Menu

Uncategorized

Arrestohet ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, merrte 2 mijë euro për një vend pune në administratë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Sipas SPAK, Voda është e dyshuar për korrupsion, se ka marrë 2 mijë euro nga një avokate.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ka marrë përfitime materiale e monetare nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Pas hetimeve të SPAK, rezulton se Voda ushtroi ndikim të paligjishëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në mënyrë që Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Numri i dy i Ministrisë së Brendshme dyshohet se gjatë gjithë kohës që ishte zv.ministre ka marrë para dhe dhurata për të punësuar persona në shtet.

NJOFTIMI I PLOTË

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po kështu arrest shtëpie është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”

alert.al/

Rikthehet fuqishëm virusi, paralajmërim nga ShBA: "Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë do të na godasë.”

Grafiku i rasteve të infektimit me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara po rritet sërish pas disa muajsh rënieje. Numri i rasteve të reja në ditë po dyfishohet gjatë tre javëve të fundit, të nxitura nga përhapja e shpejtë e variantit delta, nga niveli i ngadaltë i vaksinimit, si dhe nga festimet masive për 4 korrikun.

Rastet e konfirmuara të infektimeve u ngjitën të hënën në një mesatare prej 23’600 në ditë, krahasuar me 11’300 që ishin më 23 qershor, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të gjitha shtetet amerikane, me përjashtim të Meinit dhe Dakotës së Jugut, raportuan se shifrat janë rritur gjatë dy javëve të fundit.

“Nuk është rastësi që jemi pikërisht në periudhën gjatë së cilës do të prisnim shfaqjen e rasteve gjatë fundjavës së 4 korrikut”, tha Dr. Bill Powderly, drejtues në divizionin për sëmundjet ngjitëse në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Washington në St. Louis.

Në të njëjtën kohë, pjesë të Shteteve të Bashkuara po përballen me një rezistencë të thellë ndaj vaksinës, ndërsa një version tepër ngjitës i koronavirusit, i pikasur fillimisht në Indi, është përgjegjës për një rritje edhe më të madhe të infektimeve.

Në rang vendi, 55.6% e amerikanëve kanë bërë të paktën njërën dozë të vaksinës për COVID-19ën, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pesë shtetet me kërcimin më të madh dy-javor në rastet për frymë kishin normat më të ulëta të vaksinimit: Misuri, 45.9%; Arkansas, 43%; Nevada, 50.9%; Luiziana, 39.2%; dhe Juta, 49.5%.

Edhe me valën e fundit, rastet e infektimit në Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak pranë kulmit të tyre prej një çerek milioni në ditë në muajin janar. Dhe vdekjet po qëndrojnë mesatarisht nën nivelin 260 në ditë, pasi kaluan në mbi 3’400 gjatë dimrit – një dëshmi kjo se me sa efektshmëri mund të parandalojë vaksina sëmundjen e rëndë dhe vdekjen e personave që infektohen.

Megjithatë, për shkak të rritjes, autoritetet e shëndetësisë në vende të tilla si Los Anxhelos dhe St. Louis janë duke iu lutur njerëzve, madje edhe atyre të imunizuar, që të rifillojnë të mbajnë maska në publik. Edhe zyrtarët e Çikagos njoftuan të martën se udhëtarët e pavaksinuar nga Misuri dhe Arkansas duhet ose të karantinohen për 10 ditë ose të rezultojnë negativë nga një test për COVID-19ën.

Ndërkohë, Departamenti i Shëndetësisë në Misisipi, i cili renditet i fundit në shkallë vendi për vaksinimet, filloi të bllokonte postimet rreth COVID-19ës në faqen e tij në Facebook, për shkak të një “rritje të keqinformimit” rreth virusit dhe vaksinës.

Zyrtarët e Misisipit gjithashtu po rekomandojnë që njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike të qëndrojnë larg grumbullimeve të mëdha në mjedise të brendshme për shkak të një rritjeje prej 150% të shtrimeve në spital gjatë tre javëve të fundit.

Por, vullneti politik mund të mos ekzistojë në shumë shtete të lodhur nga muaj të tërë kufizimesh.

Në Miçigan, Guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer po përballet me një përpjekje për të shfuqizuar një ligj që ajo përdori për të vendosur kufizime të mëdha gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Dhe guvernatorja republikane e Alabamas, Kay Ivey, iu kundërvu idesë se shteti mund të ketë nevojë të rivendosë masat parandaluese, ndërsa vaksinimet vonohen dhe rriten shtrimet në spital.

“Alabama është e HAPUR për biznes. Vaksinat janë në dispozicion, dhe unë inkurajoj njerëzit që ta marrin. Urdhrat për gjendjen e emergjencës dhe shëndetësinë kanë skaduar. Ne jemi duke ecur përpara”, tha ajo në rrjetet sociale.

Dr. James Lawler, një drejtues i Qendrës Globale për Sigurinë Shëndetësore në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës në Omaha, tha se rikthimi i maskave dhe kufizimi i tubimeve do të ndihmonte. Por, ai pranoi se shumica e vendeve që shohin nivele më të larta të virusit “janë pikërisht zonat e vendit që nuk duan të bëjnë ndonjë nga këto gjëra”.

Zoti Lawler paralajmëroi se ajo që po ndodh në Britani është një shije paraprake e asaj që do të vijë në Shtetet e Bashkuara.

“Përshkrimet nga rajonet e botës ku varianti delta ka zënë vend dhe është bërë virusi mbizotërues, janë me fotografitë e pavionëve të urgjencave plot me 30-vjeçarë. Kjo është ajo që përshkruajnë mjekët e kujdesit intensiv dhe kjo është ajo që po vjen në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ai shtoi: “Unë mendoj se njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë do të na godasë.”

Presidenti Joe Biden po shfrytëzon fuqinë e yjeve për përpjekjet e administratës për të vaksinuar të rinjtë. Aktorja, këngëtarja dhe kantautorja tetëmbëdhjetëvjeçare Olivia Rodrigo do të takohet me Preidentin Biden dhe Dr. Anthony Faucin të mërkurën.

Ndërsa administrata ka pasur sukses në vaksinimin e amerikanëve të moshuar, të rinjtë kanë treguar më pak urgjencë për të bërë vaksinat.

Disa, të paktën, po e dëgjojnë thirrjen në Misuri pas disa javë lutjesh, tha Erik Frederick, shefi administrativ i spitalit Mercy Hospital Springfield. Ai shkruajti në Twitter se numri i njerëzve që imunizohen në klinikën e tyre të vaksinimit është rritur nga 150 në 250 çdo ditë.

“Kjo më jep shpresë”, tha ai./VOA

Adoleshenti 14 vjeç hipën në taksi me armë zjarri në çantë dhe fishekë

Policia e Lezhës ka ushtruar kontroll në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Bëhet me dije se në branga ka rënë një 14-vjeçar, i cili në çantën e dorë kishte armë dhe disa fishekë.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e  personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të  denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112,  çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

alert.al/

(VIDEO) Dy të rinj nga Tepelena vjedhin kamionin në Lushnjë, pas disa orësh arrestohen

I vodhën automjetin një shtetasi, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve ishte me “Arrest në shtëpi”. Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e vjedhjes.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe 3 raste të tjera të vjedhjes të automjeteve të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i Policisë

Në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojnë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët e dyshuar, si dhe të bllokojnë automjetin e vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Andi Orucai  19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Mariglen Kondi  25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar edhe të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Fierit, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

alert.al/

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese nuk anulon herësin, por masën 10 mijë vota

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar, pasi pranoipjesërisht kërkesën e Bindjes Demoskratike dhe të Lëvizjes për Ndryshim. Duke se fillimisht u interpretua gabim ky vendim. Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin e shpërndarjes së mandateve të deputetëve, por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij. Gjykata thotë se në përcaktimin e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës.

Gjykata vlerëson se parashikimi i herësit, lidhur me vlerën e tij numerike, i përcaktuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si një ndër kriteret që ndikon në shpërndarjen e mandateve, cenon të drejtën për të zgjedhur, pasi nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit.

Gjykata konstaton fillimisht se votimi parapëlqyes nga zgjedhësit zbatohet për të gjithë kandidatët e listës, pavarësisht renditjes së tyre nga subjekti zgjedhor. Në vijim, numri i mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor e ndan listën e tij shumëemërore në dy pjesë dhe votimi parapëlqyes rirendit kandidatët në secilën pjesë sipas rezultatit. Në përfundim zbatohet herësi i parashikuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor për kandidatët e renditur në listën poshtë numrit të mandateve të fituara.

Gjykata vlerëson se nuk qëndron pretendimi i subjektit të interesuar, Kuvendit, sipas të cilit Kushtetuta nuk parashikon që renditja të bëhet sipas votimit parapëlqyes dhe se ky votim nuk është përcaktues në shpërndarjen e mandateve. E drejta e votës parapëlqyese të zgjedhësve, e parashikuar në nenin 64, pika 3, të Kushtetutës, nuk mund të interpretohet se vlen vetëm për të shprehur preferencat e tyre, por ndikon duke sjellë një kufizim në shpërndarjen e mandateve.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi më 9 qershor 2021 kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kërkesat e dy partive e dorëzuar më 29 dhjetor 2020 argumentohej  se antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve është një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

alert.al/

Zjarri në Gjirokastër rrezikoi të shpërthente tre predha luftarake, ndërhynë zjarrfikësit

Një zjarri i madh ka rënë në një parcelë kullote në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

Policia ka vaditur predhat dhe municionet të cilat mund të shkaktonin tragjedi nëse do shpërthenin pasi ndodheshin afër zonës së banuar. Predhat dhe municionet kanë qenë të vendosura aty prej 1997 sqarojnë specialistet e Policisë Kriminale.

Prokurorit Besim Hajdarmataj përballet me vëzhguesin Jacobs, ja përgjigjet që i dha pyetjeve të ONM-së

Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën parardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.

Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues.

Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe kurajoja.

Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjetesës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan.

 

 

Hajdarmataj kundërshtoi gjithashtu analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjikshme.

“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016,” argumentoi Hajdarmataj.

Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1  milion e 888 mijë lekë.

“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam patur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti,” tha Hajdarmataj.

Subjekti u ndal edhe në konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmataj deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

“As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioneri nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person,” pretendoi Hajdarmataj, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.

Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsiderohet dhe aludohet si udhëtim i përbashkët.

Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatimet e Jacobs për tre procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistruar në kohën kur Hajdarmataj ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”.

Hajdarmataj tha se ndjente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se: “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjos”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombëtar lidhur me mosvëzhgimin e punës së prokurorëve vartës.

Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi pubiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori.

Hajdarmataj sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistruar para se ai të ishte drejtues në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda.

Për sekuestrimin e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdaramataj tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësuar prokurorin dhe caktuar një grup prokurorësh për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë – pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferuar në Shkodër, por ishte transferuar hetimi vetëm individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për veprën penale të trafikimit,

Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimin e vëzhguesit ndërkombëtar.

Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmataj pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentuar se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikimin si grup të strukturuar kriminal, apo si trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas subjektit, transferimi i kësaj çështje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për rastin e kapjes së 11.3 ton cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmataj tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe të drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricisti i zonës.

Hajdarmataj sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimin e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjësisë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi.

“Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria Për Krime të Rënda ishte rikthyer në një prokurori jo për krime të rënda,” vërejti Hajdarmataj, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtoheshin prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjësië zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimarrje.

“Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes time nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim,”tha ai.

Një denoncim i mbërritur pranë Komisionerit Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohej se ishte edhe prokurori Hajdarmataj, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimin e ngritur.

Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmatajn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzionet përfundimtare më 16 korrik, ora 10:30.

UEFA shpall formacionin zyrtar me 11 më të mirët, nuk e përfshin Chiellinin

UEFA nuk e ka përfshirë Chiellinin, kapitenin e italianëve në formacionin me lojtarët që kanë shkëlqyer gjatë Kampionatit Evropian. Për këtë duhet të ketë ndidkuar gjesti i tij i turpshëm në finale ndaj sulmuesit anglez Saka. Megjithatë, e ka kompensuar ekipin italian duke shpallur Donnarummën portierin më të mirë, megjithëse me statistika, i tillë ishte Pickford i Anglisë.

Euro 2020 që filloi nga 11 qershor, përfundoi më 11 korrik – me Italinë që arriti të shpallej kampione me penallti ndaj Anglisë, pasi koha e rregullt dhe shtesat kishin përfunduar 1-1.

Pra, në portë është Gianluigi Donnarumma i Italisë që po ashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Para tij janë të vendosur katërshja, Kyle Ëalker, Leonardo Bonucci, Harry Maguire dhe Leonardo Spinazzola.

Mesfusha përbëhet nga treshja, Pierre-Emile Hojbjerg, Jorginho dhe Pedri.

Në sulm po ashtu është një treshe si, Federico Chiesa, Raheem Sterling dhe Romelu Lukaku.

alert.al/

Kokaina, Policia: Gjetëm 14 pako me drogë, dy persona të dyshuar janë shoqëruar

Policia jep detaje për drogën e kapur në portin e Durrësit, në një kamion me banane, duke konkretizuar se janë 14 pako me kokainë. Për hetime të mëtejshme janë shoqëruar në POlici dy persina të dyshuar.

Port, Durrës /Informacion paraprak

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Apel nga Genc Pollo: "Kërkoni ndjesë për bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe djegien e mandateve"

Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kërkuar nga kryesia e kësaj partie që të kërkojnë falje për djegien e mandateve në vitin 2019 si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Duke ju referuar mbledhjes së strukturave të Partisë Demokratike që do të mbahet pas disa ditësh, ku do të nisë procesi i reformimit të PD, ish ministri Pollo thotë se ata që do të jenë të pranishëm duhet të kërkojnë falje për vendimet.

Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.”- thotë ndër të tjera Pollo.

‘Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë! Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).

Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.

a-Ata që ende e justifikojnë djegien&bojkotin përmendin demoralizimin e popullit opozitar ne fillim të v. 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizimit të elektoratit tënd por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia&bojkoti e entuziazmoi popullin opozitar deri në verë 2019 lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizimit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jo partiak të opinionit/elektoratit që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies&bojkotit.

b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsistentë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamentare mbasi refuzuan ato bashkiake?

c-Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjësua komuniteti ndërkombëtar për problemet e rënda të demokracisë shqiptare mund të kenë drejtë por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës eshtë se komuniteti ndërkombëtar druajti se mos akti i paprecedent i djegies së mandateve bëhej ortek destabilizues në demokracitë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishme se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj dhe disa prej ndërkombëtarëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.

d-Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamentare, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.

e-Gjithësesi justifikuesit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi por se rezultati e pasoja janë përcaktuese në politikë ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike.

Për mendimin tim opozita në v.2021 duhet të qartësojë qendrimin a saj lidhur me dy vendimet e veta të v.2019. Në rradhë të parë për motive parimore etiko-politike mbasi qartësia në çeshtje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe të fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.

Në rradhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamentare është në situatë më të vështirë se në tetë vitet e shkuara. Gjithashtu ajo ka përballë një makinë propagandistike të specializuar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Është e paduhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.

Unë, për veten time zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia&bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratike; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamentar e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin e tyre dhe do të dalin me konkluzione e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëve në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproblemin “djegie&bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.’- shkruan Genc Pollo.

alert.al/