Menu

Teknologji

Gara për riciklimin e paneleve diellore të përdorura

Panelet diellore ofrojnë një mënyrë më të gjelbër për të gjeneruar energji elektrike, por riciklimi i tyre kur nuk funksionojnë më, është i vështirë dhe i kushtueshëm. Në Australi, dhjetëra mijëra panele diellore jofunksionale përfundojnë në landfill, por një grup shkencëtarësh mendon se kanë një zgjidhje.

Nuk është e lehtë të riciklosh panelet diellore.

Ato fillimisht duhet të shkëputen, dhe më pas të ndahen në komponentët e tyre, dy procese të cilat janë të shtrenjta dhe kërkojnë kohë.

“Për momentin, do të ishte më lirë t’i vendosnin ato në landfill sesa t’i riparonim,” thotë John Polhill, menaxher i partneritetit të infrastrukturës, Sustainability Victoria.

“Energjia diellore është menduar të jetë energji e rinovueshme, produkt i lidhur me qëndrueshmërinë. Riciklimi më i mirë i një paneli diellor është ndoshta më i rëndësishëm se çdo produkt tjetër”, thotë Anthony Vippond, drejtor ekzekutiv i kompanisë Lotus Energy.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Deakin thotë se kanë gjetur një mënyrë për ta bërë këtë proces më praktikë.

Ata thonë se metoda e tyre nuk përdor kimikate të rrezikshme për të nxjerrë silikonin e vlefshëm nga panelet, duke e bërë atë më të lirë dhe më miqësor ndaj mjedisit.

“Ka shumë teknologji të tjera në mbarë botën, por shumica e teknologjive janë të komplikuara, me shumë hapa, dhe kërkojnë kohë,” thotë Mokhlesur Rahman nga Universiteti Deakin.

Metoda e re mund të bëhet financiarisht shumë interesante për bizneset e riciklimit, sepse materiali i silikonit që nxirret nga panelet diellore vlen shumë para.

“Ne do të ishim të entuziazmuar nëse mund ta arrinim këtë për momentin. Sigurisht, janë disa shifra të pabesueshme 31,000 dollarë për kilogram silikoni,” thotë zoti Vippond.

Kjo teknologji e re duhet të testohet për të parë nëse funksionon në nivel industrial.

“Duhet provojmë që jo vetëm të ndajmë panelin dhe silikonin, por ta bëjë atë në një mënyrë që është financiarisht e qëndrueshme si model biznesi, jo vetëm në shkallë laboratorike,” thotë zoti Polhill.

Studiuesit po punojnë tani për të bërë bateri me kosto të ulët nga ky material.

Ministrja Australiane e Mjedisit Tanya Plibersek po ushtron presion mbi industrinë për të bërë më shumë kur bëhet fjalë për riciklimin e paneleve diellore.

Ministrja Plibersek thekson se nëse nuk shtohen përpjekjet, deri në vitin 2030 në landfill mund të ketë më shumë se një çerek milionë ton panelesh diellore. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Inteligjenca Artificiale, trajtim agresiv për kancerin

Inteligjenca artificiale zhvilloi një trajtim për një formë agresive të kancerit në vetëm 30 ditë dhe ka treguar se mund të parashikojë shkallën e mbijetesës së një pacienti duke përdorur shënimet e mjekëve.

Zbulimet u kryen nga sisteme të veçanta, por tregojnë se si përdorimet e teknologjisë së fuqishme shkojnë përtej gjenerimit të imazheve dhe tekstit.

Studiuesit e Universitetit të Torontos punuan me Insilico Medicine për të zhvilluar një trajtim të mundshëm për karcinomën hepatocelulare (HCC) duke përdorur një platformë zbulimi të ilaçeve të AI (Inteligjencës Artificiale) të quajtur Pharma.

HCC është një formë e kancerit të mëlçisë, por AI zbuloi një rrugë trajtimi të panjohur më parë dhe projektoi një ‘molekulë të re goditëse’ që mund të lidhet me atë objektiv.

Sistemi, i cili gjithashtu mund të parashikojë shkallën e mbijetesës, është shpikja e shkencëtarëve nga Universiteti i Kolumbisë Britanike dhe BC Cancer, të cilët zbuluan se modeli është 80 për qind i saktë.

Inteligjenca Artificiale po bëhet arma e re kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, pasi teknologjia është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash, të zbulojë modele dhe marrëdhënie dhe të parashikojë efektet e trajtimeve.

Ekipi përdori Alpha Fold, një bazë të dhënash të strukturës së proteinave të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), për të hartuar dhe sintetizuar një ilaç të mundshëm për trajtimin e karcinomës hepatocelulare (HCC), lloji më i zakonshëm i kancerit primar të mëlçisë.

Qendra Alert/Alert.al

Themeluesi i TikTok nuk i lejon fëmijët e tij të shkarkojnë aplikacionin

Themeluesi i TikTok Shou Zi Chew nuk i lejon fëmijët e tij të përdorin TikTok edhe pse ekziston një “version për fëmijë” më të vegjël se 13 vjeç. Shou Zi Chew thotë se fëmijët e tij 6 dhe 8 vjeç janë shumë të vegjël për të patur një aplikacion të tilë.

Nëse ai nuk i lejon fëmijët e tij të përdorin aplikacionin, ndoshta është koha që ne të rivlerësojmë përdorimin tonë.

Në një intervistë ai tregon se në SHBA nëse ka përdorues më të vegjël se 13 vjeç, ata mund të navigojnë në versione ndryshe, me materiale të kontrolluara ose siç njihet, si versioni restricted.

Në vende të tjera nuk lejohet.

Ceo i TikTok tregon edhe një mënyrë sesi prindërit të kenë kontroll mbi fëmijët e tyre që kanë TikTok: Shkoni tek Settings, klikoni tek opsioni Parents Pairing, klikoni dhe do të shfaqen shumë mjete për të përmirësuar eksperiencën e adoleshentëve në aplikacionin e popullarizuar tashmë.

Qendra Alert/Alert.al

Zbulohet mundësia e përthithjes së energjisë elektrike nga ajri

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë që konverton ajrin në energji elektrike. Një ekip nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, zbuloi se një enzimë që konsumon hidrogjen nga një bakter i zakonshëm i tokës ishte në gjendje të gjeneronte një rrymë elektrike duke përdorur atmosferën si burim energjie.

“Ne e dimë prej disa kohësh se bakteret mund të përdorin gjurmët e hidrogjenit në ajër si një burim energjie për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të mbijetojnë, duke përfshirë tokat e Antarktidës, krateret vullkanike dhe thellë në oqean”, ka thënë profesori Chris Greening nga Instituti i Zbulimit të Biomjekësisë në Universitetin Monash.

Ai ka shtuar se nuk e dinin se si bakteriet e bënin këtë, derisa e zbuluan.

Zbulimi është detajuar në një gazertë të titulluar “Baza strukturore për nxjerrjen e energjisë bakteriale nga hidrogjeni atmosferik”, botuar në revistën Nature të mërkurën.

Sipas studiuesve, enzima e quajtur Huc rezultoi të jetë “çuditërisht e qëndrueshme” dhe jashtëzakonisht efikase në krijimin e “energjisë nga ajri i hollë”.

“Huc është jashtëzakonisht efikas. Ndryshe nga të gjitha enzimat dhe katalizatorët kimikë të tjerë të njohur, ai madje konsumon hidrogjen nën nivelet atmosferike – deri në 0,00005 për qind të ajrit që thithim”, ka thënë Dr. Rhys Grinter nga Universiteti Monash.

Eksperimentet zbuluan se është e mundur të ruhet Huc për periudha të gjata në temperatura të ngrira ose deri në 80 gradë celsius, pa e humbur fuqinë e tij për të prodhuar energji elektrike.

Aplikimet e hershme të enzimës “bateri natyrore” Huc përfshijnë pajisje të vogla me energji ajri, që shërbejnë si një alternativë ndaj pajisjeve me energji diellore. Objektivi më i shpejtë për shkencëtarët tani është të rritet prodhimi i Huc në mënyrë që të mund të përdoret me efikasitet në një shkallë kuptimplotë.

Qendra Alert/Alert.al

Inteligjenca Artificiale dhe profesionet që rrezikohen

Një studim nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju Jorkut ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimin në industritë amerikane, të inteligjencës artificiale, ChatGPT, por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera.

Sipas studimit, profesionet më të rrezikuara nuk janë ato që lidhen me shkencat ekzakte, por më shumë ato letrare ose që kanë të bëjnë me fushën e analizës historike dhe shoqërore, multidimensionale, pikërisht aty ku elementi njerëzor cilësohej si i pazëvendësueshëm.

Pra më shumë se inxhinierë dhe matematicien, inteligjenca artificiale do të godasë mësuesit e shkollave, veçanërisht ato të letërsisë dhe gjuhëve të huaja, por edhe ato të shkencave politike dhe sociologjisë, por edhe ato në shërbimet ligjore, që shpesh jepen online.

Pikërisht, në një dimension afatshkurtër, kategoria më e rrezikuar sipas studimit është ajo e operatorëve që punojnë në call-center, por rrezikojnë edhe psikologët, ndërmjetësit kulturorë, madje edhe vetë avokatët, në një të ardhme më afatgjatë.

Qendra Alert/Alert.al

Rrjetet sociale dhe rreziku tek adoleshentët

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan anketën e sjelljes së rrezikut të rinisë, e cila kryhet çdo dy vjet. Ndër statistikat më alarmante: Shumica e vajzave adoleshente (57%) ndiheshin vazhdimisht të trishtuara ose të pashpresa në vitin 2021, ndërsa djemtë adoleshentë (29%). Pothuajse një në tre vajza adoleshente e menduan seriozisht tentativën për vetëvrasje.

Ankthi dhe apatia adoleshente nuk janë një zhvillim i ri shoqëror. Çdo gjeneratë ka versionin e vet të zhvillimit hormonal, dhe gjithashtu probleme me sjellen e tyre dhe raportet me prindërit.

Të jesh një adoleshent emo ka qenë gjithmonë një fazë kalimtare, por gjithnjë e më shumë po bëhet një trend.

Pra, çfarë ka ndryshuar? Epo, pothuajse gjithçka.

Fëmijët e sotëm po dalin nga bllokimet e fundit dhe izoluese të COVID. Ata janë më antisocial se kurrë dhe jetojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në internet. Dhe është e vështirë të kundërshtohet se interneti dhe mediat sociale po ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

Studim pas studimi e ka vërtetuar këtë, duke përfshirë të dhënat e vitit 2020 se Instagram po ndikonte për keq në gjendjen mendore të vajzave.

E megjithatë, askush nuk ka marrë masa.

Cilido qoftë problemi i dikujt, depresioni, çrregullimet e të ngrënit apo konfuzioni gjinor, janë krijuar grupe të ndryshme ose janë postuar postime në rrjetet sociale. Ka subreddit, video TikTok, Instagram, Facebook, Snapchat dhe YouTube,. Të gjithë tashmë po kërkojnë një zgjidhje për problemet e tyre në Internet.

Në internet, adoleshentët ushqehen me idetë cinike që i thith kapitalizmi, ata janë bërë bullizues ose të bullizuarit, gjuha më e përdorshme mes adoloshentëve është dhuna dhe përveç adoloshencës, ndryshimi i klimës po i jep një goditje përfundimtare. Nuk është çudi që fëmijët janë kthyer në antisocial dhe janë të paralizuar nga ankthi.

Qendra Alert/Alert.al

Punonjësit e KE duhet të çinstalojnë llogaritë TikTok, eksperti i IT: Influencohen politikat kineze!

Deri më 15 mars punonjësit e Komisionit Europian kanë afat për të çinstaluar TikTok-un nga pajisjet e tyre (telefon, tablet, laptop) të koorporatës, por edhe në ato personale. Shkak është bërë shqetësimi për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave. Eksperti i IT Tomi Kallanxhi shprehet se ky vendim është marrë pasi Kina ka akses për të influencuar politikat kineze, për të shantazhuar dhe manipuluar punonjësit, por vlen edhe për mbrojtjen nga sulmet kibernetike që vijne nga rrjetet sociale.

“75% e pjesës vendimmarrëse është nga Kina, e cila mund ta përdorë këtë gjë për të influencuar dhe manipuluar ligje të caktuara brenda Bashkimit Europian. Mund ta përdorë gjithashtu për të shantazhuar politikanët, trupat diplomatike, duke u kontrolluar aksesin. Vendimi mund t’i paraprijë edhe sulmeve kibernetike, pasi influencohen individë të caktuar brenda institucioneve, shkohet në e-mail dhe hyjnë brenda serverave, siç ndodhi në Shqipëri me hakërimin”-shprehet Kallanxhi.

Kallanxhi tha se TikTok-u po përdoret nga të gjitha moshat në Shqipëri dhe është e pamundur kontrolli i tyre, duke vënë theksin edhe tek përdorimi i tij për përfitime ekonomike.

“Ka të rinj në TikTok që kanë bërë 200-300 mijë dollarë në muaj. Është një mundësi e mirë për t’i dhënë krah ekonomiës dixhitale të Shqipërisë, e cila është shumë e ngadaltë në krahasim me rajonin”-tha Kallanxhi.

Eksperti i IT shprehet se Shqipëria është ndër vendet e para në rajon dhe Europë për përdorimin e rrjeteve sociale. Nisur nga sulmet kibernetike, eksperti thotë se social media është vetem maja e ajsbergut per daljen e te dhënave.

Punonjësit e KE duhet të çinstalojnë llogaritë TikTok, eksperti i IT: Influencohen politikat kineze! – YouTube

Qendra Alert/Alert.al

 

KE, kërkesë punonjësve të çinstalojnë TikTok-un nga pajisjet e korporatës, por edhe në ato personale

Shërbimi IT i ekzekutivit të BE-së u ka kërkuar të gjithë punonjësve të Komisionit Europian që të çinstalojnë TikTok-un nga pajisjet e tyre (telefon, tablet, laptop) të korporatës, por edhe në ato personale.

Shkak është shqetësimi për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Kërkesa për të çinstaluar aplikacionin e mediave sociale në pronësi kineze iu komunikua me email zyrtarëve të BE-së sot (e enjte), 23 shkurt.

“Për të mbrojtur të dhënat e Komisionit dhe për të rritur sigurinë kibernetike, Bordi i Menaxhimit të Korporatave të KE-së [Komisionit Evropian] ka vendosur të pezullojë aplikacionin TikTok në pajisjet e korporatave dhe pajisjet personale të regjistruara në shërbimet e pajisjeve celulare të Komisionit”, shkruhet në email.

Punonjësve iu kërkua ta bënin këtë sa më shpejt që të ishte e mundur dhe jo më vonë se 15 marsi. Për ata që nuk respektojnë afatin e caktuar, aplikacionet e korporatës si emaili i Komisionit dhe Skype Biznes nuk do të jenë më të disponueshme.

“Jemi të zhgënjyer me këtë vendim, i cili besojmë se është i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime thelbësore. Ne kemi kontaktuar Komisionin për të shpjeguar se si i mbrojmë të dhënat e 125 milionë njerëzve në mbarë BE-në që vijnë në TikTok çdo muaj”, tha një zëdhënës i TikTok.

Nëntorin e kaluar, TikTok pranoi se të dhënat personale të përdoruesve në mbarë botën mund të aksesoheshin nga qeveria kineze. Kjo deklaratë erdhi pas zbulimeve nga Forbes se aplikacioni po përdorej për të spiunuar gazetarët.

TikTok kohët e fundit është ndaluar në pajisjet qeveritare në Shtetet e Bashkuara në nivel shtetëror dhe federal. Edhe pse asnjë qeveri evropiane nuk ka ndjekur shembullin e SHBA-së, zyrtarët holandezë thuhet se janë këshilluar të mos e përdorin aplikacionin kinez.

Muajin e kaluar, CEO i TikTok, Shou Zi Chew u takua me zyrtarë të lartë të BE-së, të cilët i thanë atij se kompania kishte një rrugë të gjatë për të bërë për të rifituar besimin e tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Kanalet e fëmijëve në Youtube dhe reklamimi i ushqimeve

Platformat online shihen si një tokë pushtuese për prodhuesit e ushqimit të padëshiruar sepse reklamimi në kanalet dixhitale arrin menjëherë audiencë jashtëzakonisht të madhe dhe e bën këtë pa ndërprerje. Për këtë arsye, kompanitë po përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale për fushatat e tyre. Ajo që është me të vërtetë serioze është se ata e bëjnë këtë në kanale që synojnë shprehimisht fëmijët, pavarësisht faktit se pothuajse të gjitha kompanitë kanë nënshkruar angazhime formale për të mos ushtruar asnjë presion komercial mbi shtresat më të rrezikuara të popullsisë, siç janë ata nën 13 vjeç. Studimi nga ekspertët e Qendrës Ruud për Politikat Ushqimore dhe Shëndetin në Universitetin e Konektikatit, sapo botuar në Obeziteti Pediatrik konfirmon këtë prirje dhe përshkruan një skenar qartësisht përkeqësues.

 

Në hulumtim, autorët analizuan 13 kanale në YouTube, të cilat përbëjnë rreth gjysmën e atyre që synojnë veçanërisht fëmijët amerikanë dhe që nga qershori 2020 kishin arritur në më shumë se 155 miliardë shikime. Prandaj, studiuesit verifikuan përmbajtjen e 400 videove të postuara në internet në 2019 dhe 2020, e barabartë me rreth një të tretën e totalit, duke diferencuar dy grupet e të dhënave sepse në janar 2020 YouTube miratoi një politikë që synon mbrojtjen e fëmijëve e cila ndalon reklamimin e drejtpërdrejtë të ushqimit dhe pijeve, madje duke shfaqur një baner që përcakton kanalin si ‘për fëmijët’ nën 13 vjeç. 

Rezultati tregoi një skenar të pritshëm, por shqetësues. 38% e videove në YouTube tregojnë markat e ushqimeve dhe pijeve, ose restorantet, që shfaqen mesatarisht katër herë për video. Produktet më të përfaqësuara janë ëmbëlsirat (të pranishme në 42% të rasteve në të cilat shfaqet një produkt i markës), të ndjekur nga ushqimet e ëmbla dhe të shijshme, pijet me sheqer ose akulloret (32%). I pamëshirshëm, pra, krahasimi me produkte të shëndetshme si lëngjet e frutave pa sheqer, ujë apo qumësht është i pranishëm vetëm në 9% të rasteve. Por, ajo që na bën të kuptojmë qëndrimin e prodhuesve është krahasimi mes viteve 2019 dhe 2020. Duke marrë parasysh çfarëdo ushqimi apo pije, markat, studiuesit treguan se numri i sponsorizimeve nuk ka ndryshuar që nga futja e ligjit të ndalimit. Në të vërtetë, prania e ëmbëlsirave është rritur, duke shkuar nga 36 në 47%. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Amazon po kërkon që punonjësit e saj të jenë në detyrë të paktën tre ditë në javë

Amazon.com Inc do të kërkojë që punonjësit të jenë në detyrë të paktën tre ditë në javë nga 1 maji, tha gjigandi i tregtisë elektronike.

Pandemia e COVID-19 kishte ndryshuar vendin e punës, pasi kompanitë filluan të dërgonin punonjësit në shtëpi për të punuar në distancë. Edhe pse bllokimet u lehtësuan në të gjithë botën, një popullsi e madhe punonjësish ka mbetur në distancë ose në një mjedis hibrid.

Në një mesazh që u postua në blogun e Amazon, shefi ekzekutiv Andy Jassy shkroi se vendimi ishte marrë në një takim në fillim të kësaj jave dhe kjo lëvizje do ta bënte më të lehtë mësimin dhe bashkëpunimin.

“Ky ndryshim do të japë një nxitje për mijëra biznese të vendosura rreth vendndodhjeve tona të selisë urbane në Puget Sound, Virxhinia, Nashville dhe dhjetëra qytete në mbarë botën ku punonjësit tanë shkojnë në zyrë,” shkroi Jassy.

Kompania shtoi se do të kishte disa përjashtime nga rregulli, rolet e mbështetjes së klientit dhe shitësit do të kishin mundësinë të punonin nga distanca. Amazon kishte thënë në tetor 2021 se do t’i lejonte ekipet individuale të vendosin se sa ditë do të pritet që punonjësit e korporatave të punojnë nga zyra në një javë. (Scan)

Qendra Alert/Alert.al