Menu

Konsumator kujdes! Në markete mund të gjeni kos të prishur brenda skadencës

Përballë pasigurisë ushqimore që vendi ynë ka, konsumatori duhet të jetë i kujdesshëm. Produkte ushqimore që shiten jashtë datës së skadencës, produkte për fëmijë jashtë skadencës por edhe produkte të prishura brenda skadencës. Këto janë disa nga problematikat që konsumatori has në markete e dyqanet e lagjies.

Së fundmi në qytetar ka denoncuar eksperiencën që pati me blerjen e produkteve ushqimore në një market të kryeqytetit. Sipas tij, i është shitur kos brenda datës së skadencës por jo në cilësinë e duhur për tu konsumuar. Qytetari tregon se kosin e ka blerë në fillim të muajt nëntor dhe data e skadencës së tij la qenë 26 nëntori.

Nga denoncimi kuptohet se produkti ushqimor është mbajtur jashtë kishteve të duhura frigoriferike. Kjo ka sjell prishjen e produktit duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorit. Ndërkohë autoritetet duhet të jenë më vigjilente ndaj kontrolleve. Inspektorët e AKU kanë detyrimin e kontrollit të subjekteve të cilat kanë rendësi për shëndetin e qytetarëve në varësi të produkteve që shesin.

Foto të marra nga: JOQ Albania

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed