Menu

Uncategorized

Alarmi i ish-Ministrit Panariti: Të dezinfektohen në mënyrë urgjente bregdeti dhe plazhet, rrezikohemi përtej COVID-19

Ish-Ministri i Bujqësisë dhe profesori i njohur Edmond Panariti, lëshon alarmin për dezinfektimin e menjëhershëm të të gjithë bregdetit dhe plazhe, pasi në të kundërt, sipas tij, rrezikohemi dhe nga viruse të tjera përtej COVID-19.  Sipas Panaritit, edhe Ethe e Nilit në vitin 2018, që preku Ballkanin, transmetues ishin mushkonjat.

Ja çfarë shkruan ish-Ministri Panariti, në faqen e tij në Facebook:

Urgjent dezinfektimi i bregdetit, plazheve nga mushkonjat dhe insektet! Janë bartëse potenciale të infeksioneve.
Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare në administrim, nga mushkonjat dhe në përgjithësi nga insektet gjakthithës.
Sepse një pjesë e mirë e tyre janë bartës të sëmundjeve infektive.
Sepse valë të tjera virozash të transmetuara nga insektet mund të shfaqen edhe përtej COVID- 19.

Prof.Dr. Edmond Panariti

Sepse vetëm 4 vitet e fundit Ballkani Perëndimor dhe ne jemi prekur nga dy viroza të transmetuara nga mushkonjat dhe insekte.
Në vitin 2018, Ethet e Nilit Perëndimor prekën Ballkanin. Transmetues ishin mushkonjat.
Në Serbi, Greqi, Itali u prekën me qindra dhe u regjistruan dhjetëra të vdekur madje edhe Kosova raportoi vdekje. Ne zyrtarisht nuk u prekëm, e theksoj zyrtarisht.
Por dy vite më parë u prekën rëndë lopët (100 mijë) nga virusi i dermatozës nodulare i transmetuar nga një lloj insekti fluturues gjakpirës. Vdiqën (ngordhën) 1200 lopë. Për fat virusi nuk kalonte te njeriu këtë herë.
Në të gjithë vendet e rajonit, dezinsektizimi (dezinfektimi) fillon me trajtimin e këtyre zonave në muajt Mars – Prill kur këto insekte janë ende në stadin e larvave.. Mund të jemi vonë duhet vepruar!

Qendra Alert / Alert.al

Si të kujdesemi për lëkurën, kremëra që mund të përgatisimin në kushte shtëpie

Në këto ditë pandemie, kujdesi ndaj lëkurës nuk duhet anashkaluar. Në pamundësi për t’u drejtuar në qendrat e estetikës, janë dermatologet të cilat vijnë tek ne me këshillat e tyre. Një ndër to është mjekja e licencuar për estetikë Dafina Krasniqi, e cila ka vendosur që gjatë kësaj periudhe të vështirë të ofrojë këshilla falas për lëkurën.

Krasniqi na tregon disa mënyra se si mund të përgatisim kremëra në kushte shtëpie, për një lëkurë të paster dhe pa probleme.

Për pastrimin e fytyrës, mjekja Dafina Krasniqi na tregon një përzierje në kushte shtëpie të xhelit të bimës Aloe vera me vajin e ullirit.

E dimë që në preparatet kozmetike ndër përbërësit gjithnjë e më shpesh e gjejmë aloe verën, por në sasi të vogla. Kjo bimë po bëhet trend i vërtet te femrat, ndërkaq ato të cilat e kanë përjetuar magjinë e pastër të aloe verës, nuk duan t’ia dinë për blerjen e preparateve të shtrenjta. Për pastrim të fytyrës përzieni xhelin e aloe verës me vajin e ullirit. Masazhojeni në fytyrë dhe lëreni gjithë natën për të patur më shumë rezultat.

Aloe vera bën çudira në hidratimin e lëkurës. Me të nuk ju nevojiten kremra speciale. Kjo bimë gradualisht do të eliminojë njollat dhe parregullsitë nga fytyra.

Aloe vera ka dhe një ndikim të shkëlqyeshëm edhe në luftën kundër rrudhave dhe përdoret edhe si produkt anti-rrudhë.

