Menu

Bajrami, Ecolog dhe Lazim Destani gëzojnë qindra familje në nevojë në Maqedoninë e Veriut

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar ka njoftuar se, edhe me rastin e Bajramit, do t’u gjendet sërish pranë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Siç ka bërë të ditur Z.Destani, Ecolog International, kompania e familjes së tij, edhe në këtë Bejram, do t’ju vijë në ndihmë qindra familjeve që ekonomikisht nuk e kanë të mundur të festojnë e gëzojnë si gjith të tjerët. Iniciativa e filantropit Lazim Destani dhe e Ecolog, ka të bëjë me ndihma për produkte ushqimore dhe ato bazë të jetesës. Por, Eccolog, ashtu si dhe vitet e kaluara, ka përgatitur nisjen e shpërndarjes së kuptonave, që janë të vlefshëm me një shumë të caktuar monetare. Këta kupona, u jepen familjeve në nevojë, të cilat më pas, me anë të tyre, mund të blejnë produktet bazë të shportës.

“Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë.

Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth.

Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve”, njoftoi Destani në rrjetet e tij sociale.

Ecolog International, kompania gjigande ndërkombëtare, pronë e familjes Destani, e kryen këtë punë për të distain vit me radhë, duke iu gjendur nevojtarëve në rastet më të veçanta dhe më të vështira. Përveç festive, si Bajram apo ato të fundvitit, Ecolog dhe familja e Destani kanë qenë ndihmë e madhe për shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës e Shqipëri edhe në ditët më të vështira, si tërmeti i 29 nentorin 2019, apo ditët e paparashikuara të pandemisë.

Në linket e mëposhtme mund të gjeni dhe rastet shpërndarjes së kuponave me vlera monetare në Maqedoninë e Veriut dy rastet e fundit.

https://alert.al/diaspora/filantropi-dhe-kompania-e-tij-ecolog-kupona-ne-ndihme-te-mijera-familjeve-lazim-destani-thirrje-biznesmeneve-tu-shtrijme-doren-nevojtareve/

 

Në një mënyrë krejt ndryshe, Ecolog dhe Lazim Destani, ndihma ushqimore për mijëra familje në Maqedoninë e Veriut. Ja se si…

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed