Menu

Sport

Rikthehen tifozët, Komiteti Teknik i Ekspertëve jep lajmin e shumë pritur

Ky sezoni nisi dhe do të përfundojë pa tifozë pavarësisht se në javën e fundit në stadiumet kryesore u panë tribuna thuajse plotë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet duhet të presin akoma për të lejuar zyrtarisht tifozët në stadium, kjo do të ndodh nga 1 korriku dhe sigurisht me një numër të reduktuar. Komitenti Teknik i Ekspertëve në daljen e fundit për mediat njoftoi masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19: “Duke filluar nga 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve në kapacitet të reduktuar me 30%”.

Në këtë mënyrë klubet shqiptare do të kenë mundësi që ndeshjet në para eliminatoret e kupave të europës ti zhvillojnë me tifozëve, sigurisht me një kapacitet të reduktuar. Pak ditë më parë, FSHF i dërgojë një letër MSH ku i kërkonte që finalja e Kupës së Shqipërisë, në program për tu zhvilluar më 31 maj në “Air Albania” të zhvillohej me tifozë, me një numër të reduktuar, por kjo kërkesë është hedhur poshtë në këtë mënyrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Finalja ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet pa tifozë, gjithnjë nëse nuk ndodh si në javën e fundit të Superligës ku tifozët në një numër të konsideruar ndoqën “live” ekipet e tyre.

Conte një hap larg Interit, tifozët kundër, nisin protestat poshtë selisë së klubit: Zhang merr përgjegjësitë e tua ose largohu nga qyteti ynë

Fitorja e titullit të 19-ë kampion të Serie A, nuk ka qetësuar ujërat në ambientin zikaltër, përkundrazi, duket sikur i ka trazuar ato. Arsyeja ka të bëjë me lajmet e qarkulluara orët e fundit, të cilët e shohin teknikun italian, Antonio Conte gjithnjë e më larg drejtimin të klubit.

Tekniku, ka kërkuar nga klubi zikaltër garanci për të ardhmen, me dy kërkesa të qarta drejtuar tyre: 1. Të mos ulen rrogat e lojtarëve dhe 2. Të mos preket organika aktuale e lojtarëve, por të afrohen lojtarë kualitativ, për të garuar jo vetëm në kampionat, por edhe në Evropë. Por duket se situata e pandemisë ashtu sit ë gjitha klubet e futbollit, ka prekur rëndë edhe Interin, e cila s’mund t’i lejojë vetes të bëjë transferime të ‘çmendura’.

Për këtë arsye, përballë një oferte mbi 90 milionë euro, klubi mund të largonte çdo lojtarë nga skuadra. Situata aktuale në klub, nuk është parë me sy të mirë as nga lojtari i 12-ë,tifozët, të cilët kanë protestuar ndaj klubit me anë të dy banderolave të mëdha. Curva Nord, ka vendosur dy banderola poshtë selisë së Interit, ku në njërën shkruhet: “Të ridemensionosh kampionët është veprim prej budallenjsh.

Trajneri, stafi dhe lojtarët nuk duhet të preken”. Ndërkohë pak më pas, është shfaqur edhe banderola e dytë, kësaj radhe me një person të vetëm në shenjestër: Steven Zhang.

“Zhang merr përgjegjësitë e tua ose largohu nga qyteti ynë”.

Media italiane shkruajnë se grupimi me ultras është future në seli, për të folur me drejtuesit, por pritet të ketë zhvillime të tjera në orët në vazhdim. Një gjë është e sigurt, tifozët nuk duan që Conte të largohet nga Interi, pasi ishte pikërisht ai që i dha titullin kampion, që në Milanon zikaltër mungonte prej vitesh.

Laporta mban pezull Koeman, trajneri i paqartë për të ardhmen, mungon konfirmimi në krye të Barçës

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë trajneri i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Ronald Koeman priste që presidenti Laporta ta konfirmonte menjëherë pas përfundimit të sezonit por kjo gjë nuk ka ndodhur ende, jo vetëm që Koeman nuk mori atë që dëshironte, por sipas mediave spanjolle holandezi është me një këmbë larg “Camp Nou”, për momentin nuk është preferencë e parë pavarësisht se është ende nën kontratë. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, presidenti Laporta dhe trajneri Koeman kanë zhvilluar një takim kokë më kokë ndërmjet tyre.

Temë diskutimi nuk ka qenë e ardhmja por palët kanë analizuar sezonin që sapo u mbyll. Gjithnjë sipas “Sport”, presidenti dhe trajneri do të takohen sërish në ditët në vijim për të vendosur përfundimisht se cili do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Përcaktues në të ardhmen e trajnerit të ri si gjithnjë është edhe Leo Messi, “pleshti” pritet të jap miratimin e tij për atë që do ti drejtojë sezonin e ardhshëm.

Sonte finalja e Europa League me tifozë, Villarreal sfidon Manchester United

Hera e parë për Villarreal apo e dyta për Manchester United. Sonte duke nisur nga ora 21:00 në stadiumin e Gdansk në Poloni luhet finalja e madhe e Europa League në prani edhe të rreth 10 mijë tifozëve.

Do të ngrihet trofeu i parë sezonal në Europë dhe më pas të shtunën do jetë radha e Champions. Villarreal luan finalen e parë evropiane mëse të merituar dhe ka në përbëje disa lojtarë me eksperiencë që mund ta dërgojnë tek trofeu. Madje në pankinë është një specialist si Unai Emery që e ka fituar Europa League tre herë. Në konferencë trajneri Emery ka thënë: United është favorite dhe kuptohet mjaft mirë pse, por ne kemi mundësitë tona ta fitojmë trofeun dhe do t’i shfrytëzojmë më së miri ato”. “Nëndetësja e verdhë” do zbres në fushë me formacionin më të mirë dhe golat do i presë nga Gerard Moreno.

Anglezët e Manchester United përveçse kanë fituar tre herë Championsin në 2017-tën triumfuan edhe në Europa League. Në finalen e mbrëmjes së sotme shihen si favoritë edhe për shkak të këshillave që kanë marrë nga ishi Ferguson.Me Bruno Fernandes dhe Edinson Cavanin në superformë anglezët do bëjnë të pamundurën që të ngrenë trofeun e Europa League. Do të ishte i pari si trajner i United për Solskjaer i cili ka thënë: “Do të jetë një ndeshje e veçantë dhe shanset janë 50 me 50”. Pa gola kanë përfunduar katër përballjet e kaluara mes Villarreal e United. Drejtësi do të vendosë francezi Clement Turpin.