Mirëpo, kjo nuk është magji, sepse aloe vera depërton shpejt në lëkurë dhe është shumë e pasur me nutrienë: ka 19 amino-thartira esenciale, grupin e vitaminave B (dheB12), vitaminat C dhe E, kalcium, hekur, magnez.

Qendra Alert/Alert.al

 

Problemet me riatdhesimin, shqiptari apelon në “Alert” për ndihmë: Dua të kthehem, pranoj kushtet e qeverisë, s’më japin zgjidhje

Një shqiptar që do të rikthehet nga Austria në Shqipëri ka denoncuar në ‘Alert’ problemin me riatdhesimin. Në denoncim ai bën me dije se ka mbetur i bllokuar në Austri për shkak të pandemisë së coronavirusit. Shtetasi shqiptar shprehet se pranon të gjitha kushtet e karantinës të vendosura nga qeveria shqiptare. Ai thekson se asnjë nga faqet në internet të publikuara nuk funksionon dhe ka qenë ndër të parët që ka aplikuar, por deri tani nuk i është dhënë asnjë zgjidhje. Shqiptari ka telefonuar disa herë Ministrinë e Jashtme, por që sipas tij e kanë lënë të presë në linje dhe më vonë nuk ia kanë ngritur më telefonin. Ministria e Transportit i ka kthyer një përgjigje që për të gjithë qytetarët që janë bllokuar si pasojë e koronavirusit, transporti ajror do të bëhet nga Air Albania. Shqiptari ka telefonuar  numri e vënë në dispozicion nga Air Albania, por që sipas tij kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion.

Shqiptari apelon për ndihmë pasi nuk ka mundësi financiare të qëndrojnë më në Austri, nuk ka asnjë të afërm ku të qëndrojë. Ai thekson se është brenda afatit 3 mujor të vizës dhe kërkon të kthehet në Shqipëri.

 

Qendra Alert/Alert.al

Kritikët: "Gabimet" e OBSH që sollën pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është vënë në qendër të sulmeve për keqmenaxhimin e gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Kritikët thonë se organizata nuk e njoftoi botën në kohë dhe dha deklarata kontradiktore në lidhje me transmetimin e virusit tek njeriu apo kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke ndjekur përgjithësisht linjën e Kinës.

Ndërprerja e financimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rindezur debatin për menaxhimin që kjo organizatë i bëri gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koroanvirusit në mbarë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin nga organizata dhe kujtoi deklaratat e fillim janarit kur OBSh-ja tha se nuk kishte prova të mjaftueshme se virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu. Një qëndrim i tillë i OBSh-së u bë pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e Tajvanit për persona të infektuar në Kinën Kontinentale.

Më 14 janar Maria Van Kerkhove, eksperte për zhvillimin e sëmundjeve pranë OBSh-së, tha se studiuesit po përpiqeshin të gjenin mënyrat e transmetimit të virusit. Në fillim të janarit, sëmundja njihej vetëm përmes një grupi rastesh pneumonia atipike, ose pneumoni me origjinë të panjohur.

“Çdo vit në mbarë botë ka miliona e miliona raste të pneumonisë atipike,” u justifikua Dr. Mike Ryan, nga Programi i Emergjencave Shëndetësore i OBSh-së, duke shtuar në mes të sezonit të gripit, ishte “mjaft i jashtëzakonshëm” konfirmimi i 41 rasteve të veçuara në Wuhan të Kinës.

“Virusi u identifikua më 7 janar dhe sekuenca gjenetike e tij u nda për të gjithë botën më 12 janar,” shton Ryan. Por OBSh-ja akuzohet se ka ndjekur linjën e Kinës që u përpoq fillimisht ta fshehë epideminë, duke rrezikuar pjesën tjetër të botës.

Pavarësisht gjendjes së vështirë të krijuar në Wuhan të Kinës dhe përhapjes së virusit në Azinë Lindore e Juglindore, më 29 shkurt Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh kundër kufizimit të udhëtimeve ndërkombëtare me avion si dhe kundër vendosjes së kufizimeve tregtare. Kjo solli që mijëra kinezë të udhëtojnë së pari jashtë Wuhan-it dhe më pas në të gjithë botën.

Vetëm pasi virusi filloi të shpërndahej me shpejtësi në Europë, më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 pandemi botërore, rreth dy muaj pas shfaqjes së rasteve në Kinë.

Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve në Europë filluan të vendosen nga mesi i marsit, kufizime që duke i parë nga sot duken të vonuara./Oranews/

Qendra Alert/Alert.al

Rreziku nga dezinfektimet, juristi Daci: Është skandaloze që ligji për Biocidet s'u plotësua për 5 vjet me aktet. Urdhri i 2014 s’duhet të ekzistojë

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, avokati Jordan Daci ka folur për rrezikun e konsumatorit nga dezinfektimet, sa e rëndësishme është zgjedhja e produkteve për dezinfektim si dhe për Urdhrin e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për Biocidet që nuk u plotësua për 5 vjet me aktet nën ligjore.
“Produktet e zgjedhura janë sa të dobishme aq të rrezikshme për qytetarët. Ligji i 2015 për Biocidet, kur u ndryshua qeverisja, reforma e inspektimit u braktis dhe një ndër problemet e Shqipërisë është se dalin ligjet e reja dhe zbatohen aktet normative të vjetra. Është skandaloze që ligji për Biocidet nuk u plotësua për 5 vjet me akte nën ligjore.
Qeveria jonë prej vitesh zbaton akte normative të vjetra, ato nuk shfuqizojnë ligjet ekzistuese, thjesht adresojnë nevojat që nuk përmbushin ligjet. Ligjet janë të plota dhe zgjidhin çështje, aktet normative janë urgjente dhe prekin disa aspekte. Zbrastia juridike nuk mund të mbulohet me akte normative, nuk mund të shmangen ligjet ekzistuese, kjo është një vrasës më i heshtur. Duhet të rritet numri i inspektimeve të dezinfektantëve, një pjesë e tyre nuk kanë as aromë alkooli, edhe pse thuhet se ka alkool. Nga njëra anë i japin njerëzve produkt fals, që mund të kthehet jo mbrojtës, por rrezikues për shkak të pasojës që sjell”-tha Daci.
Avokati Jordan Daci thotë se është shumë e rëndësishme zgjedhja e produkteve në tunelet apo portat dizenfektuese, pasi duhet të jenë të shëndetshme për lëkurën.
“Tunelet apo portat dizenfektuese duhet të jenë produkte të shëndetshme për lëkurën. Duhet të kemi kujdes të shtuar kur ka përdorim masiv, janë disa hallka që duhet ndjekur. Inspektoriatet duhet të jenë më aktivë, edhe Inspektoriati Shëndetësor duhet të jetë shumë aktiv, me rregulla strikte. Ka nevojë për vëmendje të shtuar në të gjitha fushat, në Shqipëri kemi probleme qoftë edhe në cilësi. Kemi me dhjetëra ligje, problem është se nuk nxjerrin aktet nënligjore. Duhen miratuar në kohë, duhet të rritet cilësia e akteve, të marrim modelet si ajo gjermane, jemi shumë mbrapa dhe të shfrytëzojmë përvojën e tyre. S’mund të vazhdohet me akte që i është prerë trungu dhe vazhdojnë të jenë në fuqi”-theksoi Jordan Daci.

Qendra Alert/Alert.al

Abuzimi me dezinfektantët, Ersida Teliti: Konsumatori i lënë pas dore, të rriten kontrollet

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti ka folur për konsumatorin, sa i mbrojtur është në kohën e pandemisë së coronavirusit dhe abuzimi me dezinfektantët. Teliti tha se në kohën kur e gjithë vëmendja e institucioneve shtetërore u përqendrua tek çështja e COVID-19 dhe te numri i të prekurve, u la pas dore mbrojtja e konsumatorit.
“Çështje të tjera me rëndësi ishin edhe emigrantët e bllokuar në kufij, çështjet e sigurisë ushqimore që lidhen edhe me dezinfektantët, kjo e fundit u shtrua kur me rritjen e kërkesës patëm një abuzim me çmimet. Mashtrimi i konsumatorit u vërtetua nga përgjigjia që u dha për përmbajtjen e alkoolit në dezinfektantë nga një laborator i certifikuar. Në qendren tonë ka ardhur një ankesë se ajo që kishin blerë në vend të dezinfektantit ishte raki e holluar. Ne nuk patëm mundësi të bënim analiza, për shumë rrethana por kjo që u bë nga ana juaj merr shumë vlerë. Në ditët e para kur u shpallen masat e qeverisë, qytetarët vërshuan në farmaci apo markete për dezinfektantët pa patur informacion mbi përmbajtjet, pra konsumtarët të çorientuar dhe pa patur siguri në dezinfektantët që po blejnë, nëse do kishin efekte pozitive apo negative”-tha Teliti.
Ersida Teliti tha se është detyrim i Institutit të Shëndetit Publik që të bëjë analizat
fiziko-kimike si dhe të monitorojë etiketimin e dezinfektantëve në gjuhën shqipe.
“Sipas legjislacionit është Instituti i Shëndetit Publik që duhet të bëjë analizat fiziko-kimike. Nuk kemi informacion as për paketimin, ruajten e dezinfektantëve si dhe për etiketimin në gjuhën shqipe. Kemi patur ankesa nga qytetarët për mungesën e etiketave në gjuhën shqipe, duke marrë parasysh se shumë dezinfektantë importohen edhe nga vende jashtë BE dhe mospërkthimi në gjuhën shqipe e bën të vështirë për konsumatorin që ta kuptojë përbërjen e dezinfektantëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor duhet të shohë edhe dezinfektanët që kanë kaluar datën e skadencës dhe në vend që të bëjë efektin mbi virusin, na shkakton rrezik për shëndetin. Jemi pro produkteve shqiptare, ka një numër tregtarësh që po plotësojnë legjislacionin në fuqi dhe kështu ndihmojnë ekomoninë vendase”-u shpreh Teliti.

Qendra Alert/Alert.al

Veza "Beata" surprizon klientët e saj në këto ditë festash, ja çfarë ka pregatitur për ta

Vendi ynë është në izolim për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirusit.

Teksa shumë biznese janë mbyllur pasi është e vështirë që të vijojnë punën si pasojë e masave strikte të marra nga qeveria, ka edhe nga ata që punojnë njësoj si para se të përhapej Covid-19.

Ky është rasti i vezës Beata, ku edhe në këto ditë mjaft të vështira për vendin tonë, punon me kapacitet të plotë që në tryezat e familjeve shqiptare mos të mungojë veza asnjë ditë.

Madje veza Beata ka menduar edhe për këto ditë festash, për Pashkët. Për të gjithë ata që sot blejnë vezët, Beata ka nxjerrë një paketim të veçantë.

Festo me vezën Beata, e cila ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Këto vezë ofrojnë proteina cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme. Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

Vezët Beata i marrin më të mirat këtij vendi, pasi janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura në ajrin e pastër të fushës me sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga Bjeshkët në Malësinë e Koplikut.

Çfarë avantazhesh ka në krahasim me vezët e tjera?

Veza Beata garanton që ka një ujë të sigurtë që vjen nga bjeshkët e Malësisë së Madhe. Është gjithashtu i kontrolluar edhe ushqimi që konsumojnë pulat.

Beata është produkt i pulave shumë të shëndetshme që rriten me drithëra natyralë, pa rritës artificialë, që i bëjnë pastaj vezët të pasura me omega 3, zink, hekur, selen, vitamina dhe proteina.

Pjesa më e rëndësishme është se kompania është e vendosur në një vend të rrethuar nga bimë medicinale, ku janë 500 hektarë tokë të mbjellë me sherebelë dhe ajri është shumë më cilësor.

Çdo produkt Beata analizohet në laboratorin Noval, laboratori i vetëm i akredituar në Shqipëri me standardet më të larta europiane. Deri më sot asnjë vezë Beata nuk ka paraqitur problem për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

Veza Beata plotëson të gjitha standartet për të eksportuar vezë në Europë, e ky është një detaj i rëndësishëm pasi do të thotë se kaluar të gjitha etapat përsa i përket pjesës higjienosanitare dhe pjesës së cilësisë.

Për këtë arsye, veza Beata nuk duhet të mungojë asnjëherë në shportën tuaj të ushqimeve.

Qendra Alert/Alert.al

Simptoma e re e coronavirusit, shfaqet tek shputa e këmbës

Simptomat e sëmundjes së coronavirusit ndryshojnë nga një person tek tjetri, por ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet (infeksione, plagë) në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes

Në të vërtetë, fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Pediatri.

Siç theksohet, në Itali, Francë dhe Spanjë janë raste të shumta të të sëmurëve të cilët kanë qenë të sëmurë me coronavirus të cilin e kanë pasur në këmbë, për të cilat dëshmojnë dermatologët.

Kjo simptomë posaçërisht është veçuar te fëmijët dhe adoleshentët, mirëpo edhe disa të rritur kanë patur shenja të ngjashme në shputa.

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen që ende nuk mund të flasim për fakte shkencore përse është kështu, mirëpo kërkojnë që t’i kushtohet kujdes edhe kësaj simptome.

Pra, provat e tyre janë paralajmëruese pasi Federata Ndërkombëtare e Podologëve ka publikuar artikullin në të cilin raportojnë për rastin e një 13-vjeçari, tek i cili janë vërejtur këto simptoma që prej 8 marsit, por për të cilin dyshohet se i është shkaktuar nga pickimi i merimangës. Mirëpo, adoleshenti pastaj është diagnostikuar me coronavirus, pasi ka patur edhe simptoma të tjera. Burimi: www.mirror.co.uk

Qendra Alert/Alert.al

30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit

Nga Armand Shkullaku

Ngjarja dramatike e shqiptarëve të mbetur në tokë neutrale në kufi me Greqinë, ka zhveshur menjëherë petkun e humanizmit dhe solidaritetit, që kryeministri Rama tentoi ta mbërthente fort pas aktit të bujshëm të dërgimit të 30 mjekëve në Itali. Mënyra çnjerëzore me të cilën u trajtuan këta shqiptarë, duke i lënë për netë të tëra jashtë në mes të të ftohtit, nxorri dhe njëherë në pah dy standartet me të cilat punon kjo qeveri: tjetër sjellje në sytë e botës dhe krejt tjetër me qytetarët e saj.

Indiferenca, madje edhe arroganca, ndaj fatit të 30 njerëzve të mbetur në mëshirë të fatit në kufi, hoqën çdo dyshim se nisja e 30 mjekëve drejt Italisë ishte frymëzuar nga humanizmi i sinqertë. Ky akt nuk paska qenë gjë tjetër, veçse një gjetje e marketingut politik për ta vënë kryeministrin e lodhur shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Dërgata drejt Italisë bënte ku e ku më shumë bujë se sa fati i disa shqiptarëve që donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Humanizmi pa efekt mediatik e politik, nuk është rrobë që i rri kësaj qeverie.

Qeveria shqiptare i kishte të gjitha mundësitë për të mos i trajtuar si bagëti qytetarët e saj të mbetur në kufi. Ajo mund të bënte në kohë verifikimin e tyre, të dërgonte mjetet e duhura të transportit dhe të zgjidhte ose karantinimin e detyruar në shtëpi (siç veproi për një grup tjetër shqiptarësh që u kthyen me avion në Rinas) ose vendosjen në një godinë që i plotësonte kushtet për një izolim 14 ditor. Indiferenca ndaj këtyre fatkeqëve nuk ishte e lidhur as me rrezikun infektues që ata paraqisnin (sot gjenden të karantinuar në një hotel të Korçës) dhe as me kostot për sistemimin e tyre. Thjesht, ata të 30-të, qëlluan të ishin shqiptarë të thjeshtë, që nuk ngrinin ndonjë peshë në marketingun politik të kryeministrit.

Imagjinoni për shembull sikur ata të 30 të kishin qenë qytetarë italianë apo gjermanë, të mbetur aksidentalisht në mes të kufirit greko- shqiptar, në pamundësi për të ndenjur në Greqi. Edi Rama do të kishte udhëtuar vetë drejt Kapshticës, me të gjitha pajimet televizive, dhe do të kishte mbajtur një fjalim live për bujarinë dhe solidaritetin e shqiptarëve. Do t’u kishte bërë gati me shpenzimet e palës shqiptare ndonjë hotel me pesë yje dhe në mbrëmje do lidhej në skype me Konten ose Merkelin, që do të vlerësonin lart liderin tonë në sytë e gjithë botës. Më pas do të rridhnin intervistat, komentet që do ta kërkonin president të KE apo sondazhet ku italianë, gjermanë e me gjerë, do t’i luteshin të madhit Zot që Edi Ramën ta kishin kryeministër të tyrin.

Mirëpo ata në Kapshticë e Kakavijë nuk kishin asnjë mundësi për të prodhuar efekte të këtyre përmasave. Pompa me të cilën u bë përcjellja e 30 mjekëve ishte shumë më lart nga efekti i pritjes së 30 emigrantëve. Dhe shfaqja në sytë e botës ka ku e ku më shumë rëndësi se sa drama e një grushti shqiptarësh. Këta të fundit nuk mund të përdoren për intervista në mediat e huaja, për ata nuk porositen dot as sondazhe, ata janë numra që harrohen shumë shpejt. Shumë- shumë me ta mund të bënte ndonjë kronikë Pandi Majko ose Erjon Veliaj (ndoshta shkon deri në Korçë) duke u shpërndarë supën apo duke u gatuar.

Dhe qeveria shqiptare i la ata njerëz të braktisur deri në fund. Rama u kujtua të zgjojë Pandin kur disa media të huaja nisën të raportojnë për shqiptarët e ngecur në kufi dhe kur opozita e shtoi presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë një zgjidhje atyre njerëzve.

Sigurisht, qeveria vetë nuk është se bëri ndonjë gjë. Familja Destani nga Tetova, me urtësi dhe pa bujë, madje pa u deklaruar askund, mori përsipër strehimin në Korçë të 30 shqiptarëve që kishin kaluar deri në vuajtje për një gjë kaq të thjeshtë. Bamirësit u zbuluan nga mediat, ata vetë nuk dhanë asnjë intervistë, nuk bënë asnjë foto dhe nuk pushtuan ekranet për të treguar bujarinë e tyre. Ndërsa Edi Rama dhe dishepujt e tij, nuk janë mësuar të bëjnë diçka pa nxjerrë ndonjë përfitim.
Prandaj kur flasim për aktet e Ramës, më mirë ta trajtojmë si një qerrata që i vete mendja të çudisë dynjanë se sa si një politikan që beson tek humanizmi dhe solidariteti njerëzor. Në fakt ai ka shumë vite që nuk beson në asgjë që nuk i shërben pushtetit, si qëllim final i ekzistencës së tij.

©Lapsi.al

Siguria në punë dhe shëndeti i stafit, ECOLOG vlerësohet me Çmimin e Artë nga Kompania Mbretërore RoSPA

Kompania ndëkombëtarë, që ushtron aktivitetin e saj në mbarë botën, ECOLOG INTERNATIONAL, është vlerësuar së fundmi me Çmimin e Artë për Sistemet e Sigurisë dhe Shëndetit për punonjësit e saj. Çmimi i është akodruar ECOLOG nga kompania presigjoze RoSPA, e cila njihet për specializimin e saj në vlerësimin e Parandalimit të Aksidenteve në Punë dhe kujdesit për shëndetin e punonjësve nga koorporatat. Njoftimi është bërë vetë nga ECOLOG INTERNATIONAL në faqet e saj zyrtare ku thuhet se, “shëndeti dhe siguria është gjithmonë përparësia jonë numër një!”  “Ne jemi krenarë të njoftojmë se, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Aksidenteve (RoSPA) i ka akorduar ECOLOG çmimin e artë ‘RoSPA”, për nivelin tonë të lartë të performancës, sistemet dhe kulturën tonë të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë profesionale të stafeve tona, kontrollin e jashtëzakonshëm për rreziqet, riskun në nivele shumë të ulta për dëmtime, aksidente apo humbje jetësh, thuhet më tej në njoftimin e ECOLOG. Sipas saj, Kjo performancë e artë, ka qenë gjithmonë premtimi ynë për klientët tanë, kolegët tanë dhe veten tonë.

ECOLOG INTERNATIONAL  është gjigandi ndërkomëtar që drejtohet nga Familja Destani, nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. Ajo është e shtrirë në të gjithë botën, me mbi 12 mijë të punësuar, në qindra lokacione të ndryshme.

Qendra ALERT / Alert.al