Menu

“Asnjë inspektor te dera”/ Marketet shesin biskota për fëmijë jashtë skadence

“Asnjë inspektor te dera për biznesin”, ishte kjo fjala e kryeministrit Edi Rama pak javë më parë nga Vlora. Fill pas uljes së taksave dhe tatim-fitimit si dhe zerimin e taksave për biznesin e vogël, duket se interpretimi i kreut të qeverisë është edhe më i gjerë. Inspektorët e AKU nuk po duken mjaftueshëm në dyert e biznesit të vogël, e sidomos tek ai ushqimor.

Ndryshe nuk ka si shpejegohet që në marketet e lagjeve në kryeqytet tregtojnë produkte ushqimore jashtë datës së skadencës. Madje këto të fundit nuk janë as të rregjistruara në sistemin e lëshimit të kuponit tatimor. Ky rast është konstatuar nga Qendra Alert pranë lagjes “Ali Demi”. Në raftet e marketeve ka biskota për fëmijë të cilat e kanë tejkaluar datën e konsumit. Biskotat janë të ngrënshme deri më datë 5 tetor 2020, por ne i gjetëm dhe i blemë më 22 tetor.

Pak ditë më parë Qendra Alert denoncoi një urdhër të dal nga zyra qëndrore e AKU, ku nëpërmjet një e-mail u urdhëruan të gjithë drejtorët e drejtorive rajonale të mos nxjerrin inspektorët në terren. Inspektorëve ky urdhër iu komunikua gojarisht, për të mos kontrolluar më biznesin e vogël. Të vetmet kontrolle do të kryheshin vetëm në raste denoncimi apo kryesisht në biznesin e madh. Ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejt te konsumatori, e sidomos për fëmijët. Imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe më i ndjeshëm ndaj infeksioneve. Për më telër shihni videon se si bëhet tregëtimi i këtyre produkteve.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed