Menu

Denoncimi me foto – Supa e fshatit Neranxi duhet të ketë patjetër miza brenda? E sapo blerë, ja kolonia e insekteve

“Të blesh supër fshati të Neranxit, do të thotë që brenda duhet të ketë dhe miza si përbërës?”. Kështu shkruan një denoncuese, e cila i dërgoi sot Qendrës Alert dhe Alert.al një produkt që sapo e kishte blerë në një prej marketeve të Tiranës. “Sapo e bleva në market dhe nisa ta gatuaj. Keni dhe kuponin tatimor bashkëngjitur. Supër Fshati ‘Neranxi’ e mbushur plot me miza. Duke qenë se është fshati, a duhet të ketë dhe miza patjetër brenda”, shkruan denoncuesja, e cila thotë me ironi se, në etiketë nuk ishin të deklauara.

Krijimi i mizave dhe insekteve të tjera si në rastin e këtij produkti, por që shpesh gjenden dhe në oriz, makarona, miell etj, ndodh së pasi nga proceset e pastrimit të produkteve dhe larjes së tyre me rigirozitet që në momentet e përpunimit dhe para paketimit të tyre. Proceset e punës shpesh herë anashkalohen nga prodhuesit apo përpunuesit e ripaketuesit, me qëllim dhe që të shpanin kostot.

Por, ka dhe raste kur kushtet e ruajtjes, lagështia apo dëmtimi i abalazhit bëjnë që produktet e kësaj natyre të krijojnë isekre brenda tyre. Ndërkohë, në raste tjera ndodh dhe që dikush e hap paketimin në shtëpi, përdor vetëm një pjesë e kur mbahet për një kohë të gjatë në rafte, nis të krijojë insekte brenda vetes. Varianti i fundit nuk është rasti konkret, pasi denoncuesi e ka blerë sot në mëngjes, siç tregon dhe kuponin tatimor.

Denonconi pranë Qendrës ALERT në numrin e telefonit 0693028258 me foto e video, ne whatsapp, apo viber, për gjithçka që cënon të drejtat tuaja konsumatore, apo me e-mail në [email protected]

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed