafin e tij mbrriti paraditen e kësaj të enjteje në Appiano Gentile për të vizituar fillimisht qëndrën stërvitore të klubit, ndërsa menjëherë më pas hodhi edhe firmën mbi kontratë.

45-vjeçari firmosi me Interin për 2 sezone ndërsa paga e tij do të jetë diçka më e lartë se 4 milionë euro ndërkohë që me bonuset mund të arrijë deri në 5 milionë euro në vit. Inzaghi i cili me Lazion në këto 5 vite fitoi një Kupë Italie dhe dy Superkupa të vendit, ndërkohë që sezonin e kaluar arriti t’i kualifikonte kryqytetasit edhe në Champions League, duke kaluar edhe grupin do të ketë tashmë do të ketë misionin e vështirë për të mbajtur Interin në nivelet më të larta dhe për të vazhduar rrugën e sukseseve të nisur nga Conte.

Objektivi i parë i Simone Inzaghit do të jetë mbrojtja e titullit kampion në Serie A, një objektiv jo i lehtë edhe për faktin se zikaltrit kanë probleme financiare dhe do të jenë të detyruar të shesin një apo 2 nga lojtarët më cilësorë që kanë në skuadër të cilët do t’i zëvendësojnë me blerje low-cost ndërkohë që merkato do të jetë e kushtëzuar nga shitjet.

Simone Inzaghi e drejtoi Lazio në 251 takime në të gjitha kompeticionet duke regjistruar 134 fitore 45 barazime dhe 72 humbje. Në ringritjen e bardhekaltërve meritat janë kryesisht të tijat ndërkohë që arriti të nxirrte në pah cilësitë e lojtarëve si Immobile, Milinkovic-Savic, Correa, Luis Alberto, Thomas Strakosha e të tjerë duke rritur jashtëzakonisht edhe vlerën e tyre në merkato. Te Interi Simone Inzaghi do të kërkojë të riniset nga Romelu Lukaku të cilin e konsideron të pashitshëm dhe ende pa u zyrtarizuar si trajner i kampionëve të Italisë, ka patur një bisedë telefonike me të, duke marrë ok-in e sulmuesit belg për të vazhduar aventurën në San Siro me Interin.

Dy ndeshjet miqësore, Cikalleshi: Uellsi dhe Republika Çeke na vlejnë si provë zjarri

Sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi e konsideron Uellsin një kundërshtar tepër të vështirë, që tregon se deri ku mund të shkojë përfaqësuesja kuqezi. Ndërkohë mesfushori Keidi Bare është shumë optimist për skuadrën e drejtuar nga Reja pasi është i bindur se i ka mundësitë për të shkuar në Botëror.

Kombëtarja shqiptare prej dy ditësh gjendet në Uells aty ku po stërvitet për ndeshjen miqësore të 5 qershorit ndaj këtyre të fundit.

“Uellsi është një ekip që ka shkuar në Europian, është një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj gjithashtu se është në një nivel me kundërshtarët tanë në ndeshjen e shtatorit,”-u shpreh Cikalleshi.

Sipas sulmuesit të Kombëtares dy përballjet, pasi me datë 8 qershor Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore kundër Republikës Çeke, do të tregojnë nëse ne jemi gati apo jo për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në shtator.

“Janë miqësore, por për ne nuk janë të tilla sepse na tregojnë nivelin ku jemi përpara dy ndeshjeve që konsiderohen provë zjarri në shtator,”-deklaroi Cikalleshi.

Nëse për Cikalleshin ka dyshime e kundërta thuhet për mesfushorin Keidi Bare, i cili është shumë optimist për kuqezinjtë.

“Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ashtu si kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin në Europian para disa vitesh pse mos ta bëjmë diçka të tillë edhe në Botëror. Do ishte ëndërr për të gjithë shqiptarët, për futbollistët dhe për shtetin tonë. Do japim maksimumin për ta realizuar këtë qëllim,”-u shpreh Keidi Bare.

Të dy ndeshjet miqësore kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja do t’i luajë në transfertë, ndërsa si Uellsi ashtu edhe Republika Çeke janë pjesë e Europianit që nis me 11 qershor.

alert.al/

Sarri drejt Lazios, kërkon edhe Hysajn

Mediat italiane janë të sigurta, Maurizio Sarri është shumë pranë marrjes së drejtimit të Lazios. Tratatvë në fazë shumëtë avancuar, dhe gjithka mund të vendoset në orët e ardhshme, megjithatë lajmi është edhe më i rëndësishëm për publikun shqiptar, pasi nëse merr drejtimin e Lazios, Sarri ka kërkesat e tij edhe në lidhje me projektin teknik, dhe emri i parë që dëshiron të marë me vete në kryeqytet është ai i Elseid Hysajt. Përtej diskutimit mbi pagën, pasi kërkesa e Sarrit është për 4 milionë euro në sezon, trajneri ka patur një takim me drejtorin sportiv Igli Tare, që ka shërbyer pikëirsht për të kuptuar se si do të jetë skuadra e re.

Lazio nën shenjën e Sarrit do të ndryshojë elementë në orgabnikën e saj, pasi duhet ti përshtatet edhe modulit teknik që kërkon Sarri. Pas 5 viteve në të cilët bardhekaltërit janë rreshtuar me 3-5-2, do të kalojet te 4-3-3 apo 4-3-1-2, modulet e preferuar të ish trajnerit të Napolit e Juventusit. Për të realizuar projektin e tij taktik, Sarri i ka shpjeguar Tares kërkesën për të bërë të paktën pesë përforcime, dy anësore, një mesfushor qendre, dhe një sulmues krahu që mund të bëjë edhe trekuartistin por edhe sulmuesin e qendrës.

Emrat e parë që janë diskutuar janë pikërisht ata të Elseid Hysaj dheLykogiannis. Futbollisti shkodran lirohet nga detyrimi kontraktual me Napolin dhe përfaqëson një objektiv të arritshëm. Hysaj ka marrë oferta edhe nga jashtë Iyalisë, por do të ishte i lumtur që të rikthehej të punonte me Sarrin, pikërisht trajnerin që i dha besim duke ndikuar në karrierën e tij që nga kohët kur e lancoi te Empoli për ta marrë më pas me vete te Napoli.

“Transfermarkt” rivlerëson kampionatin hungarez, Uzuni arrin majën

Transfermarkt” ka azhurnuar vlerat e tregut të “Nemzeti Bajnokság”, kampionatit elitar hungarez. Ekipi më i vlefshëm mbetet pjesëmarrësi në Ligën e Kampionëve, Ferencvárosi TC, i cili fitoi titullin e tretë radhazi, sezonin e fundit. Tetë nga dhjetë profesionistët më të vlefshëm në kampionat janë nën kontratë me ekipin e trajnerit Sergiy Rebrov.

Ndërsa Tokmac Chol Nguen (27 vjeç), numri një i mëparshëm i këtij lloj vlerësimi, ngec në shifrën e 2.8 milionë eurove në treg, Myrto Uzuni (26 vjeç) ka për “tavan” kuotën 3 milionë euro. Anësori i majtë erdhi nga NK Lokomotiva Zagreb për 1.8 milionë euro para sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit, me 18 gola në 26 paraqitje.

Për dy profesionistët gjermanë, Marcel Heister (28) dhe Thomas Meißner (30), nuk ka azhurnime. Ndërsa Heister, i cili do të largohet nga Ferencváros pas tri vitesh, ka ende të paktën një vend ndër 20 më të mirët, me vlerësim 1 milion euro.

E verdha që tërboi dynjanë. Rihapet çështja e favorizimit të Juventusit ndaj Interit më 2018!

Pas emisionit të tetorit të kaluar, “Le Iene” i është kthyer ndeshjes Inter-Juventus më 2018 dhe minutave të ngazëllyera midis fushës dhe dhomës së VAR-it, në rastin e vlerësimit të faullit të Pjanic ndaj Rafinha. Arbitri Orsato nxjerr kartonin e verdhë, por më pas ia jep D’Ambrosio për protesta, duke “falur” mesfushorin e atëhershëm të Juventusit, i cili ishte paralajmëruar tashmë. Në episodin e radhës të emisionit të njohur në “Italia 1”, u transmetua videoja e papublikuar direkt nga dhoma e VAR-it.

Audio e videos nuk është siguruar kurrë dhe “Le Iene” përfiton nga ndihma e dy djemve të shurdhër dhe ekspertëve në leximin e buzëve. Sipas asaj që të dy shpjegojnë, Valeri thërret “Uhhhh, kontrolloni”, duke kuptuar mundësinë e rishikimit të rastit. Pastaj ai shtyp butonin e kuq, që e lidh me Orsato dhe, sipas interpretimit, do të thoshte “kontakti është aty, unë e kam kontrolluar tani”. Alessandro Giallatini, në sallë si ndihmës i VAR-it, thotë “e verdha është aty” dhe Valeri përgjigjet “po sigurisht”.

Video, gjithashtu tregon ndërhyrjen e VAR-it në ndëshkimin e mëparshëm ndaj Vecino. Uruguajani kishte kryer një faull ndaj Mandzukic, duke marrë një paralajmërim nga Orsato. Megjithatë, Valeri e kishte thirrur VAR-in për t’i rishikuar pamjet dhe vendimi ishte shndërruar në dëbim nga loja. “Daniele, unë jam Paolo, bisedo me mua. A është për të verdhë kjo ndërhyrje”, – i thotë Valeri-Orsato.

“Le Iene”, së bashku me Prokurorin e atëhershëm të FIGC, Giuseppe Pecoraro, paditën Orsato, Valeri dhe dizenjatorin Rizzoli, pas akuzave për “kryerjen e një mashtrimi sportiv në favor të Juventusit dhe konsumimin e provave të kësaj vepre penale”. Kohët e fundit, Osato, në një intervistë, e kishte pranuar gabimin: “Faulli i Pjanic në Inter-Juve nuk ka nevojë ta shoh përsëri tri vite më vonë. Sigurisht që është një gabim, e pashë menjëherë në TV”.

Bolivi/ Sadiku: Jam djalë që di të përshtatet, pashë projektin e madh të klubit

Armando Sadiku tashmë është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Bolivar, ne kampionatin e Bolivisë. Sulmuesi i kombëtares ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të treguar vlerat e tij, megjithatë ka besimin se do të përshtatet me kushtet e reja. Në një intervistë për “Bolivar Tv”, Sadiku tregon se e ka parë projektin që ka klubi dhe është bindur.

“Jam shumë i lumtur me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Po shkon shumë mirë deri tani. Kisha më tepër se një muaj që kisha folur me zyrtarët e klubit, e mendova me familjen dhe shokët e mi. Kam parë gjithashtu edhe projektin e madh që ka klubi për të ardhmen, pastaj vendosa që të vija këtu. Ndryshojnë shumë gjëra këtu, por unë shpresoj se Zoti do të më ndihmoj që të bëjë gjëra të mirë te Bolivari.

Kultura është tjetër në Bolivi, por futbolli nuk bën dallime, do të jap më të mirën nga vetja ime. Gjatë këtyre ditëve jam njohur me shokët e ekipit. Nuk është një kampionat i lehtë, e di, por unë jam një djalë që di të përshtatem lehtë”, u shpreh Sadiku.

Inter zgjedh Simone Inzaghin, Lazio hedh sytë nga Mihajloviç

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit. Vetëm disa orë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Conte, zikaltrit kanë nxituar të arrijnë marrëveshjen me ish teknikun e Lazios, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë brenda ditës së nesërme.

Vetëm 24 orë më parë Inzaghi darkoi me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, të cilit i dha fjalën për rinovimin e kontratës, por zikaltrit vepruan shpejt dhe në mënyrë bindëse ditën e sotme, duke i ndryshuar mendjen ish sulmuesit italian.

Një ofertë prej 4.2 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë deri në 5 bashkë me bonuset dhe që është dyfishi i asaj që i ofronte Lazio, bënë që Inzaghi të zgjedhë transferimin në Milano, ndërsa bardhekaltrit njoftuan edhe divorcin me teknikun nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Respektojmë vendimin e një trajneri, që edhe më parë si lojtar ka lidhur emrin e tij me klubin e Lazios”, thuhet në komunikatën e klubit bardhekaltër, që nuk denjon t’i përmendë emrin Inzaghit.

Ndërkohë klubi kryeqytetas ka lëvizur menjëherë për të gjetur pasuesin e Inzaghit, pasi ka kontaktuar trajnerin e Bolognës, Sinisa Mihajloviç, i cili ka një të kaluar si futbollist te Lazio dhe e njeh mirë ambientin.

Trajneri i momentin, të gjithë e duan Allegrin, “luftë” në aksin Torino-Milano-Madrid

Nuk ndodh shpesh që një trajner të jetë më i kërkuari në tregun e transferimeve, aq më pak kur bëhet fjalë për ekipe si Juve, Inter dhe Real Madrid, të tre në kërkim të një trajneri të ri. Vetëm një emër mund ti bashkonte këto tre ekipe për momentin, ai është Massimilano Allegri, i papunë prej afro 2 vitesh. Deri dje në mëngjes ishte thuajse i sigurt zbarkimi i tij në Torino, Juve mbetet sërish favorite por mes tyre është futur fuqishëm Inter që po luan këto orë kartën Bepe Marota. “Zonja e Vjetër” i ofron ish trajnerit 7 milion euro në sezon, aq sa përfitonte gjatë kohës kur ishte në krye të bardhezinjve. Dëshira e Juves është të mbyll këtë diskutim sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur çdo konkurrencë që i vjen nga Inter apo Real Madrid. Plani B i Agnelli është Zinedine Zidane, nëse dështojnë këto dy opsione atëherë me shumë mundësi do të konfirmohet Andrea Pirlo.

Inter ka vetëm një armë në dorë, efektin Marotta, drejtori sportiv ka punuar me Allegrin gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Juves, që nga ajo kohë kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira. Situata që po kalon klubi pas titullit kampion, paqartësitë e projektit Zhang nuk e favorizojnë afrimin e Allegrit. Në fund, opsioni më prestigjioz mbetet Real Madrid. Në Spanjë mediat janë të sigurta për largimin e Zidane, madje Marca e vendos Allegrin në krye të listës, alternativa të tjera të presidentit Perez janë edhe Raul, më shumë i dëshuruar nga tifozët por dhe vetë Antonio Conte, i sapo larguar nga Inter.