Menu

Covid-19 në Shqipëri, 3 raste të reja dhe 1 humbje jete/ Ja si shpërndahen pacientët pozitivë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 3853 testime të realizuara në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Sars-Cov2 3 persona, ndërkohë që ka humbur jetën një paciente 73 vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare janë shëruar 7 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruar 129,982.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë evidentuar 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Statistika (26 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3853

Testime totale            792,878
Raste pozitive             132,509
Raste të shëruara        129,982
Raste Aktive                 71
Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          28
Shkodër       18
Lezhë           6
Durrës          5
Elbasan       5
Berat             3
Dibër             2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë             1

Related Posts