Menu

Auron Çeçaj: Detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin europian

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Auron Çeçaj jurist, konsulent nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka folur për nevojat dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria në kontekstin e integrimit europian.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ka nevojë Shqipëria dhe administrata në kontekstin e integrimit europian. Jemi ende në fillesat e punës që duhet të bëjë Shqipëria për ta nisur rrugën e integrimit, duhet të rrisim shkallën e njohjes së legjislacionit europian, të kemi analiza të plota të mangësive në legjislacion dhe kapaciteteve për ta plotësuar atë legjislacion. Është problem në rajon dhe burimet njerëzore për vende si Shqipëria janë të kufizuara. Çfarëdo lloj burimi njerëzor që mund të angazhohet në këtë sfidë është i vlefshëm. Qoftë në vend apo jashtë Shqipërisë është angazhim dhe kontribut i veçantë. Sfida kryesore e Shqipërisë është reforma e administratës publike, rritja e kapaciteteve. Kjo nuk është e lehtë pasi kërkon investime dhe rritje të buxheteve, organikës së administratës publike. Janë vendime të vështira që duhet të marrë vendimarrja politike në Shqipëri. Shqipëria është një vend me realitet modest, ka nevojë për investime. Projekte të tilla që ofrojnë ekspertizë, burime njerëzore i japin një kontribut administratës dhe qeverisë që të angazhojë kapacitetet dhe burimet njerëzore të jashtme. Këto projekte janë shumë të vlefshme për Shqipërinë. Me modesti pa prentenduar që kemi bërë një revolucion, kemi arritur të sjellim diçka. Ekspertët e Ministrisë dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave kanë nevojë për një oponencë, një këndvështrim ndryshe në shumë aspekte, kanë nevojë për punë komplomentare. Ne këtë e kemi bërë. Kemi shkuar më thellë analizës së mangesive ligjore dhe administrative. Projekte të tilla ofrojnë burime njerëzore dhe ekspertizë japin një marsh qeverisë shqiptare që të angazhojnë kapacitete të jashtme. Është e vështirë të kuptohet prespektiva për 3-4 vjet. Ekspertët e jashtëm mund të kontribojnë në këtë mënyrë, përmes ekspertizës së jashtme. Ujërat e komunikimit me Diasporën duhet të mbahen të forta, nëse do të rikthesh një pjesë të shqiptarëve në Shqipëri, e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE”-deklaroi Auron Çeçaj.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed