Menu

Denoncimi: Si derdhen ujerat e zeza me tuba në kanalin pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan / Video

Pamjet e mbërritura pranë Alert.al tregojnë se mjedisi nuk është prioritet në terren, aq sa në ligje e dokumente. Bëhet fjalë për një rast konkret në fshatin Stërmas, Njësia Administrative Petrelë.

Një qytetar ka denoncuar me video shqetësimin për derdhjen e ujrave të zeza të disa banesave përdhese në kanalin kullues, ngjitur me rrugën e vjetër nacionale Tiranë-Elbasan, 3 minuta larg TEK me makinë dhe pak metra pa shkuar në daljen e rrugës së Arbanës, në krahun e djathtë.

Qyterari ngre shqetësimin se, ujrat derdhen vazhdimisht këtu dhe askush nuk ka ndërmarrë masa. Madje, sipas të njëjtit denoncues, pak ditë më parë, siç duket dhe në video, kanali është pastruar me qëllim mbledhjen e ujrave që të mos bllokojnë rrugën nacionale, ndërkohë për tubin që shkarkoj ujra të zeza nuk u mor asnjë masë.

Zona aty nuk ka sistem kanalizimesh për ujrat e zeza dhe banorët funksionojnë me gropa septike. Por në rastin konkret, një apo 2 familje kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të derdhjes së tyre në kanalin ngjitur me rrugën, me anë të një tubi.

Ndërkohë, Njësia Administrative Petrelë, apo Agjencia Rajonale e Mjedisit, deri sot nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed