14 C
Tirana
Friday, August 14, 2020
No menu items!

Dhuruan 5 mijë teste për COVID-19 në Tiranë, Ambasada e Shqipërisë në Berlin shpreh mirënjohje për biznesmenët Destani, Viqa e Ejupi

Në një njoftim të publikuar në llogarinë e kësaj ambasade në “Facebook”, e kanë quajtur ndihmë të çmuar donacionin që ia ofruan Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale presidenti i kompanisë “Ecolog International” Lazim Destani, kryetari Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR”, si dhe lideri i kompanisë “Eurokoha”, Remzi Ejupi.

“Ambasada e RSH-së në Berlin shpreh mirënjohje të thellë për tri kompanitë e diasporës në Gjermani, që dhuruan për Shqipërinë 5 mijë teste për COVID-19. Ndihmë e çmuar e ofruar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila u soll në Tiranë në bashkëpunim edhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe më parë biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi filluan donacionet për vendet e tyre, si ndihmesë për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19 e që këtë operacion e kanë nisur në fillim të muajit qershor, kështu duke vazhduar me 12 mijë teste për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshevës dhe 2 mijë të tjera për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, dje në Shqipëri nisma e tyre humanitare përfundoi duke ia dhuruar 5 mijë teste të tilla Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj. /Zëri

Alert.al

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

EFSA: Rreziqet në shëndet nga prania e glikalkaloideve në ushqime

EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe kafshëve në lidhje me praninë e glikalkaloideve në ushqime dhe...

Kinë, Koronavirus në mishin e pulës të ardhur nga Brazili. Virusi edhe në karkaleca deti ekuadorian. Ja nga se mund të ketë ardhur

Koronavirusi u gjet në mostrat e krahëve të pulave të ngrira në Kinë. Shpendët ishin importuar nga Brazili. Koronavirusi që shkakton Covid-19 u zbulua gjatë...

Në mbrojtje të fermerëve dhe zë kundër Ministrisë së Bujqësisë, eksperti Ervin Resuli nën presion dhe i kërcenuar?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që iu ka dalë në mbrojtje fermerëve gjatë gjithë kohës,...

Prokuroria Fier ka “harruar” dosjen e Harrilla Mile, 15 vite kryetar komune, që falsifikoi 455 ha toka të 10 fshatrave

“TUÇ MAKU” i GRECALLISË-FIER, HARRILLA MILE/ Me “akrobaci nderesh”, qëndroi 15 vite kryetar i Komunës Qendër, kohë kur nga familje me jetë minimale, u bë me...

Fermerët në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSH-në për qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë xhiro

Nga 1 janari 2021 fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që...

More Articles Like This

- Advertisement -