Menu

Uncategorized

Shëngjin, bllokohet shkarkimi i mbetjeve të stabilimentit "Posseidon" në kolektorin e ujrave të zeza

Stabilimenti i përpunimit të peshkut “Posseidon” me administratore një shtetase italiane, prej vitesh është shdërruar në një kërcenim serioz për banorët e Shëngjinit, por edhe turistët. Era e rëndë që përhapej çdo ditë nga shkarkimet e ujrave dhe mbetjeve në rrjetin e largimit të ujrave të zeza, bllokonte frymëmarrjen e banorëve dhe turistëve.

E ndodhur në qytet, në anë të rrugës kryesore, ishte e turpshme teksa shikoje turistë të huaj të vendosnin maska rrethanore, teksa kalonin në qytet, çdo sezon turistik. Atëherë kur Covid19 nuk ekzistonte, për banorët dhe turistët më i rrezikshëm ishte virusi “Posseidon”.

Pavarësisht se, banorët ishin ankuar disa herë në institucionet qëndrore, rajonale e lokale, si edhe e kishin ngritur shqetësim në çdo takim elektoral asnjë, nuk e kishte vënë ujin në zjarr për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shumë vjeçar. Ndërkohë me sa duket problemi u fut në rrugen e zgjidhjes.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.Alçani 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se, fabrika e përpunimit të peshkut “Posseidon” në qytetin e Shëngjinit shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha të ujësjellësit në Shëngjin. Sipas komunikatës zyrtare për shtyp të Policisë së Shtetit mësohet se, IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë, si dhe do të ndërpresë lidhjen e stabilimentit me rrjetin e kanalizimeve.

Kjo masë e marrë në prag-fillimi të sezonit turistik do të jetë një zgjidhje për këtë problem shumëvjeçar, jo vetëm për komunitetin, por edhe turizmin për të cilin deri më dje të gjithë titullarët dhe dikasteret kanë heshtur përpara këtij realiteti, ku sipas banorëve administratorja italiane siç dukej i kishte shtrirë tentakulat në të gjitha hallkat, pa i hyrë gjemb në këmbë. Banorët falenderojnë policinë e shtetit dhe IKMT-në për zgjidhjen e ofruar, duke shpresuar që derdhjet e mbetjeve nga kompania të mos vijohen në një tjetër drejtim për të shkaktuar ndotje mjedisore.

Autori: LINDITA KOKAJ, Lezhë

Qendra ALERT / Alert.al

Bletërritësi nga Mitrovica Zymber Bajraktari: Mjalti i trojeve shqiptare, më i miri

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Zymber Bajraktari bletërritës në Mitrovicë (ApiMedica) ka folur për mbështetjen e madhe të qeverisë ndaj këtij sektori, trajnimet dhe tregtimin e mjaltit. Bajraktari tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i madh dhe se Kosova tregton mjaltë të klasit të parë.

“Federata e bletarëve shqiptarë u bashkua me bletarë nga Tetova, Prizreni për të shkëmbyer eksperienca, por këtë vit nuk po organizohemi pasi u prekëm nga pandemia e coronavirusit. Kam 400-500 bletë dhe një qendër të madhe që nxjerr mjaltë. Bletarët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkëpunojmë në çdo rast. Ne në Kosovë kemi ndihmesë të madhe nga qeveria, ku bletarët marrin grande 200 mijë euro dhe janë të priviligjuar nga shteti. Për bletërritësit jepet subvencion 15 euro për koshere. Për të ecur më lart duhet rritje profesionale. Këtë vit kemi më pak vdekshmëri, morëm ekspertë edhe nga Shqipëria për trajnime. Kemi 12 ekspertë të bletarisë për trajnime duke ulur vdekshmërinë, shqetësuese është ardhja e ilçeve, pasi nuk ka kontroll nga shteti. Përsa i përket cilësisë, në Kosovë kemi bërë analiza edhe jashtë vendit, ku ka dalë mjaltë i klasit të parë, është mjaltë i trojeve shqiptare, më i miri. E tregtojmë kryesisht në qytetet tona, brenda Kosovës, kam dy dyqane ku shes mjaltë”-tha Zymber Bajraktari.

Qendra Alert/Alert.al

Bletërritësi Agim Damani: Qeveria s’na subvencionon, s’kemi laborator për analiza

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Damani, bletërritës në Permet foli për subvencionet e qeverisë për këtë sektor, sa i rëndësishëm është dhe problematikat e tij.

“Në raport me Kosovën, subvencionet janë 50% më pak tek ne, pasi kush ka 50 koshere mund të përfitojë 1 mijë lekë. Fermeri shqiptar nuk ka ku ta zhvillojë veprimtarinë e tij. Ne kërkojmë që ilaçet bazë të bëhen me subvencion nga shteti, do ishte e kontrolluar. Ilaçet bazë të bletëve, për varrotozën që po zhduk një sasi të madhe të bletëve të ishin në listën e vaksinimit nga shteti. Vitet e fundit ka patur një rënie të numrit të koshereve, 2 vitet e kalura arriti në 30-35%, në zona të tjera arriti deri në shuarje, por ansjëherë nuk u gjet diagnoza e saktë. Marrja e ilaçeve të ndryshme në farmaci mund të ndikojë, dhe nga eksperienca ime gati të gjitha ilaçet janë provuar.

Përsa i përket tregtimit është në nivel të ulët dhe nuk gjejmë një laborator të saktë. Kam bërë analiza, por kanë vetëm 4 elementë bazë, kurse në Greqi bënin analiza me 36 elementë. Nuk duhet të harojmë që qumështi i bletës dhe mjalti është i pazëvendësueshëm”-tha Agim Damani.

Qendra Alert/Alert.al

Bletët, pedagogu i UBT Kastriot Korro: Jetike për njerëzimin, kemi disa faktorë shqetësues

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i UBT Kastriot Korro ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, sa të rëndësishme janë për planetin dhe sa mbështeten bletarët në Shqipëri dhe sa të rrezikuar jemi për zhdukjen e bletëve.

“Bleta është një nga qëniet më të rëndësishme të planetit, në 3 kafshata është kontribut i bletës dhe janë jetike për njerëzimin. Nëse zhduken bletët, thotë Einstein vetëm 4 vite do kishte jetë, pasi nuk do kishim diversitet dhe nuk do të kishte prodhime në bujqësi dhe do të shkonim drejt urisë. Popullata e bletës është 1 mijë herë më e kërcënuar se më parë. Artikujt më seriozë rëndisin arsyet më kryesore që kanë reduktuar numrin e bletëve, mes tyre është faktori i helmimit, përdorimi i pesticideve në bujqësi, ndryshimi klimaterik. Por problem shqetësues mbetet edhe varrotoza, sëmundje parazitare, që bletarët e quajne makina shkatërruse dhe sëmundjet virale. Por një faktor tjetër është dhe neglizhenca qeveritare, mungesa e ndjeshmërisë së komunitetit për mbështetjen e bletarëve. Shqipëria renditet si vend bletërritës, populli slloven quhet bletar, por edhe shqiptarët janë të tillë. Shqiptarët janë shumë të lidhur me bletët”-tha  Kastriot Korro.

Korro vuri rëndësinë edhe te edukimi i fëmijëve për përkujdesjen ndaj bletëve dhe problemi i përdorimit të medikamenteve.

“Duhet të rrisim edhe fëmijët me përkujdesjen që duhet të tregojnë ndaj bletëve. Kemi 400 mijë koshere bletësh dhe 18 mijë bletarë, në krahasim me numrin e popullsisë jemi mirë. Është i vetmi sektor se komunizmi e la, nuk e cenoi. Por qeveritë nuk kanë kuptuar rëndësinë e këtij sektori, i cili siguroi të ardhura dhe punësoi popullsinë në zona rurale. Kemi klimë medhetare shumë të mirë. Mjalti në Shqipëri është ndër më të mirët në Europë, por ka edhe raste abuzimesh kur tregtohet, pasi tregtarët e mëdhenj i marrin dhe i përpunojnë me aditivë. Problemi është se disa medikamente kanë përbajtje kancerogjene dhe nëse një mjalti ka përbërje të tillë është i dëmshëm për shëndetin. Këtu është e nevojshme ndërhyrja e ekspertëve, specialistëve për sensibilizimin e bletarëve për këto krime që nuk janë të shëndetshme për qytetarët”-deklaroi Korro.

Qendra Alert/Alert.al

Coronavirusi, një sëmundje e rrallë po prek fëmijët këtë kohë

Një 5 vjeçar vdiq në New York nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me coronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andrew Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

Zoti Cuomo tha se zyrtarët e shëndetësisë po ndiqnin 73 raste të ngjashme në gjithë shtetin e Nju Jorkut, ku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma të sëmundjes Kavasaki, një sëmundje e rrallë.

“Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai.

Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar në spital me këtë pezmatim serioz që është hasur për here të parë në Evropë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe në Kaliforni. Temperatura, dhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurës, janë simptoma të zakonshme, ndërsa disa fëmijë në Nju Jork kanë pasur miokardit, një gjendje e rrezikshme e zemrës, që kërkon trajtim intensiv. Shumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus.

“Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakontë”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork.

Organizata mjekësore në Britani, Itali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje. Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19, megjithëse ende nuk është provuar.

“Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San Diego dhe nëndrejtore e Qendrës për Studimin e Kavasakit në Universitetin e Kalifornisë.

Rreth 3 mijë fëmijë amerikanë diagnostikohen me sëmundjen Kavasaki çdo vit, kryesisht nën 6 vjeç dhe djem. KJo sëmundje është diagnostikuar për herë të parë në fëmijët japonezë. Fundjavën e kaluar, studiues, mjekë dhe zyrtarë shëndetësie amerikanë dhe ndërkombëtarë, diskutuan javën e kaluar dhe arritën në përfundimin se fëmijët e prekur duhet të trajtohen në spitale ku kujdesi intensiv është në dispozicion, pasi gjendja e disa fëmijëve keqësohet me shumë shpejtësi. Megjithatë mjekët ende besojnë se shumë fëmijë me COVID-19 do të kenë vetëm një rast të lehtë. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Qindra tableta mbërrijnë në Shqipëri nga Ecolog dhe filantropi Lazim Destani, dhuratë për nxënësit nga familje në nevojë

Qindra tableta, donacion i Kompanisë “Ecolog International” dhe familjes së filantropit Lazim Destani, mbërrijnë në Shqipëri dhe do t’u dhurohen nxënësve të shkollave 9-vjeçare, që vijnë nga familje me nevoja të theksuara ekonomike. Tabletat janë të pajisura me karta SIM, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin online në programet dhe platformat e ofruara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përgjatë periudhës që po përballemi me pandeminë, Ecolog International dhe filantropi Destani, iu kanë ardhur në ndihmë me donacion mijëra nxënësve në nevojë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe tani në Shqipëri,. Siç dihet tashmë, ndër masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 erdhi dhe ndërprerja e mësimit në shkolla për të kaluar në formën e mësimit online. Kalimi i mësimit në këtë formë ua bëri të pamundur ndjekjen e mësimit shumë nxënësve që u mungonin pajisjet adekuate teknologjike e që familjet e tyre nuk ishin në gjendje t’ua siguronin këto.

Përmes këtij donacioni përmes qindra tabletash në Shqipëri, synohet zbutja e kësaj situate, duke jua mundësuar ndjekjen e mësimit nga shtëpia edhe nxënësve nga kjo kategori shoqërore.

Sa i përket prokurimit, logjistikës dhe implementimit, ky projekt u zhvillua brenda disa javësh nga resurse plotësisht të brenshme të kompanisë “Ecolog”, në bashkëpunim me institucionet relevante shtetërore që kishin siguruar evidencën e familjeve në nevojë sipas zonave. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Filantropi Lazim Destani e çmoi dhe i falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar. Sa i përket natyrës së donacionit ai tha se, “arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Prandaj, vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike, mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë thanë se, projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi, ndërsa për nxënësit në veçanti, janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë sonë.

“Ky projekt ka qenë një sfidë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të paisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe”, thanë drejtuesit e Ecolog.

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit disajavor të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoni, Kosovë e tani në Shqipëri, ndërsa përgjegjësia shoqërore e Ecolog International në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti.

Nga ana tjetër përmes angazhimeve private të vet filantropit Lazim Destani dhe përmes sipërmarrjeve të familjes së tij, vetëm gjatë pandemisë së Covid-19 janë mbështetur edhe shumë segmente tjera të shoqërisë si shëndetësia apo familjet në nevojë.

Qendra ALERT / Alert.al

Nis fushata e vaksinimit të bagëtive kundër sëmundjes së plasjes

Ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes. Në total veterinerët tanë do të kryejnë rreth 80 mijë vaksina në 44 fshatra të 6 qarqeve të vendit; Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Vksina kryhet falas për fermerët që mbarështojnë të imtat, gjedhin, njëthundrakët apo derrat.  Parashikojmë që procesi në gjithë qarqet të përfundojë në fund të muajit maj.  Fushata e vaksinimit është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për kontrollin e plasjes në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së antraksit.

Qendra Alert/Alert.al

Gjobë supermarketit në Durrës, tregtonte produkte pa etiketë në gjuhën shqipe

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, kontrollet zyrtare dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës kundër përhapjes së Coviid-19.

Janë kryer 303 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë kontrolleve të kryera në Durrës, janë dhënë tre masa administrative “gjobë” me vlerë totale 200,000 lekë, pasi në momentin e inspektimit, në këto subjekte janë gjendur produkte ushqimore të papajisura me kondraetiketë në gjuhën shqipe, si dhe është bërë bllokimi i sasisë prej 127.1 kg produkte të ndryshme ushqimore deri në pajisjen e tyre me kondraetiketë konform kërkesave ligjore.

Gjatë monitorimeve në Shkodër, Fier dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancim fizik , mungesën e xhamit mbrojtës apo afishim posterash.

Qendra Alert/Alert.al

Alarmi i RAPEX: Këto dy lloje maskash mos i blini, nuk iu mbrojnë nga Coronavirus

Në kohën e pandemisë “Covid-19”, kur çdokush përpiqet të mbrohet, duket dhe se mundësitë e abuzimit rriten. Siç kemi denoncuar në Emisionin ALERT për rezikun nga desinfektuesit ne duarve jashtë shrandarit, apo riskun nga dezinfektimet e ambienteve nga kompani të panjohura, apo produkte me origjinë dhe lëndë përbërëse të dyshimte, sot denoncojmë dy lloje maskash, të cilat nëse iu ofrohen për t’i blerë në farmaci, apo ne rrjetet sociale nga shitjet online, refuzojini.

Bëhet fjalë për dy lloje maskash, për të cilat, Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Produkte Joushqimore i Komisionit Evropian, RAPEX, ka njofruar se, këto dy lloje maskash nuk mbrojnë përdoruesit nga Coronavirus dhe nuk janë të certifikuara. Të dy llojet e maskave janë të prodhuara në Kinë, ndërsa rastet janë zbuluar në Belgjikë dhe Danimarkë. Sipas njoftimit të RAPEX, rreziku është serioz dhe këto maska nuk iu mbrojnë nga COVID-19, pasi nuk plotësojnë standardet e duhura.

