Menu

Këto maska kineze me standard të çertifikuar KN95 nuk iu mbrojnë

Maska për fytyrën me standard të çertifikuar KN95 mund të zbulojë dhe filtrojë deri në 95% të ndotësve nga ajri juaj. Ato janë shumë të kërkuara në treg posaçërisht prej këtyre vetive të cilat filtrojnë sa më shumë grimca të jetë e mundur për t’iu dhënë mbrojtje maksimale. Ato kanë një përdorim të gjerë, të tillë si për mbrojtje nga pluhuri, nga mikrobet, nga ndotësit e ajrit dhe natyrisht nga koronavirusi.

Por, ndërkohë, në sistemin e alerteve të Komisionit Europian për produkte jo-ushqimore janë publikuar maska të cilat mbajnë një emërtim të tillë por realisht nuk mbrojnë.  Kështu sipas verifikimeve paraprake ka rezultuar që për maskat e markës UNINOPE të prodhuara në Republikwn Popullore të Kinës  ‘mbajtja e grimcave/filtrit të materialit është e pamjaftueshme (vlerat e matura: deri në 62%). Rrjedhimisht, produkti nuk i plotëson kërkesat e shëndetit dhe sigurisë; kështu, edhe nëse kombinohet me masa të tjera të rekomanduara, mund të mos mbrojë siç duhet”. Sipas këtij publikimi ‘produkti nuk përputhet as me Rregulloren e Pajisjeve të Mbrojtjes Personale (PPE) dhe me standardin përkatës Evropian EN 149.

Denoncimi i bërë më së pari në Gjermani pohon që ky produkt i markës UNINOPE shitet më së shumti online me anë të faqes në internet të eBay dhe mund të identifikohet me kodin me numër:  #274871075226.

Autoritetet gjermane kanë urdhëruar tërheqjen e produktit nga tregu.

Burimi: Safety Gate 

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed