14 C
Tirana
Tuesday, December 1, 2020
No menu items!

Dhoma e Biznesit të Diasporës mbush 1 vit. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj: Lindëm në tërmet e pandemi, do ta rimëkëmbim mëmëdheun / Foto-Video

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, mbushi 1 vit nga krijimi i saj. E krijuar si një urë lidhëse mes diasporës shqiptare në botë, Shqipërisë e vendeve tjera me shqiptarë dhe me qëllim afrimin e investimeve të huaja, por edhe të shqiptarëve në mërgim, kjo dhomë sot mbushi plo1 1 vit. Një vit, i cili e përballi këtë institucion me plot sfida. Menjëherë sapo u krijua, ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pak muaj më pas, pandemia globale e COVID-19. Si një institucion që u krijua me idenë e qartë për të qenë në ndihmë të shqipërisë, DHBDSH dhe anëtarët e saj, ishin të parët ata që nisën ndihmat për Shqipërinë. Jo në plane afatgjata e strategjike, por në situata emergjencash civile, si në rastin e tërmetit. Më vonë, që në ditë të para të izolimit nga pandemia, anëtarët e dhomës dhe vetë dhoma, iu gjetën pranë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e në Luginën e Preshevës, duke ndihmuar qindra familje e njerëz në nevojë. Kjo ndihmë e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare vazhdon ende.

Në aktivitetin e mbajtur sot, ku për shkak të pandemisë dhe masave shtënguese, u zhvillua thuajse online, Kryetari i Dhomës së Diasporës, Z.Ardian Lekaj u shpreh se, viti 2020 deri tani ka qene një vit i vështirë, për të gjithë. “Sot jam shumë krenar që më në fund po realizohet një ëndërr. Shumë e më shumë njerëz po e kuptojnë se Diaspora ka vlerën e saj dhe se nëpërmjet Diasporës mund të arrihen suksese të reja. Ne në këto momente nuk jemi gjë tjetër veçse një ajsberg, të cilit i shikohet vetëm pjesa e sipërme dhe pjesën nën ujë do ta shohim më vonë”, u shpreh Lekaj.

Ndërsa ministri i Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko në fjalën e  tij përshëndetëse tha:  “Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është një nga projektet më ambicioze që ne kemi nxitur në këtë periudhe. Dhe besoj dhe uroj që Dhoma e Biznesit do të jetë vërtet një projekt i cili do të bashkojë të gjithë shqiptarët. Diaspora Shqiptare nuk është një projekt vetëm i një shteti. Kjo është arsyeja qe Shqipëria ka lidhur marrëveshje edhe me Kosovën, është në proces edhe me Maqedoninë e Veriut  si dhe me Malin e Zi . Mendoj që forca e bizneseve shqiptare  në Diasporë, por edhe e partnerëve të tjerë , ka shumë rëndësi. Pasi mendoj që ne kemi hedhur hapat dhe strukturat  për të krijuar një Dhomë vërtetë ambicioze.

President i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z.Lazim Destani  duke falenderuar gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës së Biznesit për punën e bërë me përkushtim gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga themelimi i Dhomës tha se, kjo ka qenë kjo një periudhë shumë e jashtëzakonshme, e nisur me pasojat e tërmetit për të vazhduar pastaj me telashet që shkaktoi pandemia.

Të dashur Miq,

Kam nderin që këtu nga Düseldorf, t’Ju përshëndes të gjithëve së bashku, duke ju uruar punë të mbarë me këtë rast sot, kur po e shënojmë në Tiranë përvjetorin e parë të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Falënderoj gjithë anëtarët e kryesisë dhe stafin e Dhomës së Biznesit për punën e bërë me përkushtim gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga themelimi i Dhomës.

Ka qenë kjo një periudhë shumë e jashtëzakonshme, e nisur me pasojat e tërmetit, për të vazhduar pastaj me telashet që shkaktoi pandemia.

Në këto rrethana tejet të vështira, u dëmtuan shumë familje e shumë biznese, si në vendet tona, ashtu dhe në diasporë e kudo në botë.

Të ndodhur përballë këtyre vështirësive Dhoma nuk është ndalur, përkundrazi, gjithësecili kemi zhvilluar aktivitete gjatë gjithë kohës.

Së bashku edhe me Kryetarin e Dhomës, Z. Ardian Lekaj, kemi zhvilluar disa takime virtuale, por edhe takime direkte me partnerë të ndryshëm europianë. Kemi zhvilluar gjithashtu takime bashëkpunimi me Rrjetet e Bizneseve në vende të ndryshme të Europës, si dhe jemi në kontakte të vazhdueshme me kompani të fuqishme të pjesëtarëve të diasporës sonë. Jemi me plot shpresa për të bërë punë të mira, për të realizuar investime e për të hapur vende pune.

Uroj sa më shpejt ta lëmë prapa pandeminë, në mënyrë që ditët, javët dhe muajt në vijim të jenë gjithnjë e më të favorshëm për mëkëmbjen, zhvillimin dhe funksionimin e bizneseve.

Më lejoni dhe një herë, që me rastin e përvjetorit të parë të Dhomës, t’Ju përcjell urimet e mia më të mira me dëshirën e madhe që përvjetorët e ardhshëm të na gjejnë me suksese gjithnjë e më të larta.

Paçi shëndet e të mira në familjet tuaja!”

Duke bërë bilancin e një viti punë kryetari i Dhomës së Biznesit Ardian Lekaj tha: “Filluam ditën e tërmetit, u mblodhëm të gjithë së bashku në zonat ku kishte  rënë tërmeti. Pyetja më e madhe në ato momente ishte Do vazhdojmë, do të bëjmë hapjen apo nuk do të vazhdojmë. Ne vendosëm të vazhdojmë të bëjmë hapjen, për arsye se jeta e re fillon në gërmadha. Dhe ditë për ditë nga pak, filluam të zgjerojmë netëorkun, dhe të krijojmë kontaktet tona. Tani jemi në fazën e mbledhje së informacioneve, pas kësaj faze kemi filluar me aleanca, dhe pas aleancave fillojnë projektet konkrete. Projektet konkrete ecin edhe paralelisht  dhe ju do të shikoni dhe shembuj konkret.

Por pavarësisht një viti të vështirë Dhoma e Biznesit të Diasporës ka arritur të realizojë një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh si:

-Bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Shqiptare në Itali,

-Marrëveshje dhe Bashkëpunim me Kompaninë Marlotex dhe Organizatën Ëold Vision për shpërndarjen e 20 mijë maskave për nxënësit e shkollave publike 9-vjeccare dhe të mesme

-Organizimin e dhurimit të 5 mijë testeve COVID- 19 Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare Z. Lazim Destani, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i Kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa, përfaqësues i Kompanisë “Abbruch AËR” dhe Remzi Ejupi, përfaqësues i  Kompanisë “Eurokoha”;

-Marrëveshje Bashkëpunimi me Dhomën Amerikane të Biznesit, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit të DHBD me rrjetet ekzistuese të diasporës në Zvicër, Gjermani, Itali, Belgjikë, Luksemburg;

-Marrëveshje me Universitetin Jo-Publik “Marin Barleti”.

-Organizimin e forumit ekonomik “Albania Gateway to the Balkan” në Roterdam, të cilit iu bashkuan rreth 100 biznesmenë nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

-Organizimin e Samitit të Grave te Biznesit në bashkëpunim me Fondin dhe Ministrinë e Financave, me pjesëmarrjen e profesionisteve të reja, studente, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes, ku u prezantuan dy platformat elektronike “Rrjeti i profesionistëve” dhe “Si të bësh biznes në Shqipëri”.

Projekti i radhës i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Cooperazione Italiana dhe IOM i cili pritet të lancohet më 18 dhjetor është “Connect Albania”. Një projekt ambicioz i cili do të nxisë ndërmjetësimi e ardhjes së investimeve në Shqipëri nëpërmjet përfaqësuesve të Diasporës.

“Të gjitha këto nuk do të ishin bërë të mundura pa mbështetjen e një personi që ndoshta ka qene motivatori, inisiatori me i madh në të gjithë vitet e fundit për Diasporën Shqiptare. Ky person ka ndihmuar jo vetëm shqiptaret në Shqiperi, ka mbështetur jo vetëm shqiptarët brenda kufijve të vendit por edhe ata ne Kosovë. Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi. Ndaj në duam të nderojmë me këtë çmim që ne e quajmë “Vizioni  Diasporës Shqiptare”, z. Pandeli Majko”, përfundoi Lekaj. / Gazeta e Diasporës

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Kalaja: Qeveria e shkëputur nga realiteti, ka banorë në çadra të infektuar me covid-19

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe...

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar...

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e...

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende...

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -