Menu

Bashkëpunimi me diasporën, shkollat shqipe dhe KKD e Dhoma e Biznesit të Diasporës, filantropi Lazim Destani takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani

SHKUP – Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe anëtar Këshillit Koordinues të Diasporës, Z.Lazim Destani ka zhvilluar ditën e martë një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Z. Bujar Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Osmani, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se, në fokus të takimit ishin temat që kanë të bëjnë me diasporën, për të cilat u dakorduam që ka potencial për të punuar përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

“Takim me Lazim Destani, afaristin dhe filantropin tonë të njohur dhe Abdulmenaf Bexheti, rektor i UJIE. Takimi u fokusua në temat e lidhura me diasporën, për të cilat u dakorduam se ka potencial për të punuar përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta”, shkruan Osmani.

Sipërmarrësi Lazim Destani është gjithashtu pjesë e Këshillit Strategjik të Politikës së Jashtme, që prej formimit të tij në muajin maj 2021.

Gjatë takimit mes Destanit dhe Osmanit, u diskutua dhe për Këshillin Koodrinues të Diasporës, si një mekanizëm që i shërben krijimit dhe mbajtjes së kontakteve dhe diasporën shqiptare në të gjithë botën. Gjithashtu, Z.Destani e vuri theksin dhe te roli i madh i qeverive në trojet shqiptare, për hapjen dhe mbështetjen e shkollave shqipe në diasporë, si një rëndësi jetike për mbajten gjallë të gjuhës tonë te brezat e rinj, fëmijët dhe ata që do të vijnë më pas. Por, nuk mbeti jashtë fokusit të bisedës as Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, e cila ka qëllim kryesor të punës së saj thithjen e investimeve dhe investitorëve strategjikë për vendet tona, shqiptar apo kompani ndërkombëtare qofshin.

“Qëllimi final i këtij projekti është përpunimi i një strategjie gjithëpërfshirëse, i cili do të ofrojë një botëkuptim ndryshe, përmbledhje nga aspekte të ndryshme, një lloj refleksioni thjerrëzash të ndryshme, të bazuar në inkluzivitet dhe participim të të gjithë aktorëve shoqërorë relevantë. U kujdesa të kemi një përfaqësim të gjerë shoqëror intelektual dhe profesional. Nuk ngurrova të ftoj edhe individë që kanë qëndrim politik të fortë dhe publik, por që në të njëjtën kohë janë të liruar nga trysnia e politikës ditore”, ka sqaruar më herët në lidhje me projektin Ministri i Punëve të Jashtme Osmani.

Lazim Destani, krahas aktiviteteteve të suksesshme në fushën e biznesit, nuk ka reshur asnjëherë t’u shërbejë dhe çështjeve kombëtare. Aktiviteti i tij më i madh, përveç biznesit dhe filantropisë, është në Europë dhe SHBA në lidhje me ngritjen e zërit për çështjet shqiptare, për trojet shqiptare dhe të ardhmen e trevave tona.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed