Menu

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Lazim Destani i ftuar nderi në seancën solemne në Parlament dhe aktivitetet në Prishtinë. Ja si e përshkruan këtë ditë filantopi dhe biznesmeni / Foto-Video

PRISHTINË – Pavarësia e Kosovës është kremtuar me një sërë aktivitetesh, nisur që nga Seanca Solemnte e Parlamentit dhe dhjetra aktivitete tjera në kryeqytetin Prishtinë. Mes qindra të ftuarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Diaspora, por edhe nga organizat ndërkombëtare, në këto festime të 15-vjetorit të Pavarësisë, merrte pjesë dhe biznesmeni dhe filatropi i njohur, Lazim Destani. Ky i fundit ishte i ftuar nga autoritetet dhe organizatorët e aktiviteteve në Prishtinë, ku mori fillimisht në seancën plenare solemne të organizuar nga Parlamenti i Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë. Lazim Destani, gjatë aktiviteteve të 17 Shkurtit, u takua me shumë personalitete të politikës dhe jovetëm, nga trojet tona shqiptare, me diplomatë e përfaqësues të huaj, si dhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Përveç raportimeve nga mediat në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftimin dhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në këto aktivitete e ka ndarë në rrjetet sociale edhe vetë Z.Destani, i cili shkruan:

“17 Shkurti i djeshëm, 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ishte një ditë e ngjeshur me aktivitete festuese në Prishtinë. Një ditë që gëzimin e shikoje në sytë e çdo shqiptari aty që kishte dalë për të festuar, në sytë e qindra të ftuarve në këto ceremoni, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Diaspora.

I ftuar nga autoritetet Qeveritare pata nderin të marr pjesë në këto aktivitete, duke filluar nga ceremonia solemne e mbajtur në Parlamentin e Kosovës, ku pata rastin e kënaqësinë të takohem edhe me shumë personalitete shqiptare e ndërkombëtare.

Gëzimi më i madh ishte të shikoje në sheshin kryesor ushtrinë dhe policinë e Kosovës teksa parakalonin forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë së një shteti të lirë, demokratik e të pavarur.

Gjatë aktiviteteve e manifestimeve të shumta takova të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës si dhe liderët politik të vendit të cilëve ua urova 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi UÇK-së dhe martirëve që ranë për lirinë e Kosovës!

Mirënjohje NATO-s, SHBA-ve dhe gjithë botës demokratike që mbështeti dhe vazhdon ta përkrahë Pavarësinë e Kosovës.

Urime KOSOVË!”

Një ditë para aktiviteteve, filantropi Destani mori dekretin si anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim ndaj Z.Destani u bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme. “Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë”, tha anëtari I KASH, Flaur Gashi, duke lexuar dhe motivacionin e këtij dekreti.

Lazim Destani është nga Tetova e Maqedonisë së Veriut dhe gjatë gjithë jetës së tij, ka kontribuar për çështjet shqiptare. Eshtë një ndër aktivistët më të fuqishëm në diasporë dhe kudo për kauzat shqiptare, si dhe një filantrop që në çdo moment, është gjendur pranë njerëzve në nevojë, duke ndigmuar me qindra mijëra familje.

Vetëm para pak javësh, pas përmbytjeve që sollën dëme të jashtëzakonshme në Kosovë, Destani, nëpërmjet kompanisë Ecolog Internacional që drejtohet nga familja e tij, dërgoi dhjetra kamionë me ndihma, të cilat iu dorëzuan komunave Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës.

Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed