Menu

Uncategorized

Video / Bujqesia drejt falimentimit, kamioni me tranguj derdhet ne lume

Situatat ekonomike qe po shkakton e do te thellohet nga pandemia “Covid-19”, po ndihet edhe ne Shqiperi e nje nga sektoret qe po shkon drejr zhytjes totale eshte bujqesia. Renia e konsumit vendas dhe bllokimi thuajse total i eksporteve te perimeve, per shkak te mundeses se kerkesave nga tregjet ndermombetare, ka bere qe mijera ton perime shqiptare te mos gjejne destinacionin e tyre. Ne videon e siguruar nga Alert.al, duket nje kamion i ngarkuar me kastravec, qe ne mungese te tregjeve ka shkuar drejt kalbjes dhe e gjithe ngarkesa eshte derdhur ne lume.

Kjo tregon situaten e rende ku gjendet bujqesia, nderkohe qe tregjet nderkombetare po ulin kerkesen per produkte bujqesore nga vendi yne, per shkak te situates se Coronavirus.

Qendra ALERT / Alert.al

Ministri Çuçi garanton fermerët: S’do të ketë asnjë mungesë produktesh në tregje!

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka reaguar pas kërkesave të fermerëve në periudhën e vështirë që po kalojnë si pasojë e pandemisë. Ai ka deklaruar se puna e fermerëve do të vijojë dhe nuk mund të ndërpritet për asnjë çast zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit.

Deklarata e tij në Facebook.

Krahas mjekëve, infermierëve, punonjësve të rendit e sigurisë që janë në radhën e parë të kësaj situate të vështirë ka edhe një grup tjetër që është në shërbim të shoqërisë dhe që vijon punën për të garantuar një gjendje ‘normaliteti’, në kushtet kur i gjithë vendi është në një karantinë të plotë. E kam fjalën këtu për fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor.

 

🔴 Puna e tyre do të vijojë sepse nuk mund të ndërpresim për asnjë çast zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. GARANTOJ se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

 

🔴 Vërtet kjo është një situatë e pazakontë, por aktiviteti i subjekteve prodhuese dhe importuese vijon nën një regjim masash të rrepta të distancimit social, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fermerët e blegorët gjithashtu nuk mund ta ndërpresin punën e tyre, thjesht edhe ata po i përshtaten masave të vendosura nga qeveria në kuadër të kësaj pandemie botërore.

 

🔴 AKU është në terren në të gjithë vendin duke inspektuar subjektet që janë hapur, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

 

🔴 Është e rëndësishme që të gjithë bashkë të vijojmë sakrificën e madhe të kufizimit të lëvizjeve derisa ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm. Dhe padisuktim që ne do ta fitojmë. S’ka rrugë tjetër!

Qendra Alert/Alert.al

“Kriza Shëndetësore 2020" a mjafton ky emër për këtë krizë?!

Nga Ardian Lekaj*

Po ecim në kohën e paparashikuar dhe të papritur, pikërisht kur mendja tërhiqej nga strategjia afatgjatë e BE-se 2050, për njëekonomi të gjelbër dhe inovative.

Duket si një histori e pabesueshme. Një shok i cili ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, të menduarit apo të çdo sjellje. Çdo mendje mundohet të kërkojë të shohë, se çfarë do të ndodhë nesër.

Shëndeti i individit, është ushqimi i ekonomisë!

Ky duhet të jetë fokusi i kamerës së çdo vendi të globit sot.

Individin e shëndoshë dhe ekonominë e lidhin një sërë hallkash duke filluar nga të dhënat evidente, masat globale në shëndetësi, zhvillimet teknologjike, kërkimi dhe koordinimi ndërkombëtar, duke vijuar me të gjithë indikatorët formojnë mirëqenie për njerëz shëndetshëm, si punësimi, investimet, rritja ekonomike dhe tregu.

Shumë analistë i referohen krizës së vitit 2008, 12-vite më parë, por që kjo e sotmja, nuk është krize financiare, kjo është njësëmundje po prek trurin dhe zemrat e njerëzve.

Kjo krizë po nxjerr fare mirë në pah dobësitë e sistemit fiskal, shëndetësor dhe administrativ, që zor se do ta rikthejë atë çkakombet sot po humbasin për minimalisht një dekadë.

Po të shqyrtojmë këtë Botë të Re sot, me atë të nesërme pas kësaj katastrofe globale që po jetojmë me pasojat e COIVD-19, do të na duhetriorientohemi edhe pse me gjasa vështirësitë do të jenë jo të vogla, por që sigurisht do të kërkojmë dhe do të gjejmë ekuilibra rinj:

Në këtë periudhë kur njerëzit po humbasin arsyetimin, duket sikur po mësojmë si marrim frymë, sa afër duhet rrime njëri-tjetrin, si duhet të takohemi e të përshëndetemi. Është pikërisht një solidaritet nacional dhe një patriotizëm i ri brenda vendeve, të shpallur në gjendje lufte, por qëarmiku është i përbashkët dhe virtual.

Besimi tek autoritetet është rritur. Mjekët dhe nëpunësit e shëndetësisë, janë kthyer në heronj luftës. Ështëzvogëluar individualizmi dhe po hapet një dritare e re përndjesinë dhe përgjegjësinë familjare.
Reformat e reja po kthehen në një garë konkurueshmërie për kushte jete më suksesshme, studimet shkencore po marrin hov dhe impulse të reja konkrete.
Tregu i brendshëm po gjen vëmendjen e duhur. Po vihet nëpikëpyetje Globalizimi.
Ambientet e përbashkët as i parqet, kinematë, teatrot, muzeumet do të ridimesionohen.

Shërbimet fetare me siguri do të marrin nisma të reja.

Në trurin tonë çdo ndryshim për të ardhmen do tëperceptohet ndryshe dhe do të rritet uria për diversifikim tëideve apo proceseve.

Një jetë e re ka lindur për Botën On line, si botë më e shëndetshme tregtare, duke integruar edhe tregun e telemedikamenteve.

Sot ekonomia Botërore njeh disa forma krizash. Kriza në formën e germës “V”, ku ekonomia për shkaqe ndryshme natyrore bie në ritme shumë të shpejta-të menjëhershme, dhe shkakton dëme rigoroze, por që edhe pas rënies ka një ngritje po menjëhershme.

Kriza në formën e germës “U” e cila veçorinë dalluese, ka fazëne rritjes në ritmengadalta, pasi le dëme te pa korrigjueshmedhe shenja te thella sektoriale. Më e vështira është ajo kaformën e germës “L” ku ekonomia për një periudhë tëpapërcaktuar bie në një kolaps të plotë.

Ne sot ndodhemi në një fazë të ndërmjetme mes formës “V” dhe “U” kumet e pakorrigjueshme janë humbjet e jetëve çdo ditë, dhe gjurmët janë pikërisht kriza që do të pasojë ekonominëglobale.

Qeveritë në këto momente, po zhvillojnë një luftë në dy fronte dhe kjo nuk është fare e lehtë, në kushtet kur efikasiteti dhe efektiviteti i secilit nuk është në lirshmërinë e të përditshmes normale.

Nga njëra anë po luftohet për një unifikim mënyrës sjelljes publike në zbatime dhe të masave të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit, çka nuk i referohet asnjë eksperience ngjashme në llojin e vet, nga ana tjetër rekordet ekonomikekërkojnë përgjegjshmëri shumë më tepër se një trajtim fiskal. Duket si një përpjekje individualiste, për arsyen se virusi i gjeti papërgatitur. Duket si një indiferentizëm ndaj kombeve, por në fakt asnjë nuk ka të garantuar vendin e vet.

Ekonomia është një fushë sa komplekse aq edhe e matshme. Skenarët duhet ti qëndrojnë mendjeve specialistëve për tudizenjuar dhe përshtatur më së miri, në kombinim meszgjidhjesh fiskale me ato politike, sociale dhe administrative. Aleatët do të lindin natyrshëm. Jam i bindur se rregullat e lojësdo të paraprijnë një botë të re, me zgjidhje alternative.

Por si sipërmarrës, nuk do të prisja askënd. Skenarin e çdondërmarrje do të duhej ta dizenjoja ashtu si krijova idenë për ta zhvilluar atë.

Kur situata ndryshon unë si ekonomist nuk bëj gjë tjetër veçse ipërshtatem dhe drejtoj mendimin duke u bazuar në nivelin e rrezikut.

Ndryshe nga mëdhenjtë, të vegjlit kanë nevojë për drejtim. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për të garantuarminimumin jetik. Ndaje dhe skenarët e specialisteve çdoqeverie, duhet të jenë në fokus.

Sistemi i sotëm financiar me sa po duket është po aq i dobët sa në 2008. Në mars të vitit 2009 u mblodh G20 nën mbikëqyrjen e Barack Obamës në Londër për të rregulluar sistemin Financiar.

r pak menduam se vendet e vjetra industrialiste, do të bashkëpunonin me lojtarët e rinj botërorë, si: Kina, India, Brazilidhe Rusia. Shumë rregullareja dhe të forta u menduan dhe u përfolën për sistemin e ri bankar. Por jo më shumë se 6 muaj pas krizës, pikërisht bankat u mbështetën dhe u mbrojtën më shumë, filluan operojnë me një arrogancë të re duke fshirë ngatavolina të gjitha rregullat e lojës u vendosën nga G20.

Sot bankat qendrore e çuan normën e interesit në 0 dhe poprodhojnë para extra për tregun. Ky nuk është shërim, përkundrazi është infektim akoma më i keq i tregut. Në këtëmënyrë po krijojnë një flluskë re që do ta rëndojë ekonominëakoma më keq në të ardhmen.

rastin e Shqipërisë, jemi në fazën e parë të luftës ku Qeveria me të gjitha format po përpiqet marrë n kontroll situatën përsa i përket virusit në mënyrë që minimalizojë situatat e dhimbshme.

Edi Rama deklaroi planin A me shtatë pika. Ai gjithashtupërmendi dhe planet B apo C që do ta ndjekin në vazhdimësi. Në këtë moment “shoku” psikologjik nuk lejon kuptoshasnjë plan. E vetmja gjë dëshiron të dëgjosh është, të dish se kur merr fund kjo tragjedi, kur do të fillosh prapë atë jetënormale ndoshta deri dje edhe e përbuzje.

Ajo çdokush kërkon sot është siguri për jetesën. Ndaj dhe sot më tepër se kurrë kërkohet një aleancë midis grupimeve ndryshme.

Me siguri më vonë do kemi kohë bëjmë analiza përmënyrën e administrimit të sotmes. Një proverb Etiopianethotë: Kur merimangat bashkohen janë gjendje lidhin edhenjë luan.

Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund mos përmend median,si një rol i veçantë në të përditshmen e jetës së secilit nëkarantinë. Fuqiplotë dhe instrumenti i vetëm i zyrtarizuar kontrollon trurin e njerëzimit, ka uzurpuar kohën to.

Padyshim sot, kur televizioni dhe interneti janë miqtë tanë të mirë, kemi vendosur t’i kemi më afër se këdo tjetër duke na bërë ndihemi kudo dhe informuar për gjithçka.

Mos e humbni këtë besim që ju kemi dhënë, në këto ditë tëvështira. Bëhuni edhe ju psikologu i menaxhimit të kohësmënyrë efiçente gjatë karantinimit.

Më shumë se gjithçka, të arrijmë gëzojmë shëndet plotë përçdo qytetar.

*Autori është kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës
Qendra Alert / Alert.al

Veterinerët peticion qeverisë: Na lejo të ushtrojmë profesionin

Pjesë e urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes pēr mbrojtjen ndaj coronavirusif janë edhe veterinerët. Ata i kanë drejtuar një peticion qeverisë, ku parashtrojnë kërkesat e tyre dhe gjetjen e një marrëveshje të përbashkët.
Peticioni
Lejo veterinerët të ushtrojnë profesionin
PETICION DREJTUAR QEVERISË

Ne veterineret private te praktikes te Shqiperise, ne ndryshim edhe me koleget kosovare, ato te Malit te Zi dhe Maqedonise se Veriut, pa permendur vendet e tjera Evropiane, ndjehemi krejt te braktisur ne kete situate pandemie. Koleget tone ne mbare vendin po penalizohen ne perpjekjet e tyre per ti sherbyer kafsheve dhe fermereve ose pronareve. Sherbimi jone eshte ne situate kolapsi te plote, si ne drejtim te sherbimeve qe ne na kerkohet te ofrojme ashtu edhe ne lidhje me ecurine ekonomike tonen. Kafshet bujqesore dhe ato te shoqerimit jane jashte cdo mbikqyrje dhe perkujdesi veterinar. Ne jemi pro masave te marra te kufizimeve te levizjes por kerkojme qe brenda nje marrveshje me Qeverine te na krijohen disa mundesi qe ne cdo kohe, te mund te levizim me mjetet tona ne sherbim te kafsheve te semura, tju pergjigjemi nevojave te tyre mjeksore qe jane 24 orarshe. Theksojme se OIE Organizata Botrore per shendetin e Kafsheve shprehet se, puna e veterinerve eshte thelbesore ne kete situate.
Kjo situate duhej ngritur me pare nga Urdheri i Mjekut Veterinar, por duke qene se zyrtaret e Urdherit i njohin pak ose aspak problemet e veterinerit praktik, e kane lene jashte konsiderate kete situate.

Ftojme te gjithe mjeket veterinare te praktikes, kudo qe ato punojme ti bashkengjiten ketij Peticioni per ti kerkuar Qeverise qe sebashku te mundesojme nje menyre levizje per ti sherbyer kafsheve bujqesore dhe atyre te shoqerimit (qen dhe mace) ne ndihme te fermereve dhe pronareve te kafsheve te shoqerimit.

https://www.oie.int/en/for-the-media/press-releases/detail/article/covid-19-and-veterinary-activities-designated-as-essential/

Qendra Alert/Alert.al

Mjeku Pëllumb Pipero: Ibuprofeni mund të përdoret dhe në kohë Coronavirusi

Ibuprofen mund të përdoret lirshëm edhe në situatën e “Covid”. Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që mund të nxisë infektimin. Lajmet e tjera janë të pavërteta. Kështu është shprehur dje mjeku u njohur, Dr.Pëllumb Pipero i ftuar në emsionin Open!
Garancia se kemi të bëjmë me një informacion të pasaktë vjen nga Austria, ku autoritetet shëndetësore atje e përgënjeshtruan lajmin.
Në një reagim zyrtar, Spitali Universitar në Vjenë, tha se nuk ka fakte që konfimojnë që Ibuprofeni reagon agresivisht ndaj personave të prekur me Coronavirus. Ndërkaq edhe sipas Piperos personat që s’kanë probleme me stomakun mund ta përdorin Ibuprofenin në dozën e duhur sipas këshillës së mjekut.

Foto te frikshme / Boshatisen marketet ne qytetin gjerman qe s’ka asnje te prekur nga COVID-19

Te shikosh foto te tilla, tashme eshte e zakonshme ne shume shtete qe i jane nenshtruar virusit te frikshem, COVID-19. Nuk jane as ne Kine, as ne Itali dhe as ne Shqiperi. Por pandemia e panikut ka zene dhe gjermanet. Behet fjale per marketet ne qytetin Lingen, ne kufi me Holanden, ku deri sot, nuk ka asnje te prekur nga Coronavirus. “Me ka marre malli te ha makarona. Nuk gjej ne asnje market”, thote nje zonje qe jeton ne Lingen, kufi me Holanden, e cila ka derguar dhe fotot per Alert.al. Duke uruar qe COVID-19 te preke sa me pak njerez, shikoni fotot e rafteve te boshatisura ne qytetin qe ende nuk ka asnje te prekur, nderkohe qe kjo situate vazhdon prej nje jave. Madje, zonja qe tregoj situaten, thote se ka veshtiresi te gjeje dhe ushqim per femijet.
Qendra Alert / Alert.al

 

Coronavirus, dy vajzë të vogla me nënë nga Shqipëria, postera dhe fushatë sensibilizimi moral për Italinë në Cezena/ Foto

Vajzat që shikoni në foto ndodhen në Cesena, Rajoni i Emilia Romagna në Itali, një nga zonat e kuqe të shtetit fqinj, përsa i përket Coronavirusit. Dy vogëlushet quhen Viola e Virginia Tramonti, janë motra, me baba italian dhe nënë shqiptare. Prej pak ditësh, ato kanë rrezikuar shumë, bashkë me të ëmën, Monika Molloholli Tramonti. Dy vogëlushët kanë nisur një fushët sensibilizimi dhe dhënje kuraroje për qytetin e vet dhe mbarë Italinë, me qëllimin e kthimit të shpresës dhe gjetjen e forcës së njerëzve për përballimin e kësaj situate.

“Forca Itali. Gjithçka do të shkojë mirë. Në të ardhmen, do të jemi më të fortë”. Kështu shkruhet në posterat e vajzave të vogla, të cilat i kanë vendosur në qytet, ndërkohë duart e tyre janë si një “vulë” mbi bezet ku është shkruar.

Ndërkohë, nëna e tyre po punon si vullnetare për asistencen e të semurëve me Covid-19.

Qendra ALERT / Alert.al

Bujqësia e BE-së 2019-`30: Nxitet zhvillimi i tregut të ushqimit, ja cilat produkte do të pësojnë rritje dhe rënje

Kërkesa për produktet e qumështit, veçanërisht djathit, pritet të vazhdojë të rritet, duke çuar në prodhimin më të lartë të qumështit në BE për vitet 2019-30. Paralelisht, shpërthimi i etheve afrikane në Azi do të vazhdojë të ndikojë në tregun global të mishit dhe flukset e tregtisë. Këto janë vetëm disa nga parashikimet nga Raporti Bujqësor i Bashkimit Evropian për Raportin 2019-30, të botuar në 10 Dhjetor 2019 nga Komisioni Evropian.
Pritjet e konsumatorëve dhe qytetarëve do të vazhdojnë të formojnë zhvillimet e tregut të ushqimit, duke ndikuar në shëndetin, mirëqenien e kafshëve, ndryshimin e klimës dhe shqetësimet mjedisore, si dhe lehtësinë dhe përballueshmërinë. Për shembull, në vitin 2019, faktorët më të rëndësishëm për konsumatorët e BE-së kur blejnë ushqim përfshijnë koston, sigurinë e ushqimit, etikën dhe besimin.
Këto shqetësime do të jenë një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve alternative të prodhimit, të tilla si lokale, organike, pa GM ose produkte të tjerë të çertifikuara, duke qenë gjithnjë e më shumë në kërkesë. Sidoqoftë, siç theksohet nga raporti, pritjet e konsumatorëve mund të jenë konfliktuale. Stili i jetesës favorizon një rritje të ushqimit të gatshëm, ushqime të shpejta dhe ushqime të vazhdueshme, të cilat jo gjithmonë janë në përputhje me faktorët e përshkruar më lart.
Sipas raportit, konsumi global i ushqimit për frymë po rritet, si dhe vetë-mjaftueshmëria në pjesë të caktuara të botës. Kjo do të ketë një ndikim në tregtinë globale dhe do të sigurojë mundësi për disa tregje agroushqimore të BE-së, ndërsa krijon konkurrencë për të tjerët. Për shembull, raporti parashikon rritje globale të kërkesës për drithëra, duke çuar në një rritje të prodhimit të grurit në BE, pavarësisht rritjes së konkurrencës nga Deti i Zi.
Toka bujqësore totale pritet të bjerë në BE gjatë periudhës së perspektivës, duke arritur në 178.3 milion ha në 2030. Në të kundërt, toka e përdorur për të lashtat proteinike, foragjeren dhe farat e vajit pritet të rritet përkatësisht me 46%, 2% dhe 1% krahasuar me vitin 2020.
Këtë vit, raporti i perspektivës bujqësore të BE-së ofron një skenar mbi ndikimin e një ndryshimi të proteinave në dietën e BE-së gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Duke supozuar një rritje të konsiderueshme në dietat alternative të bazuara në bimë, ajo shikon ndikimin në tregjet e mishit dhe qumështit, tregjet e të korrave dhe mjedisit. Kjo zhvendosje mund të çojë në një rënie të çmimeve të prodhuesve të mishit dhe qumështit, duke rritur konkurrencën e sektorit në tregjet globale. Sa i përket tregjeve të bimëve, rritja e kërkesës për konsum njerëzor mund të kompensojë vetëm pjesërisht kërkesën më të ulët për ushqime, duke rezultuar në një zvogëlim të përdorimit të tokës. Rritja e kërkesës për fasule, të sojës për konsum njerëzor mund të nxitet nga një prodhim i shtuar në BE, i parashikuar të rritet me 5% deri në vitin 2030. Më në fund, kjo zhvendosje mund të ketë përfitime të mundshme për klimën dhe mjedisin. Për shembull, gjurmët e karbonit të sektorit bujqësor të BE-së do të zvogëloheshin për 6%.
Një skenar tjetër i propozuar, i përfshirë në raportin e këtij viti shikon ndikimin e arritjes së 100% të qumështit të prodhuar në BE pa asnjë ushqim të modifikuar gjenetikisht (GM) deri në vitin 2030. Ky skenar do të çonte në një ulje graduale të importeve të BE të fasules së sojës dhe ushqimit, dhe në një rritje të prodhimit të foragjereve të BE-së. Për më tepër, për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të ushqimit, një rënie e vogël në prodhimin e qumështit prej 0.5%, dhe prodhimi i mishit të viçit prej 1.3% parashikohet brenda këtij skenari.
Një skenar i tretë është dhënë në këtë botim të raportit afatmesëm të perspektivës: ndikimi i shpërthimit të etheve të derrit afrikan (ASF) në Kinë në tregjet globale dhe mishit të BE-së. Janë konsideruar dy mundësi, një rikuperim më i shpejtë kur prodhimi i mishit të derrit në Kinë tejkalon nivelet e para-ASF në 2030 dhe një rikuperim më të ngadaltë ku prodhimi i mishit të derrit në Kinë në 2030 është nën nivelin e para-ASF. Për të dy skenarët, kërkesa për import kineze do të arrijë nivele rekord, duke çuar në eksporte më të larta nga eksportuesit kryesorë, përfshirë BE-në. Kjo gjithashtu do të çojë në një zgjerim të prodhimit jashtë Kinës në dy-tre vitet e ardhshme. Sidoqoftë, në BE, prodhimi i rritur do të kufizohet nga kërkesat e politikës mjedisore në shumicën e vendeve anëtare të BE-së.
Për më tepër, raporti gjithashtu përfshin projeksione mjedisore dhe klimatike. Për herë të parë, ai përfshin indikatorë që marrin parasysh emetimet e gazrave serë (GHG) të të gjithë sistemit ushqimor (fermës dhe zinxhirit ushqimor). Ai gjithashtu analizon gjurmët e karbonit, azotit, ujit dhe tokës. Ulja e pritshme e numrave të bagëtive të qumështit parashikohet të kontribuojë në një ulje të emetimeve të gazrave. Nga ana tjetër, rendimentet më të larta të të korrave dhe prodhimi mund të rrisin emetimet e oksidit të azotit (N2O), për shkak të përdorimit të plehut organik në fusha. Duke pasur parasysh që modelet e analizës së mjedisit nuk japin informacione për ndryshimet e vazhdueshme dhe të pritura në praktikat e fermës, emetimet e përgjithshme të gazrave GHG parashikohet të mbeten në një nivel të krahasueshëm deri në vitin 2030. Rezultatet e emetimeve të sistemit ushqimor, përfshirë në nivelin e fermave dhe post-fermës emetimet, duke treguar që BE ka një gjurmë të sistemit të ushqimit më të ulët se mesatarja botërore për shumicën e produkteve.
https://ec.europa.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Shtatë gjëra që na mëson Coronavirusi

Nga Annamaria Testa

Eksperte Komunikimi

Ne mund të pyesim veten se çfarë po na mëson – dhe mbi të gjitha çfarë po na kujton – kjo çështja e Koronavirusit, mbi gjendjen tonë dhe mënyrën tonë për të perceptuar atë që po ndodh rreth nesh.

Po përpiqem të rendis shtatë gjëra.

EFEKTI FLUTUR

Në një sistem kompleks, një ndryshim i vogël në kushtet fillestare mund të ketë pasoja të mëdha. Eshtë efekti flutur, i shprehur në formë poetike në fillimin e viteve gjashtëdhjetë nga teoricienët e kaosit me formulën, “rrahja e krahëve të një fluture në Brazil mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një uragan në Teksas”. Kështu, në një botë të globalizuar, komplekse, të ndërlidhur, një koronavirus më pak poetik andej nga anët e Wuhanit, në Kinë, është i mjaftueshëm për të shkaktuar panik në tregjet financiare, të bllokojë një pjesë të konsiderueshme të fluturimeve ndërkombëtare, të ngadalësojë ekonominë globale, të mobilizojë qeveritë në një optikë të reduktimit maksimal të riskut. Dhe për të rrokur vëmendjen e përgjithshme, aq sa të errësojë madje edhe përfundimin depresiv të sezonit të parë të telenovelës Brexit.

Për më tepër, siç kujton “TIME”, duke përmendur institutin global McKinsey, “vendi më i populluar në botë tani është një pjesë integrale e ekonomisë globale. Eshtë prodhuesi më i madh i mallrave. Importon më shumë naftë bruto se çdo vend tjetër. Me 150 milion udhëtime jashtë vendit, me vlerë 277 miliardë dollarë në vitin 2018, kinezët janë në krye të shpenzimeve të turizmit. Dhe Kina është tregu më i madh në botë për shumë kategori produktesh, nga makinat te alkooli, deri tek e gjithë gama e produkteve të luksit”.

TE LIDHUR NGUSHTE

Të gjithë jemi të lidhur, dhe gjithnjë e më të ngjashëm. Siç thekson një artikull i gjerë i “National Geographic”, nga një skaj i botës në tjetrin vishemi gjithnjë e më shumë në të njëjtën mënyrë, hamë gjithnjë e më shumë gjëra të ngjashme, duam të njëjtat produkte, dëgjojmë të njëjtën muzikë, ndajmë (pak a shumë) të njëjtin informacion. Ne infektohemi mes nesh, në një mijë mënyra.

Mundësia e infektimit shëndetësor është një nga pasojat e shumta të lidhjes sonë kaq të ngushtë: sigurisht, më e keqja dhe, në një hapësirë të ngushtë kohe, më e dukshme dhe e më tmerrshme.

Por është pjesë e një pakete pafundësisht më të gjerë që, na pëlqen apo jo, na orienton të gjithëve drejt ndarjes së të njëjtave fate.

VIRUSE EVROPIANE

Gjatë shekujve, ka qenë shumë herë Evropa që ka sjellë infeksione, atje ku zgjeronte pushtimet e veta. Marrim disa të dhëna: kolonizimi i Amerikës çoi në epidemitë e lisë (1518, 1521, 1525, 1558, 1589), tifo (1546), gripit (1558), difterisë (1614) dhe fruthit (1618). Rreth 95 përqind e popullsisë indigjene gjeti vdekjen. Në Australi, kolonizimi solli linë, sifilizin, tuberkulozin, gripin dhe fruthin në mesin e popullsive aborigjene, të cilat kanë mbetur të deformuara. Dhe sërish: me kalimin e shekujve, vetë Evropa është shkatërruar nga murtaja, kolera, lija dhe tifoja.

Nëse gjërat janë më mirë sot, kjo ndodh për shkak se në shumicën e botës ushqimi dhe higjena janë përmirësuar. Dhe sepse ka vaksina. Ekziston një paradoks: sa më shumë sëmundjet ngjitëse kundërshtohen nga vaksinat (ose madje asgjësohen, siç ndodhi me linë e dhenve), aq më shumë perceptimi i rrezikut zvogëlohet, aq më pak njerëzit janë të prirur të vaksinohen. Coronavirusi na shqetëson aq shumë sepse tani nuk ka vaksinë, por, për të thënë të vërtetën, është më pak ngjitës se fruthi. Këtu në Itali kemi pasur një epidemi të fruthit vetëm disa vjet më parë, por nuk mbaj mend që ndokush të dilte në xhiro me maskë. Në vitin 2018, fruthi vrau më shumë se 140,000 njerëz në të gjithë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim (sipas Organizatës Botërore të Shëndetit).

DEZINFORMIM VIRAL

Përhapja e lajmeve të rreme është jashtëzakonisht e rrezikshme. Që në vitin 2018, një studim i MIT tregoi se lajmet e rreme përhapen më shpejt, më gjerësisht dhe më thellë sesa lajmet e vërteta. Sa për t’ju dhënë një ide: lajmet e rreme kanë 70 përqind më shumë të ngjarë të ndahen (retëeet, share), sesa lajmet e vërteta.

Il Sole 24Ore shkruan: “Në kontekstin e sëmundjeve infektive, siç është parë edhe në Kongo me ebolan, informacioni i rremë përhapet shpejt nëpër rrjetet sociale, duke rritur rreziqet e transmetimit dhe duke i bërë masat parandaluese joefektive. Dezinformimi i viruseve do të jetë një kërcënim në të ardhmen, në shkaktimin e epidemive”.

Tani OBSH ka detyrën t’i kundërvihet edhe Infodemisë: teprica e informacionit për një problem që e bën më të vështirë zgjidhjen e problemit. Me përhapjen e deepfake (videot e falsifikuara) do të jetë edhe më keq. Ne duhet të shqetësohemi edhe për këto infeksione.

TE LAJME GJITHMONE DUART

Frika është ngjitëse. Edhe më ngjitëse është frika nga ngjitja e sëmundjes, që shoqërohet me sjellje plotësisht iracionale. Kam idenë se shumë njerëz që shmangin restorantet kineze, ose që arrijnë deri aty sa sulmojnë fëmijët kinezë të lindur në Itali dhe që kurrë nuk kanë qenë në Kinë, lënë pas dore, për shembull, larjen e duarve me sapun para se të hanë drekë. Ose para se të prekin fytyrën. Ose para se të vendosin gishtat në hundë (në këtë rast, ju lutemi lani duart edhe më pas). Megjithatë, është “gjesti më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksioneve”. Por është shumë e thjeshtë, dhe pastaj e nënvlerësojmë.

PERJASHTIMI DHE RACIZMI

Gjithmonë ka ca njerëz të mjerë, të gatshëm për të shfrytëzuar në avantazhin e vet. Ndoshta për të justifikuar dhe inkurajuar sjelljen raciste. “L’Avvenire” shkruan shkruan: “Prirja e shfryrjes së zemërimit ndaj emigrantëve, frika që shfrytëzohet për përjashtim dhe diskriminim flet për një Itali të sëmurë, po, për humbjen e pikave të referencës, racionalitetin e gjykimi dhe besimin shoqëror. Pasiguria, hutimi, egoizmi, prirja drejt izolimit prodhojnë monstra ”.

RREZIQET MË SERIOZE

Ne jemi një planet i vogël. Emergjencat dhe krizat nuk duan të dijnë për kufijtë. Ato mund të kundërshtohen vetëm përmes transferimit të informacionit dhe bashkëpunimit midis shteteve dhe popujve. Dhe ruajtja e një qëndrimi racional.

Duke folur për racionalitetin, unë do të doja të theksoja se raporti i Forumit Ekonomik Botëror për rrezikun global 2020, botuar disa ditë më parë, pretendon se mes dhjetë rreziqeve më të mundshme globale, pesë të parat janë mjedisore. Ndër dhjetë rreziqet globale me ndikim më të madh shkatërrues, rreziqet mjedisore janë në vendin e parë, të tretë dhe të katërt. Në vendin e dytë janë armët e shkatërrimit në masë. Epidemitë globale janë të pranishme, por me më pak probabilitet dhe më pak ndikim. Problemi është se, për të luftuar rrezikun e klimës (i cili ka shumë më tepër impakt) nuk është e mjaftueshme të zbulosh një vaksinë. Problemi tjetër është se ai na frikëson shumë më pak sesa duhet.

Internazionale – Bota.al

KE bashkëfinancon dërgimin e më shumë se 25 ton pajisjeve mbrojtëse personale në Kinë, pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

Janez Lenarčič, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, tha: “Ne duhet të punojmë në të gjitha frontet njëkohësisht për të trajtuar shpërthimin. Rastet e fundit në Evropë tregojnë se, bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në ndalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e qytetarëve evropianë. BE dhe Kina po punojnë ngushtë së bashku. Dua të falënderoj Austrinë, Çekinë, Hungarinë dhe Slloveninë për mobilizimin për këto pajisje”.

Stella Kyriakides, Komisioneri për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, tha: “Komisioni dhe Shtetet Anëtare do të vazhdojnë të mbështesin dhe plotësojnë përpjekjet globale për të luftuar përhapjen e COVID-19. Viruset nuk njohin rajone, vende, as kontinent. Ndërsa vazhdojmë të sigurojmë një nivel të lartë të gatishmërisë në BE dhe mbështesim Shtetet Anëtare, mbrojtja e shëndetit për të gjithë do të mbetet gjithmonë një përparësi kryesore dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Kinën”.

Një avion austriak u nis herët në mëngjes nga Vjena me pajisjet mbrojtëse që përfshin maska, doreza, veshje mbrojtëse dhe dezinfektues. Kjo vjen përveç mbi 30 ton pajisjeve mbrojtëse të mobilizuara nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe të dorëzuara tashmë në Kinë, në fillim të këtij muaji përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.

Komisioni Evropian është në kontakt të rregullt me ​​Shtetet Anëtare, Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit për të gjitha aspektet e shpërthimit të COVID-19.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së forcon bashkëpunimin midis Shteteve Anëtare / Shteteve pjesëmarrëse në fushën e mbrojtjes civile, me qëllim të përmirësimit të parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj katastrofave.

Përmes mekanizmit, Komisioni Evropian luan një rol kryesor në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave në Evropë dhe më gjerë. Kur shkalla e urgjencës mposht aftësitë e reagimit të një vendi, ajo mund të kërkojë ndihmë përmes Mekanizmit. Pasi të aktivizohet, Mekanizmi koordinon ndihmën e dhënë në dispozicion nga Shtetet Anëtare / Shtetet pjesëmarrëse përmes ofertave spontane.

Marrë nga Efsa.eu

Qendra ALERT / Alert.al