Sipas njoftimit në fjalë, maska e parë është me emërtimin KN95, numër modeli 8410, me barkod e numër grupi të panjohur. Sipas RAPEX, mbajtja e grimcave / filtrit të materialit është e pamjaftueshme (vlera e matur ≤ 62 %). Si pasojë, një sasi e tepërt e grimcave ose mikroorganizmave mund të kalojnë nëpër maskë, duke rritur rrezikun e infeksionit, nëse nuk kombinohen me masa mbrojtëse shtesë. Produkti nuk është në përputhje me Rregulloren e Pajisjeve Mbrojtëse Personale dhe standardin Evropian përkatës EN 149.
Ndërsa për maskën tjetër, RAPEX njofton se marka, barkodi dhe numri i grupit janë të panjohura. Produkti mban shënimin CE, por nuk është i certifikuar si pajisje mbrojtëse nga organi përkatës.

Si pasojë, njofton RAPEX, produkti mund të mos përmbushë kërkesat e shëndetit dhe sigurisë dhe të mbrojë siç duhet kur kombinohet me masa shtesë dhe nuk është në përputhje me Rregulloren e Pajisjeve Mbrojtëse Personale. Maska është me përshikrimin KN90 dhe është blerë në internet.

Për të dy rastet, tregtarët e tyre në Belgjikë dhe Danimarkë janë urdhëruar të ndalojë importin e këtyre llojeve maskash, si dhe tërheqjen nga tregu të produkteve në fjalë.
Në linkun e mëposhtëm të RAPEX mund të gjtni informacionet për dy maskat, si dhe njoftimin për dhjetra produkte tjera ushqimore, veçanërisht për fëmijë, pajisje kuzhine etj, që nuk duhet të blihen nga konsumatorët, pasi nuk janë konform me rregulloret e BE për produktet joushqimore.

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=personalisedSubscription.view&web_report_id=19&id=0CC27B3CB8ED7F52BDB2CCE7AB8026B8FBDD0B3E12414D2CD7A26D758D376812173F146631B2D603285CA6AA4F2946D5A1845F93019723BD9AAC3FEC3BFC5F44&lng=en

Qendra ALERT / Alert.al

Lothar Heinz Wieler, mjeku veteriner që menaxhon pandeminë "Covid-19" në Gjermani

Në situatën e pandemisë globale COVID-19 që preku dhe Shqipërinë, një nga të dëmtuarit veçanërisht në javët e para ishin mjekët veteriner. Fashat e orareve të reduktuara bënë që shumë prej tyre të mos ushtronin dot aktivitetin e tyre, i cili është mjaft i rëndësishëm në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshave e si rrjedhojë, edhe të njeriut. Ndërsa, përsa i takon epidemisë, shoqatat e mjekëve veteriner, apo ekspertëve të ndryshëm të kësaj fushe, nuk iu ofrua asnjë mundësi të japin kontributin e tyrë në luftimin e Coronavirus e mbrojtjen e popullatës. Madje, as në ndonjë studim të mundshëm për të ndjekur vektorët e mundshëm të transmetimit… Por ndryshe nga Shqipëria, shteti që udhëheq Evropën, Gjermania, në krye të Institutit që menaxhon pandeminë, është një mjek veteriner. Është pikërisht Prof.Dr. Lothar H. Wieler, njeriu që drejton Institutin Robert Koch në Berlin, Gjermani. Ai është i diplomuar dhe specializuar e me grada shkencore në Mjekësinë Veterinare, me një CV të pasur dhe sot është njeriu që menaxhon drejton institutin që mbulon situatën e COVID-19 në Gjermani. Eshtë për të ardhur keq, se si në Shqipëri, mjekët veteriner, profesorët e mjekësisë veterinare lihen në harresë, ose titullarëve të shtetit u është krijuar ideja se, ata duhet të rrinë larg, në ndonjë stallë, apo duke matrikuluar ndonjë viç, nëse edhe kjo ndodh.

Më poshtë mund të gjeni CV e Lothar Wieler, e mund ta krahasoni me të drejtuesve të institucioneve tona shtetërore, që merren sot me bujqësinë, veterinarinë, ushqimin, institutet apo të tjera dikastere.

Curriculum.Vitae

Qendra ALERT / Alert.al