Menu

Çlirimit i Kosovës, Lazim Destani: Faleminderit NATO-s dhe aleatëve perëndimor

Dita e çlirimit të Kosovës, është një nga datat më të rëndësishme të kombit dhe trojeve shqiptare. 12 qershori i vitit 1999, shënoi fundin e vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë nga regjimi serb, si dhe fitoren e luftës nga NATO mbi ushtrinë e Millosheviçit.

Në ditën e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, një dedikim kësaj date ka ardhur edhe nga patrioti e filantropi Lazim Destani. Nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, ai falenderon NATO-n dhe aleatët perëndimor të shqiptarëve.

“E kujtojmë me emocion e krenari 12 Qershorin e vitit 1999, ditën kur jo vetëm populli i Kosovës, por gjithë shqiptarët, përjetuam gëzim të paparë! Do ta kujtojmë përgjithmonë këtë ditë ashtu siç e ndiem në zemrat tona, si Dita e Çlirimit të Kosovës.
Faleminderit aleatëve tanë Perëndimorë, faleminderit NATO”, shkruan Destani.

Lazim Destani, gjatë gjithë veprimtarisë së tij, ka qenë dhe ka lobuar për çështjet shqiptare dhe për pavarësinë e Kosovës. Ai njihet si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në diasporë, i cili mbështetjen e tij për kombin tonë e vazhdon edhe sot.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed