Menu

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, mirënjohje për filantropin Lazim Destani dhe Ecolog International, viziton zyrat në Dubai

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkua, Xhabir Hamiti, nderoi sot me një certifikatë mirënjohje filantropin dhe biznesmenin Lazim Destani, si dhe kompaninë që drejtohet nga familja e tij, Ecolog International.

Diplomati nga Kosova, vizitoi sot zyrat e Ecolog në Dubai, ku u prit nga Kryetari i Bordit Mbikqyrës, biznesmeni nga Tetova, Z.Lazim Destani. Certifikata e mirënjohjes, siç njofton vetë Z.Destani, “u dorëzua në shenjë falënderimi për kontributin tim modest me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Abu Dabi”.

Z.Destani dhe ambasadori Hamiti, diskutuam dhe për çështje që lidhen me diasporën shqiptare dhe mundësitë e angazhimin e përbashkët për tërheqjen e investitorëve të huaj drejt Kosovës.

“Ishte kënaqësi koha që kaluam sot bashkë me Ambasadorin e nderuar të Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Z.Xhabir Hamiti. Vizita e Ambasadorit Hamiti në zyrat e kompanisë sonë në Dubai na bëri nder si dhe ishte një rast i mirë për të diskutuar mbi tema të ndryshme që lidhen me diasporën tonë. Gjatë këtyre bisedave, ne u fokusuam tek angazhimi ynë i përbashkët për tërheqjen e kompanive të mëdha të këtij rajoni për investime në Kosovë”, shkruan Destani. Më tej ai shtoi se, Ambasadorin Xhabir Hamiti përzemërsisht e falënderoj për këtë vizitë si dhe për mirënjohjen që ai më dorëzoi në shenjë falënderimi për kontributin tim modest me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Abu Dabi”.

Selia e Ecolog International në Dubat

Ndërkaq, vlerësime për vizitën dhe mikëpritjen, ka shprehur dhe ambasadori Hamiti. Në faqen zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Facebook, diplomati ka shkruar se, “është kënaqësi të shohësh sukseset dhe të arriturat e bashkëkombasëve tanë, të cilat nuk janë më të kufizuara vetëm në vendlindjet ku ata kanë lindur, por përtej tyre dhe rajonit në shumë vende të botës”.

“Gjatë takimit të zhvilluar në zyren e mega kompanisë ECOLOG në Dubai, isha i gëzuar të dëgjojë nga pronari i saj, magnati shqiptar z. Lazim Destani, për të arriturat e tij të shumta biznesore në nivel ndërkombëtar. Z. Destani, asnjëherë nuk heziton të kontribuojë për shqiptarët kudo që i jepet mundësia.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, z. Destani i ka ndarë mirënjohje për begatimin e organizimit të festës tonë kombëtare, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Ambasadori Hamiti.

Angazhimi i Z.Destani dhe i kompanisë Ecolog International për festën e Pavarësisë së Kosovës ne Abu Dami, është një nga kontributet më modeste. Kjo, pasi filatropi i njohur dhe kompanitë e ND Group, janë promotor dhe mbështetës të pareshtur të aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare që lidhet me çështje shqiptare, por edhe të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e trevave shqiptare, me sigurinë etj.

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed