14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Deputeti gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodh tani, BE është duke humbur kredibilitetin

Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer derisa ka uruar popullin e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë, ka kërkuar që kosovarëve t’iu hiqen vizat. Beyer përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së.

“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka vonuar shumë – kredibiliteti i BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer.

Deputeti i Bundestagut ka dhe një raport mjaft të mirë bashkëpunim e ndarje mendimesh me Filantropi Lazim Destani. Ky i fundit herë pas here ka ndarë në rrjete sociale takime mjaft të rendësishme sa i përket shkëmbimit tregëtar, ekonomik dhe vlerave të shoqërisë e kombit shqiptar. Me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, biznesmeni i njohur nga Tetova dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të kompanise Ecolog International, ka shkëmbyer mendime për përkrahjen që Gjermania do t’i japë Kosovës, e shqiptarëve në Disporë.

Si një nga kontribuesit më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe shqiptarëve në trevat shqipfolëse, Lazim Destani është kujdesur që me deputetin gjerman të diskutojë mbi ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Së fundmi Bashkimi Europian do të investojë rreth 20 miliardë euro. Investime të cilat synojnë rimëkëmbjen ekonomike të shtetet ballkanike. Një nga diskutimet me vlerë të takimeve mes Destanit dhe Beyer ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Një hap i rendësishëm drejt Europës i cili synon mbështetjen e kontinentit ndaj shtetit të ri të Kosovë.

Qendra Alert / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -